Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shkrimtarë të mëdhenj që s’kanë marrë "Nobel". People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shkrimtarë të mëdhenj që s’kanë marrë "Nobel". People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkrimtarë të mëdhenj që s’kanë marrë "Nobel".

3 posters

Shko poshtë

Shkrimtarë të mëdhenj që s’kanë marrë "Nobel". Empty Shkrimtarë të mëdhenj që s’kanë marrë "Nobel".

Mesazh nga Єямєℓiиdå Wed 9 May 2012 - 1:37

Ne HIstorine e Letersise Boterore kane ndodhur edhe shaka te tilla, te cilat duhet t'i bejne me turp autoret e ketyre shkakave, ne kete rast anetaret e Akademise Suedeze te cmimit "Nobel".
Ja ç'ndodh:

Figurat më të ndritura të letërsisë që u është refuzuar çmimi i madh.
Nga Mark Twain, Tolstoy, Proust, Nabokov, Joyce e deri tek Borges.
Çmimi "Nobel" konsiderohet si nderimi më i madh që mund t’i bëhet një personi që ka kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme në një fushë të caktuar. Kur dëgjojmë emrin e një shkrimtari që ka shërbyer si gur themeli në letërsinë moderne duket si e pamundur të mendohet se ai është refuzuar me dhjetëra herë nga komiteti i i ndarjes së çmimit "Nobel".

1-Leon Tolstoy
1828-1910
Shembulli më madhështor i realizmit letrar në histori dhe një prej shkrimtarëve më të mëdhenj në kohërave. Dy veprat e tij të mëdha, “Lufta dhe paqja” dhe “Ana Karenina” do të kishin qenë mëse të mjaftueshme për t’i siguruar një shkrimtari çfarëdo kete çmim.

2 -James Joyce
1882-1941
Është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj irlandezë dhe botërorë. Ai është mjeshtër i rrymës së përroit të ndërgjegjes dhe praktikisht ka krijuar idenë moderne të krijimit spekulativ me veprën e tij finale “Zgjimi i Fineganëve”, e cila është thuajse e palexueshme. Ai e konsideron atë veprën e tij më të mirë, por në fakt nga kritika konsiderohet “Uliksi” dhe “Dublinasit”.

3-Mark Twain
1835-1910
Është një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të botës që është refuzuar dhjetë herë nga komiteti. Te dhjetë herët çmimi u ka shkuar autorëve të tjerë si Sully Prudhomme, Theodor Mommsen, Frederic Mistral, Rudyard Kipling, Selma Lagerlof etj.

4-Jorge Luis Borges
1899-1986
është menduar si kandidat i mundshëm për çmimin "Nobel" më shumë se njëherë, por komiteti i ndarjes së çmimit ka refuzuar për shkak të mbështetjes së këtij shkrimtari ndaj diktatorit Pinochet. Borges ka shkruar veprat më të mira surrealiste dhe ka fituar çmimin e parë “International Pulitzer”.

5-Henrik Ibsen
1826-1906
Është shkrimtari më i madh norvegjez dhe një prej shkrimtarëve të dramës moderne më të mirë në histori. Ai ka pasur shtatë mundësi për të fituar çmimin "Nobel" që në vitin 1901, kur filloi ndarja e tyre, por ai humbi për shkak të debatit mbi kërkesat që kishte lënë Alfred Nobel në testament. Ai donte që fituesit të kishin “idealizëm të lartë dhe të fuqishëm”, por komiteti mendonte se ai donte të thoshte “drejtim ideal”.


6- Robert Frost
1874-1963
Konsiderohet thuajse poeti më i madh amerikan i shekullit të 20-të. Ai ka fituar katër çmime "Pulitzer" për poezitë e tij, ka marrë 40 çmime nderi nga universitetet më të mëdha të botës, por s’ka fituar "Nobel". Çmimi i katër Pulitzer i shkoi Frost-it njëzet vjet para se të vdiste. Në ato 20 vjet, Komiteti nuk e mori në konsideratë.

7- Emile Zola
1840-1902
Është një tjetër rast i shkrimtarit të madh që s’ka fituar kurrë në jetën e tij çmimin "Nobel". Është një nga ato rastet, kur fitojnë shkrimtarë që për publikun nuk janë dhe aq të njohur, por shkrimtari i madh duket sikur përçmohet nga komiteti i shpërndarjes së çmimeve. Ai ka shkruar mbi 30 romane dhe ka pasur dy herë mundësi për të marrë çmimin, por asnjëherë s’e ka marrë.

8-Vladimir Nabokov
1899-1977
Është i mirënjohur për romanin e tij “Lolita”. Ai ka shkruar shumë vepra të tjera të rëndësishme, kritika, përkthime dhe poezi. Ai u nominua në vitin 1974, së bashku me Graham Greene dhe nuk arriti ta fitonte atë. Çmimin e fitoi suedezi Eyvind Johnson me Harry Martinson, të dy anëtarë të komitetit të çmimit Nobel në atë kohë.


9-Marcel Proust
1871-1922
Marsel Proust është autori i veprës më monumentale të shekullit të 20-të, “Në kërkim të kohës së humbur”, nga e cila eshte botuar edhe ne shqip pjesa e pare e tij "Kur dashuronte Suani". Është një roman me shtatë volume që shfaq një prej shembujve të parë, në mos të parin të "përroit të ndërgjegjes". Nga kritika serioze letrare, konsiderohet nder shkrimtaret me te medhenj te shek XX. Por komiteti i ndarjes së çmimit Nobel vendosi t’ia jepte këtë çmim në vitin 1920 norvegjezit Knut Hamsun dhe jo atij.

10-W. H. Auden
1907-1973
W.H. Auden është një prej poetëve më të mëdhenj në histori. Ai ka fituar çmimin Pulitzer, “National Book Aëard” dhe ka influencuar në një numër të madh poetësh që kanë ardhur pas tij. Mendohet se komiteti i çmimit Nobel ka refuzuar t’i japë atij nj çmim për arsye se ai kishte bërë gabime në përkthimin e një libri të Dag Hammarskjold, fitues i çmimit Nobel dhe pse kishte sugjeruar se ky autor ishte homoseksual.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrimtarë të mëdhenj që s’kanë marrë "Nobel". Empty Re: Shkrimtarë të mëdhenj që s’kanë marrë "Nobel".

Mesazh nga T_o_n_i Wed 9 May 2012 - 1:41

interesant qe skan marr nobel ...pasi vertet jan perla te letrave
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 18036
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrimtarë të mëdhenj që s’kanë marrë "Nobel". Empty Re: Shkrimtarë të mëdhenj që s’kanë marrë "Nobel".

Mesazh nga Anakonda Wed 9 May 2012 - 18:28

PUN E MADHE SE CA OSHT KY CMIMI NOBEL;SIKUR ESHT BOTA VETE
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrimtarë të mëdhenj që s’kanë marrë "Nobel". Empty Re: Shkrimtarë të mëdhenj që s’kanë marrë "Nobel".

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi