Interneti, droga moderne..?
3 posters
Faqja 1 e 1
Interneti, droga moderne..?
"Fëmijët vijnë në shtëpi dhe hyjnë drejt e në Facebook", apo "Jeta e tyre rrotullohet rreth kompjuterave", janë dy nga frazat më të zakonshme të prindërve në Perëndim.
Gjatë dy dhjetëvjeçarëve që nga krijimi i internetit, revolucioni dixhital ka prekur çdo aspekt të jetës njerëzore. Çereku i planetit tani ka një qasje të jashtëzakonshme ndaj informacioneve dhe njerëzve. Por ashtu si jemi të zënë me këtë aktivitet, pak nga ne ndalojnë për një moment dhe pyesin: A po e ndryshon ai mënyrën tonë të të menduarit? Vendi i parë ku mund të kërkosh përgjigje për këtë është vendi ku interneti përdoret më shumë se kudo në botë: Koreja e Jugut. Interneti është i pranishëm kudo dhe koreanojugorët janë thuajse të gjithë online, duke përfshirë dhe fëmijët që nga mosha 3-vjeçare. Kjo ka bërë që koreanët të jenë gjithmonë e më të shqetësuar për varësinë ndaj internetit.
Sipas qeverisë së Koresë së Jugut, pothuaj një çerek milioni fëmijë janë tashmë të varur prej tij. Një e katërta e tyre duhet të marrin trajtim spitalor. Por jo vetëm në Korenë e Jugut, në mbarë botën, prindërit kanë filluar të shqetësohen nga ideja që fëmijët e tyre po rriten të konsumuar nga interneti. "Fëmijët vijnë në shtëpi dhe hyjnë drejt e në Facebook", apo "Jeta e tyre rrotullohet rreth kompjuterave", janë dy nga frazat më të zakonshme të prindërve në Perëndim. Fëmijët e epokës së internetit nuk e imagjonojnë dot veten pa të. Madje ata mendojnë se jeta për brezat para tyre, para internetit, duhet të kishte qenë shumë e mërzitshme. Studiuesja Susan Greenfield është skeptikja më e madhe ndaj internetit në Britani. Ajo vazhdimisht e ngre zërin për të shprehur shqetësim për mënyrën se si interneti mund të shkatërrojë sensin e realitetit të fëmijëve. "Imagjinoni sikur jeni një fëmijë para kompjuterit..., është një botë që bazohet në të parin dhe në të dëgjuarin, në ndjesi të fuqishme. Një botë ku ndjesitë triumfojnë mbi arsyen. Nëse trurit njerëzor i jep një mjedis ku veprimet nuk kanë pasoja..., a nuk mund të ndodhë që ky tru të mbetet në gjendje infantile?", argumenton ajo.
Homo Interneticus
Deri në kohën kur brezi i internetit të arrijë moshën madhore, pjesëtarët e tij do të kenë kaluar mijëra orë në internet. Një përqindje e madhe e këtyre orëve do të kalohet në rrjetet sociale si Facebook-u. Bashkëkrijuesi i Facebook-ut Mark Zuckerberg, flet shpesh dhe shprehet krenar për suksesin triumfal...
Si po ndikon tek ne interneti; çfarë efekti ka ai në marrëdhëniet tona me pune dhe jeten virtuale..?Me femijet ? Në shkollimin tyre?. etj..

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Interneti, droga moderne..?
Mase e vertet njeriu ka humbur te lexuarit librat edhe ka filluar internetin gje qe ti shkeputesh eshte pak e veshtire .
Re: Interneti, droga moderne..?
mese e vertet kemi humbur neper labirintet e internetit;dhe nuk gjejm dot shpetim.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Interneti, droga moderne..?
Njerezit mendojne se fitojne dicka ne virtualitet po thjeshte humbin gjithcka si pershembull leximin e nje libri se sa te kalim kohe te sh....... ne internet
Similar topics
» Rezarta, si droga
» Droga Dhe Llojet E Saj.
» Rinia dhe droga
» Letërsia e Moderne
» Te jesh Moderne sot.
» Droga Dhe Llojet E Saj.
» Rinia dhe droga
» Letërsia e Moderne
» Te jesh Moderne sot.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi