Rrëfimi i tmerrshëm për Karlën
2 posters
Faqja 1 e 1
Rrëfimi i tmerrshëm për Karlën
Rasti i 19 vjeçares Karla, me origjinë nga Gjermania, të cilën Milenko dhe Slavojka Marinkovic e mbajtën në robëri nëntëvjeçare në fshatin Karavlas, po fiton vëmendjen gjithnjë më të madhe të mediave. Krahas publikimit të lajmit, çdo herë e më shumë po zbulohen detajet e frikshme e të tmerrshme të jetës së saj: e kanë rrahur, e kanë prerë, e kanë detyruar të bëjë punët e kafshëve, të ha ushqim të kafshëve e madje të bëjë seks me to...
Të përkujtojmë se Karla është shpëtuar nga duart e keqtrajtuesve javën e kaluar. Ajo është gjetur në një gjendje të rëndë mendore dhe fizike, me plagë në të gjithë trupin e saj, dhe me peshë që nuk arrinte as në 40 kilogramë.
Çifti serb Marinkovic mbahet në arrest njëmujor.
Vlen të theksohet se Karlën në Karavlas e ka keqtrajtuar e tërë familja Marinkovic, ndërsa për tmerret që ka duruar kanë folur erdhe banorët e fshatit. Shumë nga ata më herët janë frikuar nga hakmarrja e Marinkovicit.
Ishte Sead Makalic ai i cili para disa ditësh e mori guximin për ta raportuar rastin në polici. Javën e kaluar arriti të ketë edhe një dëshmi: ta fotografojë Karlën dhe atë fotografi ta dërgojë në polici. Çifti atëherë ka thënë se vajza nuk jeton tek ata. Por, Karla gjendet e fshehur në mal. Ishte e lagur, e rraskapitur, në gjendje të tmerrshme.
"Ajo çka ka përjetuar ajo vajzë, është më e vështirë se rrëfimet që i dëgjoni për kampet e përqendrimit. E kanë rrahur, e kanë detyruar të bëjë punët më të vështira, e kanë keqtrajtuar seksualisht në të gjitha mënyrat. Pos Milenkos dhe Slavojkës këtë e kanë bërë edhe anëtarët tjerë të familjes. Thjeshtë, nuk ka brutalitet në botë që nuk e ka duruar kjo vajzë”, thotë një banor që dëshiron të mbetet anonim.
Një tjetër banor i fshatit ka thënë se e ka parë Marinkovicin se si vajzën e gjorë e detyron të hidhet nga maja e sanës.
“Qesheshin dhe i thoshin që nuk guxon të kërcej me këmbë, por me kokë, sikur kur hidhet në ujë”, thotë ai.
Fqinjët tregojnë se keqtrajtimi ka shkuar deri në atë nivel sa që fytyrën ia kanë prerë me thikë të nxehtë, e kanë detyruar të ha ushqimin e kafshëve, ndërsa e kanë detyruar të bëjë seks me burrat që i sillnin në shtëpi, e madje me derra e qenë.
“Ndërsa, ata vetëm qesheshin”, thotë banori tjetër.
Ekipi i Bportal ka qëndruar në fshatin e vogël Karavlas, ku ka folur me nënën dhe motrën e vajzës fatkeqe, Kristina Siger, por edhe me vajzën e të arrestuarve Milenko dhe Slavojka Marinkovic, që prezantohet si Monika Selent.
Deri tash dihet që nënën e Karlës, Kristinën, Milenko e ka sjellë para 10 vitesh në Bosnje, bashkë me katër vajzat e saj. Tri vajzat më të vjetra gjoja janë martuar me kushërinjtë e Marinkovicit, ndërsa Karla e gjorë fatkeqësisht mbeti të jetonte në Karavlas.
Kristina, nëna e Karlës, thotë se deri tash nuk ka ditur gjë për keqtrajtimet. Ajo edhe sot thotë se nuk ka pas keqtrajtime dhe se vajza e saj nuk quhet Klara, por Bedina.
Kristina tregon se ka ikur nga Gjermania, sepse burri i saj ka “tentuar ta dhunojë Bedinën”. Ajo është martuar me Milenkon, duke u bërë gruaja e tij e dytë. Në Karavlas thotë se ka pasur “jetë të mirë, ku ka gjetur prehje”. Megjithatë, pranon se e ka ditur se në Karavlas nganjëherë e rrahin Klarën, përkatësisht Bedinën.
Abuzimi ashiqare i Klarës ishte “lojë” e shumë familjarëve, sepse edhe Monika, vajza e çiftit të arrestuar Marinkovic, ka thënë se nganjëherë “ia ka dhënë ndonjë shuplakë”. Më vonë ajo mohon akuzat, duke shtuar se “Marinkovicët nuk kanë frikë nga hetimi, se nuk kanë çka të fshehin”. Madje thotë se Sead Makalici e ka zmadhuar rrëfimin, pasi është “xheloz në ne dhe u pengojmë që jemi serbë".
"Unë ia kam ndaluar të shkojë me myslimanë, prandaj e ka marrë ndonjëherë ndonjë shuplakë. I kam thënë se nuk duhet të përzihet me kombet tjera”, ka thënë Monika.
E pyetur për plagët që gjenden në trupin e gjermanes së re, Monika thotë se fjala është për vetëlëndim.
"Ndonjëherë e godiste veten, ndonjëherë rrëzohej”, thotë ajo.
"Nuk kemi pse të frikohemi. Ajo jetonte mirë këtu. Ndoshta ndonjëherë e merrte ndonjë flakaresh, si çdo fëmijë tjetër. Nëse diçka ka fshehur, padyshim se është dënuar”, tha Luka Marinkovic, burri i Monikës, , duke shtuar se "jeta në fshat është e vështirë dhe se duhet punuar shumë”.
Megjithatë, nëse duhet të besojmë në fjalët e Esed Resicit, kjo punë e rënd për Karlën ka nënkuptuar edhe tërheqjen e karrocës në vend të kuajve.
"I thoshin: ‘hija, hija’, thuajse po i grahin kalit. Ndalem, nuk e shoh kalin. Atëherë e shoh se ajo e ngre karrocën e ata qeshin”, thotë ai.
Sead Makalic, shpëtimtari i Karlës, i cili e ka lajmëruar policinë, flet për rastin e tmerrshëm kur Slavojka e ka goditur vajzën me drapër në shpinë.
"Klara apo Bedina siç e quajnë, e dërgonte ushqimin për derra. Mbase pse ishte e uritur, ajo nisi të hante ato që kishte në enë. Slavojka pastaj u zemërua në të duke i thënë se ky është ushqim për derra, e jo për të. Pastaj e gjuan draprin dhe e godet në shpinë”, thotë Makalic, duke shtuar se lëndimet e gjermanes kanë mundur t’i verifikojnë edhe mjekët.
Makalic në fund thotë se kur është arrestuar çifti Marinkovic, disa herë ka marrë kërcënime se do të rrëmbehet djali i tij i mitur.
“Më kanë telefonuar nga Austria vëllezërit e Milenkos dhe kanë thënë se do të paguajnë 50 mijë euro për të ma rrëmbyer fëmijën. Ka thirr edhe Dalibori nga Banja Lluka. Thërrasin edhe dëshmitarët tjerë, më kërcënojnë ose më ofrojnë para për ndryshim të dëshmisë”, thotë Makalic,
Nga prokuroria thonë se gjatë hetimeve do verifikojnë edhe këto raste të kërcënimit. /Telegrafi/
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Rrëfimi i tmerrshëm për Karlën
"sa gjynah per te gjoren"spaska pas as njeri se mje ba kush motres time e grij te gjall e vras nvend
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Tatuazhi i tmerrshëm
» Wainwright: Lady GaGa ka zë të tmerrshëm
» Fustani i tmerrshëm i Courtney Love
» Parkimi më i tmerrshëm, bile edhe për një grua!
» Rrëfimi për “testet e virgjërisë”
» Wainwright: Lady GaGa ka zë të tmerrshëm
» Fustani i tmerrshëm i Courtney Love
» Parkimi më i tmerrshëm, bile edhe për një grua!
» Rrëfimi për “testet e virgjërisë”
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi