Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Bizneset, të varfëra për investime People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Bizneset, të varfëra për investime People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bizneset, të varfëra për investime

Shko poshtë

Bizneset, të varfëra për investime Empty Bizneset, të varfëra për investime

Mesazh nga Vizitor Thu 15 Apr 2010 - 2:13

Bizneset, të varfëra për investime MakineriteBizneset thonë se nuk kanë kapital të mjaftueshëm për të investuar në përmirësimin e teknologjisë.

Sipas tyre, në shumë raste mungesa e fondeve dhe interesat e larta të kredive i detryojnë të importojnë makineri dhe pajisje të përdorura.

“Konkurrenca në tregun shqiptar ka qenë në nivele të ulëta. Gjithashtu, është problemi se për bizneset shqiptare, që në fillim kanë pasur probleme në investime, kreditimet e bankave për makineri dhe pajisje janë më të larta se në vendet e tjera të rajonit”, deklaron Gjergj Buxhuku, kryetar i Konfindustria.

Ndërsa Flamur Hoxha, kryetar i Dhomës së prodhuesve të veshjeve shprehet: “Bëhet fjalë për linja prodhimi me kosto të lartë. Biznesi duhet të ofrojë për të qenë i besueshëm në bankë”.

Vec mungesës së parave, sipërmarrësit thonë se investimet në teknologji pengohen edhe nga politikat e taksave.

“Jo vetëm që mungojnë politikat nxitëse nga qeveritë, por kemi edhe politika bllokuese. Të paguash TVSH për një makineri që prodhon është një absurditet që duhet hequr sa më shpëjet”, shton Buxhuku.

Sipas Bankës Botërore, bizneset shqiptare kanë investimet më të ulëta në rajon në përmirësimin e teknologjisë së tyre, cka sipas bankës mund të ketë pasoja afatgjata për ekonominë, duke e bërë atë më pak konkurruese në tregun ndërkombëtar.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi