Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Deti i pushtuar nga greket People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Deti i pushtuar nga greket

3 posters

Shko poshtë

Deti i pushtuar nga greket Empty Deti i pushtuar nga grekët

Mesazh nga Aяtємιѕα Mon 2 Apr 2012 - 11:51

Edhe pse marrëveshja për kufijtë detarë është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, në terren, gjërat duket se janë larg kuadrit zyrtar.

Një realitet që provohet nga vetë dëshmitë e atyre që duhet të përballen me këtë realitet të nderë të përditshëm në këtë pikë, midis dy vendeve. Një realitet që shkon përtej linjave zyrtare dhe që mund të krijojë jo pak probleme mes palëve.

Peshkatarët sarandiotë duhet të përballen çdo ditë me një vijë zjarri, mes kërcënimeve dhe pretendimeve të palës greke, që siç dëshmojnë ata, sa vjen dhe shtyn kufirin detar drejt Shqipërisë.

Artani, kapiteni i një prej anijeve sarandiote tregon se është përplasur shpesh me pretendimet e palës tjetër, pavarësisht se në të gjitha rastet gjendej brenda kufirit detar shqiptar.

“Grekët thonin që gjashtë milje nga Palermo do punonin. Llogarisni, bëhet gati një milje futje në territorin tonë”, thotë kapiteni, që mund të përcaktojë saktë vendndodhjen e tij nëpërmjet pajisjeve elektronike apo të tjerave që vlerësojnë çdo koordinatë, duke përjashtuar kështu shkeljen e pavullnetshme të kufirit të vendit fqinj.

“Ne jemi siç ju thashë me hartë elektronike profesionale dhe pajisje që vlerësojnë thellësinë e detit, prandaj nuk kemi përse të bëjmë gabime”, shprehet Artan Demiri.

E gjithë kjo nuk mjafton, pasi siç rrëfen dhe kapiteni, të gjithë pretendimet e grekëve kanë kaluar çdo cak, duke çuar edhe në përballje më ekstreme, si ajo e vëllait të tij, që është ndjekur nga autoritete greke, dhe pse ndodhej brenda kufirit shqiptar. “Mjetet greke ndoqën vëllanë afro 45 minuta, deri në 20 metra larg tokës sonë”, pretendon ai.

Kohët e fundit, peshkatarët tregojnë për një lloj të ri presioni, i cili ndodh atëherë kur të shtyrë nga çmimet e larta të karburanteve në Shqipëri, ata shkojnë dhe mbushin mjetet e tyre lundruese në Korfuz apo Igumenicë.

Në këto raste, ata tregojnë se kërcënohen se nëse do të kalojnë për të peshkuar përtej kufirit të imponuar nga pala greke, kufi që shkon përtej atij të përcaktuar nga hartat shtetërore, ata do të gjobiten dhe do ta paguajnë këtë “shkelje” mjaft rëndë.

“Ai kufi elektronik që është vënë në hartat tona elektronike, të quajtura ndryshe plloter, nuk vendosen nga asnjë shtet i përfshirë, por nga konventat ndërkombëtare që kanë përcaktuar prej kohësh kufijtë dhe i kopion sateliti. Janë ato që ne kemi në ekran dhe në qoftë se ne kalojmë vijën, e pranojmë, por përveç erës dhe dallgëve, të gjobitesh nga greku në territorin shqiptar, është kulmi”, thotë Pëllumb Çani, një tjetër kapiten anije.

“Sot në Korfuz shkova të mbushesha me naftë dhe më morrën dokumentat e anijes”, thotë Sokol Demiri, edhe ai pronar i një peshkarexhe. “Na thanë që nëse kalojmë mbi pesë milje nga territori ynë, do të na presin gjobë. Nëse është kështu dhe gjërat kanë ndryshuar, këtë duhet të na e bëjë të ditur shteti ynë”.

Sipas peshkatarëve, presioni i palës greke shtrihet edhe përtej pikave ndarëse, në zona në thellësi të kufirit tonë, ndërsa mjetet e tyre qëndrojnë një ose më shumë milje brenda kufirit tonë, duke shtyrë kështu kufirin në favorin e Greqisë.

“Sipas hartave ne ndodhemi brenda ujrave tona, ndërsa sipas grekëve jemi në ujrat e tyre”, deklaroi Kristaq Kaçorri, një marinar veteran. “Nuk po e marrim më vesh se ku janë ujrat tona dhe ku janë të atyre”.

Për peshkatarët, gjithçka ka nisur pasi Gjykata jonë Kushtetuese hodhi poshtë projektligjin për ujrat. Atë që Athina nuk arriti të merrte dot me presionin diplomatik, tashmë po e arrin duke e pushtuar “de facto”, një taktikë që vjen ndoshta edhe në prag të një rinegocimi të ri të kufirit.

“Qeveria Greke mendon për atë që i ka dhënë kryeministri, kufirin që i ka dhënë ai. Ne kërkojmë kufirin tonë, që e ka dhënë Gjykata Kushtetuese, që nuk e ka firmosur ndryshimin”, shton Kaçorri.

Ndryshimet mund të dallohen edhe në harta. Ato ndërkombëtaret, të përdorura nga peshkatarët shqiptarë, kanë një kufi tjetër, ndërsa ato greke një tjetër, për të njëjtën zonë kufitare.

Nga Butrinti, tek ajo ndërkombëtare, distanca nga bregu në kufirin grek është prej dy miljesh. Tek harta e dytë, ajo greke, kufiri është 1,2 milje. Diferena flet për 0,8 milje më pak për kufirin shqiptar dhe kjo vetëm në këtë zonë.

Kreshnik Çelo, edhe ai një kapiten anije, shpjegon: “Ne për gjithçka, për çdo material a riparim shkojmë nga ana greke. Ne ajo na duhert, edhe një gjobë po të hamë tani dhe marrim fund”.

Ndërkohë, e njëjtë është situate thuajse në të gjithë vijën bregdetare, ku miljet e refuzuara dhe për të cilat kërcënohen pershkatarët janë të panumërueshme.

Peshkatarët kanë nevojë për një përgjigje, e cila të jetë në përputhje të plotë me të githa ligjet apo konventat ndërkombëtare të firmosura nga të dyja shtetet. Një përgigje, që duhet të vijë, gjithmonë nëse nuk ka një marrëveshje tjetër të fshehtë, një si ajo e para, e cila i falte shtetit fqinj jo pak, por plot 354 kilometra katrorë të detit tonë.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Deti i pushtuar nga greket Empty Deti i pushtuar nga greket

Mesazh nga WebMaster Mon 2 Apr 2012 - 22:47

Edhe pse marrëveshja për kufijtë detarë është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, në terren, gjërat duket se janë larg kuadrit zyrtar. Një realitet që provohet nga vetë dëshmitë e atyre që duhet të përballen me këtë realitet të nderë të përditshëm në këtë pikë, midis dy vendeve. Një realitet që shkon përtej linjave zyrtare dhe që mund të krijojë jo pak probleme mes palëve. Peshkatarët sarandiotë duhet të përballen çdo ditë me një vijë zjarri, mes kërcënimeve dhe pretendimeve të palës greke, që siç dëshmojnë ata, sa vjen dhe shtyn kufirin detar drejt Shqipërisë.

Artani, kapiteni i një prej anijeve sarandiote tregon se është përplasur shpesh me pretendimet e palës tjetër, pavarësisht se në të gjitha rastet gjendej brenda kufirit detar shqiptar.

“Grekët thonin që gjashtë milje nga Palermo do punonin. Llogarisni, bëhet gati një milje futje në territorin tonë”, thotë kapiteni, që mund të përcaktojë saktë vendndodhjen e tij nëpërmjet pajisjeve elektronike apo të tjerave që vlerësojnë çdo koordinatë, duke përjashtuar kështu shkeljen e pavullnetshme të kufirit të vendit fqinj.

“Ne jemi siç ju thashë me hartë elektronike profesionale dhe pajisje që vlerësojnë thellësinë e detit, prandaj nuk kemi përse të bëjmë gabime”, shprehet Artan Demiri.

E gjithë kjo nuk mjafton, pasi siç rrëfen dhe kapiteni, të gjithë pretendimet e grekëve kanë kaluar çdo cak, duke çuar edhe në përballje më ekstreme, si ajo e vëllait të tij, që është ndjekur nga autoritete greke, dhe pse ndodhej brenda kufirit shqiptar. “Mjetet greke ndoqën vëllanë afro 45 minuta, deri në 20 metra larg tokës sonë”, pretendon ai.

Kohët e fundit, peshkatarët tregojnë për një lloj të ri presioni, i cili ndodh atëherë kur të shtyrë nga çmimet e larta të karburanteve në Shqipëri, ata shkojnë dhe mbushin mjetet e tyre lundruese në Korfuz apo Igumenicë.

Në këto raste, ata tregojnë se kërcënohen se nëse do të kalojnë për të peshkuar përtej kufirit të imponuar nga pala greke, kufi që shkon përtej atij të përcaktuar nga hartat shtetërore, ata do të gjobiten dhe do ta paguajnë këtë “shkelje” mjaft rëndë.

“Ai kufi elektronik që është vënë në hartat tona elektronike, të quajtura ndryshe plloter, nuk vendosen nga asnjë shtet i përfshirë, por nga konventat ndërkombëtare që kanë përcaktuar prej kohësh kufijtë dhe i kopion sateliti. Janë ato që ne kemi në ekran dhe në qoftë se ne kalojmë vijën, e pranojmë, por përveç erës dhe dallgëve, të gjobitesh nga greku në territorin shqiptar, është kulmi”, thotë Pëllumb Çani, një tjetër kapiten anije.

“Sot në Korfuz shkova të mbushesha me naftë dhe më morrën dokumentat e anijes”, thotë Sokol Demiri, edhe ai pronar i një peshkarexhe. “Na thanë që nëse kalojmë mbi pesë milje nga territori ynë, do të na presin gjobë. Nëse është kështu dhe gjërat kanë ndryshuar, këtë duhet të na e bëjë të ditur shteti ynë”.

Sipas peshkatarëve, presioni i palës greke shtrihet edhe përtej pikave ndarëse, në zona në thellësi të kufirit tonë, ndërsa mjetet e tyre qëndrojnë një ose më shumë milje brenda kufirit tonë, duke shtyrë kështu kufirin në favorin e Greqisë.

“Sipas hartave ne ndodhemi brenda ujrave tona, ndërsa sipas grekëve jemi në ujrat e tyre”, deklaroi Kristaq Kaçorri, një marinar veteran. “Nuk po e marrim më vesh se ku janë ujrat tona dhe ku janë të atyre”.

Për peshkatarët, gjithçka ka nisur pasi Gjykata jonë Kushtetuese hodhi poshtë projektligjin për ujrat. Atë që Athina nuk arriti të merrte dot me presionin diplomatik, tashmë po e arrin duke e pushtuar “de facto”, një taktikë që vjen ndoshta edhe në prag të një rinegocimi të ri të kufirit.

“Qeveria Greke mendon për atë që i ka dhënë kryeministri, kufirin që i ka dhënë ai. Ne kërkojmë kufirin tonë, që e ka dhënë Gjykata Kushtetuese, që nuk e ka firmosur ndryshimin”, shton Kaçorri.

Ndryshimet mund të dallohen edhe në harta. Ato ndërkombëtaret, të përdorura nga peshkatarët shqiptarë, kanë një kufi tjetër, ndërsa ato greke një tjetër, për të njëjtën zonë kufitare.

Nga Butrinti, tek ajo ndërkombëtare, distanca nga bregu në kufirin grek është prej dy miljesh. Tek harta e dytë, ajo greke, kufiri është 1,2 milje. Diferena flet për 0,8 milje më pak për kufirin shqiptar dhe kjo vetëm në këtë zonë.

Kreshnik Çelo, edhe ai një kapiten anije, shpjegon: “Ne për gjithçka, për çdo material a riparim shkojmë nga ana greke. Ne ajo na duhert, edhe një gjobë po të hamë tani dhe marrim fund”.

Ndërkohë, e njëjtë është situate thuajse në të gjithë vijën bregdetare, ku miljet e refuzuara dhe për të cilat kërcënohen pershkatarët janë të panumërueshme.

Peshkatarët kanë nevojë për një përgjigje, e cila të jetë në përputhje të plotë me të githa ligjet apo konventat ndërkombëtare të firmosura nga të dyja shtetet. Një përgigje, që duhet të vijë, gjithmonë nëse nuk ka një marrëveshje tjetër të fshehtë, një si ajo e para, e cila i falte shtetit fqinj jo pak, por plot 354 kilometra katrorë të detit tonë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Deti i pushtuar nga greket Empty Re: Deti i pushtuar nga greket

Mesazh nga Anakonda Fri 11 May 2012 - 17:10

Nuk e di valle keta politikanet tane a e kan gojen vec per te gren buk;si ka mundesi qe greket po bejn kerdin ne jug te vendit tone,po duan te marrin detin te copetojn vendin;ka ngel vec qe te marr populli i shkrete qe te marre armet dhe ti dal zot vendit te vet;lum ne si per bamirin si per saliuun
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Deti i pushtuar nga greket Empty Re: Deti i pushtuar nga greket

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi