Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ligjet e Ashpra te Kanunit qe vrasin endrrat e Femrave Shqiptare!... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ligjet e Ashpra te Kanunit qe vrasin endrrat e Femrave Shqiptare!... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ligjet e Ashpra te Kanunit qe vrasin endrrat e Femrave Shqiptare!...

2 posters

Shko poshtë

Ligjet e Ashpra te Kanunit qe vrasin endrrat e Femrave Shqiptare!... Empty Ligjet e Ashpra te Kanunit qe vrasin endrrat e Femrave Shqiptare!...

Mesazh nga WebMaster Sat 16 Jun 2012 - 1:05

Rrëfime rrëqethëse për fatin e atyre vajzave të Krahinës së
Dukagjinit të cilat bien ndesh me ligjet drakonike të Kanunit që ia
mohon femrës shqiptare të drejtat e jetës së saj të lirë
.

Të ngujohesh, të vdesësh dhe të humbasësh jetën, të verbohesh apo të mos kesh mundësi të shkollohesh si bashkëmoshatarët e tu,
jetosh në izolim dhe me frikën e panikun ndaj vdekjes, të përjetosh
ankth dhe të mos gjendet dikush pranë për të thënë, të hash ushqimin dhe
të ndjesh neveri ndaj tij, të luftosh me vehten dhe mundimin, të heqësh
zitë e ullirit dhe të jetosh e dërrmuar dhe e brengosur gjithë jetën,
të ecësh dhe të bësh të njëjtën rrugë çdo ditë, e cila përfshin aksin
“dhomë-kuzhinë-dhomë”, të jetosh ferrin e Dantes dhe të mos dish të
tregosh vuajtjet e mëdha që heq, të fillojnë goja të mbyllet nga halli e
mërzia, të qash dhe të fshish lotët nga frika se po të shikon dikush,
të gjendesh përballë gacës dhe të përdorësh mashën për orë të tëra, e
për një çast të mendosh se e mira është të qëllosh vehten me të, të vjen
të vjedhtë nga gjithçka, urren çdo gjë e çdokënd, qoftë edhe pa arsye,
kjo është jeta jote, nuk e ke zgjedhur ti, por ajo të ka rënë për hise
ty!

Kësi përjetimesh gjenden në mozaikun e heshtur të atyre femrave, të cilat nga ligjet e Kanunit të Lekës mësohet të jenë bërë viktima të pafajshme.

Faji nuk njeh përmasa, e pafajshmja as nuk njihet! Shteti nuk
mund të organizojë dhe të bëjë diçka më tepër, ndërsa femra vazhdon të
ndihet si në kohë të lashta, e diskriminuar dhe e dhunuar, me të drejta
të kufizuara.

Absurdi është se ligjet e shtetit shqiptar dhe ligjet ndërkombëtare i njohin të drejta të barabarta njerëzve,

qoftë femrave apo meshkujve, e nga ana tjetër funksionimi i ligjeve të
Kanunit famëkeq ia mohon femrës shqiptare këto të drejta, në çdo aspekt
të jetës së saj.

Babai vret vajzën për të mbrojtur nderin e familjes!

Në këtë reportazh të përgatitur nga prof. dr. & publicisti Mark Xholi dhe me regji të Fran Shtjefnit,
sjellim përpara lexuesit të një pjesë të dhimbjes së përjetuar nga ato
femra dhe gra të penalizuara nga ligjet e mbrapshta të Kanunit.

kanuni njeh përmasa zbatimi dhe praktikimi më të mëdha, ne nje
bashkebisedim me njerëz të këtyre zonave, që patën kurajon të na
tregonin se sa shumë gra dhe femra kanë vdekur, janë ngujuar dhe
vazhdojnë të jenë të tilla, se sa vajza të reja kanë zgjedhur rrugën e
emigrimit për t’i ikur vdekjes së thirrur nga babai apo vëllai, apo edhe
nga hasmi.

Një banorë tregon se si një vajzë nga ky fshat është vrarë brutalisht nga babai i saj.
Vajza do të vritej nën vëzhgimin e të gjithë njerëzve të fisit, të
cilët do të duartrokitnin aktin e bërë nga babai-prind, i cili dërgon
nderin e familjes në vendin e vet.

Ngjarja e ka zanafillën që pasi vajza martohet me një nga djemtë e zonës
dhe pas ndjekjes së ritualeve tradicionale të lidhjes së krushqisë mes
familjeve, ndodh që dhëndri pas martesës bën me dije se vajza të cilën
kishte marrë për grua nuk ishte e virgjër. Menjëherë babai i saj merr
përsipër, që vajza e tij të mos vritej nga burri, por nga vetë familja e
saj.

Dhe babai së pari kërkon falje tek familja e dhëndrit, ndërkohë
së dyti thërret gjithë pleqninë e fiseve që të bëhen pjesë për vendosjen
e nderit të familjes së tij, duke vrarë vajzën e tij në mes të fshatit.
Duke mësuar më tej për ngjarjen e ndodhur, menjëherë kalojmë tek
viktimat e tjera femra nga kanuni dhe nuk kemi të ndalur duke dëgjuar
dhe duke reflektuar me vehten tonë, se si ka mundësi, sot në shek. XXI
në një pjesë të Europës të ndodhin gjëra të tilla, veçse ndotëse dhe të
paimagjinueshme për shoqërinë?!

I vëllai vret dhëndrin, i humb çdo gjurmë të jetës motrës së vet

Ngjarja tjetër lidhet me zonën e Bogës në Dukagjin, ku kryetar i
familjes, pas vdekjes së të atit është djali i madh, i cili është 30
vjeç. Para 5 vitesh, vajza e kësaj familjeje M., asokohe 20 vjeç kërkon
të vazhdojë studimet në një universitet.

Ajo pengohet nga i vëllai asokohe 25 vjeç, me arsyetimin e
mjaftueshmërisë së nxënies deri në shkollën e mesme dhe me
panevojshmërinë e vazhdimit të studimeve të larta si shkak edhe i
imoralitetit që ka brenda auditoreve të arsimit të lartë.

Më në fund, vajza nga mërzia merr guximin e madh, të cilin pak e
aspak femra të këtyre zonave mund ta merrnin përsipër, arratisjen. Ajo
arratiset, ikën nga shtëpia! Dikush i kishte premtuar fejesën dhe
emigrimin, ku atje ku do të shkonte mund të vazhdonte studimet e saja,
për të cilat ajo aq shumë dëshironte. Ajo ndjek këtë rrugë, në momentin
që po bëhet gati të nis jetën e re, vëllai i saj V. kishte informacionet
e duhura.

Një ditë përpara nisjes së tyre nga aeroporti i Tiranës, ai vret të fejuarin e motrës së tij,
dhëndrin e ardhshëm të shtëpisë dhe sjell motrën në krahinën e Bogës.
Që nga ajo ditë, nuk dihet fati i vajzës së shkretë. Disa thonë se është
e mbyllur në shtëpi, ca thonë e ka vrarë i vëllai, ka edhe zëra se ajo
është mbytur vetë në pusin e shtëpisë, siç ka edhe prej të paktëve që
pëshpërisin se i vëllai e ka nisur në emigracion tek disa të afërm për
të humbur gjurmë dhe për të vendosur heshtjen në këtë zonë, kësisoj duke
ruajtur edhe nderin e moralin e familjes.

Sigurisht, ngjarje të tilla përveç tronditjes që mbajnë me vete, janë të ditura nga të gjithë ne shqiptarët,
por kur shkon dhe i prekën vetë hallet dhe vuajtjet e tyre
mbinjerëzore, emocioni dhe ndjenja e pafuqisë tënde për të frenuar
ndodhi të tilla janë të pashmangshme.

Bashkohesh edhe ti me mjerimin, e bashkë me të gjen pikëllimin!

Fenomene të tilla janë të trajtuara gjatë në libra, analiza e opinione,
reportazhe dhe emisione të ndryshme televizive. Nga këto ligje kanunore
kemi mjaft gjakderdhje, por në reportazhin tonë kemi vendosur profilin e
femrës, vajzës, gruas përballë kësaj shënjestre antinjerëzore, e cila
ka pikëlluar dhe dëmtuar individë të ndryshëm.

Edith Durtham mes të tjerash për Kanunin dhe ligjet e tij është shprehur: “Lekë Dukagjini
duhet të ketë pasur një personalitet imponues që ka ndikuar kaq shumë
te njerëzit, aq sa shprehja “Kështu ka thënë Leka”, ka më tepër forcë
detyruese se sa të Dhjetë Porositë e Biblës, mësimet e Islamit e të
Krishterimit, Ligji i Sheriatit dhe i Kishës, të gjitha duhet t’i
nënshtroheshin Kanunit të Lekës…

Fama e tij midis fiseve që ende ruajnë emrin e tij, ia ka kaluar
edhe famës së Skënderbeut.” Kjo tregon se Kanuni ka qenë dhe vazhdon të
jetë i pamëshirshëm ndaj atyre që shkelin ligjet e shkruara prej tij. Në ligjin 31, tek libri i tretë në kapitullin për Martesën, Kanuni thotë shprehimisht se vajza edhe nëse është e vetme, pra pa prindër, nuk ka asnjë të drejtë të mendojë për fejesën dhe martesën.

Për martesën e një vajze kanë të drejtë të merren vëllezërit dhe kushërinjtë e saj. Ajo nuk ka asnjë tagër për të marrë pjesë dhe për të ndërhyrë në lidhjen e krushqive. Fatin e saj do ta zgjedhin të tjerët për të, ajo nuk ka asnjë të drejtë të merret me këtë gjë.
Gjithashtu, po në këtë kapitull, por në pikën 40 thuhet se “fejesa dhe
martesa duhen bërë me shkusi”, pasi nuse pa shkusi nuk bëhet kush, se bie ndesh me ligjet kanunore.

Mes të tjerash në Kanun thuhet se vajza duhet të ndjekë fénë e saj dhe se nuk lejohen lidhje krushqie me fé të ndryshme.
Kjo tregon se sa absurde dhe të padrejta, por edhe paragjykuese e
racionale na paraqiten këto ligje, që jo vetëm nuk i qëndrojnë kohëve të
sotme, por mbi të gjitha sjellin dëme duke nisur nga konflikti e duke përfunduar deri tek problemet e ekzistencës jetike.

Burimi:Femina.al
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ligjet e Ashpra te Kanunit qe vrasin endrrat e Femrave Shqiptare!... Empty Re: Ligjet e Ashpra te Kanunit qe vrasin endrrat e Femrave Shqiptare!...

Mesazh nga Anakonda Sat 16 Jun 2012 - 2:44

me vjen shum keq per keto vajza te gjora;qe shum moshtare te tyre ne bot,jan twe lira te flasin te shetisin,te zejn te dashur,apo te bejn ato cka u do zemra;keto vajza te gjora detyrohen per hir te ketyre ligjeve te rrin te ngujuara,te mbuluara dhe te marrin per bashkeshort ate mashkull qe duan baballaret e tyre;me vjen tmerresisht shum keq sinqerisht
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi