Të jesh shqiptare në Gjermani
Faqja 1 e 1
Të jesh shqiptare në Gjermani
Jeton në dy kultura, flet dy gjuhë, ka dy atdhe.
Është në gjimnaz, është nxënësja më e mirë në klasë në lëndën e gjuhës
gjermane dhe duhet të përgjigjet në vazhdimësi në pyetjen: Prej nga
vjen? Kjo e nevrikos, shumë madje. Egzona Hyseni 18 vjeç, shqiptarja nga
Kosova që jeton në Gjermani, shkruan në të përjavshmen gjermane, Der
Spiegel, për jetën e saj.
Kam lindur në Bayern dhe jam rritur në Schwabenland. Jam rritur me pyetjen, e cila më ndjek në vazhdimësi: Prej nga vjen?
Kjo
pyetje më bëhet për shembull në dyqan, kur paguaj llogarinë në arkë:
pasi të kem paguar me kartelë, më duhet të nënshkruaj llogarinë.
“Prej nga vini?”, më pyet gruaja në arkë.
“Nga Nyrtingeni”, ja kthej unë.
“Mendoj prej nga vërtetë?”
“Kam lindur në Bayern”.
“Jo, jo, mendoj emri juaj nuk është gjerman, nuk dukeni si gjermane, prej nga vini”.
“Nga Nyrtingeni”, i përgjigjem e nevrikosur.
“Po prindërit tuaj?”
“Nga Kosova”.
“Në fakt e flisni gjermanishten pa aksent”. Për pak ju përgjigja:”Po, edhe ju dini të ecni mjaft mirë”.
Edhe
pse gjatë këtyre bisedave shpesh them se “Më vjen mirë që më pyesin kaq
drejtpërdrejtë”. Por në të vërtetë mendoj: a dukem kaq e huaj? Dhe nëse
po, çka ju intereson atyre.
Është ky një fragment i shkurtë nga jeta
ime si e huaj. Apo si thuhet politikisht korrekt: gjermane me sfond të
migrantëve. Nuk kam dëshirë të më quajnë shqiptaro-gjermane, ngase këta
terma të ri gjerman më ulin në diçka më të vogël, që nuk dëshiroj të
jem. Dëshiroj të jem vetëm Egzona, e cila ka privilegjin të flet dy
gjuhë dhe të jetojë në dy kultura. Nga të dy kulturat dëshiroj t’i marr
gjërat, të cilat i konsideroj si të mira.
Nuk posedoj pasaportë
gjermane, por pasaportën e Kosovës, me leje të pakufizuar të qëndrimit
dhe kjo paraqet një enigmë për shumë njerëz. Por jam krenare që posedoi
pasaportën e Kosovës, pasi që ajo ekziston që nga viti 2008 dhe për të
cilen kanë luftuar shumë njerëz për shumë vjet.
Shumë njerëz nuk më
besojnë se prindërit e mi janë shqiptarë, ata erdhën në Gjermani në
vitin 1993. Për ta është e pabesueshme që jam më e mira në lëndën e
gjuhës gjermane, pa qenë gjermane. Të jesh normal, edhe pse je nga një
kulturë tjetër. Por unë jam një kundër-argument i fuqishëm. Ngase
posedoj të njëjtën pjesë të kulturës si bashkë-nxënësit e mi-e krahas
kësaj edhe një pjesë të një kulture tjetër.
Në klasën e tretë,
mësuesi telefonoi në shtëpinë time. A foli i fascinuar për punimin tim
në lëndën e gjuhës gjermane, duke thënë se rrallë ka lexuar një gjë të
tillë. “E jashtëzakonshme që një e huaj ofron një gjë të tillë”. Kur më
tregoi nëna për këtë, isha e lumtur, ngase edhe ajo ishte e lumtur.
Bashkë-nxënësit
e mi atëbotë ishin gjermanë, turqë, italianë, rusë. Për mua kjo nuk ka
rëndësi. Edhe përkundër kësaj nganjëherë tërbohesha, ngase rusja e ulur
pranë meje nuk më kuptonte, ngase nuk fliste pothuajse fare gjermanisht.
Një e huaj e tërbuar për shkak të një të huaje tjetër. Edhe kjo ndodh
nganjëherë.
Pas klasës së katërt, isha e vetmja që shkova në gjimnaz.
Mësuesi im ishte sërish i emocionuar:”Dhe këtë si e huaj, dikur do të
bëhesh e madhe”. Nuk e njihja termin diskriminim pozitiv. U gëzova për
shkak të lëvdatës.
Në klasën e nëntë, gjatë orës së gjuhës gjermane, u
detyruam të shkruajmë diçka nga tabela. Isha e mendimit se fjala
“bizarr” ishte shkruar gabimisht dhe u lajmërova: “A nuk shkruhet fjala
bizarr me një z?”, pyeta unë. “Jo, nëse nuk beson, shikoje fjalorin
drejtshkrimor”, u përgjigj arsimtarja. Këtë edhe e bëra dhe pash që
kisha të drejtë. Pas përfundimit të orës, arsimtarja kërkoi të flas me
mua. “Është e jashtëzakonshme se ti, si një huaj, e di drejtshkrimin më
mirë se arsimtarja jote e gjermanishtes”. Ne vete u gëzova që mësuesja
ishte e hidhëruar për faktin se u përmirësua nga unë.
Pas përfundimit
orës, i them “Tchus” shokëve të mi dhe “Mirëdita babi, a u lodhe?”, kur
të hipi në makinën e tij për t’u nisur për në shtëpi.
Për orën e
artit, duhet të vizatojmë diç nga pushimi ynë. Pasi që ne për çdo verë
shkojmë në Kosovë, i vizatoj shtetet, nëpër të cilat kalojmë. Së pari
Gjermaninë, më pas Austrinë, Slloveninë, Kroacinë, Malin e Zi dhe
Shqipërinë.
Në Kosovë përpiqem që mungesën njëvjeçare ta kompensoj me
javë intensive. Të afërmit e mi gjatë përshëndetjes më puthin në faqe
dhe më pyesin:”Ku të pëlqen më shumë?”
Kuqem, nuk dëshiroj të lëndoj
askënd dhe them:”Natyrisht në Kosovë, këtu, ku jeni ju të gjithë”. “Por
Gjermania është shumë më i mirë”, thotë njëri. Puna është më e mirë,
qytetet janë të pastra. Shpesh më lavdërojnë:”Flet kaq mirë shqip”.
Kur
jam në Kosovë, bëhem më gjermane se në Gjermani. E vërteta është se në
Kosovë e ndjen vetëm më pak keq të jesh e huaj, se sa e ndjen të jesh e
huaj në Gjermani. Gjatë kthimit në Gjermani takohemi me shumë shqiptarë,
mes nesh ekziston ndjenja e bashkësisë. Diçka, që nuk e kam pasur kurrë
në Gjermani, e që nuk e kam as sot-përveç Kampionatit Botëror në
Futboll, e tani Kampionatit Evropian, gjatë së cilit jam për Gjermaninë.
Kur
mësuesit na pyesin për pushimet tona verore, unë jam nxënësja me dy
atdhe. Kjo më bën më të fuqishme dhe më të pasur, por kërkon edhe shumë
forcë. Ka ditë kur ndihem më shqiptare, gjatë se cilave me mungon
lehtësia dhe shakaja, të cilat i has çdo ditë në Kosovë. Gjatë këtyre
ditëve më me dëshirë dëgjoj muzikë shqiptare, e jo gjermane apo angleze,
më mungon familja. Kur bisedoj me prindërit e mi, nganjëherë flas për
:gjermanët” dhe “për ne shqiptarët”. Shokëve ju them: “Ne, në Gjermani”.
Në
të vërtetë jam e lumtur që jam shqiptare dhe që jetoj në Gjermani. Kam
dy kultura dhe bonusin e të huajit-edhe pse ai nganjëherë është
ngarkesë. Kur jam e suksesshme më lavdërojnë dyfish më shumë, kur nuk
jam turpërohem dyfish më shumë.
Në vitin e maturës u nisëm për
ekskursion në Madrid. Në kontrollin kufitar paraqes pasaportën time të
Kosovës, në dorë mbaj disa dokumente. Spanja nuk e ka njohur Kosovën,
por konsullata spanjolle më tha se nuk do të kisha problem, nëse më
jepet një leje e besueshme se jam pjesëmarrëse e ekskursionit.
Në
kalimin kufitar, një femër më ndau anash. “Jeni shqiptare nga Kosova,
nuk mund të hyni”, thotë ajo. “Por konsullata më tha se për ekskursione
ekzistojnë rregulla të veçanta?”, e pyeta unë. “Nëse ju lejoi të hyni,
mund të ndodhë që nuk do të ju lejojnë të dilni”.
Hidhërohem që
vendosa të vijë në ekskursion. Nëse nuk më lejojnë të hyjë, atëherë as
që dëshiroj të shkojë atje. Pas një gjysmë ore, femra u dorëzua. Kur
hipa në aeroplan, bashkë-nxënësit e mi filluan të bëjnë shaka. “Egzonë,
nxirre tepihun tënd për lutje dhe fillo të falesh, ti terroriste e
vogël”. Qesha me zor. Sërish rashë në sy pa vullnetin tim. (Der Spiegel/Express)
Similar topics
» A është më mirë të jesh i arsimuar dhe i paditur apo të jesh i ditur dhe i paarsimuar?
» Të jesh i krisur është edhe të jesh i arsyeshëm,
» Te jesh Fshatar Pse edhe te jesh Qytetar Pse.
» Si të jesh mirënjohes kur të jesh në kohë të vështira?
» A eshte nder te jesh apo te mos jesh e virgjer?
» Të jesh i krisur është edhe të jesh i arsyeshëm,
» Te jesh Fshatar Pse edhe te jesh Qytetar Pse.
» Si të jesh mirënjohes kur të jesh në kohë të vështira?
» A eshte nder te jesh apo te mos jesh e virgjer?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi