Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mëma e latinishtes dhe greqishtes së lashtë është gjuha Shqipe People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mëma e latinishtes dhe greqishtes së lashtë është gjuha Shqipe People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mëma e latinishtes dhe greqishtes së lashtë është gjuha Shqipe

2 posters

Shko poshtë

Mëma e latinishtes dhe greqishtes së lashtë është gjuha Shqipe Empty Mëma e latinishtes dhe greqishtes së lashtë është gjuha Shqipe

Mesazh nga Aяtємιѕα Wed 4 Apr 2012 - 11:10

Mëma e latinishtes dhe greqishtes së lashtë është gjuha Shqipe 2dwb220
Veshtrim sinoptik i tezes se prejardhjes

se shqiptareve nga pellazgët

Për studjuesin Myzafer Xhaxhiu është e qartë: shqiptarët janë pasardhës te ilireve. Për te, si studjues, ngrihet pyetja, qe e shqeteson shumë mjedisin akademik, se a janë pellazgët një hallke, ne zinxhirin e vijimesise ilire-shqiptare. “Mund te permendim disa gjurme te botës pellazge, qe kanë lidhje me problemin e etnogjenezes se shqiptareve. Dhe këto, jo vetëm ne Ballkan, por me thelle ne lindje te tij”, shkruan studjuesi

Qe shqiptarët janë pasardhës te ilireve, kjo tanime është provuar katerciperisht nga shkenca e arkeologjise e gjuhesise dhe nga shkenca te tjera.

Mbetet, ndërkohë i hapur problemi, a janë pellazgët një hallke ne zinxhirin e vijimesise ilire-shqiptare. Për këtë janë shfaqur mendime qe se lashti nga autore greke e romake, për te vazhduar ne rrymen e shekujve dhe për te ardhur te studiues te ndryshëm shqiptare dhe të huaj te ditëve tona.

Ne shkrimet për pellazgët si pararendes te ilireve dhe shqiptareve, botuar ne gazeten “Drita” dhe ne organe te tjera te shtypit, autori është perpjekur te qemtoje ku ka mundur, te dhëna te grimcuara qe priten te hedhin sado pak drite mbi atë zbrazetire te mjegullt te botës mendore dhe shpirtërore (me perjashtim te luftrave dhe piraterise) te epikes ilire, për te arritur ne kohët me te vona, ku fatmiresisht shumecka nga parailiret (t’i quajmë këta pellazge) na është bërë e njohur nga autoret antike dhe te kohëve te mevona, nga gjetjet arkeologjike, nga ritet, kultet, etj., te ruajtura ne legjenda, ne këngët epike, ne simbolike, ornamentike, e madje, edhe pse e fundit, jo më pak e rëndësishme, ne gjuhe.

Hapesira gjeografike e pellazgeve

Autoret greke dhe romake i shtrijne pellazgët qe nga bregdeti i Azise se Vogel, ne pellgun e Egjeut, ne Krete, ne Thesali, Epir, Peloponez deri ne gadishullin italik.

Nga kanë ardhur pellazgët? Ka studiues qe thonë se duhet te kenë ardhur nga Azia Qendrore dhe janë dukur ne viset qe u përmenden me sipër aty nga mesi i neolitit, rreth 3500 vite para eres se re. Shkenca jonë arkeologjike shenon se nga mesi i mijevjecarit IV deri rreth viteve 2600 ka ekzistuar një qyteterim neolitik i një popullsie qe greket e quajtën me emrin “Pellazg”, qe duket se kishin diçka te veçantë ne pamjen fizike, ne mënyrën e të folurit ne “s” te zgjatur (Lissos, Issa, Larissa etj.) (Neritan Ceka, “Ilirët”, T 2000, f.33).

Historiani francez Fystel de Kulanzh, ne vepren e tij “Qyteti-shtet antik” 1864), duke folur për greket, romakët, hinduset e te tjerë, shenon se te gjithë këta “i perkisnin te njejtes race; te paret e tyre ne një epoke shumë te largët kanë pase jetuar ne Azine Qendrore. Pikërisht aty zune fill besimet dhe ritet ne këta popuj”.

Edhe dijetari ynë i shquar Sami Frasheri, duke folur për pellazgët thotë: ” Duket se këta erdhen me pare se te gjithë prej mesit te Azise ne Evrope”.

“Niebuhr i bënte pellazgët popullin me te perhapur ne Evrope, përpara se te fillonte historia e Greqise” (G.Dottin. Popuj te vjetër te Evropes. P.1916, f.129).

Mjaft studiues janë te mendimit se pellazgët kanë qenë një popullsi e madhe, qe ka mbuluar Azine e Vogel, Greqine, Ballkanin deri ne pellgun danubian, një pjesë te gadishullit italik etj., ku lane gjuhën e tyre dhe hyjnite, qe helenet dhe italiket i pervetesuan.

Babai i historisë se Greqise, Herodoti, i quan pellazgët popullsi autoktone qe ka banuar ne Greqi, përpara ardhjes këtu te heleneve. Fisi helen, sipas Herodotit, përfaqëson valen e emigranteve. Po të kemi parasysh, përhapjen e pellazgeve ne brigjet e Mesdheut, ne Ballkan, ne Azi te Vogel, ne gadishullin italik e gjetke, nga mijevjecari IV deri ne mijevjecarin II, koha kur fiset helene erdhen dhe u vendosen ne jug te Ballkanit, territori i Hellades ka qenë mjaft i rrudhur, ne krahasim me hapësirën, qe zinin fiset pellazge. Sipas Skyllaksit, Hellada fillonte nga gjiri i Ambrakise e poshte. Edhe Straboni shenon se ajo nga ana perendimore dhe veriore kufizohet me fiset epirote dhe ilire, ndërsa nga lindja me fiset maqedone deri ne Bizant.

Historiani i lashtë grek Tuqididi, duke folur për Helladen, thotë se ajo nuk ekzistonte me pare dhe se “emrin asaj ia dhanë, sipas emrave të tyre, fiset e ndryshme, me tepër pellazgët”.

Shkendijime pellazge ka edhe ne popuj te Kaukazit. Duket, te ardhur nga Azia Qendrore, kanë bërë ndalesa të ndryshme duke lënë kudo gjurme të tyre. Studiuesi grek M.B.Saqellariu ne vepren “Popuj helene me origjinë indoevropiane” shenon se pellazgët kanë hyrë ne Maqedoni nga veriu. Një tradite e lashtë ruan kujtesen se ne Maqedoni kanë banuar edhe frigjet, fis pellazg ne Azine e Vogel, ku kishte edhe fise te tjera pellazge si lidianet, karianet, likianet, trojanet. Shumë hyjni te panteonit mitologjik, qe greket i moren nga pellazgët (Herodoti) i gjejmë edhe ne popujt e Azise se Vogel, shumë me pare kolonizimit të tyre nga greket.

Ka studiues, qe i ngacmon disi termi pellazg. Bukur! Le t’i quajmë pellazgët protoilire, preilire, s’ka rëndësi. Puna është të ecim ne një rrugë, qe na lejon te shtyhemi sa me thelle, ne kerkim te lashtesise se rrenjes nga e cila kemi dalë!

Le ta shohim problemin me shkoqur. Është provuar tanime katerciperisht mbi baza shkencore se shqiptarët janë pasardhës te ilireve, te asaj popullsie te madhe te pjeses perendimore te Ballkanit, qe shtrihet nga gadishulli i Istries… etj. etj., deri ne gjirin e Ambrakise (gjiri i Artes). Sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar përmenden shumë emra fisesh, por emri i perbashket ilire, del vetëm ne shekullim V para eres se re, i përmendur nga Herodoti, I.196.

Ta pranojmë se kultura ilire del ne drite aty nga epoka e bronzit te vonë (2100-1200) para eres se re; del pyetja; qe nga kjo epoke deri ne shekullin V, kur lindi shteti ilir dhe formohen qytetet ilire, çka ndodhur, me se është mbushur kjo hapësirë kohore, me poceri, me qeramike, me farketim shpatash, heshtash, hanxharesh, me disa gloza te trasheguara si sika (thika), peli (pleq), aspetos (i shpejte), apo me disa emra gjeografike e njerëzore qe shpjegohen me fjalët shqipe si Dardania (dardhe), Dalmaci (dele, delme), Bardhyl (bardhe).

Për toponimin Ulqin jepet shpjegimi me fjalën ujk (Fjalori Enciklopedik Shqiptar) ne fakt duhet ulk (thuhet ne Gjirokaster), kendej dhe ulkonje. Por nuk duhet ndalur këtu. Ne greqisht lykos (likos) është ujku, ne serbokroatisht vuk, ne rusisht vollk, bullgarisht vellk. Kjo analogji gjuhësore është mbi bazen e origjines indoevropiane. Por këtu është fjala për lidhjen me mitin pellazg. Sipas tij Likaoni ishte biri i Pellazgut dhe i pari qe civilizoi Arkadine, një nga banimet me te njohura te pellazgeve. Këtë kujtese mitike e gjejmë sot ne emrin e pervecem njeriu, Uk, ne veri te Shqipërisë, madje dhe te ilirët e sllavizuar ne Mal te Zi Vuk. Çka na vjen se lashti nga mitologjia pellazge: Zeus lykaeos. Të romakët kemi Luperka, emër i një hyjnie te lashtë, qe, sipas legjendes, ushqeu Romulin dhe Remin (nga fjala latine lupus, ujk).

Duke vezhguar qyteterimet e tejlashta parahistorike te popujve te ndryshëm qe kanë pase jetuar ne Azine Qendrore dhe pas një shpernguljeje te madhe kanë levizur ne drejtime të ndryshme drejt Evropes, Azise se Aferme, Afrikes dhe me gjerë, te krijohet pershtypja se je përpara një pluhuri nebuloz kozmik, qe duket si një re e stermadhe me konture te papercaktuara, pas se cilës fshihen yjet qe leshojne veç një drite agu te muget, mezi te dallueshme. Turma njerezish primitive te paleolitikut, e madje dhe me herët, u ngjizen shkalle shkalle ne fise dhe popuj ne amalgame te një trungu te perbashket, qe me kohe leshoi degezime, një prej te cileve duhet te jetë ajo popullsi e madhe qe njihet me emrin pellazge, ne gjirin e se cilës gjelluan fise të ndryshme.

Ndarja e këtyre popujve ne grupe te veçanta gjuhësore, sipas vecorive morfologjike e fonetike është një konvencion linguistik, por kjo nuk na pengon te dallojme atë c’kanë te perbashket ne mënyrën e perceptimit fantastik te botës, mitet, kultet, ritet, zakonet, bestytnite etj., çka qenë kushtëzuar nga ngjashmeria ne zhvillimin e tyre lendor, shpirtëror e konceptual.

Studimi i gjuhës ne zhvillimin historik te saj ka rëndësi te veçantë për te hedhur drite mbi shumë çështje, qe kanë lidhje me etnologjine, me stadet e zhvillimit te kulturës materiale e shpirtërore te një kombi, por kjo nuk duhet te pengoje për ta pare, ta zëmë, një fjale te caktuar, te analizuar ne laboratorin linguistik, përtej ligjeve gjuhësore.

Le të marrim si shembull fjalën dru, për te cilin pellazgët kishin kult, i cili si i tillë ka arritur deri ne ditet tona. Sipas leksikologjise, këtë fjale, si indoevropiane qe është, e gjejmë ne disa gjuhe: ne rus. djerevo ne gr. e vjetër, drys (dushk, por dhe ne përgjithësi dru, pemë), ne ser.- kroat, drvo (lexo dervo), ne fiset kelte gjejmë druide, prifterinj, qe gjenin veti misterioze te disa lloje druresh.

Druri, ne mënyrë te veçantë lisi, është thjesht kult i pellazgeve, qe ne, pasardhesit e tyre, e kemi trashëguar te gjallë deri ne ditet tona. Legjenda tregon se hyjnesha Dija, qe shkaktonte shiun dhe qe mund te jetë dielli, e bashkuar me Apollonin, qe te dy hyjni pellazge, linden Dryopin. Alegoria, pra, është e qartë: shiu i bashkuar me diellin linden druret, bimesine. Nga frika e t’et, Dija e fshehu femijen ne një lis te zgavruar. Dija lidhet me emrin e Iksionit, hero i kultit te lisit, pinjoj te te cilit mbaheshin Lapitet dhe Kentauret. Këta kanë qenë fise primitive malore ne veri te Greqise. “Pasardhes te këtyre racave te lashta neolitike, shkruan studiuesi Robert Grevs ne vepren “Mitet greke” (1972, v.I, f.364) janë ruajtur ne malet e Arkadise dhe ne Pind deri ne periudhën klasike, kurse gjurmet e gjuhës se tyre parahelene i gjejmë ne Shqipërinë e sotme”. Për këtë argument, mund të shkruhen faqe te tera, siç është bërë edhe ne ndonjë shkrim me pare. Po shenojme shkurt:

- Ne tempullin e Dodones pellazge ekzistonte kulti i lisit. – Dryadat, nimfat e pyjeve, Qariatidat, nimfat e arres (nga fjala shqipe qarr). Ashtu si Driadat, nimfat qe mbronin pyjet dhe pemët, kemi ne mitologjine shqiptare nimfat Jashteme.

Kulti i drurit ka qenë i perhapur te pellazgët dhe me gjerë. Ne dramen “Vilhelm Teli” Shileri tregon se zviceranet besojnë se po t’i presësh drute me late (sepate e vogël) u del gjak. Druret kanë magji. “Kujtdo qe atyre u bën dem / Pas vdekjes i del dora jashtë varrit”.

Autore te ndryshëm kumtojne se hyjnesha Artemide i dha anijes Argo për direk një nga lisat fatthenes te Dodones pellazge ne ekspediten e argonauteve te prire nga Jasoni pellazg. Të gjitha këto dhe te tjera na shtyjne te besojme se kemi te bëjmë me një nenshtrese parahelene dhe parailire, pra pellazge, çka ka rrezatuar gjerë dhe është trashëguar e gjallë ne shumë elemente te saj me prirje te dukshme për te vërtetuar prejardhjen e ilireve dhe te shqiptareve nga pellazgët hyjnore, siç i ka quajtur Homeri.

“Për këtë substrat te tejlashte, për këtë popullsi indoevropiane te Ballkanit Perendimor te epokes se eneolitit a mund te përdoret një emër i pervecem? Termi pellazg, qe trashegojme nga burimet antike dhe qe mendojmë se gjen mbeshtetjen pjeserisht nga te dhenat arkeologjike, mund te përdoret ne kuptimin konvencional, me një përmbajtje e domethënie te caktuar. Kështu, bashkësia e gjerë kulturore e kultike dhe pjeserisht etno-gjuhësore, qe u formua gjatë eneolitit ne Ballkanin Perendimor, mund te quhet pellazgjike”. (Muzafer Korkuti. Parailiret Ilirët Arberit. T.2003, f.23).

Ky vështrim i arkeologut M.Korkuti mendoj se është me mjaft interes, sepse le shteg për ta kapercyer atë hije skepticizmi, qe është dukur aty këtu lidhur me problemin ne fjale, veçse duhet shtuar këtu se bashkësia kulturore e kultike, qe u formua gjatë eneolitit ne Ballkanin Perendimor, nuk është e njekohshme për te gjithë popujt. Pellazget ne këtë mes kanë pjesen e tyre te veçantë, qe shtyhet shumë me përpara eneolitit. Po hyjnite, te cilët ne epoken e thelle prehistorike nderoheshin ne formën e tyre totemike theriomorfe (ne pamjen e kafsheve ne përgjithësi te egra) si gjarpri, ujku, dhia e eger, shqiponja etj., apo sendet, dukurite natyrore si deti, qielli, toka, etj., qe u hyjnizuan dhe moren emra te pervecem, apo druri, lisi, guri, uji etj, te cilët u shnderruan ne kulte, për te ardhur me vonë te hyjnite antropomorfe si Kroni, Urani, Zeusi, Hera, Atena, Dhemetra, Afrodita, Artemida, Apolloni e shumë te tjerë; tërë ky univers fantastik mos valle u ngjiz ne kohën e bronzit? Të gjitha këto, zune fill mijëra vite me pare se epoka e eneolitit, kur njeriu primitiv jetonte nëpër shpella. Shumecka nga ky univers i sterlashte: hyjni, kulte, rite, zakone, i kemi ruajtur dhe i kemi mbajtur gjallë ne rrjedhen e shekujve deri ne ditet tona, me shumë ne viset malore, thuajse te pashkelura nga dyndje fisesh e popujsh.

Le të shohim një fakt për te hedhur paksa drite mbi hyjni dhe heronj te njohur te lashtesise. Ne Dodonen pellazge, Zeusi Dodonas (Homeri) me Eginen lindi Ajakun ose Eakun. Nga ky bashkim lindi Peleu, i cili me hyjneshen Tetis lindi Akilin, nga Telamoni lindi Aiaksi. Kendej zuri fill fisi i Pelideve dhe i Aiakideve, te cilët kishin te shenjtë kultin e lisit te Dodones, i cili me feshferimen e gjetheve te tija jepte orakujt, qe interpretoheshin nga prifterinjte te quajtur Sele. Ne Dodone heroin e luftës se Trojes, Akilin, e quajne me gjuhën e vendit aspetos, siç e quan Homeri kembeshpejte.

Është me interes te shenojme se emrin e Akilit e gjejmë jo vetëm ne Dodonen e Thesprotise iliro-epirote, por edhe me ne veri te saj, te fisi ilir i Enkeleasve. Ne shënimet e Gjon Muzakes, lënë ne formë testamenti lexojmë ne një vend se ne ishullin e liqenit te Prespes ishte një kishe, ku ndodhej trupi i Shen Arkelaut, qe, sipas perkthyesit Dhori Qiriazi, studiuesi K.Hopf e lexon “Trupi i Shen Akilit”. Është për t’u shënuar se emri Arkela (ne gr.Ahilevs, pa r), ne formën Arqile dhe Arkile e gjejmë rendom ne Shqipëri.

Odisea, para se te kthehej ne atdhe, ne Itake, pas rrenimit te Trojes, shkon ne Dodone te marrë vesh nga gjethet e lisit te Zeusit se c’fat do të kishte gjatë udhetimit te tij. Penelopa, gruaja e tij, i quan thesprotet dodonas “Miqte tanë me bese” (“Odisea”, kenga VI, vargu 524).

Një pikë referimi me rëndësi, qe konvergon drejt ndricimit te problemit ne fjale, është ishulli i madh Kreta, e banuar qe ne periudhën e neolitit, aty nga mijevjecari IV dhe III. Ne Krete u dynd një popullsi e ardhur nga Lindja, te cilët ndertuan një qytet me mure qiklopike, te njohur ndryshe dhe pallazgjike, Gortynin, ne kembet e malit Ida. Vete toponimi dhe mitet flasin për pranine e pallazgeve ne Krete, para shfaqjes se heleneve ne jug te gadishullit ballkanik.

Këtu dhia Amaltea ushqeu Zeusin me qumeshtin e saj. Amaltea: nga shqipja tamel, qumësht. Tjetër element pellazg ne Krete është fakti se veshja e grave te Kretes se lashtë është një me atë te Malesise se Shkodrës (Encik.greke, volumi XV, f.171, Athine, 1931). Të gjitha këto, janë argumenta me shumë rëndësi dhe elemente qe dëshmojnë se Kreta u banua, qe nga epoka neolitike prej paraheleneve qe ishin vete pellazgët.

Prof.E.Cabej mendon se njesia ballkanike ekziston edhe ne Lindjen e aferme, ne Siri dhe ne Palestine. Këto ndoshta mund te kenë lidhje shumë te vjetra (Studime gjuhësore, vell. V. f.209).

Kur vihesh të shkruash për pellazgët te duket se po të sulmon një ortak marramendes qe, duke u perplasur nëpër shkembinjte e kohëve, dizgregohet ne mijëra grimca, pas te cilave fshihet “një mister”, qe xixellon te rizbulohet për t’u salduar ne një kohezon tanime te tronditur ne rrymen e shekujve. Të vijnë ne mendje një mori te dhenash, faktesh reale apo te hamendesuara, qe nuk është e lehtë t’ua gjesh fillin për një lidhje te brendshme ndermjet tyre. Nocioni “pellazg” është një univers ne një shtrirje te gjerë gjeografike e kohore, i rreshqitshem dhe hipotetik, gjithsesi real dhe bindes me aq shumë te dhëna te natyrave të ndryshme dhe me atë informacion qe na vjen nga autoret antike dhe nga studiuesit e kohëve moderne.

Janë me dhjetra, historianet e Greqise se lashtë dhe te Romes, qe kumtojne se pellazgët ne trevat e Ballkanit kanë qenë para grekeve, madje duke i lokalizuar ne vise të ndryshme te Greqise dhe me gjerë ne Ballkan, ne Azi te Vogel, ne Azine Qendrore, ne gadishullin italik etj.

Mund te permendim disa gjurme te botës pellazge qe kanë lidhje me problemin e etnogjenezes se shqiptareve. Dhe këto, jo vetëm ne Ballkan por me thelle ne lindje te tij.

Profesor Fossati, historian i artit te Lindjes se Larget ne Universitetin e Gjenoves, më ka bërë te ditur gojarisht se ka një vazo te epokes neolitike ne Muzeun Historik Kombëtar, Tiranë, rreth 4000 vite para eres se re, qe është identike me vazot kineze. Mendova se do të jetë tip vazoje e ndonjë kulturë te vjetër hinduse, kufitare me kulturën kineze, çka do të fliste për Hindine, si një nga djepet e lashta te pellazgeve, ashtu siç mund te kenë qenë shumeret, popullsi indoevropiane, te vendosur ne Mesopotamine e Poshtme, me një qyteterim qe vjen nga mijevjecari i katërt para eres se re. Ne mitologjine e tyre gjejmë kulte te përbashkëta me ato tonat si ai i shqiponjës, i diellit etj. Ne krahun tjetër te bregut veriperendimor te detit Kaspik, ku kanë banuar shumeret, ne bregun lindor te Kaspikut ka qenë treva e emeruar Albania kaukaziane, ku kanë banuar albanet (Plutarku, Lukuli 26, Pompeu 34 etj.). Sot kjo treve korrespondon me Lezgistanin, banoret e te cilit, lezginet, e quajne veten lezgijar. Është për t’u shënuar si karakteristike prapashtesa -ar ne analogji me gjuhën shqipe fshat – ar, kepuc-ar, kolonj-ar. Deri ne vitin 1928 gjuha lezgine shkruhej me alfabetin latin, dhjetë vite me vonë u kthye mbi bazen e alfabetit cirilik.

B. Terracini ne vepren e tij “Toponomastika sarde, f. 112, duke folur për shumesin e disa fjalëve qe mbarojne me -ar, sjell si shembull clan, shumesi clenar, shenon se një dukuri e tillë verehet edhe ne gjuhët kaukaziane.

Ne një vrojtim qe bën G. Dottin ne vepren “Popujt e vjetër te Evropes, P. 1916″ për fjalën oior (njeri) e cila ne shumes bën enarees (njerëz) ne gjuhën e skitheve, shohim një analogji te pastër me gjuhën shqipe. Por kjo dhe te tjera te natyres gramatikore ndodhin ngaqë janë te rrenjes indoevropiane. Ndryshe është kur takojme toponime, etnonime, antroponime e te tjera qe na kujtojnë iliro-pellazgët.

Për përhapjen gjeografike të tyre takojme toponime si këto dhe shumë te tjera qe flasin ne gjuhën shqipe: Dacia maluensis-Dakia malore (Mark Aureli), Dacia ripensis-Dakia me male rrypa-rrypa, te thepisura (Diokleciani). Ne Atike njihej një komune malore me emrin Skambonidhe-vis shkembor (A. Bailly. Fjalori Greqisht (e vjetër) – Frengjisht, Paris, 1950). Ne kufirin midis Cekise dhe Polonise kemi vargmalet Karpate-shqip karpe, shkrep; malet Beskide-shqip bjeshke. Ka folur E. Cabej për këto te fundit.

Të c’epoke janë këto emertime? Problem i vështirë, por qe ngacmon. Për këtë dhe te tjera duhet të merren ekipe studiuesish për t’i ardhur sa me pranë te vërtetës historike. Ngacmues janë etnonimet pellazge, albane, ilire, qe nderthurren dhe shfaqen ngaterrimisht ne kohe. Krahas pellazgeve vërejmë te flitet për albanet dhe Albania, ne Azine Qendrore, ne Kaukaz e me gjerë, madje dhe për hyllet, për bardejte.

Albania ne autoret romake Plini (shek.I era e re), Taciti (shek i-II era e re) e shenojne si vis ne brigjet e detit Kaspik. Si fis ilir përmenden albanet (Albanoi) për te parën here bashke me qytetin e tyre Albanopolis nga gjeografi dhe astronomi Ptoleme (shek. II-II era e re). Vlen te shenohet se fjala “Albane vjen nga gjuha latine albus, a (e, e bardhe). Prandaj shpesh takojme dhe etnonimin bardei, Bardili, Bardii.

Po ne këtë hapësirë gjeografike, ne mbreterine përse, njihemi me një fare Bardii, vëlla i Kambyzit dhe ky babai i mbretit Kir (Falls. 3000 vitet e para).

Tani, tepër larg këtij areali, gjejmë një popull me emrin Bardili, ne krahinen Tarakonense ne verilindje te Spanjes. Mos valle ka qenë një emigrim i ibereve dhe albaneve (bardhenjve, bardyleve) te Kaukazit ne këtë vis te Evropes? Këto e te tjera mbeten ende për t’u hulumtuar.

Kaj Mari, gjeneral dhe burrë shteti romak (shek.II para eres se re) truprojen e kishte te perbere me Bardei, skllever ilire, te njohur për trimëri (Plutarku, Lukuli).

Një autor romak, Kapitolini, quan Bardei një popull te Ilirise.

Tërë kjo histori flet qartë për atë qe Bardejte janë Albanet, fis ilir, dhe ne një kuptim te gjerë ilirët.

Duke rremuar me kujdes dhe duke qemtuar ato çka na duken me domethenese ne lidhjet e tyre te brendshme e te drejtperdrejta, mund te arrijme ne perfundime me interes ne te mirë te tezes ne fjale. Sepse ka shpesh sprova për te shpjeguar një dukuri, duke u mbeshtetur ne përputhje te rastesishme, apo ne zberthime empirike simpliste etimologjike te një fjale. Kështu: Sikelia (Sicilia) d.m.th. “koka e kalit”, Sikani, krahine e Sicilise, d.m.th. “si qeni”; Menela – “ment e lane”; Elena- “e lena nga mendte” e sa e sa te tjera!

Për denominativin: Pellazg, Ilir, Arber, Shqiptar do të bëhet fjale ne një shkrim tjetër.

shkroi MUZAFER XHAXHIU
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mëma e latinishtes dhe greqishtes së lashtë është gjuha Shqipe Empty Re: Mëma e latinishtes dhe greqishtes së lashtë është gjuha Shqipe

Mesazh nga Anakonda Fri 6 Apr 2012 - 4:26

he pra,se ato na shesin ca si shum mend
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi