Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Njeriu krijesë e përkryer!  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Njeriu krijesë e përkryer!  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njeriu krijesë e përkryer!

2 posters

Shko poshtë

Njeriu krijesë e përkryer!  Empty Njeriu krijesë e përkryer!

Mesazh nga Darius Wed 16 Nov 2011 - 22:05

• Kur dola nga burgu dhe u nisa drejt portës së lirisë, e dija se: nëse nuk do të lija pas urrejtjen dhe helmin...
edhe jashtë burgut do të isha përsëri i burgosur..!

• Njerëzit thonë se e duan shiun, por kur bie shi hapin çadrat.
Njerëzit thonë që e duan diellin, por kur ka diell kërkojnë hije.
Njerëzit thonë që e duan erën, por kur fryn era mbyllin dritaret.

Prandaj unë vetëm buzëqesh teksa i dëgjoj të më thonë që më duan.


• Njeriu është i madh vetëm atëhere kur e kupton që është shumë i vogël.

• Njeriu i madh e tregon madhështinë e tij në mënyrën se si sillet me njerëzit e vegjël!

• Mësuesi mediokër - tregon
Mësuesi i mirë - shpjegon
Mësuesi më i mirë - demostron
Mësuesi i shquar - frymëzon.

• Dysho më pak,
shpreso më shumë,
Ha më pak, përtyp më shumë,
rri më pak, merr frymë më shumë,
flit më pak, shpreh më shumë,
urrej më pak, duaj më shumë
dhe gjithë të mirat do të jenë tuat.

• Ta mprehim sharrën për çdo ditë:
- fizikisht, duke e mbajtur trupin tonë në formë;
- intelektualisht, duke mësuar vazhdimisht;
- emocionalisht, duke e kultivuar durimin, ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë personale; dhe
- shpirtërisht, duke u lutur dhe medituar.

• Nëse ia ke mbushur mendjen vetes se gjithë te këqijat i ke prej te tjerëve, u ke vene vulën e përjetësisë këtyre te këqijave, sepse te tjerët nuk i ke ne dore. Por nëse ia faturon vetes tende nje pjese te përgjegjësisë, ky është fillimi i shpëtimit. Mesa duket, je ne gjendje ta ndryshosh veten.

• Secili është i shqetësuar për ndalimin e terrorizmit. Mirë pra, ka një shteg tepër të shkurtër: "Ndaloni se marri pjese ne 'te"

• Kur lexon për herë të parë një libër të mirë,
sikur ke fituar një mik të madh të shpirtit;
po ta rilexosh,
sikur je takuar përsëri me mikun e vjetër.
Kur mbaron së lexuari,
sikur ndahesh prej mikut me të cilin nuk e di nëse do të takohesh përsëri.

• Shpeshherë, loti është mënyra dhe forma me e mire për te shprehur atë çka ndjejmë brenda.

• Sikur bota e fjalëve të ishte aq e pasur sa gjuha e ndjenjave, jeta njerëzore do ishte shkatërruar.

• Shpirti është thyerësja e akujve te ndjenjave negative dhe loti është një metode qe ne shumicën e rasteve, nxjerr atë çka ne kemi brenda shpirtit.

• Bota mëshirëplotë dhe piktoreske e të verbërve të mirë ka marrë fund, tani është mbretëria e egër, mizore dhe e pamëshirshme e të verbërve. Sikur të shihje atë që shoh unë, do të dëshiroje të ishe i verbër.

• Unë dua t’ju jap një mesazh të vetëm dhe të thjesht:
Ajo ç'ka kërkoni është brenda jush.
Ulni volumin e zhurmës që vjen nga jasht, nëse doni të dëgjoni pëshpëritjen e brendshme.
Kuptoni që jeni ju burimi i gëzimit dhe i paqës në jetën tuaj....!

• Ndjenjat janë si trena të çmendur...
Vrapojnë mbi shina paralele, përjetësisht, afrohen, rënkojnë, ulurijnë e ndahen...
Për të thyer qafën diku tjetër përfundimisht...

• Jeta më mësoi se FJALËT janë të bukura, ndërsa VEPRIMET janë bindëse dhe se njeriu është krijesë e përkryer, por vetëm duhet të zbulojë këtë veti...

Darius
Darius
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 11502
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 25/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Njeriu krijesë e përkryer!  Empty Re: Njeriu krijesë e përkryer!

Mesazh nga Anakonda Thu 2 Feb 2012 - 5:25

Aq te perkryer jemi ne njerezit saqe duam ti bejme keq njeri-tjetrit.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi