Zbulohet ilaçi kundër kancerit?
3 posters
Faqja 1 e 1
Zbulohet ilaçi kundër kancerit?
Një mjekim në gjendje që të shkatërrojë një molekulë që gjendet në 90% të tumoreve është testuar për herë të parë me rezultate shumë shpresëdhënëse mbi njerëzit, u bë e njohur të hënën, njofton TCH.
Rezultatet paraprake, të fokusuara mbi leuçeminë, të njohur në mënyrë popullore si kanceri në gjak, treguan se pas marrjes së vaksinës, personat e paprekur tregojnë një rritje të imunitetit ndaj sëmundjes vdekjeprurëse.
Tre nga shtatë pacientët e prekur nga leuçemia u shëruan plotësisht ndërsa në katër të tjerët, sëmundja tregoi shenja të qarta ngadalësimi, pasi iu nënshtrua një trajtimi lehtësisht të ndryshëm.
Vaksina synon të formojë në trupin e njeriut antitrupa në gjendje që të shkatërrojnë që në fillim qelizat kancerogjene, ndërsa trajtimi pas prekjes fokusohet tek molekula e konsideruar si një “hallkë e dobët” në strukturën e sëmundjes përgjegjëse për numrin më të madh të vdekjeve në botë, pas aksidenteve dhe sëmundjeve kardiovaskulare.
Sipas kërkuesve, trajtimi mund të jetë veçanërisht i efektshëm në tumoret e gjirit, prostatit, pankreasit dhe në disa lloje të ndryshme kancerash.
Nëse gjithçka do të shkojë mirë, vaksina, e cila quhet “ImMucin”, mund të hidhet në treg duke nisur nga viti 2020.
Ajo është duke u zhvilluar nga kompania “Vaxil Biotheraputics”, në bashkëpunim me Universitetin e Tel Avivit, në Izrael.

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Zbulohet ilaçi kundër kancerit?
shpresoj qe te jap rezultat te pakten ky ilac.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Zbulohet ilaçi kundër kancerit?
Eh...jane mbi 400 lloje kanceresh...mbase ben dobi per nje lloj.
Veshtire eshte...nese e sheron per momentin...pas dy ose pese vitesh perseritet prape ne nje forme tjeter.

Similar topics
» Ilaçi kundër celulitit
» Miratohet ilaçi kundër alkoolit
» Ilaçi i shpejt për hundën e zënë
» Zbulohet vaksina kundër kokainës
» Mendja kundër zemrës - Zemra kundër mendjes (?!)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi