Babai donte ta vriste, sepse nuk u martua me kushëri (Video)
2 posters
Faqja 1 e 1
Babai donte ta vriste, sepse nuk u martua me kushëri (Video)
Sabatina James
Ajo nuk e pranon martesën e aranzhuar me kushëririn e saj, prandaj prindërit e kërcënojnë me vrasje. “Kur isha 18 vjeçe, prindërit më kanë kërcënuar të më vrasin. Ishin serioz për këtë. Sikur të pyeteshin ata, unë sot do të isha e vdekur ", thotë për “Daily Beast” pakistanezja Sabatina James, e cila e ka ndërruar emrin dhe është konvertuar në katolike.
Sabatina thotë se gjithçka ka filluar kur ka jetuar në Linz të Austrisë, mijëra kilometra larg vendlindjes së saj, në një fshat malor në Kashmir të Pakistanit.
Ajo pëlqente gjithçka që ka parë në Evropë: fanella me mëngë të shkurta dhe xhinse, buzëkuq e ajlajneri... Por, asgjë nga këto nuk u pëlqente prindërve të saj.
“Jemi përlarë për orët e notit dhe orët e aktrimit, për të cilat babai thoshte se janë për prostituta. Tamponat ishin po ashtu problem, sepse nëna mendonte se ma marrin virgjërinë”, thotë Sabatina.
Kur nëna e gjeti ditarin e saj, në të cilin ajo përshkruan puthjen me një djalë, nëna e godet, e mbështet për muri dhe e shkelmon duke e quajtur "Kujdes".
“Kur ishte në moshën time, nëna kurorëzohet me martesë të rregulluar. Mendonte se ishte koha që unë ta bëj të njëjtën gjë, por unë nuk mendoja kështu. Kështu, filloi beteja e dhunshme trevjeçare me nënën time”, kujton Sabatina.
Nëna nisi ta ndjekë Sabatinën në çdo hap. Kur në gardërobën e saj e gjeti një fanelle për të cilën thoshte se është shumë e ngushtë, e godet me këpucë në fytyrë, për çka i shqyhet buza.
Megjithatë, Sabatini nuk u nënshtrua. Rezistencën e saj prindërit e cilësonin turp për familjen, sidomos në mesin e emigrantëve konservatorë pakistanezë në Austri.
“Nuk doja të tretesha në një martesë të detyruar. E doja lirinë time”.
Gjatë vizitës së familjes së saj në Pakistan, Sabatina kishte veshur pantallona të gjera dhe një bluzë për të cilat një grup i njerëzve në një moment i është afruar duke i bërtitur. Kur ata erdhën në shtëpi, nëna e rrah, e pastaj e godet me shkop në gjoks, duke bërtitur: “E kam lindur një Kujdes”.
Prindërit pastaj e kanë regjistruar në një medrese në Lahore, ku ajo kalonte ditët në një dhomë me 30 vajza tjera, pa shtretër dhe karrige, me një vrimë në tokë në vend të tualetit, ndërsa aktiviteti i vetëm i tyre ishte studimi i Kuranit.
Pas tre muajsh ajo nuk ha, për çka përjashtohet nga shkolla. Në fund, Sabatina pajtohet të martohet me njeriun që ia ka caktuar familja, në mënyrë që të mund të kthehej në Austri. Kur prindërit e kuptojnë se ajo nuk e ka ndërmend të martohet, i ati i thotë diçka që ajo kurrë nuk do ta harroj.
“Nderi i familjes sime është më i rëndësishëm se jeta jote ose e imja”, ka thënë babai i saj.
Sabatina e ka kuptuar këtë si kërcënim serioz, sepse sipas të dhënave zyrtare, rreth pesëmijë gra janë vrarë çdo vit në mbarë botën për shkak të gjoja poshtërimit të familjes.
Sabatina, atëherë 18 vjeçe, ka ikur nga shtëpia dhe punësohet në një kafene lokale. Prindërit nuk janë dorëzuar duke e përndjekur në adresën e re, edhe në kafene, ku për shkak të tyre ajo pushohet nga puna.
Pas kësaj, Sabatina ikë në Vjenë ku e filloi jetën e re, me emrin e ri dhe besimin e ri: ajo konvertohet në katolike, ka shkruar librin për jetën e saj, ndërsa prindërit i ka paditur për shpifje. Gjykata vendosi në favor të saj.
Ajo tani jeton në Gjermani, ku drejton një fondacion që ndihmon gratë viktima të dhunës që të largohen nga familjet e tyre dhe të gjejnë strehë e punë.
“Rrallë dalë vetëm, nga frika se dikush vazhdimisht më përcjellë nëpër qoshe. Gjithmonë e kam dashur lirinë e time, por e kam paguar një çmim të lartë për këtë”, thotë Sabatina James. /Telegrafi/
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Babai donte ta vriste, sepse nuk u martua me kushëri (Video)
ca injorantesh qe mban edhe kjo bot o zot...e tmerrshme njerez te till edhe litarin e kan pak..na rujt zoti nga trut e kokes se cfar nuk po degjoj
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Babai vret djalin dhe nusen italiane, nuk donte që i biri të martohej me të
» Babai shokon foshnjen (VIDEO)
» Dashuria e nje babai qe do ju beje te lotoni…(Video)
» Bojan Kërkiç, kushëri i largët me Leo Mesin
» Cila do tju vriste me shume ne shpirt?!
» Babai shokon foshnjen (VIDEO)
» Dashuria e nje babai qe do ju beje te lotoni…(Video)
» Bojan Kërkiç, kushëri i largët me Leo Mesin
» Cila do tju vriste me shume ne shpirt?!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi