Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Definimi i njeriut të përkryer sipas shkollave të ndryshme People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Definimi i njeriut të përkryer sipas shkollave të ndryshme People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Definimi i njeriut të përkryer sipas shkollave të ndryshme

2 posters

Shko poshtë

 Definimi i njeriut të përkryer sipas shkollave të ndryshme Empty Definimi i njeriut të përkryer sipas shkollave të ndryshme

Mesazh nga Emona Sun 27 May 2012 - 0:28

Ekzistojnë shumë shkolla të ndryshme që janë munduar të shpjegojnë kuptimin e njeriut të përkryer, çdonjëri në mënyrën e vet. Sipas këtyre ideologjive “morali” nuk ka të bëjë fare me diturinë por me shkencën dhe nuk është diçka që ekziston sipas natyrës ekzistuese, por është diçka që duhet të ekzistojë me statusin “duhet të ekzistojë”.

Morali është diçka që njeriu duhet ta zotërojë si tërësi e kualiteteve dhe ai që ka këto kualitete mund të arrijë shkallën më të lartë të njerizimit – të bërit njeri. Ose me fjalë tjera, njeriu i përkryer është ai i cili përmbledh të gjitha këto kualitete.


1- Shkolla e mendjes (arsyjes)

Një prej filozofëve të mëhershëm, në mesin e tyre edhe filozofët tanë që e ka marrë këtë pikëpamje si bazë, është edhe dijetari Ebu Ali Sina. Sipas tyre, njeriu i përkryer do të thotë njeri i urtë që zotëron dije dhe mençuri; ose thënë ndryshe, përkryerja ka të bëjë me diturinë dhe urtësinë. Çka nënkuptonin ata me “urtësi”? A ka të bëjë me kuptimin e ditëve të sodit që ka dituria? - Jo. Me urtësi ata nënkuptojnë komentimin e drejtë dhe të përgjithshëm të çdo gjëje që ekziston dhe që na rrethon; e kjo ndryshon prej kuptimit të vërtetë të diturisë.

Për të kuptuar më mirë këtë, të provojmë që të shpjegojmë shkurtimisht dallimin në mes të diturisë dhe filozofisë:Të marrim për shembull një person që dëshiron ta njoh qytetin e Teheranit dhe të marrë dituri në lidhje më këtë qytet. Për këtë person mund t’i japim dy lloj informatash në lidhje me qytetin:

1- Në mënyrë shkurt dhe të përgjithshme, por që është esenciale për qytetin;

2- Pjesërisht, por në detaje dhe të qartë.

Në mënyrën e parë të dhënies së diturisë do t’i tregojmë për shembull, për hartën e Teheranit nga ana e një inxhinieri që punon në Kuvendin e Komunës. Nëse prej një njeriu të tillë kërkohet që ta vizatojë hartën e Teheranit, ai menjëherë do të vizatojë në një copë letër kufijtë e qytetit, ndarjen sipas pjesëve të qytetit, rrugët kryesore, sheshet, parqet etj.

Në këtë mënyrë jeni të njoftuar në mënyrë të përgjithshme me qytetin e Teheranit. Mirëpo, në këtë hartë nuk mund të tregojë me saktësi vendin e shtëpisë ku banoni.

Në mënyrën e dytë të informimit të pjesshëm por në detaje,kemi të bëjmë me një person tjetër që mund të na i japë këto informata. Ky person ndoshta nuk di t'i numërojë të gjitha rrugët kryesore ose sheshet, ndoshta edhe shumicës prej tyre nuk ua di as emrat dhe vendet e tyre, por për disa pjesë të qytetit i di të gjitha detajet; për shembull emrat e rrugëve, rrugicave, shkurtesave, daljet e rrugëve ku të shpijnë, numrat e shtëpive, shitoreve, ngjyrat e dyerve të ndonjë shtëpie, e tjera.

Atëherë, po vijmë në konkluzion se ai që e di tërë qytetin në mënyrë të përgjithshme, nuk i di detajet e pjesëve të qytetit, ndërsa ai që i di detajet e një pjesë të qytetit nuk e di në mënyrë të përgjithshme tërë qytetin.Ai që merret me filozofi është njëjtë sikur personi i parë. Filozof thuhet për personin që mundohet të kuptojë dhe të njohë ekzistencën në mënyrë të përgjithshme. Qëllimi i tij është të kuptuarit e fillimit dhe të fundit të botës rrethuese, fazat e saja evolutive, të zbulojë rregullat që vlejnë për natyrën e saj.

Ai interesohet vetëm për rregullat e përgjithshme, nuk i interesojnë detajet, për shembull dituria për një shtazë, një bimë, gurrë apo për diellin. Në pikëpamjen e filozofit “urtësia” nënkupton rregullat e përgjithshme që vlejnë në univers.

Ai mundohet të bëjë përmbledhjen e tërë universit në mendjen e tij dhe të bëjë kufizimin e saj në një plan të vetëm; por përmbajtja e këtij portreti të formuar në mendjen e tij është e padefinuar dhe e panjohur – është vetëm teorike. Sipas tyre përkryerja e njeriut ka të bëjë me reflektimin e kufizimit të universit në mendjen e njeriut. Në këtë drejtim, filozofët e vjetër kanë komentuar në këtë mënyrë: “Mendja (arsyeja) e njeriut duhet t'i përshtatet mendjes (arsyes) së universit. Në këtë mënyrë esenca e njeriut bashkohet me esencën e universit dhe bëhet një univers i vetëm - në kuptimin e mendjes.”.

Sikur që ka thënë poeti:
“Ai që e merr hisen e vet prej diturisë
Bëhet një botë në vete, një botë e vogël”

Pra, sipas filozofëve, njeriu i përkryer është njeriu që e ka të zhvilluar mendjen në atë shkallë sa që ka arritur përkryerjen. Kjo mendje e përkryer qenka ajo mendje që në vete përmban të gjitha dimensionet dhe kufizimet e formuara të universit. Kjo formë dhe imagjinatë paraqitet në ndërgjegjen e tij përmes metodës së deduksionit dhe të të menduarit. Pra, duke përdorur mendjen dhe duke menduar përfshin tërë qenien e universit. Por, filozofët nuk mbesin me kaq.

Ata shkojnë më tutje dhe thonë se urtësia ndahet në dy pjesë:

1. Urtësia teorike, ose dituria teorike; ka të bëjë me atë që shpjeguam deri më tani, dhe

2. Urtësia praktike, ose dituria praktike; me këtë synohet që me forcën e mendjes njeriu të mund të sundojë me ekzistencën. Më tutje filozofët e paraqesin edhe këtë përfundim: Mbasi që ta reflektojmë realitetin e universit në mendjen tonë përmes urtësisë teorike dhe të përfshijmë kuptimin e universit përmes fuqisë së mendimit, njeriu do të arrijë deri te njeriu i përkryer duke i nënshtruar të gjitha forcat dhe dëshirat ndaj mendjes.
Me fjalë të tjera, kjo shkollë është shkolla e mendimit dhe e diturisë së përgjithshme.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Definimi i njeriut të përkryer sipas shkollave të ndryshme Empty Re: Definimi i njeriut të përkryer sipas shkollave të ndryshme

Mesazh nga Anakonda Mon 28 May 2012 - 0:22

Nuk ka nevoj te gjesh nje njeri perfekt per te kaluar jeten me te;por beje te till qe te jet perfekt.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi