Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Investime ne Shqiperi, pse ia vlen People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Investime ne Shqiperi, pse ia vlen People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Investime ne Shqiperi, pse ia vlen

Shko poshtë

Investime ne Shqiperi, pse ia vlen Empty Investime ne Shqiperi, pse ia vlen

Mesazh nga WebMaster Thu 21 Jun 2012 - 0:08

Ne dy dekadat e shkuara, kombi gjerman ka qene donatori kryesor ne Shqiperi. Ndihma bujare e qeverise dhe taksapaguesve gjermane eshte shtrire ne te gjitha fushat, me qindra e qindra projekte baze nga arsimi tek infrastruktura ujore, rrugore, energjia elektrike, shendetesia e cdo fushe tjeter. Ne kete kontekst, ju garantoj se kjo ndihme ka qene nje faktor i rendesishem i transformimeve te ndjeshme qe ka pesuar vendi im keto 20 vite. Nderkohe, krahas ndihmes shume te cmuar finance te qeverise gjermane, nje seri kompanish nga vendi juaj, te vogla, te mesme, por edhe te medha, kane vendosur ne Shqiperi endrrat e tyre me te bukura, projektet e tyre te biznesit dhe i kane shnderruar ato ne histori te verteta suksesi. Keto kompani operojne ne fushat nder me jetiket si financa, bankat, transporti etj.. Hochtieff, duhet te theksoj se pajisi shqiptaret me pasaporte me te bukur te viteve te fundit, aeroportin e ri dhe brenda tij, nje menaxhim te shkelqyer.

***

Ne keto vite krize, Shqiperia eshte perballur relativisht me sukses. Ajo nuk njohu recesionin, por ruajti ne pese vite te marre se bashku, nje rritje prej 22 per qind, rritja me e larte ne kontinent. Kjo, mendojme ne, erdhi para se gjithash, per shkak te modelit ekonomik qe kemi vendosur ne kete vend. Pak vite me pare, qeveria ime u angazhua ne nje perpjekje te madhe, ne nje beteje te madhe me burokracine e administrates se saj, per te lehtesuar barren e rende burokratike ndaj jush. Serish ne mbetemi burokrate, por renditemi ne 10 vendet me qeveri e administrate me te vogel ne planet, ne proporcion me popullaten, renditemi ne 10 vendet me qeveri "me dore shkurter" ndaj biznesit.

Rreth nje vit me pare, peruruam nje ujesjelles ne zonen e Kucoves. Drejtori i ujesjellesit kishte pasur mencurine te fotografonte te gjithe trajektoren e ujesjellesit dhe ta ekspozonte ne stendat e vendit te inaugurimit. Pasi i vizituam keto stenda, ministri Niebel do te deklaronte: Ne vendin tim per t'u kryer e gjithe kjo pune, ne kuptimin e lejeve te ndertimit dhe procedurave, do te ishin dashur disa vite, ndersa ketu jane kryer me shpejtesi te madhe. Ne nje aspekt tjeter, nje vit me pare, ne peruruam nje faze te ndertimit hidrocentralit Ashta. Zevendespresidenti i kompanise Verbund do te me thoshte se i ishin dashur gjashte vjet perpjekje per lejet dhe per te kompletuar te gjithe procedurat, per te ndertuar nje hidrocentral disa here me te vogel, sesa Ashta qe po nderton ne Bushat. Ndersa ketu, tha ai, ne nje kohe rekord arrita te kapercej cdo pengese burokratike. Une ju garantoj se ky eshte vetem nje stad. Qeveria po ben perpjekje te vazhdueshme per t'ju lehtesuar nga barra burokratike. Sot, ju e regjistroni biznesin per 30 minuta, me nje euro dhe do te bejme cdo gje, qe shume shpejt ta regjistroni ate online, aty ku ndodheni. Sot, ne Shqiperi funksion Qendra Kombetare e Licencave dhe Lejeve. Pasi hoqem mbi 2/3 e lejeve dhe licencave dhe i shnderruam ato ne vetedeklarim, 1/3 e tyre i grumbulluam ne Qendren Kombetare te Lejeve dhe Licencave. Nje studim i bere nga nje agjenci e huaj mbi funksionimin e kesaj Qendre fakton se 97 per qind e atyre qe kane aplikuar per leje e licenca ndjehen te lumtur ose shume te lumtur, me funksionimin e kesaj Qendre.

***

Ne perpiqemi shume qe biznesi te kete kushtet e klimen me te mire. Qeveria ime ka bere investime shume te medha ne infrastrukture. Se shpejti, cdo investitor i huaj, cdo qytetar shqiptar do te mund ta kape Tiranen nga cep i ketij vendi, duke kursyer te pakten 70 per qind te kohes, ne nje rrjet rrugor modern. Ne vitin 2005, Shqiperia kishte gjithsej 2430 kilometra rruge te asfaltuara. Gjate ketyre viteve, ne kemi asfaltuar e jane ne asfaltim e siper mbi 10 mije kilometra. Shqiperia ka permiresuar ne menyre thelbesore, telekomunikacionin dhe ka nje akses te madh ne teknologjine dixhitale. Penetrimi i telefonise mobile eshte 180 per qind. Ne vitin 2005, penetrimi i internetit ne kete vend ishte 4.8 per qind, sot, eshte rreth 65 per qind, pra, eshte ne mesataren e Bashkimit Europian.

Shqiperia ka nje sistem te kujdesit shendetesor e arsimor gjithnje ne permiresim. Tani, ne kemi tregues te vendeve te zhvilluara persa i perket vdekshmerise se femijeve, kemi treguesit me te mire ne bote ne vdekshmerine amtare, kemi vdekshmerine me te ulet, se te gjitha vendet komuniste vec e vec dhe te marra se bashku. Pra, kushtet e jeteses ne Shqiperi jane gjithnje ne permiresim. Shqiperia ka nje model fiskal nder me te favorshmit per biznesin: taksen e sheshte prej 10 per qind, e cila mendoj se eshte nje nga arsyet madhore te suksesit tone; kontributet shoqerore 15 per qind per sipermarresit dhe vetem 1.5 per qind te xhiros taksen per biznesin e vogel. Ne nuk kemi ndermend te rrisim taksat, perkundrazi do t'i ulim me tej ato. Ne besojme se parate ne kontot tuaja bankare jane me te vlefshme per qytetaret shqiptare, sesa ne kontot publike. Te udhehequr nga ky parim, ne do te vazhdojme te perdorim cdo stimul, per te nxitur biznesin, ne menyre qe te perballojme kete krize qe ka pllakosur Europen e qe mesa duket nuk do te jete afatshkurter.

***

Ne harte, Shqiperia eshte nje vend i vogel, gjithsej 28 mije kilometra katrore, por ne potenciale eshte nje vend me potenciale te jashtezakonshme. Eshte vend me potenciale te medha energjetike. Kompani nder me te medhate ne Europe si norvegjezja Statkraft dhe kompani te tjera kane vendosur e po zbatojne ketu, projekte aktualisht me te medhate ne Europe, sic eshte kaskada e Devollit. Ne Shqiperi jane per t'u ndertuar 443 hidrocentrale te vegjel, te mesem e te medhenj. Qeveria ka firmosur kontrata koncesioni per ndertimin e 327 prej tyre. 46 jane perfunduar se ndertuari apo rindertuari dhe 100 te tjera jane ne ndertim e siper. Kompani gjermane lider ne fushen e energjise se rinovueshme jane shume te mirepritura te marrin pjese e te angazhohen ne kete proces, me te cilin Shqiperia do te shnderrohet ne nje superfuqi e energjise se rinovueshme ne rajon. Po ashtu kaskada e Vjoses dhe nje seri kaskadash te tjetra, te cilat do te jene se shpejti, ne treg. Dua t'ju informoj se te dhenat e deritanishme deshmojne se kostoja e ndertimit te hidrocentraleve per energjine e rinovueshme eshte 50 per qind me e ulet, se ne zona te tjera te Europes dhe kjo per nje seri faktoresh.

Shqiperia ka platforma fantastike ere. Kompani te medha studiuan kapacitet e saj te eres. Te demtuar nga kriza, kane veshtiresi ne zbatimin e projekteve te tyre. Une ju ftoj te konsideroni seriozisht investimet ne fushen e eres. Ju garantoj se Shqiperia do te kete nje nga paketat me te favorshme rregullatore te energjise se rinovueshme. Une nuk mund te them se do te ndjekim pike per pike paketen gjermane, por do te bejme gjithcka per t'ju afruar asaj sa me shume, ne raport me energjine e rinovueshme. Shqiperia ka gjithashtu nje potencial te jashtezakonshem turistik. Eshte shume veshtire te gjeni nje vend tjeter qe te kete kaq bukuri te ujerave e maleve, pasuri te jashtezakonshme te trashegimise kulturore dhe mikpritje ekzemplare. Turizmi ka njohur nje nga bumet me te medha ne Europe. Nga 300 mije turiste e vizitore ne vitin 2004, vitin e kaluar, Shqiperia priti mbi 4 milion turiste dhe vizitore.

Shqiperia eshte vend malor, por malet e saj jane te mbushura me pellgje mineralesh nder me te rendesishmet ne bote. Gjashte muaj me pare prita ne zyre ish presidentit e Rio Tintos, i cili kishte kaluar rreth tre muaj ne zonen e Bulqizes. Ai me tha se ne Bulqize jane nxjerre deri tani, 20 milione tone krom, por jane per t'u nxjerre te pakten edhe 20 milione tone te tjere. Shqiperia eshte e pasur ne hekur, hekur nikel, baker, baokside e minerale te tjera. Kohet e fundit eshte gjetur ar, platin dhe ka te dhena edhe per elemente te rralle. Ndaj jeni te ftuar te konsideroni seriozisht investimet ne industrine minerare ne Shqiperi. Ne po perpiqemi te vendosim standardet me transparente.

***

Disa muaj me pare, gjate nje udhetimi me avion, takova nje sipermarres italian, i cili me shpjegoi si e kishte transferuar biznesin ne Kine, se si kostoja e krahu i punes atje, ishte dhjetera here me i lire se ne Milano. Natyrshem, i thashe perse nuk vjen ne Shqiperi, ku do te gjesh nje krah pune me te leverdishmin ne Europe dhe serish mbetesh ne epiqender te tregut me te fuqishem te botes, sic eshte tregu europian. Ju garantoj se tregu i punes ne Shqiperi eshte i shkelqyer, i ri, dinamik, njerez qe punojne, i shkolluar mire dhe shume fleksibel. Ne po bejme gjithcka te ecim ne bashkepunim me ju, ne drejtim te zhvillimit te dimensionit profesional te tij.

Keto jane disa nga aspektet. Une nuk them se rruga eshte bulevard, por nje gje eshte e sigurt: Ne rast se vitin e fundit, investimet e huaja ne bote, sipas UNCTAD, rane me 37 per qind, ne Shqiperi jane rritur me 316 per qind; eksportet, nga viti 2009-2011, jane rritur me 100 per qind. Ne Shqiperi, kompanite gjermane ne tekstile e fusha te tjera kane shenuar suksese te medha. Ndaj ju ftoj te konsideroni seriozisht te investoni ne kete vend, ne te cilin nuk them se nuk ka pengesa e veshtiresi, por ka nje lufte te vendosur kunder tyre, per te krijuar per ju mjedisin me miqesor.

* Nga fjala e mbajtur ne Forumin Ekonomik Shqiperi-Gjermani
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi