Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nje shprese jete per nje femije... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nje shprese jete per nje femije... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nje shprese jete per nje femije...

2 posters

Shko poshtë

Nje shprese jete per nje femije... Empty Nje shprese jete per nje femije...

Mesazh nga Aяtємιѕα Mon 28 Nov 2011 - 5:42

Heren e pare qe degjova per "adoptimin" e femijeve te afrikes, ishte ne nje reklame te unicef ne tv...Idea e pare qe me kaloi nga mendja ishte: Me 1 euro ne dite shpetojme vertet nje jete? Shumica nga ne nevojiten me shume se 5 euro ne dite per shpenzimet tona personale, dhe vertet qe 1 euro nuk kane asnje vlere me rendesi ne perditshmerine tone. Duke u munduar te njoh sa me shume rreth gjendjes se femijeve, dhe nevojave qe kane, nje shoqe me informon qe motra e saj punon ne nje shoqate (me baze ne Greqi) e cila aktivizohet ne Etiopi. Vendosa te vizitoj nga afer zyrat e organizates dhe te me tregojne gjithcka...Mbasi me informuan qe shoqata e tyre eshte nje organizate jo qeveritare, jo-fitimprure e cila mbeshtet femije jetim, te pastrehe, te semure te pafuqishem etj.dhe permjet programeve te ndyrshme plus dhe "adoptimi" organizata ploteson nevojat e femijeve ne veshje, strehim, ushqim, arsim etj shume nevoja qe ekzistojne. I degjoja me vemendje dhe pa asnje ngurrim i shpreh deshiren time: Mundem edhe une te adoptoj nje femije? u them...Ne vend te pergjigjes se tyre , erdhi nje pyetje nga ta: Perse deshironi ta beni? U shtanga pak, sepse mbase nuk prisja nje pyetje te tille por pergjigjia ishte brenda meje...: Sepse dua te jem nje njeri i dobishem, them...Nuk dua te jem indiferente ndaj padrjetesive qe ndodhin, nuk dua te jetoj ne nje bote te cilen e karakterizon vuajtja dhe mjerimi...Nuk dua qe te humbasin jeten e tyre me shume se 20,000 femije ne dite nga uria, etja, semundjet etj...Indiferenca eshte krim, dhe une nuk dua te jem nje kriminel!....Te ulur perballe meje me degjonin, dhe duke buzeqeshur lehte nen buze me dhane nje formular ne te cilin kerkuan te shkruaj te dhenat e mija personale...Me nje pershendetje te ngrohte dhe pergezime, largohem nga zyrat dhe jam ne pritje te njofitimit nga organizata per sa i perket femijes...Mbas 1 jave me lajmerojne qe femija te cilin kam "adoptuar" eshte nje djale 4 vjec. E gjeten te uritur dhe ne gjendje te keqe shendetsore ne rruge te vetem. Pergezimet tona....degjoj nga tel, me vendimin qe morret ndihmuat kete femije te jetoj, i keni dhene shprese te enderroj dhe te rritet i shendetshem! Njdesia e papershkrueshme ne fjale...Sikur dhe me mundesite e mija te pakta, perseri ndihma eshte e vlersuar...Me 1 euro ne dite shpeton nje jete, dhe ky eshte realiteti. Per shumicen nga ne, nje shume e tille lekesh ne muaj nuk ka asnje vlere te rendesishme, por me ata femije eshte nje muaj jete! Nje muaj vaksina dhe ilace...nje muaj uje te paster, nje muaj ushqim, nje muaj strehe, nje muaj arsim...Nje muaj endrra dhe buzeqeshje!

Nje shprese jete per nje femije... 11656d1311547167-nje-shprese-jete-per-nje-femije-207474_151951618200991_100001584603304_342805_8000768_n
Doja t'e ndaj me ju eksperiencen time, dhe t'ju them qe asgje nuk velen me shume se jeta e nje njeriu...Mbase jo te gjithe kane mundesi te ndihmojne ne kete menyre por jam e sigurt qe te gjithe duam te jemi njerez te dobishem dhe jo indifernet. Secili me aq mundesi sa ka, te ndihmoje...Jemi te gjithe "banor te se njejtes shtepi" dhe duhet te kemi te gjithe te drejte jete...
Ketu keni disa adresa ne te cilat mund te merrni she me shume informajcone...

Help West Africa » Adopt-A-Child
ActionAid International | ActionAid

Dhe per te interesuarit qe jetojne ne Greqi kjo eshte shoqata ne te cilen jam drejtuar une : "ΣΥΛΛΟΓΟΣ ΒΟΗΘΕΙΑΣ ΠΑΙΔΙΩΝ ΑΙΘΙΟΠΙΑΣ
ΜΗ ΚΕΡΔΟΣΚΟΠΙΚΟ ΣΩΜΑΤΕΙΟ ΚΟΙΝΩΝΙΚΗΣ ΑΛΛΗΛΕΓΓΥΗΣΚΛΕΙΣΘΕΝΟΥΣ 15, ΑΘΗΝΑ 105 52
tl: 210 322 7478"

Nje xhest i vogel per ty ( 30 euro ne muaj), nje shprese jete per nje femije!
Ftoj anetaret te bejne kete hap, sepse ata femije kan nevojen tone...

Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje shprese jete per nje femije... Empty Re: Nje shprese jete per nje femije...

Mesazh nga Anakonda Sat 11 Feb 2012 - 20:24

Nje shprese qe don shume kohe per tu realizuar.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi