Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Optimizmi ul kolesterinën? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Optimizmi ul kolesterinën? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Optimizmi ul kolesterinën?

Shko poshtë

Optimizmi ul kolesterinën? Empty Optimizmi ul kolesterinën?

Mesazh nga Alberti Wed 13 Mar 2013 - 6:15

Optimizmi ul kolesterinën?

Personat që kanë qëndrim pozitiv ndaj jetës kanë nivel më të ulët të kolesterinës në gjak, pohojnë shkencëtarët.
Në hulumtimin e shkencëtarëve amerikanë kanë marrë pjesë 990 persona në moshën prej 40 deri 70 vjet. Ata kanë plotësuar anketën për llojin e qëndrimit ndaj jetës. Shkencëtarët nivelin e optimizmit e kanë matur në shkallen prej 6 deri 30.
Personat me nivel më të lartë të optimizmit kanë pasur nivel më të lartë të kolesterinës së mirë (HDL), i cili mbron shëndetin e zemrës dhe sistemin e qarkullimit të gjakut.
Për çdo 5 pikë niveli i kolesterinës së mirë në gjak është rritur për l miligram për l decilitër gjak. Optimistët po ashtu kanë pasur nivel më të ulët të triglicerideve në gjak, molekulave të yndyrave, të cilat mund të shkaktojnë fryrje të artereve dhe krijimin e mpiksjeve të gjakut.
Udhëheqësja e hulumtimit prof. Julia Boeh ka deklaruar se si "hulumtimi tregon që shëndeti ynë psikologjik ka ndikim të madh në shëndetin fizik", përcjell "Daily Mail". Optimizmi është qëndrim pozitiv ndaj të kuptuarit dhe vrojtimit të situatave të përditshme dhe jetës. Optimistët janë në gjendje që edhe situatat negative t'i shohin si diçka pozitive, respektivisht si diçka nga e cila mund të mësojnë diçka.
Shkencëtarët theksojnë që optimizmi është diçka që mund të adaptohet dhe ushtrohet, ngjashëm me shkathtësitë. E rëndësishme është që në shumicën e situatave të mbajmë qëndrim pozitiv sepse në këtë mënyrë reduktojmë nivelin e hormonit të stresit (kortizolit) në trup, për të cilin është dëshmuar që përshpejton krijimin e sëmundjeve të ndryshme.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi