Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Seksi i mengjesit, celesi per te ngjizur nje femije People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Seksi i mengjesit, celesi per te ngjizur nje femije People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Seksi i mengjesit, celesi per te ngjizur nje femije

Shko poshtë

Seksi i mengjesit, celesi per te ngjizur nje femije Empty Seksi i mengjesit, celesi per te ngjizur nje femije

Mesazh nga WebMaster Tue 24 Apr 2012 - 2:59

Shpesh herë pas një dite të lodhshme në punë apo momenteve të ndryshme stresuese do ishte më mirë që pas një gjumi të qetë, të pritej mëngjesi. Të bërit dashuri në mëngjes përveçse një përshëndetje shumë e veçantë për të nisur ditën, është edhe një mënyrë që ndikon mjaft pozitivisht në humorin, fizikun, marrëdhënien tuaj në çift, por mbi të gjitha aftësinë e ngjizjes. Ora ideale, madje gjysmë ora është nga 06:30 deri në orën 07:00 para mëngjesit, sepse dihet është më mirë të ndjehesh i lehtë para se të bësh seks. Sipas specialistëve të një qendre kërkimore në qytetin e Torinos, çelësi për të ngjizur një fëmijë të shëndetshëm është përmes aktivitetit seksual të mëngjesit.

Në mbrëmje ka momente në të cilat, larg nga aktivitetet e përditshme çiftet mund të kenë intimitetin e tyre të qetë dhe të çlirët, por është e vërtetë që ndonjëherë në mbrëmje partnerët ndihen të lodhur dhe me dëshirën e vetme për të fjetur gjumë. Lodhja përbën në fakt një nga arsyet kryesore të refuzimit të seksit, si për meshkujt dhe për femrat, kur energjitë të ruajtura për të provuar ndjenjën që i ndez partnerët veniten plotësisht pas një dite të lodhshme të mbushur me impenjime. Në të kundërt, mëngjesi të fal një ndjesi totalisht të ndryshme, me mendjen e freskët, trupin e qetësuar, nervat e çlodhura dhe është më e lehtë të ndjesh dëshirën për të rrëmbyer partneren dhe nisur ditën në një mënyrë të tillë aq eksituese.

30 minutat që nuk duhen humbur

Gjysmë ora që nuk duhet humbur është nga ora 06:30 deri në 07:00, kur mashkulli shfaq edhe nivelin më të lartë të testosteronit, ndërsa tek femra dallohet kulmi i aftësisë riprodhuese, ndikuar nga hormon i LH. “Ky është momenti më i lartë i ndjeshmërisë dhe i aftësive prodhuese si tek femra edhe tek mashkulli”, shprehet specialisti Alessandri Di Gregorio, “gjendja e eksitimit seksual që u intereson të dy partnerëve pasi mes tyre krijohet një gjendje tej kufijve të eksitimit”, shton ai. Edhe biologu gjerman Liebe & Beziehungsblog, konfirmon se “ora e shenjtë e seksit”, është nga 08:00 deri në 09:00 të mëngjesit, kohë kur gjaku i mashkullit shpërthen nga testosteroni, por në është orën 07:00 të mëngjesit momenti kur përqendrimi i hormoneve në gjak është pothuajse 6 herë më i lartë se pjesën e mbetur të ditës.

Kjo u mundëson partnerëve një seks më të kënaqshëm dhe një lidhje më të fortë si në intimitet edhe në dashuri, pasi qetësia u dhuron atyre më shumë ngrohtësi, nga ana tjetër hormonet u dhurojnë atyre më shumë eksitim. “Nuk e di se kush mund të ishte kohë më e mirë se kjo që ne kemi konstatuar për të bërë seks, pasi deri tani tek të gjitha çiftet ka pasur një ndikim më se pozitiv”, përfundon De Gregorio. Momenti më i mirë i ditës për të bërë dashuri dhe për t’i dhuruar njëri-tjetrit kënaqësi është nga ora 06:00 deri në 09:00 të mëngjesit, pasi në këto 3 orë eksitimi hormonal është në pikën e tij më maksimale.

Konfirmimet vijnë edhe nga pjesa tjetër e Evropës. Në një revistë franceze ku është zhvilluar një sondazh për zakonet seksuale të çifteve, rreth 21% e femrave franceze preferojnë mëngjesin, 16% pasditen, ndërsa 33 % e meshkujve janë të gatshëm të bëjnë seks në çdo moment. Pjesa më e madhe e çifteve konfirmon shenjtërinë e seksit të hatashëm 30-minutësh, 20 % preferojnë më shumë se 30 minuta, ndërsa 10% preferojnë më pak se 20 minuta. Ora 06:00-07:30, piku i seksit, i cili vazhdon pozitivisht deri në 08:30 duke u pakësuar deri në 10:00. Nga ora 12:30 deri në pasditen e vonë të orës 18:00 paraqiten vlera shumë të ulëta për të pësuar edhe më shumë rënie në orët e mbrëmjes, deri në mesnatë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi