O rini pa të nesërme!
2 posters
Faqja 1 e 1
O rini pa të nesërme!
hkruan: Avni TAFILI
“Ndalni ata, sepse do të merren në përgjegjësi. Çka keni që nuk ndihmoni njëri-tjetrin? E ata sot janë dorëzuar në tërësi. E kthehen e ia hedhin përgjegjësinë njëri-tjetrit.” – Kur’an, 37:24-27
Jo, po ty me siguri nuk të inspiron rrethi ku gjendesh! Prindërit s’lexojnë, se janë të përmbytur me probleme. Po, pikërisht pse prindërit tu kanë pasur rini si tënden, e që ti ende e ke, e mësim s’po merr!
Ç’kanë! Çfarë i hutoi! Kush magji u bëri! Ç’bëhet me të riun, që ha, pi, ecë, flet, sillet i pashpresë, i hutuar, i zhurmshëm në heshtje! Ç’ke, o i ri, që veten, shokun, e familjen po e përmbys! Ç’ke, që të nesërmen tënde po varros! A s’ke pak kohë të ndalosh vetveten e të logjikosh. Për ku je nisur, e kah po shkon, a s’ke sy, që të shohin buzën e greminës! Buzë gremine, e jo buzë njeriu! A nuk ke inat, vetveten ta poshtërosh, e ta ulësh ndaj krijesave!
Ç’ke e çka, je hutuar e po të huton! Ç’ke, pse je dalldisur, pse nuk e lexon letrën deri në fund! Duro, ndryshoje të sotshmen, të kesh të nesërme të paqme.
Ti zgjohesh, e drejt e në pasqyrë! S’të pëlqen vetja. Kujt po i ndreqesh, e kujt po i zbukurohesh! Po kush të tha që s’je i bukur! Ti je i bukur, je njeri! Ty të cyt shoku, e shoqja! Jo ty të cytë trendi i modës i të rinjve të dalldisur. E ti në qafë ke vënë zinxhirin e përçmimit, e nget pas atij trendi. Trend që ty po të heq qafe nga një e ardhme e ndritshme, që mund të ishte e jotja.
Ç’ke që shpreson në gjëra të kota! Forcën e rinisë e harxhon duke u endë kot në mjegullinën e pavetëdijes, kur ti mund të jesh i vetëdijshëm për çdo sekondë të rinisë sate. Ti sot sillesh sikur përgjithmonë i ri, i fuqishëm e plot jetë do të mbesësh! Jo dije o i ri, se rinia është fazë që shpejt do të të kalojë, e ti i pandërgjegjshëm ndaj saj të kesh qenë! Ke jetë, mbushe zemrën e mendjen për fazën pas-rinisë, kur s’do të ketë më mbjellje, por korrje.
Pra, shfrytëzoje rininë para pleqërisë! Pleqëria nuk është moshë e moshuar, por fazë kur s’ka më jetë që me jetë të mbushet. Kush në rini ka qenë i vetëdijshëm, i ndërgjegjshëm, i përgjegjshëm, ai në fazën e pas-rinisë do të ketë jetë plot jetë.
Pse s’lexon! Çka të bëri të mendosh se leximi është virtyt i njerëzve të talentuar! E çfarë të bëri të mendosh se dituria është për njerëz të zgjedhur! Jo, leximi dhe nxënia e diturisë nuk është virtyt për njerëz të caktuar, por është për një që njeri lind. Ty t’u dha gjuha, dhëmbët, t’u dhanë të pamirit e të dëgjuarit, t’u dha edhe intelekti, jo të dallosh vetëm ditën prej natës, por edhe të lexosh germat pa tinguj të ditës e të natës. Të mendosh, e jo vetëm të hash.
Jo, po ty me siguri nuk të inspiron rrethi ku gjendesh! Prindërit s’lexojnë, se janë të përmbytur me probleme. Po, pikërisht pse prindërit tu kanë pasur rini si tënden, e që ti ende e ke, e mësim s’po merr! Dituria të shpëton, problemet parandalon. Dituria është dritë, e ti me të ecë me kujdes rrugëve të jetës sate. Çfarë stimulimi pret! Prindërit s’të lexojnë, në familje pak lexojnë. Bëhu ti ai që nxit! Bëhu ti ai që në vend se të blejë në fanellë, të blejë një libër! Behu shembull i mirë. Mos prit prej të tjerëve, kur ti je vetvetja, e mund ta bësh vet!
Po shoku është njëmend mik ose armik! Ti tërë kohën me të e kalon. Pajisesh me moralin e shokut tënd. Me shprehitë e shokut tënd. Ai është pasqyrë për ty! Ti mund të ndjehesh keq për shokun që ke, por ndaj tij qortues s’je, e vazhdon të shoqërohesh me të. Jo, ty ndoshta të intereson vetëm kohën kot ta djegësh; koha, që ty mund të të bënte të prekje majat e suksesit. E ti armik i kohës! Armik i vetvetes! Shoku e shoqja, të kanë vjedhur botën tënde brenda teje, të kanë vjedhur ëndrrat, të kanë mjegulluar të ardhmen tënde.
Jo, ti s’ke botë të brendshme, e as ëndrra, e as të ardhme! Po të kishe zemër që mendon, e po të kishe shpirt të ndërgjegjësuar, e po të kishe mendje që lexon e mediton, të ardhmen askush s’mund të ta mjegullonte.
Ti tenton të dëshmosh ekzistencën tënde! Nuk dëshmohet prania jote në familje, në shoqëri nëpërmjet flokëve kur kreh, e as nëpërmjet rrobave që vesh, e as nëpërmjet të folurit kur shtiresh, e as nëpërmjet emrit tënd kur e bën të pëshpëritet! Jo, po ti je i ngutshëm, kërkon aty të mbjellësh aty për aty frytet t’i shijosh. Fryt i formës së flokëve, njerëzit të vështrojnë. Rrobat alla-trendi njerëzit në ty lakmojnë. Të folurit “e matur” njerëzit të lëvdojnë.
Fryt që shijon, por që nuk jeton! Ti veten po e grind!
E ç’të bëri tek njerëzit të shitesh! E çka nëse njerëzit trupin ta pëlqejnë! Kush janë ata njerëz, veçse krijesa sikur ti. As mirë s’mund të bëjnë e as keq, veçse atë që është caktuar në Librin e Ruajtur! E ç’di ti për Librin e Ruajtur! Ka të dhëna të ruajtura, për çdo gjë që në Ekzistencë ndodhë! Po ashtu ka të dhëna për ty e për të gjithë njerëzit. Njerëzit janë të paaftë sikur ti po ndihesh i paaftë. Të paaftët shiten tek të paaftët. Të pavetëdijshmit shiten tek të pavetëdijshmit. Sillen mbështillen mes tyre.
E ti, mund të dalësh prej këtij rrethi, që sillet rreth vetvetes. Ti mund të jesh ndryshe, kur njerëzit veprojnë e sillen pa vetëdije! Për ty sot mund të ketë rëndësi të jesh i shoqërueshëm me shokë simpatikë, fjalëtorë etj., e të mos ketë rëndësi shoqëria që për të ardhme të ndritshme fton, që të kritikon e të qorton!
Ti zgjedhjen që bën, ajo zgjedhje do të të udhëheq! Nëse rri me simpatikë, simpatia rrudhet, nëse rri me fjalëtorë, nesër bëhen fjalëbartës…E drejtësia, pastërtia, sinqeriteti e devotshmëria janë virtyte që nuk vdesin!
Vrasësi i të ardhmes sate, është ndjenja e dashurisë ndaj krijesës njeri, kur të pushton. Të robëron e të paaftëson! Ti je i dashuruar! Kohën e humb duke menduar për të dashurën e për të dashurin! E ç’është ndjenja e dashurisë për një njeri në kohën e rinisë, veçse fuqi e orientuar në rrugë të gabuar. Tërë qenien tënde e pushton, e bën pasive, e bën të pavetëdijshme, e të hutuar! Ti duaj, por mos dashuro. Dashuria e adoleshentit është kancer, që të ardhmen e bën të vdes! Dije pra, se dashuria e sinqertë ndaj krijesave kurrë nuk ka ekzistuar e as s’ekziston, përveç nëse është për hir të Krijuesit të krijesës!
Zgjohu, e sytë çeli, dil prej tymit që të ka verbuar! Mos lejo që ty e sotshmja të të vdes e të jesh pa të nesërme! Ti ke shumë gjëra për të bërë. Bëji sot, që nesër të mos pendohesh! Të betohem në Krijuesin që këtë fazë të rinisë e përcaktoi, kurrë nuk ke për të pasur të nesërme plot jetë, e plot qetësi, e plot sukses, përderisa sot ndaj të nesërmes i ndërgjegjshëm, i përgjegjshëm e i zgjuar s’je!
O Allah! Ruaje rininë tonë prej të rinjve të pandërgjegjshëm e të papërgjegjshëm e të pavirtytshëm! Ndërsa vetëdijeso rininë tonë për përgjegjësitë e veta! Amin!

Re: O rini pa të nesërme!
e te rinjte e sotem sesi jan bere nje zot e di......
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Kosova bën përgatitjet e fundit para votimeve të ditës së nesërme
» Rini artificiale
» Rini artificiale
» Rosalinda Celentano: Une, e dashura e Monica Belluccit ne rini

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi