Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A mund të kemi frikë nga lumturia? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A mund të kemi frikë nga lumturia? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A mund të kemi frikë nga lumturia?

3 posters

Shko poshtë

A mund të kemi frikë nga lumturia? Empty A mund të kemi frikë nga lumturia?

Mesazh nga Emona Sun 15 Apr 2012 - 3:53

A mund të kemi frikë nga lumturia? LumturiaNëse bëjmë ndryshime që mund të sjellin entuziazëm të ri dhe na ndihmojnë që të bëjmë një “jetë të qetë”, rezultati mund të jetë ndonjë krizë paniku.

Disa e pranojnë, të tjerë jo, por është përhapur bindja se njeriu modern, pavarësisht të gjitha komoditeteve që gëzon, bën një jetë larg lumturisë së vërtetë. E gjithë kjo i detyrohet stresit që krijohet nga puna, familja, marrëdhënia në çift, vetmia, angazhimet shoqërore, taksat, kriza, sëmundjet, heshtja, lajmet dramatike nga bota... Por, pavarësisht të gjithë këtyre, lumturia është gjithmonë e arritshme.

Rrugë të ndryshme për ta arritur

Ka nga ata që e ndjekin pa hequr dorë, të tjerë që e gjejnë pa u lodhur shumë duke e kërkuar, të tjerë që lodhen e këputen vetëm për disa çaste ekstaze: probleme të ndryshme që i bashkon diçka shumë e rëndësishme, lumturia. E keqja është se shumë persona e kanë larguar disi nga horizonti i tyre këtë mundësinë e të qenit të lumtur. Të zhytur prej vitesh në një mënyrë jetese racionale, njerëzit janë çmësuar me ndjenjën e lumturisë deri në atë pikë saqë kur gjenden në situata që mund të cilësohen si të lumtura, maksimumi që mund të thonë janë fjalët: “jam i qetë”, a thua se kanë frikë të tregojnë mirëqenien e përgjithshme.

Kjo gjë mund të ndodhë në të gjitha “këndvështrimet” e ekzistencës: me ndjenjat, seksin, realizimin personal, kur jeni të relaksuar, ose kur gëzoni shëndet të plotë. Një tru që nuk i aktivizon prej kohësh strukturat neurokimike që i korrespondojnë lumturisë dhe mirëqenies, nuk arrin t’i kontrollojë këto të fundit kur vijnë. I ndjen si armiq ose të huaj dhe për t’u mbrojtur, mund të japë ndonjë krizë paniku, që nëse nuk kuptohet në dinamikën e vet, mund t’ju mposhtë. Kjo ndodh më lehtë te personat të cilët për edukim dhe moral, që në vogëli janë mësuar të kontrollojnë emocionet dhe të jetojnë “të larguar” nga lumturia, gjë perceptohet si e pamundur dhe ç’është më e keqja, si e rrezikshme.

Lumturitë që trembin

- Ngazëllimi seksual
- Korrespondenca sentimentale
- Të fitosh një shumë të madhe parash pa pritur e pa kujtuar
- Të kesh gjithçka që gjithmonë ke ëndërruar
- Arritja e një qëllimi të lakmuar
- Një sukses i madh publik

Këshilla: Si të mësoheni me emocionet e forta/

Merrni një libër me tregime ose përralla që ju pëlqen dhe regjistroni zërin tuaj teksa lexoni. Kur flisni, përpiquni t’i jepni intonacionin e duhur fjalëve. Pastaj dëgjoni me vëmendje atë që keni regjistruar. Lexojini dhe ridëgjojeni derisa rrëfimi juaj emocional t’ju kënaqë.

Reagoni, mos qëndroni duarkryq

Duke qenë se veprimet tuaja janë shumë të lidhura me konceptin e praktikës dhe vlefshmërisë, nuk ka më vend për emocione fine për veten. Kështu që shtojini ditës suaj gjeste e takime që kanë vetëm një qëllim: arritjen e lumturisë. Për shembull sporti ju shkarkon energjitë negative. Mund ta ushtroni jo vetëm për t’u dobësuar, por edhe për të qenë në formë. Qetësimi, ose relaksi po ashtu ju bën mirë jo vetëm për të punuar më shumë, por edhe për t’u ndjerë mirë me veten.

Bëni terapi kërcimi

Është një teknikë trupore e vlefshme për të gjetur dhe për të çliruar emocionet e bllokuara, e më pas për t’u familjarizuar me to, duke i ndarë në grup. Për të rigjetur lumturinë, fillimisht duhet mposhtur turpi. Këtë duhet të bëni. Ia vlen apo jo?!

Frekuentoni njerëz entuziastë

Jepuni përparësi marrëdhënieve me personat që janë entuziastë në jetë, të aftë që t’iu transmetojnë lumturi në mënyrë direkte, ose që t’ua injektojnë prej së largu atë. Në fillim do t’ju duket e bezdisshme, por kur të mësoheni, do ta lini veten të lirë.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A mund të kemi frikë nga lumturia? Empty Re: A mund të kemi frikë nga lumturia?

Mesazh nga WebMaster Sat 5 May 2012 - 22:05

Nuk besoj se te jem e lumtur duhet te kem frike
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A mund të kemi frikë nga lumturia? Empty Re: A mund të kemi frikë nga lumturia?

Mesazh nga Anakonda Mon 7 May 2012 - 0:24

un ku ta gjej te jem e lumtur,dhe jo me te kem frike
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A mund të kemi frikë nga lumturia? Empty Re: A mund të kemi frikë nga lumturia?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi