Projekti zgjat 9 muaj, s`ka mitingje e trafik në sheshin “Skënderbej”
Faqja 1 e 1

TIRANE – Bashkia e Tiranës ka nisur projektin e punimeve në Sheshin “Skënderbej” i cili do të zgjatë për nëntë muaj, gjatë të cilëve parashikohet ndalimi i trafikut rrugor dhe mitingjeve të parashikuara, në këtë zonë.
Prej mbrëmjes së djeshme, Bashkia ka vendosur rrjeta kufizuese në sheshin Skënderbej ndërsa sot kryebashkiaku Edi Rama ka përuruar nisjen e punimeve duke kërkuar bashkëpunimin e autoriteteve të qeverisë, (policia) si dhe të qytetarëve për shkak të bllokimit të trafikut në sheshin kryesor të Tiranës.
Fillimi i punimeve duket se ka bërë të pamundur edhe zhvillimin e mitingjeve, konkretisht maniftestimin e 1 Majit të paralajmëruar dje nga deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi. (Lajmifundit)
Artikulli i ora 11:06
Ministri i Transporteve Sokol Olldashi ka reaguar sot pas fillimit të punimeve nga Bashkia e Tiranës në sheshin “Skëndërbej”. Ministri përshëndeti shpejtësinë me të cilën reagoi kryebashkiaku Edi Rama ndaj kësaj çështjeje.
Sipas Oldashit reagimi dhe nisja e punimeve erdhi vetëm pas ndërhyrjes së qeverisë mbi domosdoshmërinë e ndryshimit të gjendjes së sheshit.
Olldashi theksoi gjithashtu se projekti që po zbatohet ka ndryshime në raport me atë të parin dhe këto ndryshime nuk janë miratuar nga KRRTRSH. Si rezultat, Olldashi tha se nuk do të lejohet asnjë abuzim dhe shpërdorim me fondet publike teksa e ftoi Ramën ta cojë projektin për miratim në KRRTRSH. (Lajmifundit)
Artikulli i ora: 10:23
Akuzat e Berishës, Bashkia nis punimet në sheshin “Skënderbej”
TIRANE – Bashkia e Tiranës ka vendosur dje në mbrëmje rrjeta kufizuese prej teli në sheshin “Skënderbej” në Tiranë duke paralajmëruar këshu nisjen e punimeve për sheshin kryesor të kryeqytetit.
Sipas Inspektoriatit të Bashkisë, projekti për rindërtimin e sheshit “Skënderbej” është buxhetuar në 4.3 milionë euro një financim ky me mbështetjen e qeverisë së Kuvajtit.
Punimet e Bashkisë në sheshin “Skënderbej”duket se do të fillojnë pak ditë pasi kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë, kritikoi gjendjen e sheshit duke urdhëruar Ministrinë e transporteve që të fillonte asfaltimin derisa Bashkia të zbatonte projektin e saj.
Qeveria akuzoi Bashkinë se kishte zvarritur çështjen derisa financimi ishte siguruar dy vjet më parë.
Bashkia reagoi menjëherë duke pohuar se qeveria ishte bërë shkak për vonesën pasi nuk ka kryer shpronësimet e nevojshme që do ti hapnin rrugë projektit për rikonstruksionin e sheshit “Skënderbej”.
Pak ditë më parë, në sheshin “Skënderbej” janë shfaqur specialistë të ministrisë së Transporteve të cilët kryen matje me qëllim nisjen e asfaltimit derisa bashkia e Tiranës të fillonte projektin e saj.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Tiranë, Olldashi: Bashkia s`ka projekt për sheshin “Skënderbej”
» Sheshi “Skëndërbej”, Olldashi: Projekti i Ramës i parregullt, duhet miratuar nga KRRTRSH
» LSDM: Projekti “Shkupi 2014” do të kushtojë 200 milion euro
» Nis projekti për vaksinimin e kafshëve të egra
» Projekti “Hat Trik” perurohet fusha e Sarandes

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi