Pyjet e Guatemalës zbulojnë kalendarin më të vjetër Maya
2 posters
Faqja 1 e 1
Pyjet e Guatemalës zbulojnë kalendarin më të vjetër Maya
Llogaritje astrologjike të cikleve kalendarike, por edhe disa piktura që i përkasin periudhës klasike të qytetërimit të lashtëGërmimet arkeologjike në vendin e quajtur Xultzn, në Guatemalë kanë zbuluar llogaritje të ndryshme në muret e një strukture, e cila mendohet të jetë përdorur ndoshta nga një “shkrues”. Numrat, ciklet hënorë dhe të planetëve të tjerë vënë në dukje historinë e shumë shekujve më parë të një qytetërimi të lashtë i cili e ka shtrirë ndikimin deri në ditët tona. Gjithashtu, janë gjetur edhe disa piktura të rralla. Maya përbëjnë një qytetërim kompleks dhe shumë të ditur, të cilët dominuan pjesën më të madhe të Amerikën Qendrore. Tokat e tyre shtrihen deri në Meksikën Juglindore, Belize, Guatemala, El Salvador dhe Honduras. Epoka e kësaj shoqërie të sofistikuar u shtri për më shumë se 3.000 vjet e ndarë në tri periudha të veçanta: periudha para klasike e cila varionte nga vitet 2000 para Krishtit deri në vitin 250 pas Krishtit; periudha klasike, nga 250 pas Krishtit në 900 pas Krishtit, dhe Post-klasike, nga rreth 900 pas Krishtit deri në 1500.
Fisi i majave kishte në mesin e vet njerëz shumë të aftë dhe të zgjuar, që e njihnin shumë mirë qiellin dhe fenomenet e tij, ishin ekspertë të astronomisë dhe zotër të kohës, duke u përpjekur të gjenin harmoninë mes jetës njerëzore dhe jetës së universit, filozofi të cilën e kanë filtruar më së miri në kalendarin e tyre të shenjtë dhe shumë të famshëm për të parathënat e veta. Megjithatë, dëshmitë e shkruara të aftësive të tyre të mahnitshme në vëzhgimin e dukurive astronomike ishin shumë të pakta, por tani nga Xultzn, i cili konsiderohet si sajt arkeologjik, në rajonin e Peten, Guatemalë, del në pah një kalendar i ri astronomik që i përket disa shekujve më parë nga koha e kodeve të njohur prej studiuesve, të cilët i përkasin periudhës post-klasike.
Në muret e një dhome, pjesë e një kompleksi të madh banimi, në mes të pyllit, janë gjetur hieroglife të fiseve Maya, të cilat i përkasin shekullit të nëntë dhe që përfshijnë llogaritje numerike, ciklet hënorë dhe të planetëve të tjera, duke paraprirë në kohë kodet e njohur deri më tani nga ana e studiuesve, si dhe disa piktura të rralla me ngjyra, të cilat përshkruajnë figura njerëzore, me veshje të zbukuruara.
William Saturno, një arkeolog në Universitetin e Bostonit, së bashku me kolegët e tij, disa prej të cilëve ndër ekspertët kryesorë të qytetërimit të lashtë të Amerikës Qendrore kanë rrëfyer në revistat “Shkenca” dhe “National Geographic” sa i përket thesareve të gjetur nga gërmimet në strukturën e zbuluar në vitin 2010, në një vend me bimësi të dendur. Një student e zbuloi atë banesë fare rastësisht, teksa ishte duke vizituar sajtin arkeologjik.
Në momentin kur u zbulua, pjesa më e madhe e ndërtesës ishte në gjendje të keqe, por ishin të dukshme në mure disa qindra hieroglife me ngjyrë të zezë dhe të kuqe si dhe disa piktura murale. Sipas hipotezës së studiuesve, dhoma mund të ketë shërbyer si një lloj zyre apo një hapësirë pune për ndonjë të ashtuquajtur “shkrues” (ekuivalent i kronikanit të kohëve më të vona) pasi u vunë re llogaritje të mbajtura me një rregullsi të pazakontë, të cilat përshkruajnë cikle të ndryshme kalendarike të koduara nga Maya, si kalendari ceremonial i Mayave, me 260 ditë; kalendari diellor me 365 ditë; ai i planetit Venus me 584 ditë, dhe i Marsit me 780 ditë.
Arkeologu William Saturno, i cili udhëhoqi studimin dhe gërmimet, tha: “Për herë të parë ne kemi mundësi të shohim se cilat mund të jenë të dhënat aktuale të mbajtura nga një “shkrues”, i cili ishte personi që zyrtarisht mbante shënimet për gjithçka që kishte të bënte me komunitetin.
Shkencëtarët kanë zbuluar shifra të shkruara në mur, i cili është përdorur si një dërrasë e zezë e madhe, si vija dhe pika që përfaqësojnë numra në kolonë, simbole të përdorura rëndom nga qytetërimi i lashtë. ”Nuk kemi parë ndonjë gjë të tillë deri tani, përveçse në Kodeksin e Drezdenit, shumë shekuj më vonë”, – tha David Stuart, bashkautor i studimit, i cili është marrë me deshifrimin e ‘glifeve’, simbolet karakteristike të shkrimit Maya. Këto llogaritje tregojnë një shkallë të lartë të përpunimit dhe të saktësisë, të ngjashme me kodet që janë zbuluar shumë më vonë .
Duket se në muret e shtëpisë së zbuluar në Xultzn janë gjetur së bashku të gjitha ciklet astronomike që nga Maya konsiderohen të rëndësishme.
Pavarësisht besimeve popullore dhe legjendave të krijuara, nuk ka asnjë fakt apo të dhënë në kalendarin Maya se bota do të përmbyset në vitin 2012, bëhet fjalë vetëm për përfundimin e një cikli, nga ata të shumtët të llogaritur nga fiset Maya
Zbulimi dokumenton vazhdimësinë e një metode përllogaritjesh dhe vëzhgimi të dukurive të natyrës, më të vjetër se sa mendohej deri më tani, me ndryshime të vogla krahasuar me kodet që kanë ardhur deri në ditët tona, por nga periudha shumë më të vonshme. “Për shembull, ka disa shifra të cilat edhe pse me diferenca të vogla, përkojnë me përllogaritjet e ciklit kalendarik të Marsit, të raportuara deri tani vetëm nga Kodeksi i Drezdenit, i cili është edhe dokumenti më i plotë dhe libri Maya i ruajtur më mirë.
Sipas studiuesve, është e pazakontë që zbulimet më të fundit në Xultzn të ekzistojnë ende. Shkrime të tilla dhe vepra arti mbi mure është shumë e vështirë të ruhen mirë, sidomos në një shtëpi të varrosur vetëm një metër nën sipërfaqe. “Gjëja më emocionuese është se ne tani shohim se Maya i kishin bërë llogaritjet e tyre, dhe në vende të tjera përveçse librave, qindra vjet përpara se ato të regjistroheshin nëpër kodekset e famshëm”, – shprehen të entuziazmuar studiuesit.(g.sh)

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Pyjet e Guatemalës zbulojnë kalendarin më të vjetër Maya
lloj-lloj zbulimesh po dalin koheve te fundit....
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Fundi i Botës 2012, Maya dhe kalendarin e tyre?
» Seks në kishë për të shpëtuar pyjet
» Alarmi: Pyjet po zhduken, ne Toke do na zihet fryma
» Digjen pyjet në Dukagjin, banorët: Asnjë ndihmë nga qeveria
» Horoskopi Maya

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi