Tregtia, aktiviteti më i pëlqyer i kosovarëve
2 posters
Faqja 1 e 1
Tregtia, aktiviteti më i pëlqyer i kosovarëve
Kosovarët vazhdojnë të preferojnë të merren me aktivitete tregtare. Çdo e treta ndërmarrje e regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve merret me tregti. Një tendencë e tillë është parë edhe këtë vit. Një e treta e aktiviteteve të reja tregtare të regjistruara , vetëm në këtë fillimit, janë ato që merren me tregti me shumicë dhe pakicë.
“Aktiviteti ekonomik më i preferuar edhe gjatë këtij tremujori është tregtia, me 836 ndërmarrje të reja, apo 32.9 për qind e totalit të ndërmarrjeve të reja të regjistruara këtë fillimvit”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave.
Berat Rukiqi, nga Oda Ekonomike, thotë se ky aktivitet ekonomik u është përshtatur karakteristikave e kushteve ekonomike që ofron Kosova. Por, sipas tij, kjo tendencë e regjistrimit të bizneseve të reja me shumicë tregtare duhet ndryshuar.
Sipas tij, Qeveria duhet ndryshuar politikat duke stimuluar sektorët e tjerë të aktiviteteve ekonomike. “Duhet të tentohet të fillohet një diskriminim pozitiv për aktivitete të tjera ekonomike. Sidomos në aktivitete në fushën e shërbimeve, bujqësisë dhe prodhimeve”, thotë Rukiqi.
Ttë dhënat zyrtare, tregojnë se çdo vit në Kosovë regjistrohen rreth 3 mijë ndërmarrje të reja që merren me tregti me shumicë dhe pakicë, shkruan Koha Ditore.
Të dhënat e Agjencisë së Statistikave tregojnë për rritje të bizneseve të reja. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2012 janë regjistruar 2543 ndërmarrje të reja, ndërsa në tre muajt e fundit vitit të kaluar janë regjistruar 1799 ndërmarrje të reja, apo një diferencë prej 744 ndërmarrje, apo 41.4 për qind më shumë. /Telegrafi/

LaDescarada- Princeshë
- Postime : 11767
Gjinia :
Anëtarësuar : 29/12/2009
Re: Tregtia, aktiviteti më i pëlqyer i kosovarëve
te pakten me an te tregtise e fitoni dicka dhe arrini ta kaloni krizen(qe ka kapur pothuajse plotesisht europen lindore)
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Depilimi, aktiviteti më i urryer për femrat
» Fotoja ime e pelqyer per sot
» Kush ju ka zhgenjyer dhe ju ka pelqyer me shum ne Forum ?
» Bregdeti shqiptar, destinacioni i kosovarëve
» Zgjedhjet në Kosovë: kanë votuar 47,80% e kosovarëve

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi