Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
"Flex Ensemble" nga Gjermania interpreton premierë veprën kosovare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
"Flex Ensemble" nga Gjermania interpreton premierë veprën kosovare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Flex Ensemble" nga Gjermania interpreton premierë veprën kosovare

2 posters

Shko poshtë

"Flex Ensemble" nga Gjermania interpreton premierë veprën kosovare Empty "Flex Ensemble" nga Gjermania interpreton premierë veprën kosovare

Mesazh nga Emona Tue 29 May 2012 - 23:02

"Flex Ensemble" nga Gjermania interpreton premierë veprën kosovare F1_remusica7-jpg1338282495
Ansambli nga Gjermania pasditen e së dielës u "stacionua" në njërin nga hotelet e kryeqytetit. "Flex Ensemble" përmbushi misionin e vet, pasi për më shumë se një orë interpretoi notat e thurura nga mjeshtërit botërorë të muzikës. Por violinistja Kana Sugimara, violistja Anna Szule, violonçelistja Martha Bijlsma e pianisti shqiptar Endri Nini nuk ishin mjaftuar me literaturën botërore. Duke qenë mysafirë të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Re, ata shpërblyen publikun me interpretimin premierë të veprës "Trio harkore" të kompozitorit kosovar Kreshnik Aliçkaj. Publiku i cili nuk ishte në numër i madh, dëgjoi edhe veprat e kompozitorëve Wofgang Amadeus Mozart, Alfred Schnittke dhe Robert Shumann.

Anna Szule, violiste në "Flex Ensemble" është shprehur e kënaqur që ka pasur rastin të interpretonte një vepër të thurur nga një kompozitor kosovar.

"Vepra është shumë e qëlluar. Madje edhe kur e kuptuam mesazhin e saj shqiptar, na pëlqeu edhe më shumë", ka thënë Szule.

Anëtarja tjetër e ansamblit, Kana Sugimara, ka thënë se "Flex" ka marrë partiturën me notat e Aliçkajt në ditën e parë të majit.

"Realisht kjo partiturë është krejt ndryshe nga ajo që ne jemi mësuar të performojmë. Në momentin e parë që na u dha partitura e kemi sfiduar veten", ka thënë ajo.

Pianisti shqiptar Endri Nini, i cili e shoqëroi ansamblin në interpretimin e veprës së Mozartit, ka thënë se për të është hera e parë që merr pjesë në "Remusica".

"Mendoj se natyra e këtij festivali bën që të ketë bashkëpunime midis kompozitorëve të huaj dhe atyre vendorë prandaj na është caktuar kjo detyrë", ka thënë ai.

Festivali ndërkombëtar i muzikës së re "Remusica" ka nisur rrugëtimin më njëzet të këtij muaji dhe do të përfundojë më tre qershor.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Flex Ensemble" nga Gjermania interpreton premierë veprën kosovare Empty Re: "Flex Ensemble" nga Gjermania interpreton premierë veprën kosovare

Mesazh nga Anakonda Wed 30 May 2012 - 18:21

besoj se do ket qene e bukur.....
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi