Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
30 truke të vegjël për të përmirësuar jetën në 100 ditë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
30 truke të vegjël për të përmirësuar jetën në 100 ditë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

30 truke të vegjël për të përmirësuar jetën në 100 ditë

2 posters

Shko poshtë

30 truke të vegjël për të përmirësuar jetën në 100 ditë Empty 30 truke të vegjël për të përmirësuar jetën në 100 ditë

Mesazh nga Emona Wed 25 Apr 2012 - 5:44

30 truke të vegjël për të përmirësuar jetën në 100 ditë ImagesPër njëqind ditët e ardhshme, mos harro që t’i japësh një lloj provokimi bisedave të tua telefonike.Zero zgjedhje drastike dhe sforcime mbinjerëzore. Por hapa të vegjël e të lehtë për të jetuar më mirë në të gjitha frontet. Të studiuara për ty nga një ekip ekspertësh. Sa herë thua se do të ndrrosh stil jetese, por ideja të tremb. Ja strategjia: mos e ndrysho, përmirësoje. Për këtë, mjaftojnë 100 ditë të mbushura me truke të vegjël. Kaq është koha që nevojitet për të përthithur ndryshimet e për t’i shndërruar në zakone. Hapat që duhen ndërmarrë? Ja ku i kemi grupuar. Mjafton t’i ndjekësh për njëqind ditët e ardhshme. Koha filloi.


Shtëpia

1. Një program bukurie

Le ta nisim nga banesa, sepse ai është vendi yt, ai që duhet të të ngjajë. Shihe si të ishte trupi yt: zbulo pikat e saj kritike që duhen “trajtuar”. Dhe pastaj cakto një takim të përjavshëm për t’ia kushtuar remise en forme të apartamentit tënd.

2. Lehtëso dollapin

Për 100 ditë, vendosi të gjitha rrobat që vesh në pjesën e djathtë të dollapit. Në fund, dhuroji të gjitha rrobat që do kenë mbetur në anën e majtë.

3. Jashtë kujtimet e këqija

Merr një kuti të madhe apo baule: do të të shërbejë për të futur të gjitha objektet negative, apo më mirë të themi, ato që të sjellin ndër mend gjëra të trishtuara të kohëve të shkuara. Kështu pastaj do të jetë e thjeshtë t’i eleminosh të gjitha.

Koha

4. Krijo një plan biznesi

Përgatit një tabelë si ato të ndërmarrjeve. Listo të gjitha objektivat që do arrish në 100 ditë. Pastaj ndaji në afate mujore apo javore. Duke fituar sfidat e vogla, do gjesh motivimin e duhur për të arritur qëllimin kryesor.

5. Relaks sa më i mirë

Vëri nga një notë të gjitha atyre që bën: çfarë të pëlqen më shumë dhe çfarë jo, bëj një listë të të gjitha gjërave me të cilat humbet kohën kot. Në fund fare, do kesh një panoramë të përgjithshme se si mund ta shijosh sa më mirë kohën e relaksit.

6. Top 5 në 24 orë

Në fund të një dite, zgjidh pesë gjërat më të rëndësishme që do bësh të nesërmen: është më mirë të përqëndrohesh në pak gjëra, sesa të merresh me lista të gjata punësh që vetëm sa të hallakatin dhe në fund nuk bën asgjë.

Paratë

7. Plani yt i shpenzimeve

Vendose paraprakisht se sa do doje të shpenzoje në njëqind ditët e ardhshme: ndaje shumën që mendon se duhet të shpenzosh në përqindje sipas shpenzimeve të përditshme (ushqim, zbavitje, sport…). Dhe pastaj, në fund të çdo jave, kontrollo nëse e ke respektuar planin e shpenzimeve.

8. Rregull në bankë

Përpiqu të vësh pak rregull në llogaritë bankare. Merr të dhëna mbi derdhjet e pagës, pagesat e faturave dhe informohu nëse ke apo jo overdraft të hapur. Nëse nuk ke për të bërë ndonjë blerje që t’ia vlejë, bën mirë ta mbyllësh sepse rriskon gjithmonë të tërheqësh e të shpenzosh lekët e rrogave të ardhshme. Dhe kjo ka interesa shumë të larta.

9. Zero shpërdorime

Duket si një gjë banale, por funksionon me të vërtetë: mos dil nga shtëpia me më shumë para sesa të duhen. Dhe lëre në shtëpi kartën e kreditit.

Shëndeti

10. Stop atyre që të bëjnë dëm

Çdonjëri prej nesh e di se nga i vjen e keqja: mund të jetë një tris paste, apo kafeja e katërt e ditës. Për njëqind ditë eliminoji të gjitha këto huqet e tua. Bëje si tip basti me vetveten, që mund të heqësh dorë për 100 ditë. Më pas, kur ta kapësh këtë kufi, mund të zbulosh se nuk do kesh më nevojë për këto lloj ushqimesh.

11. Pa mjegull

Fillo të evitosh edhe ushqimet e ëmbla: aty për aty, duket sikur të japin energji, por pak më vonë të mjegullojnë mendjen dhe të bëjnë me humor të keq.

12. Zgjo metabolizimin

Zëvendësoje kafenë me tre filxhanë çaji oolong, një lloj çaji gjysmë i fermentuar që jep një efekt pozitiv për rënien në peshë. Në fakt ka një veprim të dyfishtë: rrit metabolizmin dhe shpejtësinë e oksidimit të yndyrnave.

13. Prapë me ujin

Me siguri që nuk është aspak një gjë e re fakti se po të pish dy litra ujë në ditë, përveçse pastron dhe hidraton organizimin, ndalon edhe urinë. Me disa pika limoni, shton edhe më efekton pastrues. Një ide më shumë? Pije të freskët, pa akull, kjo do të të bëjë të dobësohesh: që ta sjellë ujin në temperaturën trupore, fiziku duhet të djegë 60 kalori.

14. Fitness i shkurtër

Më mirë pak minuta në ditë, por që t’i bëni me qejf: zgjidhni aktivitetin që i përshtatet stilit të jetesës. Mjafton dhe 15 minuta ecje e shpejtë, që jo vetëm do t’ju bëjë mirë për formën fizike por edhe për gjendjen shpirtërore

15. Medito 10 minuta në ditë

Studime të ndryshme shkencore tregojnë se njerëzit që meditojnë kanë një nivel më të lartë të shëndetit. Megjithëse meditimi nuk është kaq i thjeshtë, ka mjaft faqe në internet që ju ndihmojnë për ta bërë, përveç kurseve të jogës.


Puna

16. Të gabosh është e dobishme

Tashmë edhe amerikanët e kanë vënë re këtë fakt: falimenti është një rast për t’u rritur, aq sa kapitalistët e sotëm preferojnë të financojnë sipërmarrës të falimentuar pikërisht sepse kanë mësuar nga gabimet e veta. Dhe ç’lidhje ka kjo me ne? E përditshmja jonë është plot me gabime të mëdha e të vogla. Mësohu t’i shohësh si raste të mira për të ndrequr të tjera gjëra në të ardhmen e për t’u bërë më e fortë.

17. Kape çastin

Të gjithë kemi një moment të caktuar gjatë ditës kur funksionojmë më mirë, sepse kapaciteti krijues mund të jetë në maksimum. Zbuloje se cili është momenti yt dhe gjatë njëqind ditëve të arshme shfrytëzoje për vendimet e rëndësishme apo punët që kërkojnë më tepër përqëndrim.

18. Dil nga rrethi vicioz

Të shohësh tek vetja vetëm difektet apo rastet kur duket se fati nuk të buzëqesh, sjell mendime negative. Dhe mendimet negative janë paradhoma e rezultateve negative.

19. Imito kampionët

Imito filozofinë e kampionëve të mëdhenj dhe për 100 ditët e ardhshme fillo të vëresh sukseset e tua, edhe ato më të voglat. Diferenca mes kampionëve dhe njerëzve mediokër, është se të parët kanë një perceptim mjaft të fortë të të gjitha herëve kur kanë fituar, kurse të tjerët të herëve që janë mundur.

Partneri

20. Si ping pong

Çdo fundjavë bëj me të lojën e veprimeve të mira por dhe të gabimeve të javës. Sekreti: vëre theksin tek gjërat e tij të mira, kështu nuk do ndihet nën akuzë dhe do e shohësh se si do kujtohet vetë edhe për ato që ka bërë keq.

21. Mbrëmje vetëm

Vëri vetes detyrë që në 100 ditët e ardhshme, të kalosh së paku dhjetë mbrëmje vetëm. Kjo do të të shërbejë ty për të njohur vetveten. Por edhe atij për të ta ndjerë mungesën.

22. Seksi, rifillo nga zero

Ke njëqind ditë kohë për të filluar nga zero e për të arritur në majë. Zbavituni së bashku duke bërë një tabelë të marsheve erotikë: takimi i parë, vetëm flirt; i dyti, vetëm puthje; i treti, vetëm përkëdheli… kushedi se ku do arrini në ditën e njëqindtë.

23. Eros për së largu

Për njëqind ditët e ardhshme, mos harro që t’i japësh një lloj provokimi bisedave të tua telefonike. Nuk mjafton kaq? Ateherë nisi mesazhe me dy kuptime, me fjalë që i kuptoni vetëm ju të dy, në facebook apo në twitter. Do kesh ndjesinë sikur po bën seks në publik.

Miqtë

24. Rigjej ata të vërtetët

Të gjithë kemi miq që i lëmë pas dore për shkak se nuk kemi kohë dhe e gjejmë veten duke e kaluar kohën me njerëz me të cilët na lidh puna. Gabim: miqtë janë faktor thelbësor që të jemi mirë. Cakto së paku një mbrëmje në muaj për ta. Lajmëroi ca ditë përpara dhe ke për ta parë që do gjenden menjëherë në krahun tënd.

25. Mëso të thuash jo

Elemino të gjitha ftesat ku zakonisht shkon zemërthyer. Thjesht mos shko.

26. Limito rrjetet sociale

E përditëson faqen e faceboo-ut apo ndonjë tjetër të ngjashme shumë shpesh? Atëherë ka ardhur momenti të dizintoksikohesh. Fillo duke i vënë vetes detyrë ta mbash të mbyllur për një javë. Surprizë: do të zbulosh se shumë pak njerëz e kanë vënë re. Kur t’i rikthehesh edhe njëherë faqes, do ta kesh më të lehtë të mos merresh orë e çast me të.

27. Fuqizo lidhjet e reja

Për ta shndërruar një njohje në miqësi, mbështetu tek pesë faktorë: afrueshmëria, koha, gjërat e përbashkëta, kujdesi dhe zbavitja.

Lumturia

28. Letër për ty

Mendon gjithmonë për ato që do të bënin të lumtur. Dhe nuk shikon ato që ke. Ka një truk për t’ia dalë: dërgoji vetes në mbrëmje një email ku i tregon gjënë më të bukur të ditës. Kur ta hapësh postën sërish në mëngjes, kjo do të jetë kënaqësia e parë e ditës.

29. Gjëra të reja

Shtoji ditës zakone të vogla të reja: ndrro rrugën që ban zakonisht kur shkon në punë, barin ku pi çdo ditë kafen… Kështu forcohet ndjesia e zbulimit të gjërave të reja, që pastaj sjell kënaqësi.

30. Stërvit humorin

Fillo të mbash një ditar, ku përshkruan me nota humori edhe ngjarjet më banale të të përditshmes. Stërvitja e sensit të humorit është antidoda më e fortë ndaj trishtimit dhe një investim për lumturinë.(Mapo)

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

30 truke të vegjël për të përmirësuar jetën në 100 ditë Empty Re: 30 truke të vegjël për të përmirësuar jetën në 100 ditë

Mesazh nga Anakonda Sun 29 Apr 2012 - 1:15

qenkan keshilla praktike pse sthu ti
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi