Shqiptarët E Që Dikur Sundonin Irakun
Faqja 1 e 1
Shqiptarët E Që Dikur Sundonin Irakun
Iraku, vendi i Babilonisë së lashtë dhe vendi i përplasjes së madhe mes
dy pjesëve të mëdha të muoslemanëve: mes sunitëve dhe shiitëve. Të
parët, politikisht kanë pasur gjithnjë në krah Perandorinë Osmane, të
dytët mbretërit e Iranit. Nga ky konflikt sikurse edhe tani kanë
gjalluar konflikte të ashpra, gjakderdhje, mërira e luftëra. Që në kohë
të herëshme shqiptarët kanë qenë protagonistë në këtë lojë të ashpër, me
të cilën i lidhte vetëm një gjë: dëshira për t'i shërbyer ushtarakisht
një fuqie të madhe. Aty nga 1508, Shahu i Persisë, mbrojtës i madh i
shiitëve, Ismail-al-Safavi pat shtënë në dorë një pjesë të mirë të
Irakut Verior, gjë që e pat shtyrë Sulltanin e atëhershëm, Selimi I të
drejtonte një ekspeditë të madhe ushtarake për të rivendosur pushtetin e
tij. Një nga komandantët më të suksesshëm të fushatës është një i
quajtur AHMET PASHË DUKAGJINI. Letërsia arabe përshkruan gjërë e gjatë
se si Dukagjini, i bërë mosleman, i
drejtoi trupat osmane drejt
fitores në Çalldiran në 1514. Fitorja ishte e rëndësishme. Aventura e
shqiptarëve në troje të Irakut kishte nisur mirë.
Nga 1544 deri
në 1548 në krye të Irakut ishte shqiptari AJAZ PASHA. Sikurse ndodh
shpesh për gjithë të mëdhenjtë pavarësisht nga koha, Ajaz Pashës i janë
kushtuar shumë poezi, ku sigurisht ai rrëfehet si njeri tejet bujar.
Vite
më vonë, Porta e Lartë dërgoi në Bagdad një tjetër shqiptar, NASUH
PASHËN. Njësoj si në historinë e Skënderbeut, valiu i ri shqiptar i
Bagdatit, mësoi se qyteti i kishte rënë në dorë një vendasi falë një
fermani
të falsifikuar. Nasuhu nuk pati edhe aq fat në një betejë që u
bë mes dy rivalëve në afërsi të Bagdadit. Iku i plagosur rëndë për në
Stamboll, porse i ndihu fati dhe u bë, si shumë shqiptarë të tjerë,
Vezir i Madh, pra
Kryeministër, pasi qe martuar më parë me njërën prej vajzave të shumta të Sulltanit.
Historianët arabë ende i përmendin bëmat e disa komandantëve shqiptarë në vitet që pasuan. Në 1626 Tikririti, vendi i origjinës së Sadam Hyseinit, ishte ende në duart e
persëve, të cilët e kishin pushtuar disa vjet më parë. Një shqiptar,
OMER PASHA, luftoi në krye të një grushti njerëzish me një ushtri shumë
herë më të madhe. Omer Pasha, komandanti, ishte i vetmi që shpëtoi nga
masakra që pasoi. Legjenda thotë se e shpëtoi kali i tij i shpejtë. Ca
vjet më vonë historia përsëritet. Tashmë është Ahmet KUÇUK PASHA, edhe
ky
shqiptar në shërbim të Sulltanit, që komandon trupat turke në
betejat rreth Tikritit. Si e pa që nuk kishte shpëtim atëherë u ul dhe
nisi t'i falej Allahut. Sigurisht që njëri nga ushtarët persë ia preu
kokën dhe e dërgoi në Teheran. Shahu në shenjë respekti lejoi që koka e
prerë e Ahmet Kuçuk Pashës të varrosej në një teqe në Damask, në Siri.
Pashai plak e kishte menduar edhe këtë. Vite më parë kishte ndërtuar një
vend të shenjtë për vete.
Nga fundi i shekullit XVII presioni i
ushtrive iraniane gati sa se bllokoi ekonominë në Bagdad. Porta e Lartë u
alarmua. Bllokimi i ekonomisë në këto anë donte të thoshte trazira edhe
në vendet arabe fqinje. Sërish na shfaqet një shqiptar. Ai është
ABDURRAHMAN PASHA, i cili u caktua vali i qytetit.
Abdurrahmani ishte
njeri i drejtë. Ai nuk lejoi që nënpunësit të vidhnin në kurriz të
popullit, liroi njerëzit nga taksat abuzive dhe arriti të sjellë
normalizimin e tregut. Në historinë e Irakut shqiptari me emrin
Abdurrahman
mbahet mend edhe për dashamirësinë e tij ndaj poetëve dhe
artistëve të tjerë, ndonëse nën zë thuhet se ai e kishte një çikë qef
verën. Një xhami e ndërtuar prej tij ka qenë në këmbë deri vonë në
Bagdad. Ajo quhejMaruf-al-Karhi.
Shqiptarët e kishin fort për zemër Irakun, madje
aq për zemër saqë të arrijnë të themelojmë një dinasti shqiptare në krye
të Bagdadit. I pari i kësaj dinastie shqiptare në zemër të Arabisë
ishte dibrani HASAN PASHA, i cili nisi punë në këto anë në 1704. Hasani e
nisi punën duke emëruarar djemtë e tij ndër provinca, duke kërkuar
kështu bashkimin e njësive të coptuara irakene në një vilajet të vetëm.
Më pas, duke u mbështetur në një ushtri të re krejt të reformuar, Hasan
Pasha nga qëndrimi në mbrojtje ndaj iranianëve, i hyri detyrës së
vështrië që të sulmonte. Nuk arriti ndonjë sukses të madh, megjithëqë
kishte arritur të depërtonte në Iran. U varros me nderime të mëdha në
Bagdad në vitin 1724. Thonë se në kryeqytetin iraken
emrin e tij e mbajnë xhami e emra lagjesh.
Vendin
e Hasan Pashës e trashëgoi i biri, AHMET PASHA, një i ri ambicioz, i
cili e kishte ndarë mendjen të vazhdonte udhën e të atit. Ahmeti vazhdoi
të sundonte deri aty afër fundit të shekullit XVIII. Pas kësaj dinastia
shqiptare në Bagdad u përfshi nga një stuhi rëre, gjatë së cilës emrat e
sundimtarëve vazhduan të zëvendësohen me ritme të shpejta.
Duhej
të kalonin disa vite të trazuara derisa shqiptarët të shfaqeshin
perseri në krye të Irakut. SYRI PASHA, vali nga 1899 - 1890, ka hyrë në
historinë e Irakut si ndërtuesi i një dige të rëndësishme dhe si
mbrojtës i
madh i poetëve. Sipas historianëve vendas Syriu futi në
veprim edhe një ide tjetër, atë të ndihmës shoqerore per të varfërit dhe
vejushat. Syriu u dha udhë një veprimtarie me tradita në lëmin e
poezisë.I
fundmi i dinastisë shqiptare në Bagdad ka qenë ABDULVEHAB PASHA, që
qëndroi në rolin e valiut vetëm një vit. Për të dihen pak gjëra, nëse
përjashtojmë ndonjë poezi oborri që servilat e kanë shkruar me zell për
të.
Era e re kishte nisur të frynte gjithandej. Nuk kishte më nevojë
për njerëz të luftës, a më mirë me thënë kishte nevojë për një luftë
ndryshe.
Një tjetër shqiptar i shquar i ka njohur mirë këto anë.
EQEREM BEJ VLORA, pinjoll i Vlorajve të famshëm, një nga mendjet më të
mprehta shqiptare të dy shekujve të fundit, e ka rrëfyer në mënyrë
brilante përshtypjet e tij në Irak e rrethinë. Në 1904, Eqerem Beu ishte
një nënpunës i ri i Ministrisë së Jashtme të Stambollit. Bashkë me
diplomatë të tjerë inspektonte asokohe hekurudhën e Hexhazit, atë që
quhej një lloj paraleleje e Kanalit të Suezit, një arritje e madhe për
kohën, njësoj si koridoret tona të sotme. Sytë e lodhur nga peisazhi, i
mbuluar nga rëra e verdhëllemtë, i kanë shndëritur të riut shqiptar kur
ka parë të kalëronte mbi një mëzat të zi arab një vajzë të re elegante.
Diku andej nga Siria, në kufi me Irakun, zë fill kjo histori nostalgjie
më shumë se sa dashurie. I riu shqiptar desh la mëndtë kur pa atë vajzë
të re arabe që bashkë me të tjerët i bënte respektet e duhura sipas
rregullave të shkretëtirës. Mësoi sakaq se perria e shkretëtirës ishte
vajza
e njërit prej krerëve lokalë, në çadrën e të cilit kishte
bujtur. Dhe atëherë beu i Vlorës përmbahet, porse nuk mund të heqë dorë
nga simpatia e tij. Nxjerr nga brezi pistoletën e tij, një Mauzer, i
cili në atë kohë vlente sa qimet e kokës, dhe ia zgjat vajzës së re.
Vetë Eqerem Beu rrëfen se u çudit pa masë kur pa se në këmbim vajza i
kishte dhuruar mëzatin e saj të racës së pastër të kulluar arabe.
Ndonëse të dy të rinjtë fati i përplasi
në cepa të ndryshëm të Botës, mes tyre u lidh një letërkëmbim që do të vazhdonte gjatë.

Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Ç’thonë shqiptarët për shqiptarët
» Si dikur...
» Dikur......
» Mërgimi dikur dhe sot
» Prishtina dikur...
» Si dikur...
» Dikur......
» Mërgimi dikur dhe sot
» Prishtina dikur...
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi