Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rini artificiale People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rini artificiale People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rini artificiale

2 posters

Shko poshtë

Rini artificiale Empty Rini artificiale

Mesazh nga WebMaster Tue 23 Aug 2011 - 12:09

Bukur, natyrale, pa rrudha. Është sfida më e madhe që ndeshin femrat me vitet që mbledhin pas vetes.
Në kohët e sotme ky shqetësim është eleminuar; të paktën për ato që guxojnë t’i qasen kirurgjisë estetike.

Xhevrie Haka është 47 vjeç. Nuk ka asnjë lidhje me botën e modës dhe televizionit. Megjithatë, veten në prag të moshës së tretë dëshiron ta shohë më të rinuar. Sot ajo do të bëjë një ndërhyrje estetike në fytyrë. Lifting.

“Duke dëgjuar, duke parë reklama nga rezultatet që kanë dhënë. Duke pasur parasysh moshë time, s’po më pëlqente vetja, thashë ta bëj”, thotë Xhevrija.

Mjekja estete Lida Hoxha, gati për t’i plotësuar dëshirën pacientes së saj, na thotë se, femrat vuajnë shumë faktin e rrudhjes dhe varjes së pjesëve të ndryshme të fytyrës në këtë moshë.

“Femrat pas të 30 i kanë më të dukshme rrudhat në qafë, pjesa inferiore e fytyrës plus mollëzat mund të bien. Lifting sugjerohet pas të 40-tave dhe tek gratë 50- vjeçare është e domosdoshme. Lifting është rigjenerim bazal i shtresave të lëkurës. Ato arrijnë të rigjenerojnë lëkurën, që në kushtet e zonjës, lëkura e saj në moshën aktuale biologjike nuk e ka më këtë aftësi”, shpjegon mjekja.

Rezultati i ndërhyrjes estetike me lifting, jep rezultat të kënaqshëm edhe pse nuk zgjat përgjithmonë.

“Nuk mjafton një seancë, por duhen 2-3. Dhe pas një periudhe të caktuar bie dhe duhet ripërsëritur. Nëse një person nuk do ta përsërisë, kthehet në gjendje të mëparshme, duke mbetur tek mosha e vërtetë biologjike”, tregon mjekja.

Metoda lifting aplikohet specifikisht për pjesë të caktuara të fytyrës dhe si shumica e grave të moshës së saj, xhevria e ka të domosdoshme ndërhyrjen në qafë dhe faqe.

“Ne ndërhyjmë në të gjitha zonat e fytyrës. Zonja është me fat gjenetikisht, nuk ka probleme me mollëzat. Ne do të ndërhyjmë tek qafa dhe pjesa inferiore e fytyrës”, thotë mjekja.

Kjo grua i ka ndjerë edhe më herët favorët e kirurgjisë estetike. Këtë ripërsëritje të seancës ajo e ka ndërmarrë për të forcuar rezultatin në fytyrën e saj.

“Bëra ndërhyrjen e parë, rrudhat filluan të zhdukeshin avash-avash. Dhe thashë ta bëj edhe trajtimin e dytë”, thotë Xhevrija.

Tashmë kjo zonjë është gati të përjetojë rininë e saj të dytë.

Do të injektojmë plaçentë dhe DMS. Ato zhdukin rrudhat, parandalojnë krijimin e rrudhave të vogla, rigjeneron lëkurën.

Me rezultatin e parë 47- vjeçarja ia ka arritur qëllimit. Ka ndjerë një fytyrë më të re, por edhe ka xhelozuar shoqet e saj.

“Kolegët më thanë: ke bërë ndonjë gjë se dukesh ndryshe. Për momentin kam qeshur dhe pas dy ditësh u kam thënë: pse çfarë vini re ju. E pastaj u kam treguar. Kanë thënë: do ta bëjmë edhe ne”, shprehet Xhevrija.

Gjithë ndryshimi përfitohet në vetëm 20 minuta. Pacienti nuk ndjen dhimbje gjatë ndërhyrjes dhe mjekja shpjegon se substancat janë biologjikisht të pranueshme nga organizmi. Rezultati në pasqyrë më pas të jep disa vite më pak.

“Ajo është e lumtur, nuk ka rrudha, ka një fytyrë 10 vjet më të re”, thotë mjekja.

Atë që femrat vuajnë më shumë me shkuarjen e viteve, po e mposhtin falë kirurgjisë estetike. Xhevrija është në radhën e atyre që po bëjnë revolucion në mentalitetin e shqiptarëve. Tani radhën e kanë burrat.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rini artificiale Empty Re: Rini artificiale

Mesazh nga Anakonda Sat 18 Feb 2012 - 19:53

Nuk duan qe te jene vetvetja,por te bien ne sy te te tjereve.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi