Trafik me mushka në Gjirokastër, nga “Udha e Shkronjave” te Udha e Drogës” (Fotot)
2 posters
Faqja 1 e 1
Trafik me mushka në Gjirokastër, nga “Udha e Shkronjave” te Udha e Drogës” (Fotot)
Një situatë e denjë për një film tipik mbi jetën e zonave të thella malore në Shqipëri, ku mushkat përdoren për gjithfarë punësh në shërbim të fshatarëve. Madje nëse Dhaskal Todri i përdori ato për të sjellë shkronjat shqip nga Alemanja, sot trafikantët e jugut i përdorin mushkat si një mundësi për të transportuar drogë...
Një operacion antidrogë i koduar “Karvani” është finalizuar në Gjirokastër me sekuestrimin e 300 kg mariuanë, që po transportoheshin me një karvan me mushka dhe kishin destinacion final Italinë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar drogën dhe ka shpallur në kërkim pesë trafikantët e saj, të cilët u larguan në drejtim të malit të Sopotit të ndihmuar nga errësira.
Policia e Gjirokastrës bën me dije hallkat e këtij operacioni policor, i cili u finalizua gjatë orëve të natës së të hënës dhe orëve të para të mëngjesit të së martës.
Efektivët e antidrogës kishin mësuar mbrëmjen e të hënës se pesë shtetas nga Lazarati po transportonin me një karvan me mushka, një sasi të konsiderueshme droge nga fshati Lazarat në drejtim të antenave të malit Sopot, më pas në rrugën Delvinë-Sarandë, me destinacion përfundimtar Italinë.
Në vijim të aksionit policor, rreth orës 01.30, specialistët dhe agjentët e antidrogës në Gjirokastër kanë zënë pritë në malin e Sopotit mbi fshatin Lazarat në bashkëpunim me Policinë e Delvinës, dhe u janë afruar ndjeshëm trafikantëve.
Rreth orës 02.00, pesë trafikantët, që po transportonin lëndën narkotike me katër kafshë dore, në bazë të informacioneve edhe të armatosur me armë zjarri, po i afroheshin rrugës automobilistike, që të çon tek antenat e kompanive celulare.
Pas thirrjes së policisë që të ndalonin, pesë shtetasit kanë braktisur mushkat dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të shpatit të malit Sopot duke përfituar nga errësira dhe shiu i rrëmbyeshëm që po binte gjatë gjithë natës.
Në vendin e ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provës materiale tetë çanta të mëdha shpine të mbushura me plot 183 pako me drogë, që peshonin gjithsej 300 kg hashash.
Të pestë shtetasit që transportonin drogën ishin nga Delvina dhe janë shpallur në kërkim.
Policia e Gjirokastrës po vijon ende hetimet për identifikimin dhe kapjen e pesë trafikantëve të drogës, që janë nën akuzë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.
mit/noa.al

An0nim- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Sarande
Postime : 2383
Gjinia :
Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha : 34
Re: Trafik me mushka në Gjirokastër, nga “Udha e Shkronjave” te Udha e Drogës” (Fotot)
aaahaaahahaah cfare trafiku interesant qe duket ahahahaha
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Ty te qofte udha e mbare, por te lutem... ...
» Kosovë, 7 të arrestuar për trafik të qenieve njerëzore
» Deshmite e lashta te shkronjave shqipe qe u pranuan ne Kongresin e Manastirit
» Berat, trafik armësh
» Projekti zgjat 9 muaj, s`ka mitingje e trafik në sheshin “Skënderbej”

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi