Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Zgjedhjet në Kosovë: kanë votuar 47,80% e kosovarëve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Zgjedhjet në Kosovë: kanë votuar 47,80% e kosovarëve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zgjedhjet në Kosovë: kanë votuar 47,80% e kosovarëve

Shko poshtë

Zgjedhjet në Kosovë: kanë votuar 47,80% e kosovarëve Empty Zgjedhjet në Kosovë: kanë votuar 47,80% e kosovarëve

Mesazh nga WebMaster Tue 14 Dec 2010 - 14:23

Prishtinë 12 dhjetor 2010 - Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, informoi në orët e mbrëmjes së sotme se pjesëmarrja në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë ishte 47,80%, ndërsa procesi ishte i rregullt dhe nuk ka pasur parregullime serioze. Kryetarja Daka deklaroi se në votime morën pjesë 770 mijë votues. Pjesëmarrja më e lartë u vu re në kryeqytetin Prishtinë me 55,2%, në Prizren me 44,33%, në Deçan me 43,43%, në Gjakovë me 40,30%.
Sipas saj vetëm nesër do të ketë një rezultat paraprak të votimeve.

Zgjedhjet në Kosovë janë monitoruar nga Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim. Më shumë se 5.000 vëzhgues janë të angazhuar në të gjitha vendvotimet në Kosovë, në mënyrë që të sigurojnë zgjedhje të lira dhe të drejta. Demokracia në Veprim ka njoftuar vendvotimet janë hapur, përkundër vonesave në disa vendvotime si pasojë e vonesave të materialeve të ndjeshme. “Vëzhguesit tanë kanë vërejtur se në disa vendvotime nuk kanë funksionuar llambat ultra-vjollcë për shkak të cilësisë së dobët të tyre. Në disa vendvotime procesi i votimit është ndërprerë për disa minuta derisa këto llamba janë zëvendësuar”, thuhet në një njoftim.

Gjenerali Erhard Bühler, Komandant i KFOR-it, sot pas mbylljes së vendvotimeve, vlerësoi ditën e zgjedhjeve në përgjithësi si të suksesshme për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.
"Situata në ditën e zgjedhjeve në Kosovë në përgjithësi ishte e qetë dhe stabile dhe nuk është raportuar ndonjë dhunë e rëndësishme. Nuk kishte asnjë shqetësim apo çrregullim të madh publik. Në parim, gjendja e sigurisë ishte nën kontroll të Policisë së Kosovës, që u mbështet nga policia e EULEX-it", tha ai pas mbylljes së vendvotimeve nga zyra për informim e KFOR.
"Një numër i madh i ushtarëve të KFOR-it ishte dhe ende është në gatishmëri dhe i përkushtuar që të mbështesë forcat policore, nëse kërkohet”, shtoi Bühler. Ai vlerësoi se dita në përgjithësi ishte një sukses dhe progres për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.
"Por dënohet dëmtimi i qëllimshëm i shtëpisë sonë të Ekipit për Ndërlidhje dhe Monitorim në Zubin Potok dhe është e qartë se ky krim është kryer për të frikësuar votuesit", tha Bühler. Ai bëri të ditur se pas procesit të kujdesshëm të planifikimit, së bashku me Policinë e EULEX-it dhe PK-në, KFOR-i ka rreshtuar 1.140 ushtarë në vende të ndryshme për të ndihmuar në normalitetin e votimit.
Pjesëtarët e KFOR-it në përgjithësi kishin shtuar dukshmërinë e tyre në ditën e zgjedhjeve. Shtabi i Përgjithshëm në Prishtinë dhe në Grupet Shumëkombëshe Luftuese kanë qenë dhe janë me efektiv të plotë në monitorimin e çdo situate në zona të ndryshme të përgjegjësisë dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme, nëse kërkohet.

"Këto zgjedhje janë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës", tha gjatë ditës së sotme edhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Pieter Feith. "Përmes votimit ju do të vendosni për fatin tuaj gjatë katër vjetëve të ardhshme. Natyrisht është me rëndësi që këto zgjedhje të jenë të rregullta, pasi kjo do të ketë ndikim shumë pozitiv në imazhin ndërkombëtar të Kosovës", theksoi Feith në qendrën e votimit në shkollën "Sami Frashëri", në Prishtinë. Feith ka vizituar sot disa qendra votimi në Prishtinë, Skënderaj, Prilluzhë dhe Ranillug, ku ka përshëndetur komisionerët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet në Kosovë: kanë votuar 47,80% e kosovarëve Empty Re: Zgjedhjet në Kosovë: kanë votuar 47,80% e kosovarëve

Mesazh nga Vizitor Tue 14 Dec 2010 - 14:53

E gjithe bota bene cudira, por cudirat Shqiptare jane me te vertete nga me te cuditshmet!!!

As qesh, as qan!!!

Jo cudi, po cmenduri!!!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi