Dashamir Shehi: Sistemi yne politik krijon servile dhe dallkauke
Faqja 1 e 1

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi analizon humbjen e koalicionit të djathtë, garën Basha-Olldashi në PD dhe dyshimet e tij për aleatët Rama-Berisha. “Kur kujtoj administratën që kemi pasur në ’92-’96, s’e kam menduar ndonjëherë që ndonjë mekanik i ardhur nga provinca mund të punojë nëpër ministritë e Tiranës apo ndonjë ish-polic mund të bëjë drejtorin në shtetin shqiptar. Administrata degradoi në një nivel të rrezikshëm”
Në selinë modeste të LZHK-së ka ende gjurmë të fushatës zgjedhore, por kryetari Dashamir Shehi e ka bërë me kohë analizën e humbjes. Flet shpesh për matrapazllëk politik, kur analizon sistemin e ngritur nga dy partitë e mëdha dhe i rikthehet këtij termi, kur vjen fjala për arsyet e humbjes së të djathtës. Në parlament do të rikthehet në shtator, por pak entuziazëm lexon tek ai mbi këtë fakt. “Ne gjithnjë shajmë e pështyjmë që klasa politike është e papërgatitur dhe vazhdimisht fusim brenda kësaj klase gjithë shërbëtorët apo horrat e rinj që afrohen”,- thotë Shehi, ndërsa shton se parlamenti i ri ka një diferencë të madhe morale dhe kulturale nga ai i ’92-shit. Në këtë intervistë për MAPO, kryetari i LZHK-së flet edhe për nevojën e një rithemelimi të së djathtës, për zgjedhjet brenda PD-së apo për dyshimet e tij mbi qeverinë Rama-Meta.
[b style="outline: 0px; padding: 0px; margin: 0px; border: 0px; vertical-align: baseline;"]Zoti Shehi, në zgjedhjet e 23 qershorit LZHK-ja ka marrë më pak vota se herët e kaluara. Ishte çështje e sistemit apo e parave: keni bërë ju një analizë se ç’vajti keq?[/b]
Unë gjykoj që janë të gjitha nga pak brenda, por në radhë të parë do gjykoja se ndryshe nga zgjedhjet e tjera, unë kontributin këtë herë e kam ofruar brenda radhëve të PD. Unë kam dalë të bëj fushatë për PD dhe kisha më shumë punë nëpër lagje, se edhe ndonjë deputet i PD. Një pjesë e rezultatit shpjegohet edhe më këtë: gjatë fushatës, praktikisht LZHK dhe PD janë shkrirë. E dyta sa i përket votave, kush nuk ka përfaqësim në vëzhgues e numërues, sigurisht që bëhet pre e matrapazllëkut klasik shqiptar. Në Shqipëri vazhdon të ndodhë një fenomen i shëmtuar, kush ka numërues merr më shumë vota se ai që nuk ka numërues. Një arsye e tretë është që në Shqipëri, fatkeqësisht vitet e fundit është bërë një shpërndarje votash, një lloj vote pra interesaxhinjsh. Me pushtet, me para, me drejtorë dhe punonjës, nga e cila LZHK ka qenë historikisht jashtë këtij sistemi. Po të bësh një analizë vote e shikon që ato i marrin po ato parti që kanë qenë brenda sistemit: kush ka pas drejtorë, ministra, kush hedh paratë në fushatë. Pra, një sistem relativisht i shëmtuar, që shpresoj që herës tjetër t’i ketë ardhur fundi. Me këtë justifikohen pak a shumë votat e një formacioni të vogël politik.
[b style="outline: 0px; padding: 0px; margin: 0px; border: 0px; vertical-align: baseline;"]A mendoni sërish sot se aleanca me PD ishte e duhura, apo ndoshta do të ishte më mirë të kishit qëndruar më vete?[/b]
Ndoshta për të mbledhur vota, për të përfituar në rrafshin personal do të ishte më mirë të mbahej një linjë indipendence. Por unë gjykoj që e djathta ka pasur këtë herë nevojë për kontributin e të gjithëve dhe ç’është më e rëndësishmja, do të kenë më shumë nevojë sot e tutje.
[b style="outline: 0px; padding: 0px; margin: 0px; border: 0px; vertical-align: baseline;"]Ju folët për mundësitë që ka një parti e vogël për të qenë e suksesshme në fushatë, por a nuk ka ardhur koha që Shqipëria të mos ketë më kaq shumë parti në listën e zgjedhjeve? Ndoshta duhet menduar një organizim tjetër brenda kampeve, në formë konfederate?[/b]
Është pak abuzive kur thuhet shumë parti, se në fakt nuk janë aq parti sa i gjen ditën e zgjedhjeve. Kjo është pjellë e këtij sistemi, të themi e këtij falsiteti politik, sepse kur nuk ka zgjedhje, nuk kemi më 63 parti. Gjykoj që politika është bipolare, ka të majtë dhe të djathtë, por ajo nuk mund të jetë bipartizane, siç duan ta bëjnë në Shqipëri. Unë jam për një politikë bipolare, kundër asaj bipartizane. Në çdo pol mund të agregohen partitë e të njëjtit kamp dhe mendoj se për qendrën e djathtë ka ardhur koha që t’i rimendojë strategjitë e veta. Do të bëhet si në të shkuarën, kur bashkohen rreth interesash e siç e pamë ne, nga 4 parti në qeverisje, njëra i humbi zgjedhjet, ndërsa tri të tjerat i fituan ato. Nëse qeverisën, qeverisën bashkë, nëse abuzuan, abuzuan bashkë, nëse ishin të pazot, ishin të pazot bashkë. Nuk ndodhi kështu, sepse sistemi është i tillë, por edhe orientimet politike ishin ndërtuar mbi një lloj pragmatizmi, kur në fakt duhej të ishin drejtuar mbi platforma ideore. Nga kjo pikëpamje gjykoj se për qendrën e djathtë ka ardhur dita ta hapë këtë debat të brendshëm seriozisht, ta konsiderojë atë në mënyrë afatgjatë, pra deri në zgjedhjet e ardhshme dhe të gjejë formulën më të mirë, për të mbledhur të gjithë kontribuuesit e qendrës së djathtë në një formacion politik. Sot, qendra e djathtë ka nevojë për kontributin e të gjithëve, edhe për ata që janë jashtë PD-së. Mendimi im është për një bashkim të së djathtës, por jo rreth një personi, se ndaj edhe nuk është bashkuar deri më sot. Duhet të bashkohet qark një ideje, ku gjithsecili të japë kontributin e vet e kjo, në gjykimin tim rrit shanset për të ardhur në pushtet.
[b style="outline: 0px; padding: 0px; margin: 0px; border: 0px; vertical-align: baseline;"]Shumica e njerëzve e kanë konsideruar këtë një votë kundër Berishës. Ju e shikoni të tillë?[/b]
Po, gjykoj që brenda kësaj ka një të vërtetë. Do të ishte absurde po të mos mendonim kështu. Unë gjykoj që nuk është vetëm kjo, por edhe elementë të tjerë që brenda këtij rezultati e kanë përkeqësuar. E para e ka emrin krizë ekonomike. E thotë kjo mazhorancë apo nuk e thotë që ka krizë, ajo ka qenë reale. Kush nuk e ka kuptuar këtë, pak merr vesh nga ekonomia. Faji për krizën nuk është vetëm e kësaj qeverie, sepse është pjesë e botës integrale ku jetojmë. Interpretimi i saj qe i gabuar. E dyta është kjo administratë publike që kemi prodhuar në këto vite ka qenë ndër më të këqijat. Flas për këtë që ka prodhuar Partia Demokratike në mandatin e dytë.

Kur kujtoj administratën që kemi pasur në ’92-’96, jo për nostalgji, por për kualitet, unë nuk e kam menduar ndonjëherë që ndonjë mekanik i ardhur nga provinca mund të punojë nëpër ministritë e Tiranës apo ndonjë ish-polic mund të bëjë drejtorin në shtetin shqiptar. Ndjehem i ofenduar që kam qenë shefi i mijëra punonjësve. Administrata ka degraduar në një nivel të rrezikshëm. Edhe kjo ka sjellë të mos u përgjigjen kërkesave të qytetarëve, pasi ka qenë arrogante duke qenë injorante. E dyta ka pasur krahinarizëm të theksuar. Nuk mund ta drejtojnë pjesën më të mirë të Shqipërisë, pjesët më të prapambetura të saj. Kjo ndodh në gjithë botën; kjo është një ligjësi e përgjithshme e kush shkel mbi të e ka hapur vetë gropën e humbjes. E fundit do të thosha që PD-ja ka humbur sensin e moralit politik të qendrës së djathtë, për hir të funksioneve qeverisëse dhe dëshirës për të administruar pushtet, edhe në kushtet e mungesës së moralit politik.
Është afruar me një pragmatizëm ekstrem, që rikthehet edhe në matrapazllëk politik ndaj të gjitha forcave që janë afruar për të lëpirë tek tasi i qeverisë, megjithë zullumet që kishin bërë më përpara. Kjo ka filluar me Xhuvelin në 2005, është vazhduar me zgjedhjen e Presidentit në 2007, me votat e marra nga krahu i majtë, u kulmua me LSI-në dhe u mbyll me aventurën e transferimit të deputetëve të majtë. Kjo dëshirë “in extremis” për të qeverisur në kufijtë e moralit me çdo kusht sigurisht që e ka dëmtuar imazhin publik të PD, shkurajoi mijëra njerëz të ndershëm dhe e ktheu politikën në një pazar.
[b style="outline: 0px; padding: 0px; margin: 0px; border: 0px; vertical-align: baseline;"]Pas zgjedhjeve, në PD janë shtuar zërat se edhe futja e aleatëve në listë ka qenë një nga shkaqet e humbjes. Rikthim i fenomenit të “dushkut” ka thënë Rusmali për këtë fakt…[/b]
Edhe kjo mund të jetë, por nga rezultatet nuk duket. Pasi aleatët e PD-së, nga 1 deputet morën pesë dhe për këtë mund të ankohen, pasi këta sigurisht që kanë peshkuar tek votat e PD. Ose duhej të paguanin edhe këta një çmim si mëkatarët e tjerë, por s’kanë paguar asgjë. Sigurisht që aleatë si LZHK, që nuk ka marrë pjesë në qeverisje për katër vjet i kanë ofruar edhe një lloj fytyre pak më të ndriçuar, pak më të bardhë kësaj qeverisje. Nga kjo pikëpamje, ka njerëz që i kanë ofruar kontribut kësaj mazhorance, ka njerëz që e kanë konsumuar, që i kanë marrë pushtet, i kanë marrë para e në fund i kanë marrë edhe votat.
[b style="outline: 0px; padding: 0px; margin: 0px; border: 0px; vertical-align: baseline;"]Zoti Shehi, si e shikoni garën në PD mes Olldashit dhe Bashës dhe kush sipas jush e ka “stofin” për të qenë kryetar dhe pasardhës i Berishës?[/b]
Unë gjykoj që fushata ka ca elementë pozitivë. Së pari, për herë të parë po bëhet fushatë, zgjedhje në parti. Deri më sot ishte bërë estradë. Së dyti, po bëhet garë reale, me bërryla, me të goditme dhe me aleatë brenda saj. E treta, është parimi “një anëtar, një votë”, që është parim inovativ, që e shkund partinë nga militanti në provincë e deri tek shefat në Tiranë. Sigurisht që brenda kësaj gare ka edhe elementë negativë: zhvillohet në mungesën e një analize.
[b style="outline: 0px; padding: 0px; margin: 0px; border: 0px; vertical-align: baseline;"]Mos mungon ky element i analizës për t’u dukur e vërtetë në sytë e publikut të gjerë?[/b]
Është e vërtetë. Personazhet bëjnë garë me të vërtetë, por mungesa e analizës nuk shkon ta zgjidhë problemin në thellësi, por hedh një hap para. Cakton shefin e ri të PD-së, me të cilin do të negociohet për të ardhmen e partisë. Elementi i dytë negativ është që po bëhet nën tutelën e Berishës dhe nuk duhej bërë e tillë. Berisha bëri një akt të zgjuar kur tha që “fajin e kam unë”, edhe pse nuk ishte i gjithi i tiji. Por e bëri me idenë e zgjuar që ai që vjen pas tij, të mos mbarte kompleksin e fajit dhe të tjerët të jenë të lirë për të rinovuar partinë. Por të vazhdojë një lloj paternalizmi për lidershipin e ri kjo do të jetë e gabuar, pasi nuk do t’i lërë frymëmarrje e forcë rigjenerimi brezit të ri. Ka edhe një element tjetër pozitiv që personazhet janë realë: të moshës rreth 40 vjeç, mjaftueshëm të shkolluar për ta drejtuar partinë e mjaftueshëm qytetarë për të mos e vulgarizuar atë, mjaftueshëm të rinj për të pasur energjitë për të ardhmen. Sigurisht që të gjithë do të vuajnë kompleksin edhe për nja një vit të prezencës së Berishës në parti, të asaj që Berisha, personazhe të mëdhenj rreth vetes nuk ka lënë, por megjithatë gjykoj që zgjedhje brenda kushteve që ka sot Partia Demokratike më të mira nuk kishin për t’u bërë.
[b style="outline: 0px; padding: 0px; margin: 0px; border: 0px; vertical-align: baseline;"]Po thoni që garancia është cilësia e kandidatëve?[/b]
Po, mendoj se janë mjaftueshëm të pranueshëm. Sigurisht që këtu nuk shikoj yje që shndrisin, por njerëz që me realizëm dhe punë mund të ringrenë Partinë Demokratike dhe përmes saj edhe profilin e tyre politik.
[b style="outline: 0px; padding: 0px; margin: 0px; border: 0px; vertical-align: baseline;"]Dorëheqja e Berishës është lajm i vjetër, por pyetja është, sa influent do të jetë ai në politikën shqiptare në vazhdim? [/b]
Berisha do të jetë influent në këtë periudhë, si kryeministër, por edhe për kontributin që ka dhënë për 23 vjet në politikë. Do vazhdojë të jetë në PD, sepse e ka drejtuar atë parti për 20 e ca vjet. Por si të gjithë shefat që kanë kurbën e vet: ngjitjen dhe mbylljen, edhe Berisha nuk do të bëjë përjashtim. Ai është një njeri i kthyer dy herë, i suksesshëm megjithë defektet e veta dhe si çdo cikël, mbyllet. Për t’u mbyllur pozitivisht, kjo është në dorën e vetë Berishës.
[b style="outline: 0px; padding: 0px; margin: 0px; border: 0px; vertical-align: baseline;"]Çfarë pritshmërish keni për qeverinë Rama-Meta?[/b]
Unë uroj që kjo qeveri të bëjë diçka. Përtej të qenit opozitar, unë jam një shqiptar. Shpresoj që punët që kanë shkuar keq, të shkojë më mirë, që integrimi i bllokuar edhe prej tyre, të zhbllokuar, GDP të rritet e të bëhen disa punë, që nuk u bënë përgjatë 8 viteve. Por, unë kam dyshimet e mia për këtë. Jo thjesht se jam i vetëbllokuar ideologjikisht si i krahut tjetër, por se eksperienca e zotërinjve nuk na afron ndonjë perspektivë pozitiviste. Zoti Meta ishte në këtë qeveri, ishte pjesa më e atakuar sa i përket korrupsionit. Si mund të presim ne që duke kaluar në anën tjetër, mund të bëhet më i mirë. Zoti Rama ishte kryetar i Bashkisë më të madhe në vend prej shumë vitesh, por ishte edhe propozuesi i kësaj platforme politike që kemi sot, kur duhej të ishte inspirues i rinovimit të saj, i rilindjes siç thotë ai. Unë gjykoj se ato gjëra, përmes së cilave mund të rilindë Shqipëria, nuk përmenden kurrë. Rilindje do të ishte të rishikonim Kushtetutën tonë, që të vetëkufizonim mandatet. A do të pranonte zoti Rama që të deklaronte sot se unë me Kushtetutë, më shumë se 8 vjet në qeverisje nuk do të rri? Kjo do të ishte një sinjal moral për të gjithë politikën shqiptare dhe historinë politike që do të vijë në të ardhmen. S’e kam dëgjuar ndonjëherë! Që përmes kësaj Kushtetute të bllokojmë mundësinë që kryetarë komunash e bashkish të rrinë nga 4-5 herë, siç hyri dhe vetë për herë të 4 në garë. Edhe këtë s’e kam dëgjuar ndonjëherë nga Rama. Që Kodi Zgjedhor t’u japë shanse alternative të gjithë palëve dhe jo t’i kondicionojë partitë e vogla, apo listën e deputetëve ta bëjnë kryetarët, natën kafeve, me miqtë e tyre apo kushërinjtë, edhe për këtë s’e kam dëgjuar ndonjëherë zotin Rama. Që do ta ndryshojmë këtë sistem zgjedhor që prodhon servilë apo dallkaukë dhe injorantë politikë, që kanë nga një karton në Parlament për kryetarin e tyre. Si mund të rilindë Shqipëria mbi këtë gërmadhë pronësie? Edhe për çështjen e pronave nuk e kam dëgjuar ndonjëherë zotin Rama. Nëse Rilindja qenka se do të fitojmë 29 Nëntorin apo 5 Majin, se do të falim tokat e të tjerëve, do t’i legalizojmë pa para, se spitali do të punojë gratis, apo kush ofron ndonjë CV te PS-ja, këtu s’ka të bëjë shumë Rilindja. Këta zotërinj i kanë të gjitha mundësitë të bëjnë ndonjë gjë të mirë, por me sinjalet që kanë dhënë deri tani, nuk shikoj ndonjë gjë të mirë. Megjithatë, është ende herët për të gjykuar apo paragjykuar për ta.
[b style="outline: 0px; padding: 0px; margin: 0px; border: 0px; vertical-align: baseline;"]Zoti Shehi, në shtator ju do të jeni pjesë e një parlamenti, më problematiku ndoshta për cilësinë e deputetëve. Përflitet që ka disa njerëz me precedentë penalë që do të kalojnë pragun e tij?[/b]
Unë e shikoj në sensin kultural të investimit politik në radhë të parë. Ne gjithnjë shajmë e pështyjmë që klasa politike është e papërgatitur dhe vazhdimisht fusim brenda kësaj klase gjithë shërbëtorët apo horrat e rinj që afrohen. Gjithmonë, kryetarët e partive të mëdha e prishin klasën politike dhe prodhojnë ato fenomene që u pëlqejnë atyre. Po ta krahasojmë parlamentin e ’92 me këtë të sotmin, do të shihnim një diferencë të madhe morale dhe kulturale. Në ’92, minimalisht duhej të ishe një drejtor shkolle për t’u bërë deputet, sot mund të bëhet edhe një njeri me fakultet natën. Tjetra është që gjysma e parlamentit janë biznesmenë, a thua se biznesi ynë buron nga city i Londrës dhe është i kolauduar, profesional dhe përveç biznesit, afron edhe kapacitete politike. Fatkeqësisht, biznesi ynë nuk ofron, s’është në gjendje me mbyll bilancin e ndërmarrjes. Parlamenti ynë është i mbushur me dhjetëra biznesmenë, që pasi kanë futur duart pak te paratë e shtetit, duhet t’i fusin edhe tek letrat e pushtetit. Kjo është shumë e dëmshme, Shqipëria do t’ia shohë qederin kësaj pune. Nga kjo pikëpamje, parlamenti mbart në vetvete një grup njerëzish të paarsimuar, thjesht dhe vetëm që kanë para. Edhe ky është një dëm i madh për demokracinë në Shqipëri.
[b style="outline: 0px; padding: 0px; margin: 0px; border: 0px; vertical-align: baseline;"]Rikthehemi tek gara e PD. Me cilin nga kandidatët e ndjeni veten më afër ju, ideologjikisht le të themi, apo keni më shumë simpati?[/b]
Me thënë të drejtën unë ndjehem i vetëm. Këta janë djem shumë të mirë dhe shpresoj që të kenë gjithë karrierën e mundshme përpara. Unë ndjehem një njeri i së djathtës, me historinë e grupit që përfaqësoj. Nëse do t’i duhem qendrës së djathtë, do t’i gjejmë mundësi për të bashkëpunuar. Sigurisht, në këtë histori, dikush ka disa avantazhe, dikush të tjera. Për mua, janë pak a shumë të barasvlefshëm. Sigurisht që Basha ka një avantazh, që nuk është i Bashës. Basha në fakt, do ta ketë barrë në të ardhmen, por është për PD, që drejton Bashkinë e Tiranës. Gjykoj që ky është një avantazh i vogël, por edhe një barrë, pasi nesër do t’i bjerë të mbajë dy kunguj në një sqetull. Për raportet në bazë, seksion më seksion, këtë ta gjykojnë anëtarët e PD. Unë kam vite që bëj një politikë tjetër nga ajo që bën PD. Kjo më ka dhënë ca cilësi të tjera, por më ka humbur edhe kapacitetin për të qenë një vëzhgues i hollë i Partisë Demokratike.
[b style="outline: 0px; padding: 0px; margin: 0px; border: 0px; vertical-align: baseline;"]Rezultati[/b]
Në Shqipëri, fatkeqësisht vitet e fundit është bërë një shpërndarje votash, një lloj vote pra interesaxhinjsh. Me pushtet, me para, me drejtorë dhe punonjës, nga e cila LZHK ka qenë historikisht jashtë këtij sistemi. Po të bësh një analizë vote e shikon që ato i marrin po ato parti që kanë qenë brenda sistemit: kush ka pasur drejtorë, ministra, kush hedh paratë në fushatë…
[b style="outline: 0px; padding: 0px; margin: 0px; border: 0px; vertical-align: baseline;"]Gara në PD[/b]
Personazhet bëjnë garë me të vërtetë, por mungesa e analizës nuk shkon ta zgjidhë problemin në thellësi, por hedh një hap para. Cakton shefin e ri të PD-së, me të cilin do të negociohet për të ardhmen e partisë. Elementi negativ është që po bëhet nën tutelën e Berishës dhe nuk duhej bërë e tillë!
[b style="outline: 0px; padding: 0px; margin: 0px; border: 0px; vertical-align: baseline;"]Rama-Meta[/b]
Zoti Rama ishte propozuesi i kësaj platforme politike që kemi sot, kur duhej të ishte inspirues i rinovimit të saj. Nëse Rilindja qenka se do të fitojmë 29 Nëntorin apo 5 Majin, se do të falim tokat e të tjerëve, do t’i legalizojmë pa para, se spitali do të punojë gratis, apo kush ofron ndonjë CV te PS-ja, këtu s’ka të bëjë shumë Rilindja.
[b style="outline: 0px; padding: 0px; margin: 0px; border: 0px; vertical-align: baseline;"]Kuvendi i ri[/b]
Ne gjithnjë shajmë e pështyjmë që klasa politike është e papërgatitur dhe vazhdimisht fusim brenda kësaj klase gjithë shërbëtorët apo horrat e rinj që afrohen. Gjysma e parlamentit janë biznesmenë, a thua se biznesi ynë buron nga city i Londrës dhe është i kolauduar, profesional dhe përveç biznesit, afron edhe kapacitete politike./shqiperia.com

An0nim- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Sarande
Postime : 2383
Gjinia :
Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha : 34
Similar topics
» SHBA, Shqiptari Dashamir Matjani 29 vjec vritet brenda shtepise
» HUMOR POLITIK :p:p
» Sistemi Muskulor
» Bllokimi politik lë Shqipërinë pas
» Sistemi i transportimit te bimet!
» HUMOR POLITIK :p:p
» Sistemi Muskulor
» Bllokimi politik lë Shqipërinë pas
» Sistemi i transportimit te bimet!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi