Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Promovohet CD-ja me audio-regjistrimet e para të muzikës shqiptare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Promovohet CD-ja me audio-regjistrimet e para të muzikës shqiptare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Promovohet CD-ja me audio-regjistrimet e para të muzikës shqiptare

2 posters

Shko poshtë

 Promovohet CD-ja me audio-regjistrimet e para të muzikës shqiptare Empty Promovohet CD-ja me audio-regjistrimet e para të muzikës shqiptare

Mesazh nga Emona Mon 21 May 2012 - 6:11

 Promovohet CD-ja me audio-regjistrimet e para të muzikës shqiptare F1_21cdja1337588676Prishtinë, 21 maj - Paul Treger, një shekull më parë kishte eksploruar literaturën ballkanike, për të vërejtur se për shqiptarët ishte shkruar shumë pak. Treger, i cili ka qenë i biri i sekretarit të Shoqatës së Berlinit për antropologji, histori të vjetër dhe mitologji. Nga viti 1899 deri më 1903, ai do të vizitonte katër herë Shqipërinë, për të realizuar audio- regjistrime të këngëve, ninullave e instrumentaleve shqiptare. Materialet do të ruheshin në Muzeun Etnologjik të Berlinit. Disa nga audio-regjistrimet e realizuara një shekull më parë, të gërshetuara me disa që janë realizuar më 1957 në ekspeditën e parë shqiptaro-gjermane në Shqipëri, iniciuar nga Ernst Stockmann, janë përmbledhur në një CD. Studiuesi shqiptar Ardian Ahmedaja - i cili punon në Institutin për Studimin e Muzikës Popullore pranë Fakultetit të Arteve në Vjenë - ka përzgjedhur për botim tridhjetë e tri prej tyre, që janë realizuar në Shkodër dhe Mirditë. CD-në e ka përuruar edhe në Kosovë, në një tribunë muzikologjie të mbajtur të dielën nën ombrellën e “Remusicas”.

Ahmedaja ka folur për historikun e audio-regjistrimeve të para të muzikës shqiptare dhe mënyrën si e ka realizuar projektin që e ka titulluar “Discover Albania” (Zbuloje Shqipërinë).

“Incizimet që Treger i ka bërë në vitin 1903 ai i ka çuar në Muzeun Etnologjik të Berlinit, gjatë Luftës së Dytë Botërore janë dërguar në Rusi. Prej vitit 1991 janë kthyer prapë në Berlin. Arkivi zanor i Berlinit është arkivi i dytë më i mirë në botë, pas atij të Vjenës.

Në vitin 1991 nisi një projekt për t’i digjitalizuar”, ka shpjeguar Ahmedaja.

Ai ka shtuar se CD-ja që u përurua në Prishtinë, po ashtu përmban materiale zanore të viti 1957, që kanë burimin nga ekspedita e parë shkencore në Shqipëri, që quhej ekspedita shqiptaro-gjermane, e cila ishte iniciuar nga Ernst Stockmann, i cili ka qenë president i Këshillit Ndërkombëtar për Muzikë Tradicionale.

Por deri në vitin 2008 Ahmedaja nuk do të fitonte rast për të bërë përmbledhjen dhe botimin në CD të këtyre materialeve.

“Në vitin 2008 nga Bashkimi Europian u shpall një konkurs për të bërë një CD me regjistrime nga arkiva zanore në Europë. Unë konkurrova me projektin për një CD ku kisha këto incizime”, ka shpjeguar Ahmedaja.

Por kusht i këtij konkursi ka qenë që CD-ja të mos shitet.

“Janë bërë një mijë ekzemplarë dhe shumicën prej tyre i kemi shpërndarë në Shqipëri. Do të shikojmë mundësinë për ribotim”, ka thënë ai.

Kompozitori Zeqirja Ballata, duke folur për përmbajtjen e CD-së, ka thënë se shumica e këngëve janë historike dhe lirike.

“Të gjithë këto kolegu Ardian i ka përpiluar dhe i ka shoqëruar edhe me tekst shumë analitik, me shumë detaje. Është kënaqësi që kemi rastin edhe t’i dëgjojmë”, ka thënë Ballata.

Rafet Rudi, drejtor i “Remusicas”, ka thënë se përurimi i CD-së me audio-regjistrimet e vjetra shqiptare, ka përkuar me përvjetorin e 100-të të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar.

“Në kuadër të shënimit të përvjetorit të shtetit shqiptar, edhe ‘Remusica’ do të kontribuojë me diçka dhe kjo tribunë i kushtohet këtij përvjetori. Për vete më impresionon botimi i kësaj CD-je”, ka thënë Rudi.

Rudi ka shprehur dëshirën që botimet e tilla të jenë më pranë studiuesve.

“Do të doja që të ketë më shumë mundësi të qasjes në publikimet e dorës së parë për kulturën kombëtare”, ka thënë ai.


Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Promovohet CD-ja me audio-regjistrimet e para të muzikës shqiptare Empty Re: Promovohet CD-ja me audio-regjistrimet e para të muzikës shqiptare

Mesazh nga Anakonda Wed 30 May 2012 - 18:29

duket interesante....
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi