Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Te Jetosh me Shprese. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Te Jetosh me Shprese. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Te Jetosh me Shprese.

2 posters

Shko poshtë

Te Jetosh me Shprese. Empty Te Jetosh me Shprese.

Mesazh nga WebMaster Tue 17 Apr 2012 - 7:39

Një student që vuante nga HIV-i dhe hemofilia jetoi me shpresë për një arsye. Si të kesh shpresë pavarësisht nga ç'të sjell jeta.

Një histori e vërtetë, personale... Kur ishte në shkollën fillore, Stiv Sojer, një hemofilik, u infektua me virusin HIV dhe hepatitin C nga përdorimi i gjakut të paekzaminuar. Vite më vonë, kur ishte 19 vjeç, duke e ditur se vdekja e tij ishte e afërt, Stivi i përdori vitet e mbetura të jetës së tij duke udhëtuar në qindra qendra studentore, për t'ju treguar studentëve çfarë kishte mësuar rreth të jetuarit me shpresë dhe paqe në rrethana shumë të vështira. Mijëra studentë që e kanë dëgjuar Stivin, do t'ju thoshin se historia e tij e vërtetë për shpresën dhe dashurinë e Perëndisë iua ka ndryshuar jetën përgjithmonë. Biseda e redaktuar që vijon, është një nga bisedat që Stivi mbajti në Universitetin e Kalifornisë, në Santa Barbara.

Tutje, në bregdetin e Maine, në një mjegull të dendur, po lundronte një anije e Flotës Detare. Gjatë natës,marinari pa një dritë të palëvizshme diku larg dhe menjëherë njoftoi kapitenin e anijes: "Diku larg ndodhet një dritë që po drejtohet nga ne, më thoni, ç'duhet të bëj?" Kapiteni i tha t'i bënte një sinjal anijes tjetër që të ndryshonte kursin. Anija iu përgjigj sinjalit:"Jo, ju ndryshojeni kursin." Sërish kapiteni e udhëzoi marinarin që ta urdhëronte anijen që po afrohej ta ndryshonte menjëherë drejtimin. Përsëri e njëjta përgjigje: "Jo, drejtimin ndryshojeni ju" Edhe një herë të fundit marinari i dha këtë sinjal anijes: "Ju flet Kapiteni i një anije të Flotës Detare Luftarake Amerikane. Ndaj ju duhet ta ndryshoni drejtimin menjëherë." Përgjigja ishte: "Jo, drejtimin ndryshojeni ju. Ju flet një far."

Kjo histori ilustron prirjen tonë si njerëz për t'u përballur me dhembjen dhe vuajtjen. Ne gjithmonë duam që rrethanat rreth nesh të ndryshojnë drejtimin, në vend që të ndryshojmë ne për t'ju përshtatur rrethanave. Jeta ime është shembulli më i mirë i kësaj prirjeje.

Jeta me HIV-in: Etapat e para

Unë kam vuajtur që nga lindja nga hemofilia, një çrregullim në gjak që bënte që kockat dhe kyçet e mi të enjteshin pa asnjë shkak të dukshëm. Hemofilia trajtohet me një proteinë që grumbullohet nga rezervat e gjakut të dhuruar. Diku nga mesi i viteve 1980-1983, njëri nga dhuruesit e rezervave të mia të gjakut ishte i infektuar nga virusi HIV. Si rrjedhojë, çdo mjekim që mora nga ato qese gjaku ( mbase me qindra) ishin të infektuara me HIV. Më vonë, në të njëjtën mënyrë, u infektova edhe me hepatitin C.

Nuk e mora vesh se isha me SIDA deri kur isha student, në vitin e dytë. Kur më thanë, reagimi im i parë ishte reagimi i zakonshëm kur përballemi me diçka që s'e kontrollojmë dot. Thjesht e mohova faktin që kisha SIDA dhe bëja sikur s'e kisha këtë sëmundje. HIV-i nuk të jepte dhimbjet që të jepte hemofilia. Kur ke hemofili, kur të enjten kyçet dhe muskujt, ke shumë, shumë dhimbje. HIV-i nuk kishte simptoma nga ana e jashtme. Me të vërtetë që nuk e vije re, kështu që ishte më e lehtë të bëje sikur s'ishte fare. Në të njëjtën mënyrë reagonin edhe prindërit e mi: "Dukesh mirë, e meqë dukesh mirë, duhet të jesh mirë."-thoshin ata.

Të jetosh me HIV-in: Mohimi

Një shembull i mirë i këtij lloj mohimi jepet në filmin "In Search of the Holy Grail"/"Në kërkim të Kupës së Shenjtë" të regjisorit Monty Python. Në një skenë, mbreti Artur, po kalon përmes pyllit kur papritur gjendet përballë një kalorësi të veshur me një mburojë të vjetër të zezë. Kalorësi i zë shtegun dhe mbreti Artur e kupton se nuk do të kalojë pa u ndeshur në dyluftim me kalorësin. Nis përleshja dhe mbreti arrin t'ia presë njërin krah kalorësit të zi. Mbreti Artur e fut shpatën në mill, përulet dhe vazhdon rrugën, kur dëgjon zërin e kalorësit që thoshte: "Jo!". Mbreti Artur i thotë:"Të kam prerë krahun!" Kalorësi e sheh krahun e prerë dhe thotë:" Jo, nuk e ke prerë!" Mbreti i vështron përdhe e i thotë, "Ja ku e ke krahun." Kalorësi ia pret: "S'është veçse një plagë." Mbreti Artur e kupton se i duhet që ta lëndojë më shumë kalorësin që ta ketë shtegun të lirë. Beteja vazhdon më tej dhe Arturi ia pret gjymtyrët kalorësit gjer në pikën kur ajo çka mbetet nga trupi i tij, është koka në një trung të cunguar. Ndërkohë që mbreti Artur vazhdon më tej, në sfond dëgjohet kalorësi: "Kthehu, ti frikacak, po s'ti theva gjunjët!"

E kotë të thuhet se kalorësi po mohonte. Ai nuk e kapërcente dot faktin se e kishte humbur betejën. Megjithëse ky është një shembull humoristik mohimi, rreziqet e mohimit janë tepër reale. Nëse do të kisha vazhduar ta mohoja faktin që isha HIV pozitiv, ka mundësi që nuk do të kisha qënë i kujdesshëm kur prisja ndonjë gisht a raste të tjera, dhe mbase mund të kisha dëmtuar ose madje mund të kisha shkaktuar vdekjen e ndokujt. Rreziqet që të kanosen ty, personalisht kur ke një qëndrim të tillë mohimi, janë shumë dëmtuese dhe të dhimbshme. Kur përpiqesh të ndrydhësh diçka për një kohë të gjatë dhe ti bën sikur ajo nuk është aty, atëherë ajo fuqizohet, gjersa në fund shpërthen.

Të jetosh me HIV-in: Kotësia e mohimit

Për tre vjet, munda ta mohoja faktin se kisha HIV. Kur isha maturant, u sëmura keq. Filluan të dukeshin simptomat e sëmundjes. Qelizat T janë rruazat e bardha që luftojnë infeksionet dhe numri i qelizave të bardha që ndodhen në trup tregojnë nëse je HIV pozitiv dhe nëse ke SIDA-n. Kur numri i këtyre qelizave shkon nën 200, atëherë ti konsiderohesh të kesh SIDA në një formë të maturuar. Numri i qelizave të mia ishte 213 dhe ishte në rënie. Isha shumë keq, i verdhë dyllë dhe s'kisha fare oreks. Në këtë situatë që isha, ishte e kotë të bëja sikur s'kisha SIDA--ishte shumë, shumë e qartë që e kisha.

Mohimi s'pinte ujë më, duhej të gjeja një mënyrë tjetë si të përballesha me atë që po më ndodhte. Gjëja e parë që u përpoqa të bëj ishte t'ia vija fajin dikujt. Mendova se do të ndihesha më mirë nëse dikush do vinte të më thoshte:" Stiv, e kam fajin unë. Më vjen keq." Kështu që fillimisht vendosa të fajësoja gjithë komunitetin homoseksual. Kollaj ajo punë. Pasi e mendova ca, e kuptova që ishte budallallëk të fajësoja një grup të tërë për problemin tim. Pastaj vendosa të fajësoj Perëndinë. Në atë kohë, nuk besoja me të vërtetë në Zot, por mendoja që nëse dikush e kishte situatën në kontroll, ky dikush duhej të ishte Zoti. Kështu që ia vura fajin Perëndisë.

Të jetosh me HIV-in: Zemërimi

Kur ke një vend ku mund të grumbullosh gjithë dhimbjen në rritje tënden, kjo dhimbje shndërrohet në zemërim. Dhe më tej kthehet në tërbim. Tani fillova të xhindosesha me çdo gjë që më dilte përpara. Kurdo kur dikush thoshte diçka që më ngrinte nervat, unë shpërtheja. Godisja murin, bëja lëmsh dhomën e gjëra të tilla.

Zbulova se zemërimi ka aftësinë të ta errësojë mendjen dhe të bën ta humbasësh arsyen. Më keq akoma, gjatë këtij procesi, zemërimi lëndon personat që ti do. Diçka e mirë që mund të bësh kur ke dhimbje, është të qash, sepse nuk lëndon askënd dhe me të vërtet të bën të ndihesh mirë.

Një herë, isha në dhomën time dhe isha shumë, shumë keq. Isha keq dhe kisha rënë në peshë. Po bërtisja, po shaja Perëndinë, po i bija murit me grushta, kur im atë hyn në dhomë. Babai im është një i alkoolizuar në shërim e sipër. Nëpërmjet shoqatës të Alkoolizuarit Anonimë (AA), ai kishte mësuar për një Fuqi më të Lartë, kishte mësuar për Perëndinë. Ai më pa dhe tha:" Ti e di Stiv që unë s'të ndihmoj dot. As doktorët s'të ndihmojnë dot, as mami s'të ndihmon dot, as ti s'e ndihmon dot veten. I vetmi që mund të të ndihmojë në këtë moment është Perëndia." Pastaj doli nga dhoma dhe e mbylli derën.

Të jetosh me HIV-in: Të kërkosh për lehtësim

Unë sapo kisha mbaruar së shari Perëndinë, kështu që nuk isha në pozitën më të favorshme për t'i kërkuar ndihmë Atij. Ja ku isha, pa asnjë mundësi tjetër. Rashë në gjunjë dhe me lot në sy thashë: "Në rregull Zot, nëse ti ekziston, më ndihmo dhe unë do të të ndihmoj Ty." Në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër, shtova në peshë, numri i qelizave të bardha u rrit në 365, gjë që ishte shumë mirë. U ndieva mirë. U ndieva mirë...........sa hap e mbyll sytë. Thashë: "Mirë, faleminderit Perëndi. U tregove shumë i mirë. Mirupafshim."

Mbarova shkollën e mesme dhe shkova në universitet ku duhej të bëja provimin e hyrjes. Atëherë u takova me shokun tim të dhomës. Shkova, bëra provimin dhe aty pashë një djalë të gjatë, bjond e elegant. Ai më tha: "Ej, ti dukesh normal. A do të bëhesh shoku im i dhomës?" Unë po mendoja, Eh,mirë, ti nuk..... por "Patjetër." U bëmë shokë dhome dhe shokë të ngushtë. Zbulova që ai ishte i krishterë. Atë kohë e kisha parasysh si ishte një i krishterë. Për mendimin tim, një i krishterë ishte një njeri që dënon, hipokrit, dhe fodull. Mendoja se të tillë do të mbeteshin të krishterët në mendjen time, por shoku im ishte ndryshe.

Ai kishte një problem me disleksinë. E vija re që kur studionte dhe vinte një pikë që tejlodhej--një pikë ku unë mund të godisja muret apo të shkatërroja gjëra--ai ndalonte, mbyllte sytë, lutej, merrte frymë thellë dhe rifillonte punën sërish. Kjo më mahniti. Thosha me vete: "Si ka mundësi që nuk thyen diçka? S'bën pa thyer diçka!" Mahnitesha nga fakti që ai ishte në gjendje të vepronte në këtë mënyrë.

Shoku im i dhomës më ftoi të shkoja me të për disa ditë pushim në Daytona Beach. Kur ishim atje, shoku im filloi të fliste me një djalë që ishte ulur në të njëjtin stol me ne. Në fillim ne po flisnim për gjëra të zakonshme, normale. Pastaj shoku im vendosi të futej në tema më të thella. Unë s'desha të hyja në tema të tilla, por ishin tema për të cilat kisha menduar shumë. Është e vështirë të dish se po vdes në një moshë kaq të re. Të them të drejtën nuk doja të flisja për një temë të tillë me dikë që s'e njihja, kështu që unë u tërhoqa ca nga biseda. Ata vazhduan të flisnin dhe erdhën deri në pikën ku shoku im u përpoq të shpjegonte çfarë besonte ai si i krishterë. Unë gjithnjë e kam pasur në mendje pamjen e një të krishteri, por asnjëherë s'e kisha kuptuar vërtetë çfarë besonin a mendonin të krishterët. Kështu që po dëgjoja me vëmendje atë që po thoshte ai.

Të jetosh me HIV-in: Ja çfarë ofron Perëndia

Nuk e di nëse do ta shpjegoja aq mirë sa shoku im, por pak a shumë fjalët që tha ai ishin "Unë besoj në Zot, besoj se Ai na krijoi që ne të kishim një marrëdhënie me të, por ne nuk e duam një marrëdhënie të tillë, prandaj ne e refuzojmë Atë. Këtë refuzim, këtë rebelim--qoftë ai një rebelim aktiv kundër Tij ose një indiferencë pasive--Bibla e quan mëkat. Mua nuk më pëlqen fjala "mëkat" ndaj i referohem si një refuzim ndaj Perëndisë. Për shkak të këtij refuzimi dhe për shkak të faktit se u krijuam për të pasur një marrëdhënie me të, ka një ndëshkim. Ndëshkimi për rebelimin tonë është vdekja, por ka edhe vdekje shpirtërore, që është ndarja prej Tij. Ndërkohë unë po mendoja, Mos, më mirë prishet. Oho!

Kështu që i thashë: "Por Perëndia na do ne." Ai tha: "Po, por Perëndia është edhe i drejtë. Dashuria pa drejtësi, s'ka kuptim." Për mua, kjo s'kishte kuptim. Pastaj ai më tha: "Përfytyro personin që do më shumë në botë dhe për të cilin do të jepje jetën. Pastaj përfytyro edhe veten duke e refuzuar këtë person dhe që nuk e sheh për një kohë të gjatë. Kur papritur, një ditë të bukur, e sheh sërish 50 metra tutje dhe ti nis vrapon drejt tij, me krahët hapur, por ai të thotë: :"Jo, të kujtohet që më refuzove?" Tani përfytyro sikur në fakt po refuzon Perëndinë, dashurinë më të madhe të universit."

Unë po mendoja, "Kjo s'është e mirë." Ai tha: "Fatmirësisht, nuk përfundon me kaq. Për shkak se Perëndia na do shumë, Ai vendosi ta paguajë dënimin tonë. Ai e dërgoi Birin e Tij, Jezusin, të vdiste në kryq në vendin tonë. Duke qënë se Jezusi (Perëndia i mishëruar) jetoi një jetë pa mëkat, vetëm Ai mund ta paguante dënimin për dikë tjetër. Ai pagoi për ne."

Ai vazhdoi më tej, "Pastaj Jezusi u ringjall nga vdekja pas tri ditësh. Ai e mundi vdekjen shpirtërore dhe na ofron jetën e përjetshme. Kështu që ne, pasi vdesim do ta kalojmë përjetësinë së bashku me dashurinë më të madhe të universit."

Unë thashë: "Sa mirë!" "Por,-vazhdoi ai,- puna është se megjithëse ai na e ofron këtë sepse pagoi dënimin tonë, nëse nuk e pranon ofertën.......është vendimi yt." Akoma nuk e kisha shumë të qartë, por për fatin tim as djali që ishte ulur në stol me ne, nuk e kishte të qartë. Kështu që shoku im tha: "Përfytyroje veten sikur po i jep makinës në një rrugë këtu. Megjithëse kufiri i shpejtësisë është 35, ti je me 90. Ndërsa ti po fluturon në rrugë, një polic i qarkullimit rrugor të bën shenjë të hapësh krahun, dhe të vë gjobë. Për ta paguar gjobën, të duhet që të nesërmen të shkosh në gjykatë. Të nesërmen, tek po hyn në sallë, vë re se gjykatësi është babai yt. Në mendje thua: "O, qënka babi im!" Babai të shikon dhe të pyet: "Stiv, a ke shkelur ligjin?' Ti i përgjigjesh: 'Po.' Ai thotë: " Në rregull, duhet të paguash gjobën prej 500$ ose të rrish dy ditë në burg." Vendimi u mor, kaq. Ai godetm e çekiç dhe kaq ishte.

"Për shkak se ai është i drejtë dhe i ndershëm, ai duhet të merrte një vendim si gjykatës. Por kur e heq atë rrobën e tij prej gjykatësi, ai fut dorën në xhep dhe të jep 500 $. Për hir të dashurisë që ka për ty, ai do ta paguajë dënimin për ty. Ajo që duhet të bësh ti, është të pranosh pagesën e tij. Ai qëndron aty me 500 dollarëshin në dorë duke të thënë: " Ja ku e ke shumën që duhet të paguash" Po kështu, ti mund t'i thuash Perëndisë: "Jo, unë do ta kaloj përjetësinë i ndarë nga ti." Është një vendim që duhet ta marrësh ti."

Shoku im më tha se mënyra se si ne e pranojmë këtë pagesë është nëpërmjet lutjes. Ai tha:"Ti thjesh e pranon atë, është nga hiri i Perëndisë. Ti s'mund të bësh asgjë për ta merituar. Kjo është një dhuratë nga Perëndia." Ishte hera e parë që unë po dëgjoja për hir. Ai më tha:"Kjo është një dhuratë që ti e pranon me besim me anë të lutjes." Shoku im u tregua i gatshëm të lutej me atë djalin tjetër, dhe ndërkohë që ai lutej me zë, unë u luta pa zë.

Të jetosh me HIV-in: Përballja me frikën

Që nga ai moment, jeta ime mori një perspektivë tjetër. Nuk bija më të flija, me frikën a do të zgjohesha ditën tjetër. Nuk kisha më frikë nga vdekja, sepse vdekja nuk do të sillte errësirë. Kur të vdisja, do të kaloja gjithë përjetësinë me dashurinë më të madhe të universit. Ishte shumë lehtësuese.

Edhe prindërit e mi e pranuan pagesën, edhe ata iu lutën Perëndisë siç i isha lutur unë. Edhe jetët e tyre kanë marrë një perspektivë të re. Është mahnitëse të mendosh se si ata më lënë të udhëtoj dhe të jem larg tyre, duke e ditur që mund të kem vetëm 6 muaj jetë. Besoj që mund ta përfytyroni sa e vështirë ka qënë për ata të rrinë duarkryq teksa e shohin djalin e tyre duke vdekur. Ata s'mund të bëjnë asgjë, por arsyeja e vetme që mund të përballen me diçka të tillë, dhe e vetmja arsye pse mund t'i bëj ballë është se kemi Jezusin në jetën tonë.

Të jetosh me HIV-in: Të njohësh Perëndinë

A doni t'ju jap mundësinë ta pranoni pagesën e Perëndisë? Jam i sigurtë se nëse ju do ta kishit kurën për SIDA-n, ju do të ma ofronit mua. Unë e di mënyrën se si mund të shkohet në parajsë, kjo është dhuratë e Perëndisë, ndaj po përpiqem t'ua ofroj juve. Nëse po kaloni në një situatë ose diçka që nuk mund ta përballoni vetë dhe do të donit që të kishit dikë që t'ju qëndronte pranë dhe t'ju jepte zemër në momentet kur e gjithë bota po ju plagos e ju lëndon, atëherë dua t'ju kërkoj të luteni së bashku me mua. Kjo nuk është një frazë magjike apo një përvojë e thellë emocionale a mendore, por është fillimi i një marrëdhënieje me Perëndinë. Si çdo marrëdhënie, duhet kohë dhe përpjekje, por do t'ju nxisja që nëse ndjeni se duhet ta bëni këtë, mos e humbisni këtë mundësi. Është falas.

Unë do të lutem. Lutja s'ka të bëjë fare me mbylljen e syve, a uljen e kokës, a bashkimin e duarve, a me thënien "Haleluja!" S'a të bëjë fare me këto gjëra. Lutja ka të bëjë me qëndrimin e zemrës suaj, është t'i thuash Perëndisë:"Perëndi, e kam shkelur ligjin, të kam refuzuar ty dhe dua të kthehem tek ti duke pranuar pagesën tënde." Nëse ndjeni se keni nevojë për këtë, ju lutem bëjeni këtë lutje tani. "Zoti Jezus, kam nevojë për ty. Të faleminderit që vdiqe në kryq për mua. Të kërkoj të vish në jetën time dhe të më bësh personin që ke dashur gjithnjë të jem. Amen."

Tani, nëse ju e keni bërë këtë lutje me sinqeritet, ju keni filluar marrëdhënien më të rëndësishme që mund të keni--një marrëdhënie me Perëndinë. Kjo nuk mbaron me një lutje. Marrëdhënia me Perëndinë është një proces, që do të thotë t'i besosh Perëndisë çdo ditë, të përpiqesh të mos bësh patjetër gjërat që do ti, apo gjërat që të bëjnë të ndihesh mirë, por të bësh gjërat që ti mendon se do të donte Perëndia. Ndonjëherë njerëzit më pyesin:"Duket sikur Krishtërimi është i mirë për ty, dhe kjo është diçka e mirë. A nuk mund të jenë të mira fetë e tjera për të tjerët?" Kjo është një pyetje e mirë. Unë besoj se Perëndia na e ka dhënë një rrugë sesi mund t'i afrohem Atij,--me anë të vdekjes së Jezusit në kryq--megjithëse ka një element vërtetësie në fetë e tjera. Më së tepërmi, janë kode morale të tipit--"Bëje këtë 7 herë në ditë dhe do të afrohesh me Perëndinë." Nëse po përpiqesh shumë të afrohesh me Perëndinë, sa shumë punë do të mjaftonte? Kur e kupton se ia ke arritur këtij qëllimi?

Mendoj se ja ku e gjen të vërtetën e tij Krishtërimi: tek hiri i Perëndisë. Duke e ditur se nuk mund ta arrijmë kurrë përsosmërinë e Perëndisë, kuptojmë se mund të mbështetemi tek falja e Tij. Qëllimi është të ecësh në rrugën e Tij, megjithëse shpesh do t'i bësh gjërat lëmsh. Do të bësh gabime, por duhet të mos heqësh dorë, të vazhdosh të ecësh përpara, duke i besuar hirit të Perëndisë. Ti lutu, lexo Biblën, dhe zbulo çfarë do Perëndia prej teje, dikur do të gjesh paqe. Mbase mund të mos jetë deri në ditën kur do të shkosh në parajsë, por pastaj do të zgjatë përgjithmonë.

Nëse ju, si Stivi, keni simptoma të HIV-it, hemofili, apo hepatit C - ose mbase po përballeni me probleme të tjera të jetës - dhe do të donit të shihnit një shpjegim të asaj që Stivi po tregonte, ju lutem shkoni tek Lidhje.

Sapo e ftova Jezusin në jetën time (këtu do të gjeni informacion të dobishëm)...

Mbase dëshiroj ta ftoj Jezusin në jetën time, ju lutem ma shpjegoni këtë më qartë...

Kam një pyetje...

Stiv Sojer vdiq nga mosfunksionimi i mëlçisë nga hepatiti C në 13 mars, në vitin 1999. Urojmë që historia e tij e vërtetë, t'ju inkurajojë ta pranoni Jezusin, ashtu si Stivi. Në ditët e fundit të jetës së tij, Stivi tha se donte të fliste " edhe në një qendër tjetër studentore." Pse? "Nëse do të duhej të kisha këto sëmundje që po më marrin jetën, që qoftë edhe sikur një person ta kuptonte që mund të kishte marrëdhënie me Krishtin, atëherë, do t'ia vlente. Në aspektin e jetës së përjetshme, kjo ka shumë rëndësi."

Ne mund të kemi jetën e përjetshme, duke pranuar Jezusin. Ne s'mund të shkojmë në parajsë vetëm duke bërë vepra të mira. Jeta e përjetshme është një dhuratë për ata që i besojnë Jezusit. Ja ç'thotë Bibla...

"Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme. (Gjoni 3:16)
"Ne të gjithë endeshim si dele; secili prej nesh ndiqte rrugën e vet, dhe Zoti bëri që të bjerë mbi të paudhësia e ne të gjithëve." (Isaia 53:6)
Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Ai që e dëgjon fjalën time dhe beson në atë që më ka dërguar, ka jetë të përjetshme, dhe ai nuk vjen në gjyq, por ka kaluar nga vdekja në jetë. (Gjoni 5:24)
"O vdekje, ku është gjëmba jote? O ferr, ku është fitorja jote?" (1 Korintasve 15:55)
"Dhe dëshmia është kjo: Perëndia na dha jetën e përjetshme dhe kjo jetë është në Birin e Tij. Ai që ka Birin, ka jetën: ai që nuk ka Birin e Perëndisë, nuk ka jetën. Jua shkrova këto gjëra juve që besoni në emrin e Birit të Perëndisë, që të dini se keni jetën e përjetshme dhe që të besoni në emrin e Birit të Perëndisë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te Jetosh me Shprese. Empty Re: Te Jetosh me Shprese.

Mesazh nga Anakonda Tue 17 Apr 2012 - 7:53

shum e dhimbshme.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi