Në kërkim të afreskut të humbur të Leonardo DaVinçit
2 posters

Vendndodhja e afreskut, i cili paraqet katër kalorës në betejë, ka mbetur mister për dashamirët e artit prej më shumë se pesëqind vjetësh. Një ekip studimor ku bën pjesë një fizikan nga Laboratori Kombëtar amerikan
Në vitin 1505, artisti Leonardo DaVinci thuhet se realizoi një afresk të madh, të njohur me emrin "Beteja e Anghiarit", në Palazzo Vecchio (Palaco Vekio) të Firences. Por, në muret e ndërtesës nuk sheh ndonjë pikturë të tillë. Vendndodhja e afreskut, i cili paraqet katër kalorës në betejë, ka mbetur mister për dashamirët e artit prej më shumë se pesëqind vjetësh. Një ekip studimor ku bën pjesë një fizikan nga Laboratori Kombëtar amerikan Argonne, është duke u përpjekur të hedhë dritë mbi një nga misteret më të vjetra në botën e artit.
Fizikani Robert Smither i Laboratorit Kombëtar amerikan Argonne, merret me studime në disa fusha.
"Unë merrem me astrofizikë dhe biologji, kam punuar edhe me ekipin amerikan të garave me vela për t’i bërë më të shpejta anijet e tyre."
Smither është gjithashtu ekspert i difraksionit kristalor, proces që filtron me lente rrezatimin e neutroneve për të krijuar imazhe, njëlloj si me aparat fotografik. Kjo i jep syrit të njeriut një vështrim të ndryshëm mbi yjet e largët, mbi pikat radioaktive në mbarë botën, apo mbi tumoret kanceroze.
"Kanceri bombardohet me radioaktivitet. Skanuesi im kalon mbi të dhe jep një imazh që i tregon mjekut se çfarë forme formë kanceri është. Kjo e ndihmon të përmirësojë operacionin nëse është e nevojshme."
Prandaj, ata që ishin në kërkim të kryeveprës së humbur të Leonardos "Beteja e Anghiarit" pyetën se a mundej që teknologjia e Smitherit të ndihmonte në zgjidhjen e misterit 500-vjeçar të artit?
"A mund të shohësh përmes një muri prej tulle? më pyetën ata. Unë u thashë 'po'."
Studiuesit besojnë se mbi afreskun e humbur të DaVincit ka një mur me tulla të ngritur atje në fund të shekullit të 16 nga artisti Vasari, i cili ka pikturuar afreske që sot i shikon në sallat e Palazzo Vecchios.
"Ka kaluar një kohë e gjatë ... ka qenë viti 1505 ... 1565 kur u bë mbulimi. Ne nuk e dimë se çfarë forme ka."
Për të bërë kërkimin, një ekip ndërkombëtar fillimisht përdori metoda tradicionale."Ata bënë një vrimë në afresk, dhe menduan se panë bojë, pastaj bënë një vrimë më të madhe. Qeveria italiane ishte shumë në mëdyshje nëse duhej lejuar hapja e vrimave të tjera dhe kjo është arsyeja pse na kërkuan të vijmë e ta bëjmë këtë pa e prekur murin. "
"Të gjitha vrimat e bëra në afresk janë bërë në ato pjesë ku ka patur të çara që ishin restauruar më parë, kështuqë punimet origjinale të Vasarit nuk u prekën."
Eksperti Terry Garcia thotë se shpimi i këtyre vrimave ka sjellë prova të materialeve organike që përputhen me bojën e përdorur nga DaVinci, duke i bërë studiuesit të besojnë se afresku i humbur është aty.
Pyetja tani është: a do të dalë afresku në dritë pa lëvizur ose dëmtuar atë që qëndron përpara tij?
Zoti Smither thotë se do të duhet kohë dhe para për ta bërë punën siç duhet. Por ai shpreson se metoda e tij e difraksionit do të bëjë të mundur që të shohim përtej kryeveprave të tanishme që mund të fshehin punimin e humbur të njërit prej artistëve më të famshëm të botës.

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Në kërkim të afreskut të humbur të Leonardo DaVinçit
qenka shum i bukur afresku
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Londra hap ekspozitën më të madhe të Leonardo da Vinçit
» Zake Prelvukaj në kërkim të veprës së humbur në Muzeun e Kosovës
» Leonardo lavdëron Borriellon
» Xhokonda e Leonardo Da Vinçit me një binjake
» Leonardo: Doja të nënshkruar me Keirrison

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi