Londra hap ekspozitën më të madhe të Leonardo da Vinçit

Njëra prej ekspozitave më të mëdha me veprat e Leonardo da Vinçit do të hapet sot (e mërkurë) në Galerinë Kombëtare të Londrës. Ajo mban titullin ''Leonardo da Vinçi: piktori i kullës milaneze“. Galeria e Londrës ka njoftuar se me këtë po realizon skulpturën më gjithëpërfshirëse të mjeshtrit italian të renesancës, e veçantë për faktin se për herë të parë në një vend do të ekspozohen veprat më të njohura të këtij artisti.
Aty do të ekspozohen devetë piktura dhe pesëdhjetë vizatime në mesin e të cilëve janë edhe dy versione të ''Shenjtores në shkëmbinj. Për herë të parë këto dy vizatime ekspozohen bashkë, raporton AFP-ja.
Veprat që do të ekspozohen i takojnë periudhës 20-vjeçare sa ka kaluar Leonardo da Vinçi në Milan, në kështjellën e klientit të tij, duka i Milanit, Ludovik Sforzza, prej vitit 1482 deri më 1499. Në botë ekzistojnë vetëm 15 piktura të përfunduara të Da Vinçit për të cilat autorësia është e pakontestueshme. Vizatimet që do të ekspozohen fokusohen tek teknika që Da Vinçi e zhvilloi gjatë qëndrimit të tij në Milan në vitet ’80 dhe ’90 të shekullit XV. Pesë mijë bileta do të nxirren në shitje çdo ditë për këtë ekspozitë.
Galeria Kombëtare e Londrës ka përcaktuar vizita e secilit vizitor të zgjasë jo më shumë se gjysmë ore. Nuk lejohen që në galeri të hyjnë më shumë se 180 veta përnjëherësh. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 5 shkurt të 2012-s.

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Similar topics
» Xhokonda e Leonardo Da Vinçit me një binjake
» Misteri i Leonardo Da Vincit do te qendroje akoma per shume kohe mister
» Në ekspozitën për Çmimin “Muslim Mulliqi – 2012”, 27 pjesëmarrës
» Në kërkim të afreskut të humbur të Leonardo DaVinçit
» Londra, kryeqyteti i femrave obeze

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi