Speciale/ 10 tipat më të zakonshëm në Facebook. Ju ku e gjeni veten?
2 posters
Faqja 1 e 1
Speciale/ 10 tipat më të zakonshëm në Facebook. Ju ku e gjeni veten?
Tiranë, NOA.al/ Lorena Xhazairi - Nuk ka asnjë person të ngjashëm me një tjetër. Kjo vlen edhe kur flasim për rreth një miliard njerëz. Por kur vjen puna në sjelljen që mbajmë në Facebook, vihen re ngjashmëri të çuditshme mes afro 1 miliard përdoruesve të rregullt të rrjetit social, të cilët harxhojnë shumë orë nga dita e tyre në këtë website. Studiuesit e sjelljes në këtë rrjet vënë re se janë krijuar “tipa” socialë në Fecabook dhe ka shumë pak individualitet. Kjo do të thotë se interneti po “zhbën” një element jo pak të rëndësishëm të jetës, individualitetin.
Psikologët kanë arritur të dallojnë 10 profile të ngjashme, rreth të cilit mund të grupohen gjithë përdoruesit e internetit. Lexojini dhe mendoni se në cilin “tip” mund ta gjeni veten.
Koleksionuesi i miqve
Nëse një përdorues i zakonshëm ka 150 miq, një koleksionues ka më shumë se 1000 të tillë. Vështirësia është ta kalosh shifrën 1000, më pas numrat shtohen vetë me njerëz që nuk i ke takuar dhe ka mundësi të mos i takosh kurrë. Si arrihet kjo gjë? E thjeshtë, mjafton të bëni “mik” kë ju del përpara. Dhe kur keni mbi 1000 miq, të tjerët afrohen kollaj.
Improvizuesi
Dallohet për nga numri i komenteve. Është një person që ka gjithmonë diçka për të komentuar, edhe pse në disa raste krejt pa vend. Ai ka aftësinë të hedhë çdo ditë apo orë një foto, një shprehje të veçantë, apo aplikacione nga më interesantet. Janë gjëra të zakonshme, ndonjë herë edhe banale, por që thuajse gjithmonë krijojnë reagime.
Vëzhguesi
Nuk e sheh kurrë në Facebook, përveç disa rasteve të rralla. Por më pas zbulon se ai di çdo gjë për të gjithë në Facebook. Ky është tipi i vëzhguesit, është aty, por nuk shihet. Admiron të shohë i fshehur statuset e miqve dhe të kontrollojë fotot e tyre për të rejat e fundit, sidomos ato të seksit të kundërt. Tek e fundit shumë të tillë mendojnë se Facebook është revista më e madhe gossip në botë.
Shëtitësi
Është mashkull, nën 30 vjeç dhe me një pozitë të mirë sociale dhe monetare. Ky tip adhuron të hedh foto nga udhëtimet. Është dëshira për t’i treguar miqve se ai nuk ka lënë vend të botës pa shkuar dhe lokal shik pa frekuentuar. Shkon në një vend, bën dy ose tre foto dhe ikën menjëherë për t’i hedhur në Facebook. Kjo është mënyra e tij për të na thënë ne që e shohim nga tavolinat ku punojmë gjithë ditën, se ai di ta shikojë jetën më mirë. Njerëz të tillë dikur shkonin dhe vendosnin flamurin në majën më të lartë të malit pikërisht për këtë gjë, sot nuk lodhen shumë është Facebook.
Lojtari
Këtë tip do ta kishim harruar sikur shpesh herë të mos na shfaqej emri i tij në Facebook në krah të ndonjë reklame loje. Dhe emri i tij shoqërohet gjithmonë me fjalët; Zynga, FarmVille ose Mafia Wars. Kjo gjë na kujton se është dikush në botë që po mbledh me shumë dashuri speca, qepë, domate, apo po ndërton me shumë mund një qytet. Ky tip përdoruesi i Facebook-ut ka një dashuri të lindur edhe për sondazhet dhe anketat që qarkullojnë në profilin e tij.
Neo-Mama
Thuhet se pas lindjes së fëmijës së parë çdo nënë e re ka dëshirë që t'u tregojë të tjerëve dashurinë që ka për fëmijën. Është diçka natyrale dhe shumë pozitive. Kjo gjë vjen e transferuar dhe në Facebook. Madje, kush më mirë sesa Facebook-u mund të përdoret për të treguar këtë gjë. Aty do të gjeni emocionet e para, fotot e para, peshoren e parë, dhëmbin e parë. Ndonjëherë mungon vetëm masa e pampers - bebilinave.
Moralizuesi
Ai flet për çdo gjë, që nga pagat e deputetëve, të drejtat e kafshëve, kriminaliteti dhe deri te martesat gay. Ky tip e sheh Facebook-un si një mundësi të mirë për të bërë moral dhe për të reflektuar mbi padrejtësitë e kësaj bote. Pak a shumë është njeriu që në gjimnaz shkonte në çdo protestë dhe u jep të drejtë të gjithëve, por, se cili është mendimi i tij askush nuk e di as sot. Megjithatë është i gatshëm t'i japë mend kujtdo.
Ekzistencialisti
E bukura e Facebook-ut është se mund të thuash kur të duash atë që do. Tek e fundit do të gjendet gjithmonë dikush që do të dëgjojë. Ekzistencialisti mundohet të hedhë në status çdo detaj nga jeta e tij. Janë statuse që ndonjë herë ju acarojnë; “Isha këtu... Jam atje... Sa bukur... U mërzita, etj.”. Tek e fundit kjo është dëshira e tij, që të tjerët të kuptojnë që ai ekziston. Dhe kështu dimë çdo gjë për të, çfarë bën, çfarë vesh, pi, ha, me kë del, kë ka të fejuar dhe me kë po flirton. Privatësia nuk është se i intereson shumë.
Miku dëgjues
Është dikush në listën e miqve tuaj që mund t’ua ketë sjellë në majë të hundës me videot. Ai e kalon gjithë ditën duke hedhur video dhe këngë të preferuara. Shpeshherë të njëjtën këngë për çdo ditë. Mos u mërzisni, derisa ai të heqë dorë nuk keni çfarë t'i bëni, veçse ta hiqni nga lista.
Hermetiku
“Nëse jo tani, kur...”, “Mezi po pres”, “Uau çfarë lajmi”... I kini parasysh këto statuse mbushur me plot “mister”. Ky është tipi i hermetikut në Facebook që nuk do t’i tregojë të gjitha. Në fakt atij nuk i intereson ajo që po bën, por do të shohë se kush nga miqtë e tij është i interesuar t'a marrë vesh. Truku është i thjeshtë, një frazë e nisur dhe tre pika që vazhdojnë për të ngjallur kuriozitet. Në fakt gjithmonë dikush e ha karremin dhe nis e pyet në inbox ose direkt në uall (mur). l.r/noa.al
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Speciale/ 10 tipat më të zakonshëm në Facebook. Ju ku e gjeni veten?
tek asnjoni sepse mu blloku fb,dhe jam rehat...
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Ku mendoni se me shum gjeni veten ...tek seriozet apo shakaxhinjt?
» Në Facebook, gjeni kush ka mbetur gjallë pas fatkeqësive
» Tipat enderrimtare jane me inteligjente
» Tipat Themelor Astrologjik/Numerologjik..
» Ja tipat qe me mire te rrini Larg .
» Në Facebook, gjeni kush ka mbetur gjallë pas fatkeqësive
» Tipat enderrimtare jane me inteligjente
» Tipat Themelor Astrologjik/Numerologjik..
» Ja tipat qe me mire te rrini Larg .
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi