Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të jetosh në flluskë! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të jetosh në flluskë! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të jetosh në flluskë!

2 posters

Shko poshtë

Të jetosh në flluskë! Empty Të jetosh në flluskë!

Mesazh nga WebMaster Fri 1 Jun 2012 - 20:07

Si çdo ditë, edhe këtë javë kryeministri i shqiptarëve ka shfaqur në ekrane profi lin e tij të sqepartë, për të kënduar të njëjtën partiturë të suksesit ekonomik. Ritmi dhe teksti, janë i njëjtë me atë që ka mësuar në rininë e tij. Argumentet kanë mbetur po ato, dhe kur sulmon projektet alternative, kultura i shkon deri tek taktika e NEP-it e përdorur nga Lenini dhe e mësuar në “Historinë e Marksizmit”. Përpiqet të bëjë ithtarin e “Reagan ekonomisë”, duke ia futur Roma për Toma koncepteve të saj. Ky mish-mash kulturor, duhet t’i vijë nga anglishtja që ka mësuar duke dëgjuar programin botëror të BBC-së. Imazhi i kardiologut të dikurshëm që mësonte me batanije mbi kokë për t’u ruajtur nga spiunllëqet e komshinjve dhe të krushqisë, iu faneps teleshikuesve kur ia tha ambasadorit britanik në takim. Shpresonte që mëkëmbësi i “Madhërisë së Saj” ta besonte, çka mund të ketë ndodhur. Vështirë të ketë takuar ambasadori i Albionit një kryeministër që të gënjejë ditën për diell për gjëra banale. Ne që kemi jetuar këtu, e mbajmë mend se në librari kishte në shitje të lirë metoda për mësimin e anglishtes, dhe gjysma e shkollave e kishin me detyrim në program, që në klasë të pestë e deri në vitin e dytë universitet. Por ne jemi regjur nga gënjeshtrat e tij.
Nuk ka dalje që mungon të këndojë litaninë e suksesit ekonomik. Për parametrat e tij, ecja e vendit e tillë është. Por meqenëse sensorët i ka instaluar në familjen e vet, ka mundësi që në rang kombëtar t’i ketë të rremë. Padyshim që vajza dhe djali i kanë punët mbroth. Po ashtu edhe fondacioni i gruas. Por në ekonominë shqiptare punët janë ca më ndryshe. Vendi, që varet në masën 80% nga eksportet dhe investimet greke dhe italiane, nuk mund të prosperojë, ndërsa partnerët e tij janë duke u mbytur. Nëse statistikat e tregojnë ndryshe, i bie që janë treguesit të falsifikuar dhe jo realiteti. Një dhe një bëjnë dy, të paktën që nga koha kur u shpik numërimi. Rezultat tjetër, mund ta japë një deficent i ngelur në klasë.
Forumi i Davosit i këtij viti e vinte theksin, si shkakun kryesor të krizës që po përjetojmë, pikërisht tek përqendrimi i pasurive në pak duar, dhe në teoritë liberiste në ekonomi që presupozojnë pjesëmarrjen minimale të shtetit në ekonomi. Qëkurse bota është kjo që është; kur grekët dhe romakët nisën të ndërtonin polis-et dhe perandoritë e tyre, shteti ka pasur rolin e rregullatorit, për të ekuilibruar shpërndarjen e pasurisë dhe ndërhyrë në politikat e parasë, tatimeve, çmimeve. Mosndërhyrja e shtetit, ka rezultuar si drogë për ekonominë me efekt afatshkurtër, dhe shkatërrim për shoqërinë në terma afatgjate. “Taksa e sheshtë” që iu ofron doktori shqiptarëve, njihet prej kohësh dhe është përdorur nga perandoritë të cilat mbledhjen e tatimeve e shpërndanin nëpërmjet delegimit, ose nga shtete të pakonsoliduara, të pazota të aplikonin taksë tjetër, për shkak të administratës së korruptuar dhe të paaftë. E tillë ishte Lindja europiane në të shkuarën e afërt dhe është Shqipëria sot. Anarkia në planifikimin ekonomik, ka sjellë mbylljen e bizneseve në përmasa epidemike. Ndërtuesit marrin borxhe që të paguajnë të vjetrat, ndërkohë rruga e shpëtimit në kushtet e një krize botërore nuk është ndërtimi i pallateve të reja me shpresë se do shiten, kur tregu ka vite në vend numëro. Një mënyrë shpëtimi do ishte rinegocimi i borxheve ndaj bankave, pasi këta biznesmenë janë pula që bëjnë vezën që hanë shqiptarët. Dhe meqenëse u përmendën bankat, duhet një ndërhyrje e thellë në kontrollin dhe vendosjen e rregullave të tyre. Bankat që operojnë në tregun shqiptar, kanë ndër interesat më të larta në botë, duke i bërë të ngjasojnë më shumë me fajdexhinj, se operatorë modernë të tregut financiar. Por doktori as e ka haberin dhe as e ka ndër mënd që të ndihmojë e vendosë rregulla në këto dy sektorë jetikë të ekonomisë shqiptare. Ndërkohë, vazhdon shitjen e aseteve strategjike të vendit, me çmime minimale dhe operatorëve të panjohur, si shprehje jo vetëm e mungesës së vizionit, por edhe e krizës akute të mungesës së likuiditeteve. Sipas gjithë parashikimeve, në dekadat që vijnë, luftërat dhe konkurrenca e kombeve do jetë pikërisht për ujë dhe hidrokarbure. Që të dyja këto resurse, janë trajtuar me miopi nga qeverisja aktuale. Me shitjen e tyre, vriten me një gur tre zogj: Së pari futen para në buxhetin e shtetit; së dyti i jepet një firme e cila është e lidhur me fije të fshehta me interesat e familjes; së treti, i lihet ‘tokë e djegur’ kundërshtarit që mund të vijë nesër në pushtet. Dhe nuk duhet shumë kujtesë për të gjetur të ngjashmit. A nuk u bë kështu me “ARMO”-n? A nuk u pretendua që kolaudimi i makinave do t’i jepej një firme prestigjioze, por në realitet është e një shqiptari me banim në Zvicër, i cili mund të jetë mik i familjes së Berishës, por vetëm famë ndërkombëtare nuk mund të ketë, pasi ky është aktivitet që në botë e bën çfarëdolloj ofiçine? Dhe së fundmi, ku do t’i gjejë burimet financiare për rimëkëmbjen e vendit një qeveri post- Berisha, në kushtet kur borxhi ka arritur kufirin maksimal të lejueshëm dhe organizmat ndërkombëtare nuk të lejojnë të marrësh tjetër, ose të skualifikojnë si kreditor i besueshëm, dhe ndërkohë asetet kombëtare janë të gjitha pothuajse të shitura?
Kryeministri i shqiptarëve, është grotesk në shfaqjet e tij. Mbahet mend si imitonte Katonin e pakorruptueshëm të Romës së lashtë dhe betohej për reprezalje ndaj njerëzve që laheshin në vaskat e florinjta, ndërkohë që i biri i tij vendoste fitilat për të hedhur në erë 26 shqiptarë. Do kujtohet si miku më i mirë i serbëve në trojet shqiptare, dhe si iu ka hedhur trutë e gomarit disave që besojnë ende në patriotizmin e tij. Do shkruhet për bëmat e tij në manipulimin e zgjedhjeve, si një dëshmi e turpshme e mungesës së sensit civil. Por mbi të gjitha do kujtohet për flluskat iluzore të mirëqenies ekonomike të shqiptarëve, të cilët dy herë e kanë pritur si shpresë e madhe, dhe të dyja herët janë tallur keqazi nga ai. Por gjithsesi do mbahet mend.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të jetosh në flluskë! Empty Re: Të jetosh në flluskë!

Mesazh nga Anakonda Sat 2 Jun 2012 - 3:10

me gjith kryeminister,me vjen shum keq per keto qe shkuan;apo me degju fjalet e te tjereve(hall se te merr perendia e hall se te ben pucin komshia)i thon nje fjale
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi