Pensionistja suedeze, e ftuar gabimisht në një darkë me ministrin
2 posters
Faqja 1 e 1
Pensionistja suedeze, e ftuar gabimisht në një darkë me ministrin
Kur Margareta Winberg ka marrë një ftesë për të marrë pjesë në një darkë zyrtare nga ana e ministrit suedez të Mjedisit, Lena Ex, nuk mundi t’i besonte syve dhe natyrisht që nuk e la t’i shpetonte kjo mundësi për të marrë pjesë në darkë. Por për fat të keq në realitet destinacioni i letrës ishte për një tjetër Margareta Winberg, ish- ministrja e Bujqësisë. Por letra ka shkuar në posten e gabuar dhe këtë incident vetë Ex e ka cilësuar si ‘shumë zbavitëse’. Winberg është një pensioniste 67-vjeçare që jeton në Sundbyberg, komunë e zonës metropolitane të Stokholmit. Ajo tha për gazetat suedeze se edhe pse nuk ishte eksperte në fushën e mjedisit nuk nguroi të merrte pjesë në darkë. E veshur me pantallona të zeza dhe këmishë gruaja është paraqitur në darkë dhe u takua me ‘njerëz mjaft interesantë’, madje dhe me përfaqësues të OKB-së që i kishte parë vetëm në televizion duke marrë pjesë edhe në fotografinë e grupit./P.K/
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Pensionistja suedeze, e ftuar gabimisht në një darkë me ministrin
paska pas fat nga njera ane
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Një suedeze akuzohet se bënte seks me… skeletet
» Hogan: Ulrich më ka ftuar t’i bashkohem Metallicas
» Afërdita Dreshaj darkë romantike me të dashurin e ri
» Rusi, vrasin shoqen dhe e servirin për darkë
» Pastron gabimisht veprën e artit
» Hogan: Ulrich më ka ftuar t’i bashkohem Metallicas
» Afërdita Dreshaj darkë romantike me të dashurin e ri
» Rusi, vrasin shoqen dhe e servirin për darkë
» Pastron gabimisht veprën e artit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi