Depresioni pas lindjes i baballarëve të rinj
2 posters
Faqja 1 e 1
Depresioni pas lindjes i baballarëve të rinj
Sipas një studimi, prek 5% të baballarëve me fëmijë të vegjël.
Shkaqet: netët pa gjumë dhe përgjegjësitë e reja. Mospërshtatja çon te trishtimi kronik dhe mund t’u shkaktojë probleme të mëdha fëmijëve
Sipas një studimi britanik të Universitetit të Oksfordit, i publikuar në “Journal Psychological Medicine”, rreth 4-5 për qind e meshkujve që sapo janë bërë me fëmijë vuajnë nga depresioni pas lindjes, kundrejt dhjetë për qind të nënave.
Depresioni i meshkujve
Baballarët e mijëvjeçarit të tretë, prej kohësh kanë zgjedhur një mënyrë të re të të qenët prindër. Janë ata që i ndërrojnë panolinat, që luajnë, që u përgatisin ushqimin dhe që u këndojnë ninulla para se t’i vënë në gjumë fëmijët e vegjël. Janë baballarë që zgjohen natën, që tundin krevatin, që i masazhojnë barkun e që u japin shurupin kur janë të sëmurë. Baballarë që qeshin, që marrin lejen e lindjes, por edhe baballarë në depresion, shumë të lodhur, dhe të ngarkuar plot me përgjegjësi të reja, duke i futur kështu në atë që mund të quhet depresion pas lindjes, dikur ekskluzivitet vetëm i femrave.
Paketë e kompletuar
Sigurisht që meshkujve nuk u duhet t’i bëjnë llogaritë me hormonet, që pas lindjes arrijnë të kenë një rol të rëndësishëm në humorin dhe gjendjen shpirtërore të nënave të reja. Për të tjerat marrin gjithçka nga ajo që nënat e reja kalojnë, përfshi këtu edhe depresionin. Kështu, sipas kërkuesve të Universitetit të Oksfordit, rreth 5 për qind e baballarëve të rinj vuan nga depresioni pas lindjes. Ekspertët britanikë morën për ekzaminim 38 baballarë të rinj me fëmijë të vegjël rreth 3 muajsh. Gjatë monitorimit u vu re se pas një periudhe të shkurtër që qëndronin vetëm me bebet, një pjesë e meshkujve tregonin shenja të trishtimit kronik, të cilat manifestoheshin përmes mungesës së komunikimit me bebet, madje shpesh duke u përqendruar shumë te vetja, duke e lënë pas dore fëmijën e vogël. Ashtu siç bën me dije Vaheshta Sethna, e cila ishte në krye tëstudimit, “u vunë re diferenca të rëndësishme në mënyrën se si baballarët e depresionuar silleshin me fëmijët”. Bashkëveprimi ishte shumë i dobët dhe përqendrohej në fjali të tipit: “Babi nuk është aq i zoti sa mami apo jo?”, ose “Babi është shumë i lodhur për t’u kujdesur për ty”.
Net pa gjumë
Sipas ekspertëve, origjina e kësaj gjendjeje depresioni qëndron te netët e tëra pa gjumë dhe përgjegjësitë e reja. Kjo i bën meshkujt të qeshin dhe të luajnë pak me fëmijët. Ndërkaq, ashtu si tregon Paul Ramchandani, i departamentit të psikiatrisë në Universitetin e Oksfordit, duhet marrë në konsideratë çdo ngjarje traumatike që mund të çojë në një gjendje depresive. Ndryshimet e forta të shkaktuara nga lindja e një fëmije, ndërlikojnë jetën e njerëzve dhe në disa raste mund të çojnë në një gjendje patologjike trishtimi dhe ankthi. Një tjetër lajm, pjesërisht i keq, është se depresioni i baballarëve, krahasuar me atë të nënave, dëmton thellësisht rritjen psikologjike dhe fizike të fëmijës. Studiuesit britanikë vunë re se një bashkëveprim mes babait dhe fëmijës i bën këta të fundit të jenë më të qeshur, më të gëzuar dhe më të lumtur. E kundërta i bënte fëmijët të ishin të trishtuar gjatë gjithë kohës. Gjendja shpirtërore e prindërve është shumë e rëndësishme për rritjen e shëndetshme të fëmijës.
Rëndësia e babait
Studimi duhet marrë në konsideratë, thonë ekspertët, pasi roli i babait po bëhet gjithmonë e më i rëndësishëm në zhvillimin e fëmijëve. Në të mirë e në të keq. Në kohën kur baballarët ishin më pak të përfshirë dhe më pak të pranishëm në jetën e fëmijëve, sigurisht që shkaktonin më pak dëme në jetën e tyre. Buzëqeshja, kujdesi dhe stimuli i tyre thuajse nuk kishin asnjë impakt mbi të vegjlit, që me baballarët kalonin shumë pak kohë. Sipas psikologëve, depresioni pas lindjes i burrave është shumë herë më i rrezikshëm se ai i grave. Për më tepër duhet kujtuar se një mashkull në depresion ka më shumë vështirësi se gruaja që të ndihmohet dhe kurohet për ta kaluar lehtë këtë fazë.

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Depresioni pas lindjes i baballarëve të rinj
ou edhe burrat paskan depresion;sepse zakonisht ata e stakojne trurin.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» “Buzëqumështit” u tregojnë “baballarëve të Kombit” se nuk ua njohin atësinë
» Depresioni...
» Depresioni ne adoleshenc!
» Si mund të shpëtoni nga depresioni?
» “Gjyshër të Rinj”
» Depresioni...
» Depresioni ne adoleshenc!
» Si mund të shpëtoni nga depresioni?
» “Gjyshër të Rinj”
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi