: Pjese nga tregimet apo romanet qe ju kane lene mbresa......
4 posters
Faqja 1 e 1
: Pjese nga tregimet apo romanet qe ju kane lene mbresa......
Pjese te shkeputura nga libri:
Yjet nuk vishen keshtu: ELVIRA DONES
_________________________________________
Sikur të mos isha kaq e trishtuar do të isha e lumtur. Po qëmton shi? Nuk dalloj dot ç'bëhet jashtë. Do isha e lumtur, sikur të mos më kish kaplluar kjo dhimbje e pabesë. Fundja më mirë kështu, po kthehem atje ku isha betuar të mos kthehesha kurrë. Me këtë vend s'më lidh më kurrgjë, ndaj po iki, por s'do të kisha ikur, sikur të më kishin lënë të jetoja. Jo, ky që dëgjoj nuk është shi. Është shushurima e detit që shkryth eshtrat.
Si do më bëjë zemra të dëgjoj kujën tënde kur të më shohësh? Nëne, ç'nuk do të kisha dhënë për të të përqafuar. Por do të më duhet veç të të duroj ulërimën, pa mundur të të marr kokën në krahëror: shshsht nëne, tani jam unë këtu, kaloi, iku dhimbja, tani jam këtu e s'duhet të rënkosh më, të kujtohet që ma ke premtuar? Veç të jemi pranë e gjithçka bëhet e kapërcyeshme, helmi i mendimeve, pabesia e diellit, madje edhe ftohtësia ngjyrë blu e hënës. Por nuk do të mundem të çel fjalë, e shpirti ma di si do ta duroj atë çast.
Kisha vendosur të mos kthehesha, jo ashtu si isha katandisur, jo kështu si jam përçudnuar. Nuk do të kthehesha kurrsesi. Do qëndroja këtu, ndonëse asgjë s'më lidh me këtë vend. Je kokëfortë, ndaj s'do të bësh hajër në jetë. Kështu është, jam kokëfortë, ose më mirë isha e tillë. Leilë, pa u pastruar atje s'do të vesh këmbë.
Gjatë ditës ky vendim ishte i kulluar, i qartë, përfundimtar. Por nata ma bënte me të pabesë.
Ato pak netë që flija si gjithë njerëzia ëndërroja kthimin në AtjePoshtë.
Zbrisja nga trageti, ishte një ditë me një diell që vetëm në AtjePoshtë mund të gjeje. Një diell i tillë që çmendte edhe çmendurinë. Zbrisja dhe përqafoja nënën që më vërsulej mes krahësh duke shpërthyer në lot, trupvogël para meje, maja e kokës nën mjekrën time.
Leilë.
Shshsht nëne, e sheh që u ktheva?
Leilë.
Rrotull atij përqafimi qentë endacakë rrëmojnë mes plehrave që qelben hallakatur përgjatë molit. Fëmijë me sy të mrekullueshëm përhidhen në një valle prej xhindësh. Fluturojnë valixhe në ajër, drejt të afërmve që presin të zhvasin diçka nga brendësia e tyre. Policë me uniforma të zbërdhylura kruajnë të ndenjurat e vështrojnë të zilepsur. Pluhuri i dendur të pudros vetullat. Buritë grindavece të veturave shurdhojnë qiellin pa mëshirë.
Vazhdojmë të përqafohemi. Pa lëvizur. Sytë e nënës në shpirtin tim e sytë e mi në zhegun e ditës.
Sepse në ëndërr ngaherë mbërrij në verë në AtjePoshtë. E kur zgjohem, bropthi, jam e lumtur. Vështroj dhomën e ngushtë, qelinë e këtij makthi, dhe vazhdoj të jem e lumtur nga ai takim me Kthimin. Është ende natë. Shtrihem përsëri e dua të vazhdoj ëndrrën që më dhuron një grimëz ëndërr. E di që në mëngjes do ndërroj mendje e do kthehem në vendimin e vjetër: kurrë më mbrapsht. Por tani është natë, dua ta vazhdoj fanepsjen. Mbyll sytë e gjithçka nis aty ku e kam lënë. Nëna, unë, gjyshja që çalon nga këmba e djathtë, Aurora që nuk ka vdekur dhe nuk ka pushuar së rrituri, babai pas shpatullave tona që na ndjek i ngarkuar me çanta, zhurma e qytetit që na shoqëron me pataksjen e tij dembele. Ecim me krahët në supet e njera-tjetrës, pëllëmba ime e majtë bie mbi zemrën gufuese të Aurorës.
Leilë, sa gjëra kam për të të rrëfyer.
Më thotë me ngashërim. Ma kap dorën që i prek zemrën dhe ngre sytë drejt të mive. Por unë shoh drejt përpara, nga frika se mos ata më tradhtojnë.
Do të më tregosh si ishte andej dhe sa gjëra ke mësuar dhe sa djem të bukur ke parë?
Po Aurorë, kur të kemi kohë.
Nesër.
Unë qesh, duke bërë çmos që e qeshura të duket e gëzuar. Ndonëse kjo është një ndjesi e çuditshme, sepse jam e gëzuar, kjo është një ëndërr e gëzuar. Gjyshja thotë diçka, në gojë i ka mbetur vetëm një dhëmb i përparmë duke bërë që gjuha t'i vërtitet si brumë byreku rreth tij. Pra nuk kuptojmë asgjë nga ajo që thotë. Por qeshim të treja, Aurora, nëna dhe unë. Gjyshja na imiton, në fillim si me pahir, e pastaj qesh edhe ajo me të madhe. Kjo më shpëton nga sikleti. Vazhdojmë të ecim drejt shtëpisë që s'mbërrin kurrë. Nga pas dëgjohet dihatja e babait që mallkon zhegun e ndërron çantat nga njera dorë në tjetrën. Përparojmë drejt askundit. E aty ëndrra ndalet. Përfundimisht.
***
E di që Ai po vështron gjithçka, fshehur diku rrotull molit. Policia e ka kërkuar gjithandej, dhe me siguri s'ka për ta gjetur kurrë. Por tani është këtu. E ndiej që është këtu rrotull. Tashmë kam aq nuhajtje sa të di me saktësi ku është e çfarë po mendon. Por është vonë. Mësova të mbrohem prej tij tani që kjo aftësi s'më hyn më në punë. Ajo marrëdhënie pati qenë një dashuri e errët pus, unë kisha hyrë në të pa qirinj e pa shpata. I isha dhënë pa ditur se nga ai tunel nuk dilej. Kish qenë një tunel aq i errët sa humba brenda edhe veten. Tani Ai po përcjell arkivolin tim, i përvuajtur, i shqyer mes brinjëve, i turpëruar nga instinkti prej vrasësi që ka zbuluar në vetvete. Ai po vajton për mua, ndryrë këtu brenda, për mua e për trishtimin e duhanit drithërues të babait tim. Burracak.
Bëj durim, më duhet veç të përcjell trupin tim deri në shtëpi, të shoh për herë të fundit nënën dhe për herë të parë varrin e Aurorës. Pastaj të iki, një herë e përgjithmonë. Është e hënë. Kjo ditë gjithmonë më ka sjellë mbarësi. E hënë pesë mars 1997. Shoh njëkohësisht trupin e bërë si feta pjepri dhe njeriun që ma katandisi kështu. Ai rënkon e bën kujdes të mos dalë nga shtylla mbas së cilës është fshehur. Se si të vjen ta shohësh veten në një arkivol. Të dish se nuk do të prekësh më njeri të gjallë me dorë, të pish një filxhan kafe a të krehësh flokët. E çuditshme të shohësh atë që ta preu kurmin me thika e të mos t'i fanitesh dot përballë, ta bësh të ulërasë si në tragjeditë duke u lemeritur në një vrap pa fund.
Ai dihat vuajtshëm, por jo aq vuajtshëm sa të shkojë e të dorëzohet në polici. E ka të qartë se hetimet do të mbyllen. Për disa kohë do të kërkojnë vrasësin e një prostitute, e pastaj do të arkivojnë gjithçka. Nuk ia vlen të harxhohen para për një prostitutë ardhur nga AtjePoshti. Gjind të mbrapshtë ata, na ranë në hise e na duhet t'i mbajmë mbi kurriz. S'na binin dot fqinjë më të hajrit se një tokë e tillë pa kësmet? Por fqinjët, ashtu si gjakun, nuk i zgjedh dot. Po të ra në pjesë një gjak i prishur, more fund, të mbetet për tërë jetën. Kur të bie në krah një fqinj i poshtër, ke dy rrugë: o ta bësh zap o të ndërrosh shtëpi. Por shtetet nuk ndërrojnë dot tokë, mund të ndërrojnë të tjera gjëra, zakone, strategjira, ushtri, kryetarë, aleatë, madje edhe emra po të duan, por jo tokë. E sa për të bërë zap një farë të tillë harrame, bah, e pamundur…
Dosja do zerë pluhur në ndonjë qoshe magazine. Në faqet e saj dergjen fotografitë e mia kur bëja prostitutën, me atë tualet të llahtarshëm që urreja, nën to gjenden fotografitë e kurmit të therur si berr.
Ai i kriminalistikës shkrepte aparatin e mërmëriste nëpër dhembë një këngë të suksesshme nga këto anë. Tek shkrepte fotografitë i tringëlliu telefoni i xhepit. Po më fotografonte qafën nga afër dhe këmbët i kish ngulur në ijet e mia, përkulur më dysh, shkrepte e këndonte.
Ciao… Jo, tani s'mundem, pse, është urgjente? Flasim në mbrëmje, tani jam i zënë, kanë vrarë një prostitutë, si the? Masakruar fare, s'e ke idenë, e kanë kthyer në një plënc të stërmadh.
Të dukesha vërtet si një plënc? Nuk jam prostitutë, nuk kam qenë kurrë prostitutë. Shyqyr që mbaja me vete gjithmonë një copë letër me të dhënat e mia në xhep, policia e gjeti, pra nuk do mbetem e paidentifikuar dhe mund të lajmërojnë prindërit.
Mirë pra edhe ti mos u nxeh, flasim në darkë, mirë mirë, hamë jashtë, jo ndonjë gjë të madhe ë? Ky muaj është ca i shtrënguar, një picë, mirë, ciao të puth edhe unë edhe unë, hajt mirupafshim.
Uh, psherëtiu fotografi. Che strazio 'sta donna.* E shoi telefonin e xhepit dhe vazhdoi të shkrepë breshëri fotografish deri sa i dhanë urdhrin “mjaft”. [* Che strazio 'sta donna = Ç'grua e lodhshme (ital.)]
Babai po fshin djersën. Rënkon sa dridhen dërrasat e tragetit. Më fal, babi. Nuk e prisje një gjëmë të tillë. Shyqyr që kufomat nuk skuqen, ndryshe si do kisha mundur të të shihja në sy? Nuk doja të kthehesha gjallë, si do kisha mundur t'ju gënjeja në sy? Si do mund ta pranoja ëmbëlsinë tënde?
Leilë, yll i babait, perla ime. Perla ime Leilë, je gëzimi im, je djali më i bukur në botë.
Pela, jam pela.
Përsërita me zë të lartë herën e parë që, foshnjë, munda të shqiptoj një fjalë të plotë. Prindërit qeshën me të madhe. Nëna më shtrëngoi në krahët erë sapun. E më vonë kur qeshë rritur: Leilë perlë e babait, kujdesu për veten. Po mundohem baba. Po bëj pelën me këta burra shtazë mbas e sipër trupit tim, duke i përsëritur vetes se jam perla.
Kushedi sa ke vuajtur, vajzë e babait. Ç'të kanë bërë kështu o yll? Thuamë një fjalë.
Si do të të çoj tek jot ëmë, Leilë, djali im?
Trageti niset, lëkundet si një plak që mezi ngrihet nga shtrati, kollitet nja dy herë e niset. Deti është vaj. Babai përkulet e ve buzët mbi dërrasën e qivurit.
Do të më marrësh edhe mua në AtjeLart, Leilë? Kur ti dhe Fatosi të jeni martuar dhe të keni një shtëpi të bukur si nëpër filma?
Patjetër motërz, të kam premtuar.
Dhe unë do bëhem e madhe dhe e mirë si ti.
Ti je shumë e mirë, Aurorë.
Ti je më e mira e motrave dhe më e bukura dhe më të gjitha.
Kur isha nisur Aurora më kish përcjellë në anën tjetër të detit, atje ku do zbresim babai e unë pas disa orësh. Ishte një ditë me shi të imët. Ishte hera e fundit që e shihja, por nuk kisha si ta dija këtë.
Pas gjashtë muajsh më sollën fotografinë e saj kufomë. Sytë i kishin mbetur hapur, në një habi të përjetshme. Të nesërmen e ditës që pashë fotografitë e Aurorës kufomë pranova të bëja prostitutën. E të vdisja, pareshtur, nga ajo ditë.
Mos të qeshtë më buza, e mos kujtofsh më as emrin tënd, o vrasës. Lus që të të shplahet kujtesa në valët e këtij deti. Se sikur kështu të mos ndodhë, sikur të sjellësh në mend atë që bëre, si do të ta gëlltisë shpirti lebetinë? Të dua aq sa të vdes për ty, më thoshe dikur. Por ti je gjallë, e unë nuk mund të të pështyj në fytyrë.
Deti na e bën rrugën vaj. Mua dhe babait dhe këtij trageti të shkretë. Kurrë s'do të shpikin dot një autostradë më të ëmbël se deti. ............. JU LUTEM LECOJENI

Re: : Pjese nga tregimet apo romanet qe ju kane lene mbresa......
:tepuc: e kam lexuar kete,por tani e lexova serish,e vlen te lexohet prap
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: : Pjese nga tregimet apo romanet qe ju kane lene mbresa......
te amo
ridimelo
ti amo
non smetere mai di dirlo...
ridimelo
ti amo
non smetere mai di dirlo...
Vizitor- Vizitor
Re: : Pjese nga tregimet apo romanet qe ju kane lene mbresa......
io e te siamo tre metri sopra il cielo
Re: : Pjese nga tregimet apo romanet qe ju kane lene mbresa......
romani i fatmir gjates >>>keshilltaret?>>>
rifati- I/e Regjistruar
- Postime : 2973
Anëtarësuar : 07/02/2009
Re: : Pjese nga tregimet apo romanet qe ju kane lene mbresa......
Per TY
E dashur! Nuk e di se sa ka qe je ne gjume. Une po mendoj per TY, duke e ditur qe TY nuk te ka marr malli per mua.
Gjysma jetes time! Po lind dielli dhe une jam akoma zgjuar. Do te ishte me mire sikur te degjoja TY ne tingullin e nje kitareje se sa te godisja guret e trotuareve te Stambollit.
E dashur! Me thuaj si te te harroj? Duke fshire nga jeta ime c'do gje qe ka lidhje me TY, duke fshire numrin tend, duke fshire te gjithe mesazhet qe kam marre nga Tİ, apo duke te te thithur aq thelle ne brendesi deri sa te me pelcasin mushkerite ne te cilat ke zene vend Tİ? Nuk te harroj, nuk mundem te te harroj.
Dhimbja zemres time! Ka kohe qe turperohem nga kjo ndarje. C'do dite e me shume behem i huaj per vetveten. Kalojn ore te tera ne ambientet ku kemi mundesi te bisedojm duke pritur se mos vjen Tİ, duke pritur se mos me thua dicka, - dicka qe ka kohe qe deshiroj te degjoj prej teje - duke pritur te te them se sa shume kam nevoje per TY.
E dashur! İ kan vene emrin ''dashuri'', i thone njeri tjetrit ''te dua'', por nuk dine gje. Te thuash ''te dua'' eshte e lehte, veshtire eshte te duash, prandaj te them ''e dashur''. Por e di qe Tİ nuk me do aq sa une po mesohem me mosegzistencen tende.
Kacurrelsja ime! Ka kohe qe jam merzitur me mosegzistencen tende. Tİ do te kalosh jeten ne nje qytet te larget, do te jetosh pa ditur une asgje ne lidhje me TY, do te fejohesh, martohesh, do besh femije dhe ne fund do plakesh dhe do vdesesh. Ndersa une; shume here me sy te perlotur do te prek fantazmen tende, nuk do ti ledhatoj dot kacurrelat, ne c'do kozmetik do kerkoj aromen tende, ne c'do gje do kerkoj ngrohtesine e shikimeve te tua.
E dashur! Do te pendohem duke thene ''me mire mos te isha perballuar me shikimet e tua, me ato shikime qe me fusin te dridhurat.''
Zjarri zemres time! Ka kohe qe imagjinoj, qe genjej veten se mos behesh imja, qe shpresoj se mos zgjohemi ne nje qytet qe nuk e njohim fare, se bashku. Ka kohe qe me vjen ne enderr e veshur me velle. Ka kohe qe me ka marr malli aq shume saqe fjalet do te ngelnin pa kuptim per ta shrehur.
E dashur! Ka kohe qe me vjen ne enderr por ne realitet nuk dukesh kundi. Ka koh qe nuk me largohesh as per nje moment nga mendja. Ka kohe qe largohem i penduar, i merzitur nga c'do ambient qe kerkoj TY.
Burimi i rreshtave te mi! Ka kohe qe nuk ja spjegoj dot vetes qe Tİ nuk je me, qe nuk do te jemi te lidhur ndonje here. Qe nuk do te bejm xhiro buze detit te kapur dore per dore, nuk do te ulemi ne nje lokal per te pire dicka, qe nuk do te te them dot ''te dua'' poshte panorames se mahnitshme te perendimit te diellit poshte ures Bosforit.
E dashur! Ka kohe qe e kam pranuar humbjen, humbjen e dashurise te cilen e dija te pashtershme. Ka kohe qe mundohem te te spjegoj se nje pjese imja je Tİ, qe je si nje lule plot gjalleri ne kraharorin tim.
Arti zerit tim! Mendoj mos te pushoj, te bertas sa te mundem duke shprehur mallin qe kam per TY, i cili c'do dite e me shume po futet ne nje rruge pa kthim. Mendoj te pyes ndonje profesor se kush eshte me veshtire shkenca apo dashuria? Pyes shoke e shoqe a ishe apo jo Tİ ne ate ambient para se te vija une?
E dashur! Ka kohe qe te gjitha buzeqeshjet e mia jan te rreme, qe numeroj ditet duke u fshehur nga realiteti, qe i largohem te gjithe njerezve qe me rrethojn vetem e vetem per te ndenjur disa caste me TY.
Arti fjaleve te mia! Ka kohe qe te shkruaj, qe e ndjej se po i vjen fundi c'do gjeje, qe ndjej aromen e terbuar te vdekjes. Ka kohe qe e ndjek kembe pas kembe kohen si nje te burgosur te arratisur. Ndersa tani jam si nje i denuar me vdekje i cili do vritet pa ju plotesuar deshira e fundit. Emrin tend peshperisin buzet e mia. Dhimbja jote me jep serish te njejten shije.
Qeliza ime e kancerizuar! Nuk mundem te te hedh, ne fakt as qe po mundohem per nje gje te tille. Nuk e di se kur do perparoj aq shume shkenca saqe ti gjej ilacin kesaj semundjeje qe po me grryn perbrenda.
E dashur, gjysma jetes time, dhimbja zemres time, zjarri zemres time, burimi i rreshtave te mi, arti zerit tim, arti fjaleve te mia, dashuria ime e fundit, dashuria ime e vetme, ENGJELLI ime; ka kohe qe turperohem nga kjo ndarje, qe merzitem nga mosegzistenca jote, qe imagjinoj, qe enderroj...

Lere agimin te zbardhe,
Atje, ku mbizoteron erresira!
Lere shiun me te madh
Te bjere, ku ka shkretetira!
Lere zemren tende te degjoje,
Si rreh per ty zemra ime!
Lere zerin tend te leshoje
Fjalet me intime!
Lere rene te zhduket
E dielli te ndricoje perseri!
Lere zemren tende te hapet
E dashuria ime te vije tek ti!
Lere shpirtin tend te lire,
Te fluturoje, te vije tek mua,
Te te plotesoje cdo deshire,
Te kuptosh sa shume te dua!
Atje, ku mbizoteron erresira!
Lere shiun me te madh
Te bjere, ku ka shkretetira!
Lere zemren tende te degjoje,
Si rreh per ty zemra ime!
Lere zerin tend te leshoje
Fjalet me intime!
Lere rene te zhduket
E dielli te ndricoje perseri!
Lere zemren tende te hapet
E dashuria ime te vije tek ti!
Lere shpirtin tend te lire,
Te fluturoje, te vije tek mua,
Te te plotesoje cdo deshire,
Te kuptosh sa shume te dua!
Similar topics
» Libri që ju ka lënë më shumë mbresa...
» A jeni pjese e zgjidhjes apo pjese problemit ?
» Enderrimtaret s'kane plan, kurse realistet s'kane vizion?!
» 22 fragmente mençurie nga romanet e Xhorxh Oruell
» 10 arsye qe te lene single

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi