Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ja pse duhet ndryshuar himni People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ja pse duhet ndryshuar himni People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ja pse duhet ndryshuar himni

3 posters

Shko poshtë

Ja pse duhet ndryshuar himni Empty Ja pse duhet ndryshuar himni

Mesazh nga WebMaster Tue 24 Apr 2012 - 1:17

Naser Aliu

A diskriminohet gruaja shqiptare në himnin kombëtar? Jo! Për t’ u diskriminuar duhet së pari të ekzistojë njeriu. Gruaja shqiptare nuk diskriminohet në himn, por i mohohet ekzistenca. Në himn ne jemi komb vetëm mashkullor. Në himnin e flamurit i mohet ekzistenca asaj, që kishte qëndisur flamurin. Por, pse u çnjihet kjo e drejtë Elva Tares, Elsa Ballaurit e Valbona Karakacit dhe grave tjera përfshirja në këngën e vetme, që është kodifikuar në kushtetutë, u arsyetua në shumë mënyra, u përligj me traditën, me të drejtën e autorit dhe u thanë shumë mendime me prejardhje dhe bindje heterogjene…

Austriakët e ndryshuan himnin se nuk dëshironin ta diskriminojnë gruan austriake apo për të mënjanuar një ndjenjë dhe një mundësi të tillë. Në himnin gjerman shkruan në mashkullore dy herë të bashkohemi vëllazërisht dhe dy herë kemi refrenin: “gratë gjermane, besnikëria gjermane. “ Asnjë fjalë për burra apo trima mashkullorë. Herë pas here kanë luftuar edhe gjermanët. Gratë gjermane nuk kanë marrë pjesë drejtë për drejtë në luftë, por gjermanët nuk u mohojnë grave të veta: nënave dhe motrave kontributin në shoqëri. Pse? E thjesht, himni nuk këndohet vetëm gjatë shkuarjes në luftë, mund të jetë njëra ndër arsyet. Ndoshta edhe pse paqja zgjat më shumë se lufta. Edhe këta dy popuj kanë pasur traditë diskriminim, por nuk dëshirojnë ta helmojnë ashtu edhe brezin e ardhshëm. Për shumë veta tek ne, gjermanët dhe austriakët janë të prapambetur pse i duan gratë, nënat dhe bijat e veta, edhe me himn.

Kombi jonë për fat të mirë posedon edhe gra. Pas debatit televiziv tek “tonight Ilva Tare”, tek “oranwes”, nuk mund të thuhet më se himni duhet modifikuar, përmirësuar, por duhet zëvendësuar me një himn shqiptar. Mbetja e këtij himni, i përshtatur në shqip nga Asdreni, nga një poezi rumune, duke cenuar të drejtën autorit rumun, është një dëftesë e mjerimit intelektual shqiptar. Nëse Turqia paska pasur apo ka një himn shkruar nga një shqiptar, kjo mund të arsyetohet; ishim qytetarë të saj, por poeti rumun, nuk ka qenë kurrë qytetar i Shqipërisë. Për ta vlerësuar drejt himnin, nuk duhet gjykuar me emocione, por duhet të vendosë mendja e shëndoshë, jo duke e dëgjuar në një rast solemn dhe duke u ndikuar nga turma dhe shpirti i saj, por duke përpunuar semantikën e tij. T’ i lexojmë së bashku vargjet, dhe të shohim kuptimin e tyre, në këtë mënyrë kuptojmë edhe kohën, që e solli dhe koha që e pranoi dhe arsyen:

“Rreth flamurit të përbashkuar; Me një dëshir` e një qëllim,

Të gjith` atij duk` ju betuar; Të lidhim besën për shpëtim.”

Tek strofa e parë gati-gati mund të supozohet se kushtrimi vlen për të gjithë, por në vargjet më poshtë, shihet se me “të gjithë” mendoheshin vetëm burrat, sepse gratë nuk përfshiheshin askund në jetë. Ishte kohë kur fëmija nuk përqafohej, ishte kohë kur gruaja blihej e shitej, ishte kohë kur rrahja e gruas konsiderohej trimëri. Ishte kohë kur vrasja e njeriut quhej krenari: Kohë kur mësohej smira, hakmarrja, xhelozia, urrejtja, gjinofobia, mizogjinia, kurse dashuria konsiderohej krim dhe vepër penale…Edhe pse strofa e parë është e vetmja, që mund të konsiderohet e pranueshme, ky himn, me këtë tekst, nuk është himn kombëtar, por himn mashkullor, tej për tej. Të shohim më poshtë:

„Prej lufte vec ay largohet; Që është lindur tradhëtor“

Poezia rumune, e përshtatur nga Asdreni, presupozon se njerëzit mund të linden edhe tradhtarë. Bazuar në atë varg, shkencës i mbetet ta konstatojë këtë dhe t’ u bëhet analiza e gjakut foshnjave, pastaj e gjeneve dhe kështu, pasi të rriten, të përjashtohen nga politika shqiptare. Në anën tjetër, ata që nuk marrin pjesë në luftë, mund të arsyetohen shumë lehtë me fatalizmin: nuk i kanë fajet, kanë lindur tradhtarë! Ata nuk kanë pasur mundësi të zgjedhin. Ashtu si nuk ka njeriu faj pse lindet europian, aziat apo afrikan. Shkenca mirëpo thotë se njeriu nuk lindet as tradhtar, e as patriot, e as me identitet, por vetëm njeri. Dhe, siç kemi parë në Kosovë, një pakicë merr pjesë në luftë aktive, kurse himni jonë thotë se të gjithë burrat, që largohen nga lufta, janë ata që kanë lindur tradhtarë. Pra, pjesa dërmuese e shqiptarëve të Kosovës e moshës madhore, ka lindur tradhtarë. Bukur shumë! Pjesa e madhe e shqiptarëve në Shqipëri, që nuk ka luftuar, ka qenë tradhtare, me një përjashtim eklatant: Ahmet Zogun. Qeveria e sotshme e konsideron hero, në kundërshtim me himnin, edhe pse i pari ka ikur nga lufta. Mrekulli! Të vazhdojmë tutje:

“Kush është burrë nuk frikohet, po vdes, po vdes si një dëshmor!“

Pra burri nuk frikohet si Zogu, sepse nuk është grua dhe nuk shkon në luftë për të fituar dhe mbijetuar, por për të vdekur.“Po vdes, po vdes si një dëshmor.” Domethënë duhet të vdesin të gjithë burrat, që nuk duan të stigmatizohen si tradhtarë. Dhe, nëse të gjithë burrat kanë pasur fatin të linden patriot, e jo tradhtarë, atëherë grave dhe fëmijëve, u mbetet t’ i nderojnë ata dëshmorë dhe pasi të kenë rënë të gjithë në luftë, siç porosit himni, atëherë pushtuesi mund të kthehet pa pengesa, sepse himni shumë i dashur, nuk është kushtrim për të shkuar në luftë dhe për të fituar, si origjinali në rumanishte, por për të vdekur. Dhe, meqenëse ai që është burrë edhe vdes, në paqe mbetet të qeverisemi nga tradhtarët, sepse vetëm këta mbijetojnë. Ai që nuk shkon në luftë është tradhtar, por ai që shkon, duhet edhe të mos kthehet i gjallë, “por vdes si dëshmor!”

Të vazhdojmë tutje me himnin e shenjtë:

„Në dorë armët t’i mbajmë, Mbrojmë Atdheun në çdo kënd,

Të drejtat tona ne s’i ndajmë; Këtu armiqtë s’ kanë vënd“

Në debatin televiziv u tha se “Të drejtat tona nuk i ndajmë” përligj mosndërhyrje në himn. Kjo u kundërshtua bindshëm. U krijua përshtypja se gabimi u kuptua, por më vonë u shfaq përsëri si argument. Aty shihet qartë se Asdreni nuk u referohej grave, por u drejtohej armiqve të mundshëm. Nëse shkëputet vetëm si varg jashtë kontestit, atëherë ky varg ka këtë kuptim: Ne burrat trima, që luftojmë për atdhe dhe që vdesim si dëshmorë, kemi lindur patriotë, të drejtat tona nuk i ndajmë me gratë, e pse? Sepse ne kemi luftuar deri sa gratë tona ishin duke vallëzuar nëpër dasma! Ne të drejtat tona nuk i ndajmë as me gratë tona, as me nënat tona, as me bijat tona, as me motrat tona, as me armiqtë tanë. E pse? Sepse ne aty-këtu perceptojmë gruan ashtu si edhe armikun! E kemi traditë! Jo shqiptare, por osmane!

Nejse, të vazhdojmë tutje dhe të shohim ç’ ka paska thënë Zoti dhe çfarë ploje paska paraparë:

„Se Zoti vetë e tha me gojë, Që kombet shuhen përmi dhe,

Po Shqipëria do të rrojë; Për të, për të luftojmë ne!“

Kjo këngë na “ngushëllon” edhe me një parashikim të madh: Zoti i paska çuçuritur në vesh Asdrenit dhe i paska thënë këtë: Do të vija dita, dita kur kombet do të zhduken, por vetëm ju shqiptarët do të mbijetoni. Mjerë ata që kanë lindur: italian, gjerman, amerikan, arab, hebre, e kinez! Zoti e paska thënë me gojën e tij. Zoti i kishte diktuar Asdrenit dhe ai vetëm e kishte skalitur. Racizmi nuk ka brirë. Nëse kjo nuk është racizëm, atëherë mund të thuhet se ai nuk ekziston. Se ishte raciste, pata vënë re kur shkrova artikullin e parë, jo më herët. E paska konstatuar më herët Kadare dhe tani nuk prish punë të vihet gishti edhe një herë mbi këto vargje të çuditshme, që i paska kënduar Zoti. Himni jo vetëm se mohon ekzistencën e grave shqiptare, por parashikon edhe vdekjen e të gjitha kombeve. Madje parashikon edhe zhdukjen tonë: Nëse lindemi të gjithë si atdhetarë, të gjithë shkojmë në luftë dhe duhet të vdesim të gjithë, sepse kush është burrë vdes dhe bëhet dëshmor. Bukuri, por të ecim tutje me flamur duke kënduar këngën raciste, kërdiparashikuese dhe kobzeze:

“Trim, burrë quhet dhe nderohet, Atdheut kush iu bë theror;

Për jet` ay do të kujtohet; Mi dhet, mi dhe si një shenjtor!”

Tani përpiqet t’i motivojë shqiptarët për luftë dhe përsërit mendimin e mëparshëm, se “trim e burrë” mund të quhen vetëm ai që flijohet. Dhe merrni me mend psikikën e një nxënësi i cili me një nxënëse mëson këtë poezi, ku atij i ngulitet në kokë, se vetëm të qenit burrë, ka vlerë dhe mbivlerë?! E ç’ ka mendon nxënësja? Se ka lindur me gjini të gabuar apo të pa përshtatshme për këtë vend!

Po pse i paska pëlqyer popullit kjo poezi? Populli nuk ka pasur mundësi të zgjedhë një tjetër. Populli nuk ka vendosur për këtë. Popullit i pëlqen gati çdo këngë, që këndohet në raste solemne, e pse? Sepse ai beson se ata që kanë zgjedhur pikërisht këtë, kanë bërë zgjedhjen më të mirë. Kur të kihet parasysh koha, atëherë mund të arsyetohet pse himni nuk thërret për ta fituar luftën, por për të vdekur. Vdekja konsiderohej sublime, burrërore, madje qefini mbahej edhe në kokë…

T’ i kthehemi debatit dhe të shohim pse gratë nuk mund të përfshihen në këtë antipoezi të mjerë, që nuk nderon as Asdrenin, as poetin rumun, e as himnin shqiptar, as Kushtetutën Shqiptare. As ata që luftojnë për ta mbajtur për shkak të utilitarizmit apo psikologjisë hedoniste mashkullore.

Në bazë të debateve dhe mendimeve të shprehura nëpër intervista mund të shkoqitet kjo e vërtetë e madhe: himni është një përshtatje nga një poezi rumune dhe të gjithë e konsiderojnë artistikisht të pavlerë. Për përshtatjen ditkan të gjithë, por në asnjë libër shkollor, nuk tregohet kjo e vërtetë. Kështu edukojmë edhe nxënësit. Vjedhjen e pronës intelektuale e quajmë përshtatje, vjedhjen materiale: Marrje! Dezertimit e Zogut, largim. Përshtatja është një shprehje kurtuazie, për ta fshehur plagjiaturën. Sikur ta kishte ditur këtë poeti rumun, do të kishte pasur të drejtë të revoltohej, të alarmohej, sepse ka strofa që janë njënjë në shqip dhe në rumanisht. Nëse ka ditur për kopjimin, duhet dokumentuar këtë:

Ja origjinali i poezisë rumune marrë nga gazeta“Sot“:

Në luftën e rëndë trembet ay, Që vetë është mendje-arratisur, Po ne të bashkuar në çdo kohë

Do jemi, do jemi mundës, Dhe në librin e përjetësisë shkruan, Se shumë kombe do humbasin,
Po Rumanija jonë e Shtrenjtë, Përjetë, përjetë do lulëzojë, O flamur, flamur, shenj` e shenjtë,
Te ty betohemi këtu, Për Rumaninë,`atdhen` e shtrenjtë, Për nder` edhe lavdin` e tu. Trim, burrë quhet dhe nderohet, Atdheut kush iu bë theror; Për jet` ay do të kujtohet,Mi dhet, mi dhe si një shenjtor

Ja versioni i Asdrenit:

Prej lufte veç ay largohet, Që është lindur tradhëtor, Kush është burrë nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor! Se Zoti vetë e tha me gojë, Që kombe shuhen përmi dhe, Po Shqipëria do të rrojë; Për të, për të luftojmë ne! O flamur, flamur, shenj` e shenjtë, Te ty betohemi këtu, Për Shqipërin` atdhen` e shtrenjtë, Për nder` edhe lavdimn` e tu. Trim, burrë quhet dhe nderohet, Atdheut kush iu bë theror; Për jet` ay do të kujtohet, Mi dhet, mi dhe si një shenjtor!

E lexuat? E kuptuat? Në origjinalin rumun, atdhetari shkon në luftë për të fituar, në himnin shqiptar për të vdekur. Tek rumunët kush nuk merr pjesë në luftë, është i krisur, tek ne është i lindur tradhtar. Në poezinë rumune në librin e përjetësisë shkruan: shumë kombe do të humbasin, himni shqiptar i përshtatur nga Asdreni, thotë: kombet do të shuhen. Jo disa, por të gjithë! Në vargje tjera, sipas dëshirës së Zotit dhe Asdrenit, i pari komb që shuhet, është kombi rumun, nga morëm himnin dhe zëvendësohet me kombin shqiptar.

Nga këto vargje shihet se poezia rumune nuk është përshtatur në shqip, por ka vargje të tëra të kopjuar. Pyetja shtrohet tani kështu: A duhet mbajtur një himn rumun? Përgjigja e parë është, po. Duhet mbajtur sepse një himn i kopjuar dhe i shenjtëruar edhe në kushtetutë, ka krijuar traditë dhe ne rrëqethemi kur e dëgjojmë. Mirëpo, nuk dihet akoma pse rrëqethemi: Pse e kemi vjedhur apo pse kemi frikë se mund të zihemi me presh në dorë?! Nëse në Kushtetutë mund të kemi diçka të përvetësuar padrejtësisht, pse nuk duhet të vjedhin edhe politikanët, kur kjo fisnikërohet nga libri i parë i shtetit? Meqenëse është shenjtëruar, atëherë duhet intervenuar edhe në Kodin Penal; vjedhja nuk duhet të sanksionohet si vepër penale, por mosvjedhja. Ne kemi edhe shumë doktoratura, që janë përshtatur si kjo poezi dhe njerëzit quajnë veten doktorë të shkencave. Pse mos të respektojmë traditën? Ne vjedhim edhe paratë publike, por edhe kjo nuk quhet vjedhje, por marrje. Këto strofa të kopjuara, duhet të na ndriçojnë dhe të mos pezmatohemi kur të tjerët na vjedhin Skënderbeun apo Nënë Terezën, sepse këta neve nuk na i vjedhin me kushtetutë, por janë disa “studiues” të Ballkanit, që përpiqen ta bëjnë këtë.

Pse qenka sakrilegj dhe herezi të përfshihen edhe gratë shqiptare në këtë himn të përshtatur nga rumanishtja? U arsyetua me traditën, u përligj me mospjesëmarrjen e gruas shqiptare në luftë. A ka marrë pjesë një grua shqiptare në luftë? Po! Po nëse vetëm një grua ka marrë pjesë, atëherë nuk mund të thuhet se vetëm burrat kanë luftuar, sepse përjashtimi krijon rregulla. Kundërshtarët thonë se gruaja duhet të trajtohet mirë në shumë fusha tjera dhe të bëhet e barabartë, por të bëhet e barabartë me burrin edhe në himn, kjo nuk shkon, nuk bën assesi. Nuk e kemi traditë! Natyrisht se ndryshimi apo përmirësimi i himnit nuk mund të pritet nga ata që kanë lindur në vitet e 30 të shekullit të kaluar. Ata vetëm teoritikisht i ofrojnë barazi gruas shqiptare. Ata janë mësuar ta shohin shqiptaren nën presion, me qindra hektopaskal, të shtypur, sot, me emancipimin e saj, u duket se po degjenerohet bota. Ne nuk e kemi traditë dashurinë, por nënshtrimin, dominimin, sepse ne kemi shumë amorofob (nuk ekziston si fjalë, por na duhet), ksenofob, seksofob, madje edhe homofob! Po a nuk qenka traditë shqiptare edhe Teuta? Po a nuk qenka traditë shqiptare Shota Galica? Po a nuk qenka traditë shqiptare Nënë Tereza, që ka bërë aq shumë për imazhin shqiptarë në botë, sa dhjetëra divizione intelektuale, me qëndrime, bindje dhe paragjykime shoviniste mashkullore e provinciale?
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ja pse duhet ndryshuar himni Empty Re: Ja pse duhet ndryshuar himni

Mesazh nga ReBeL Tue 24 Apr 2012 - 2:07

nuk esht e vertete kjo analize..Gruaja shqiptare esht edhe ne flamur,,edhe ne hymnin kombtar,,kur ne tekst permendet fjala burra,,nenkupton edhe gruan burrereshe,,

nese ka dicka ne tekst qe do te kishte arsye per tu kapur dhe per ta ndruar,,at´her esht vetem nje rresht i vogel,,kur tho jan te lindur tradhetor,,sepse kjo sesht logjike njeriu nuk lind tradhetor,,

ky rresht te ndryshohej per shembull me,,,qe do te vdes si tradhetor!
ReBeL
ReBeL
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 159
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/04/2012
Mosha Mosha : 41

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ja pse duhet ndryshuar himni Empty Re: Ja pse duhet ndryshuar himni

Mesazh nga Anakonda Wed 25 Apr 2012 - 5:10

te jet si te jete prap se prap nuk eshte e nevojshme te ndryshohet himni.Mesa duket ne shqiptarve injoranca dhe ndryshimi mes grave dhe burrave,ska per te na len kurre te ecim perpara.Ku ka par qe te dal gruaja e te luftoje?Himni ne rregull eshte
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ja pse duhet ndryshuar himni Empty Re: Ja pse duhet ndryshuar himni

Mesazh nga ReBeL Wed 25 Apr 2012 - 5:16

jetmira shkruajti:Ku ka par qe te dal gruaja e te luftoje?

Jetmira Gruaja Shqiptare ka luftuar,,ka qen edhe mbretereshe e sukseshme qe ka ngelur e gdhendur ne histori,,por ka luftuar edhe me pushke e me shpate sa her qe esht thirrur hymni i flamurit.
ReBeL
ReBeL
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 159
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/04/2012
Mosha Mosha : 41

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ja pse duhet ndryshuar himni Empty Re: Ja pse duhet ndryshuar himni

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi