Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Histori te verteta People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Histori te verteta People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Histori te verteta

4 posters

Shko poshtë

 Histori te verteta Empty Histori te verteta

Mesazh nga Anakonda Thu 21 Jun 2012 - 19:02

Po shihja ne internet dhe lexova dicka rreth nje ngjarje te vertet e treguar nga vet personi :


Nje Ngjarje tjeter qe nuk mundem ta harroj edhe nese Jetoj 1000 Vjet !!

E
Lashe Shkollen bashke me 4 Shoket e mi dhe u Nisem Per ne Greqi,, Pasi
kemi Ecur Disa Ore me Shoket Maleve te Greqise Per te Kaluar Kufirin,,Na
Zuri Policia tek nje Qezme uji Ku Pushonin Refugjatet,, Dhe na Kthyen
Perseri ne Shqiperi,,me Saktesisht ne Kapshtice !! Shoket e mi Vendosen
te Ktheheshin ne Shtepite e tyre Sepse nuk kishin Zemer te Vazhdonin
rrugen Maleve duke vene Veten ne Rrezik,, Ne Ishim rritur ne Tirane dhe
kurre nuk ksihim pare male te larta dhe Sidomos kafshe te Egra kurre nuk
kishim pare !! Ata u kthyen Per ne Tirane,, Ndersa une Nuk kisha sy dhe
Fytyre qe ti Dilja Babit Perpara se kisha marre edhe leke nga Portofoli
i Tij ne Mengjes,, Dhe nuk Guxoja kurre qe te kthehesha ne Shtepi se
Babi im ka Qene Shume Nevrik dhe Gjithmone e kam pase Frike !! Une
Vendosa ti kaloj Malet Vetem edhe pse rreziqet ishin shume te medha Per
moshen qe kisha une,, isha vetem 17 Vjec !! U Nisa te Kaloja Kufirin
Grek sapo u erresua Nata,, Dhe e Kalova Kufirin vetem,,Nata ishte teper e
Frikshme Per Mua qe kurre nuk kisha pare male me sy,, Dhe sidomos kur
Shpendet Ciceronin me nje Klithme qe te Coptonte Zemren ,, Nuk e di se
si ndodhi Por nuk kisha frike nga asgje dhe vetem ecja ,,ecja,,, Me
shume Ecja naten se Diten qe te mos me Shohin Policia,, Diten e 3-te
Ndodhesha Diku ne nje Malt teper te Larte te Greqise ku ndodheshin edhe
Antenat Amerikane ne maje te malit Gjigand,,,, Ate Dite Pas Dite Vone u
Gjnda ne nje Pjese te Zhveshur te Pyllit ku nuk kishte peme,, Dhe e
pashe veten te rrethuar nga 5 Ujqer te Egersuar,, Dhe po Afroheshin
Drejt meje nga c'do ane ,, Une nuk kisha Guxim te ikja dhe as nuk gjeja
dot nje peme qe te ngjitesha lart sepse isha ne nje pjese te Zhveshur te
Malit,, Ujqerit Po Afroheshin Drejt Meje Dhe une Ndalova,, kisha
Canten dhe Mendova tju hidhja pak Buke dhe ndoshta do mashtrohen me
Buken dhe une Do iki ,,Por Prape thashe se Ujku nuk e din se cfare eshte
buka,,, E Pashe Veten ne nje Rrezik te madh dhe e vetmja gje qe me
Shqetesonte ishte Familja ime dhe mendoja se ata do te me Kerkonin ne
Gjithe Boten dhe nuk do e dine se kam Vdekur dhe me kane ngrene
Ujqerit,, Dhe Shqetesimi tjeter qe kisha une Po Mendohesha se si do me
hane Ujqerit se Une nuk do Vdes Direkt kur tme kafshojne,, dhe po e
imagjinoja veten sikur ujqerit do me kafshonin nga kembet fillimisht dhe
thoja se nuk del Shpirti kur te ujqrit te hane kembet ,, Dhe po mendoja
te Ulesha ne ate Menyre qe ujqerit te me sulen ne fyt qe te mos Vuaj
Shume ,, Gjithsesi nuk kisha shprese Per Shpetim,, E Pashe Vdekjen me sy
Dhe nuk me mbushej mendja se do ju shpetoja i gjalle ujqerve,, Ujqerit i
kisha larg me e shumta 10 metra nga te gjitha anet
me ishin
afruar,, dukeshin Egersira teper te rrezikshme,, Ne Ate Moment mu Kujtua
nje Sure e Kuranit Per Mbrojtje nga Kafshet ne Rast Rreziku,, dhe
Fillova Ta Lexoja Suren qe e kisha Mesuar Permendsh,, Qe Vijon :: Une
i Mbeshtetem Zotit te Agimit Prej Demit te c'do Krijese qe ai e
Krijoi,, Une Mbeshtetem , mbrohem me Zotin e Njerezve , Sunduesin e
njerezve, me te Adhuruarin e njerezve Prej Demit te C'do Krijese qe ai e
krijoi dhe Prej arresires se Nates kur ngryset Plotesisht,, Une Kerkoj
Mbrojtjen e Allahut Prej Rrezikut qe me kanoset nga Kafshet e Egra !!

Dhe Menjehere Pas Leximit te kesaj Pjese te Kuranit,,, I Shikoja vete
Ujqerit qe Peruleshin ne Shenje Adhurimi Ndaj Allahut dhe ma hapnin
rrugen me Urdherin e Allahut,, dhe Allahu me Mundesoi te Punoja ne Greqi
Per 2 Vjet pa u kthyer ne Shqiperi,, Vertet une i Perjetova Faktet e
Allahut qe une kurre nuk mundem ti mohoj,, Kurre nuk e harroj ate dite
sikur te jetoj edhe nje mije Vjet Pleqeri !! Vertet ketu pashe dhe
Perjetova mrekullite e Allahut !!Kjo histori me ka renqethur mishin ne fakt ne disa prizme,e para Fuqia e
te madhit Allah shume here harrojm ta falenderojm Allahun per te mirat e
jetes na kujtohet vec kur jemi keq dhe themi Oh zot me ndihmo! Dicka
tjeter me prek sa keq qe kan vuajtur shume bashkatdhetare per te fituar
ca para me shume per nje jete me te mire Nuk dihet se sa e sa jan
humbur maleve te greqise e sa e sa jan mbytur ne det duke ikur ne Itali
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Histori te verteta Empty Re: Histori te verteta

Mesazh nga Anakonda Thu 21 Jun 2012 - 19:03

Diku në një qytet bregdetar, kishte dy shok që duheshin aq shumë saqë
mund të sakrifikonin gjithçka për njëri tjetrin. Ishin njohur gjatë
studimeve universitare dhe kishin qëndruar në të njëjtën shtëpi. Njëri
prej tyre dukej si më kurnac, kurse tjetri shumë bujar.
Vjen një ditë
që shokut kurnac i ishin prishur punët e biznesit. Asnjë përpjekje nuk
ndikonte në përmirësimin e punës së tij. Shkon tek shoku i tij bujar dhe
i kërkon që ta ndihmojë me një shumë të caktuar të hollash. Miku i tij
nxorri ç’kishte dhe ia dhuroi me shumë dëshirë. “Urdhëro vëlla, gjithçka
kam le të jetë e jotja”, i tha dhe ashtu u ndanë.

Shoku që nuk
kursehej për asgjë, tashmë ishte fejuar dhe priste që së shpejti të
martohej. Miku i tij kurnac, vjen dhe e fton për një kafe. “Dua të të
them diçka shumë të rëndësishme, por nuk e di se si”, i tha ai.

Të ketë vallë gjë më të rëndësishme se miqësia jonë? – ju kthye miku bujar.
Dëgjo vëlla, mua më pëlqen shumë e fejuara jote, prandaj edhe dua të martohem me të, tha ai duke ulur kokën përdhe.

Pas
një qetësia të dyfishtë, miku bujar u mendua gjatë dhe nga dashuria që
kishte për shokun e tij nuk ia refuzoi atë. “Le të bëhet ajo që thua
ti”,- i tha dhe kështu u nda nga e fejuara për të bërë të lumtur mikun e
tij.
Kalojnë dy tre vjet dhe punët e mikut të mirë po shkonin keq e
më keq. “Të shkoj të kërkoj punë tek miku im”, tha ai me vete. “Ai duhet
të më ndihmojë patjetër.”, vazhdoi ai. Kur trokiti në portën e mikut të
tij dhe i kërkoi punë, ç’të shikonte e ç’të dëgjonte. “Nuk kam si të të
ndihmojë”, i tha ai dhe ashtu e përcolli deri në fund të sokakut.

I
miri, i mërzitur për atë që kishte ndodhur nisi të mendonte sërish
pozitivisht. “S’ka gjë, nuk dihet si i kanë ardhur punët, prandaj edhe
nuk më ndihmoi dot”, tha me vete.Kaluan disa ditë dhe djali bujar takon në rrugë një burrë të vjetër e të
sëmurë. Dukej që atij po i afronte vdekja. E merr, e çon në shtëpinë e
tij dhe e ndihmon dhe e përcjell deri diku ku mund të gjente shtëpinë e
tij. Pas disa ditësh ai tashmë kishte vdekur. Një avokat troket në derën
e shtëpisë së djalit bujar dhe i thotë që plaku të cilin kishte
ndihmuar kishte qenë shumë i pasur dhe se i kishte lënë atij të gjithë
pasurinë që kishte. Kalojnë ditë e javë dhe djali, tashmë i pasur, merr
një shtëpi pranë asaj të mikut të tij. Një ditë, teksa po kthehej në
shtëpi, pranë portës takon një grua të lodhur e të sëmurë që i kërkon
diçka për të ngrënë pasi ishte shumë e uritur. Djali, e merr në shtëpi, e
ushqen dhe duke qenë se jetonte i vetëm i kërkon asaj që të qëndrojë me
të. “Ti merru me punët e shtëpisë dhe me gatimin, kurse unë shkoj në
punë e vij. Kështu as ti nuk mbetesh rrugëve, as unë nuk vuaj nga këto
gjëra”, tha ai. E moshuara pranoi me kënaqësi.

Pas disa kohësh,
gruaja, tashmë e kthyer në një nënë për djalin që e kishte ndihmuar aq
shumë, i kërkon atij që të gjej një vajzë dhe të martohet. “Në fakt,
edhe unë kam menduar, por deri më tani nuk më ka dalë ndonjë njeri i
përshtatshëm përballë”, thotë djali. Gruaja i propozoi të martohej me
një vajzë që e njihte nga afër. Dy të rinjtë njihen dhe më në fund
vendosin të martohen. Erdhi koha për dasmën dhe të riut bujar i duhej të
mendonte për të ftuarit. Sido që punët kishin ardhur, atij i duhej të
ftonte edhe mikun e tij të vjetër. “Miqësia jonë duhet të jetë me e
fortë se keqardhjet. Prandaj do ta ftoj edhe atë në këtë ditë të lumtur
timen.”, mendoi dhe i dërgoi ftesën.

Në ditën e dasmës, dhëndri
dhe nusja dukej se ishin më të bukur se gjithkush tjetër. Lumturia dhe
gëzimi pasqyroheshin nga sytë e tyre. Në një sallon të zbukuruar mjaft
këndshëm, u futën nën shoqërinë e duartrokitjeve të të ftuarve. Nisi
muzika dhe të gjithë po argëtoheshin më se miri. Dhëndri, merr
mikrofonin dhe nisi të shpjegojë historinë e jetës së tij.

Një
herë e një koha, kam pasur një mik për kokë. E doja shumë, madje mund të
jepja edhe kokën për të. Një ditë, kur punët po i shkon më së keqi, më
kërkoi para dhe i dhashë gjithçka kisha. Një ditë tjetër, më kërkoi të
fejuarën që e doja aq shumë. I mërzitur, i dhashë edhe atë, sepse në
ishim miq, e donim njëri tjetrin dhe nuk duhet të kishte ndonjë gjë që
të na ndante. Pas disa kohësh, kur unë isha në gjendje të keqe
ekonomike, ju drejtova atij dhe i kërkova punë. Nuk më dha, madje me një
zë të vrazhdë gati sa nuk më përzuri. U mërzita shumë, por përsëri nuk
mund të mendoja keq për të. Ishte miku im i shtrenjtë.Pas këtyre fjalëve, miku kurnac, me sytë e përlotur merr mikrofonin dhe nis të tregojë:

Një
herë e një kohë edhe unë kisha një mik për kokë. Kur punët nuk po më
ecnin siç duhet, i kërkova ndihmë dhe më dha gjithçka kishte. Më pas, i
kërkova edhe të fejuarën dhe edhe atë ma dha. Arsyeja se pse i kërkova
të fejuarën, ishte se ajo vajzë nuk ishte e duhura për të. Ajo ishte një
grua e pamoralshme. Në këtë mënyrë, shpëtova mikun tim të shtrenjtë nga
ajo grua jo e denjë për të. Një ditë, kur punët nuk po i shkonin siç
duhej, miku im erdhi dhe kërkoi punë nga unë. Unë nuk i dhashë diçka të
tillë, pasi nuk mund të urdhëroja atë që të bënte diçka në atë ambient.
Ndërsa, burri i moshuar që miku im takoi në rrugë, ishte babai im. Im
atë ishte në prag të vdekjes dhe unë e dërgova pranë mikut tim. I
kërkova babait që të gjithë pasurinë që kishte t’ia linte atij. Kurse,
gruaja lypsare që i erdhi shtëpi, është nëna ime. E dërgova atë që të
kujdesej për mikun tim e ta ndihmonte që të kalonte një jetë sa më të
qetë. Ndërsa vajza me të cilën miku im po martohet, është motra ime. Unë
e binda atë që të martohej me mikun tim.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Histori te verteta Empty Re: Histori te verteta

Mesazh nga Emona Sun 24 Jun 2012 - 3:35

Tema zhvendoset ne kategorin Poezi& Tregime.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Histori te verteta Empty Re: Histori te verteta

Mesazh nga il conte Sun 2 Dec 2012 - 7:06

Një i ri ishte ulur i vetëm në autobuz dhe mbante shikimin jashtë autobuzit !
Nuk kishte më shumë se njëzet vjeç, me një paraqitje të bukur dhe një fytyrë të ëmbël !
Afër tij ulet një grua , shkëmbejnë disa fjalë për motin e ngrohtë veror
Më pas djali i rrëfeu gruas :
Kam qenë në burg për dy vjet !
Kam dalë sot në mëngjes dhe po shkoj në shtëpi !
Fjalët e tij dilnin rrjedhshëm ndërsa i tregon
te gruas që ishte rritur në një familje të varfër por të ndershme, dhe se sjellja e tij e keqe iu kishte sjellë prindërve vetëm dhimbje dhe iu kishte ulur kokën nga turpi !
Këto dy vjet nuk kishte patur lajm prej tyre !
Ata ishin shumë të varfër , nuk kishin para të shkonin ta takonin në burg!
Djali nuk iu dërgonte as letra sepse ata nuk i ktheni përgjigje !
Tre javë para se të dilte nga burgu kishte tentuar i dëshpëruar që të kontaktonte me prindërit !
Në letrën që u dërgoi iu shkroi se i kuptonte arsyet e tyre dhe iu kërkoi që ta falnin !
Pasi doli nga burgu i hipi autobuzit ,i cili ndalonte përpara oborrit të shtëpisë ku ishte rritur dhe ku akoma banonin prindërit e tij !
Për ti bërë gjërat më të thjeshta u kishte kërkuar prindërve të tij ( në letër ) që ti bënin një sinjal që të shihej nga autobuzi !
Nëse e falnin ata duhej të lidhnin një shenjë të bardhë në pemën e mollës që ishte në kopësht !
Nëse ata nuk e lidhnin ai nuk do të zbriste nga autobuzi dhe do të dilte përgjithmonë nga jeta e tyre !
Ndërsa autobuzi po i afrohej shtëpisë djali po bëhej nervoz , aq sa kishte frikë të shikonte jashtë dritares , sepse ishte i sigurt që nuk do ishte lidhur shenja e bardhe !
Gruaja pasi e dëgjoi deri në fund i thotë :
Ndërrojmë vendin bashkë , shikoj unë në vendin tënd !
Autobuzi ecën dhe pak metra dhe gruaja pa pemën në oborrin e shtëpisë!
Preku me kujdes supin e djalit dhe duke mbajtur lotët i tha :
Shiko , shiko !
E kanë mbuluar komplet pemën me fjongo të bardha !
Jemi shumë të ngjashëm me kafshët kur vrasim !
Jemi shumë të ngjashëm me njerëzit kur arsyetojmë !
Jemi shumë njerëzorë kur falim... *
il conte
il conte
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5371
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2011
Mosha Mosha : 42
Hobi Hobi : cinema & calcio.formula uno

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Histori te verteta Empty Re: Histori te verteta

Mesazh nga Neta E Fri 7 Dec 2012 - 6:07

NJE ENDERR E TRISHTUAR

Nje dite kuptova se nuk me don dhe se kurr s'me ke dashur..Me the se e do nje tjeter,e dija se nuk mund te luftoja kunder dashuris suaj sepse ajo eshte poshtersi..Kur ti me the me lendove shpirterisht,sepse ne fjalet
tua nuk ekzistonte edhe asnje fjale mirekuptimi...A e dije ti,se ti nuk ishe si meshkujt e tjer,ishe i perkryer derisa nuk tu paraqit ajo,ajo ti verboj syte me para dhe i zhduku gjitha shpresate mija..Nuk isha e sigurt dhe e vertet,ose vetem nje enderr e hidhur..Shpresoja se do zgjohem me puthje,por ne vend te puthjes me zgjuan fjlet tua te trishtuara...U ktheva duke qare,pasi qe nuk kisha fjel me...Zemra ime di vetem mendime dhe dhembje...Pres qe ti ta sherosh kete plage me fjalen ''ME FALE''
Neta E
Neta E
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Në botën time
Postime Postime : 12610
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 08/10/2009
Hobi Hobi : Të dëgjoj shumë,të flas pak

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Histori te verteta Empty Re: Histori te verteta

Mesazh nga Neta E Fri 7 Dec 2012 - 6:25

Ta ruash shoqerine, duhet sakrifice, ta ruash kohen me ndokend, duhet sakrifice, te ruash nje pjese te jetes, duhet sakrifice. Nuk e dij se c’duhet te bej qe te te ruaj ty??
Une sot, te dhash nje pjese te jetes sime, te dhash pjesen me te bukur te jetes sime, te dhash pjesen qe askujt nuk i kam dhene gjer sot, te dhash pjesen e jetes qe s’dij a mund ndonjehere t’i jap ndokujt apo jo.. Pa me thuaj, c’duhet te te jap qe te ruaj miqesine me ty, c’duhet te bej qe te forcoj miqesine me ty, c’duhet te bej??
Shpesh po ndalem dhe po pyes veten: Ku isha me heret??? Pse nuk te takova me heret? Pse nuk te shkruajta me heret? Une shpesh po pyes veten, dhe pergjigjen s’e kam dot si per shume pyetje te tjera… Une vec pyes veten dhe buzeqesh…dhe sahere qe buzeqesh me kujtohesh ti dashuria ime e nderuar. qudi, sot te thash se une nuk ndjej me asgje. E vertete eshte… une gjere sot nuk kam ndjere asgje… nuk e dij se cka ishte te ndjesh… por sot… ti fillove te me kalitesh ndjenjat. Ti fillove te me gjallerosh mik. Ti sot, fillove t’i japesh kuptim jetes sime. Ti fillove te me plotesosh. Sa bosh paskan
qene sendet rreth meje, sa te zbrazeta paskan qene, sa pa emer paskan qene.Sot, ti u dhave emer te gjithave, sendeve, po edhe mua me dhave emrin qe kam. Ti me bere rob dhe mbret te ndjenjave qe moti kohe kishin qene te mbyllura ne thellesine e asaj qe te gjithe e quajn ZEMER…e qe une s’po dij me si ta quaj. Ti, dashuria ime, me gjallerove,TY, te dergoi Zoti ke une, te me gjallerosh, te me japesh ate qe te tjeret i thone kuptim, te me ngjallesh ate qe te tjeret i thone ndjenje, te me ngjallesh ate qe i thone kujdes, ate qe i thone jete, asaj qe i thone gjithcka tjeter e vec dashuri jo.. Ndoshta do thuash se jam i marre, edhe kete e kam te qarte, por mos u ngut te lutem… para se te me shkruash, apo ndoshta fare nuk me shkruan, te lutem, e lexo mire, dhe krenohu per kete qe po e them…krenohu, se sot, ti e bere nje njeri te ndjehet i gjalle. Sot ti e bere nje njeri te kuptoje se c’eshte koha, c’eshte jeta dhe c’eshte ajo qe te gjithe i thone dashuri po vec une nuk i them ashtu, se ajo eshte me teper se aq, ajo eshte me teper se nje shprese, ajo eshte me teper se nje meshire, ajo eshte me teper se besim…ajo eshte vet jeta…Po te shkruaj si ZEMRUSHJA, dhe te lus te me kuptosh si ZEMRUSHJA. Me kupto tamam ashtu
si duhet, me quaj te marre, me quaj naiv, me quaj c’te duash…vec mos me quaj te huaj. Me mbaj per mike tendin deri atehere kur mendon ti se eshte mjaft… e nese te bezdisem, ma thuaj lirisht…do hesht, une do hesht…por eshte keq, se une s’dij te hesht si vdekja, une s’dij te hesht si heshtja…une dij te flas dhe dij te shkruaj…une qe sot, dij te ndjej dhe dij te te them si ate qe ndjej. Dhe te betohem ne shpirtin qe mbaj, ti me je i vecante, dhe per ty ngritem dhe ne shenje respekti te perulem.Mos te zgjatem shume…

Kjo Leter i dedikohet dikuj,e ai e di vete se per e kam
Neta E
Neta E
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Në botën time
Postime Postime : 12610
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 08/10/2009
Hobi Hobi : Të dëgjoj shumë,të flas pak

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Histori te verteta Empty Re: Histori te verteta

Mesazh nga il conte Fri 21 Dec 2012 - 10:48

Ai dhe Ajo u njohen rastesisht dhe ajo njohje u be njohja me e bukur e atyre dyve ,u njohen ne Fb dhe si shume njerez ne boten virtuale duke fol lindin edhe ndjenjat...

Filluan te flisnin ne Fb thjesht si miq virtual sepse ne fillim nuk i dihet vertet se c'fare mund te ndodhet nga ana tjeter e pc... dita e dites ato vazhdoni te flisinin Nga nje " Ckm si je?! " deri ne Nje " e di qe te kam xhan " ?! ,benin shume shaka dhe Ajo sidomos sa here qe Ai fliste buzeqeshte edhe pse nuk e shikonte i pelqente menyra e se folurit e atij.
Kaluan nje fare periudhe ku shkonin shume dakort ,,por ajo ishte pak si e frikesuar kur ai e pyeste per emrin ose per dicka tjeter .. nuk donte te tregonte dhe nuk fliste shume per jeten e saj ,kishte frike se duke treguar mund te humbiste dike qe e bente per te qesh edhe pse ato te qeshura mbanin nje dhimbje brenda saj!! ( dicka qe nuk fliste asnjeher me askend..por qe nje dite ai zbuloj vete gjithcka )...ne dashuri asnjeher nuk kishte pasur fat vetem humbje dhe vuajtje.

Kur ajo ndihesh keq i thonte gjithmone atij : " te lutem me thuaj dicka qe t'me bej per te qesh ",dhe ai nuk ja prishte i falte gjithmone buzeqeshje...Ajo pak ngapak filloj te ndjente se dicka po ndryshonte dhe i thosh vetes saj " ca ben mi budallaqe ,ti as qe nuk e njeh nuk din asgje per te nuk mund te kesh Ndjenja " ,dhe vendosi t'i thonte atij : " shiko un nuk mundem te flas me me ty..me vjen keq e mbyllim ketu ti vazhdo jeten tende dhe un timen " ,,Ai e pyeste po me trego ka ndonje arsyeje qe ti nuk don te flasesh ,pse merzitesh per c'do fjale qe te them ?!
Nuk merzitem i tha ajo thjesht s'kam deshir te flasim me me mire per ty edhe per mua...
Ndenjen per nje faresoje kohe pa fol dhe ajo nuk kishte sekond qe kalonte pa menduar ate ,sepse ne mendje i vinin gjithmone gjerat qe i kishte shkruar ai ..i lexonte dhe rilexonte sms e atij Ato sms ku ai ( e kishte pershendet me kenge ,kishte thene bazaleta per t'a ber me qesh, edhe ndonje poezi )..dhe kujtonte se sa shume i mungonte dhe sa deshire kishte per te folur perseri me ate qe e bente per te qesh.

Jeta e saj ne fakt nuk kishte qen dhe aq e bukur dhe kishte humbur besimin te " Shpresa " si i thuhet nje njeri pa shpres duket sikur vdes,,ajo ishte ne ate situat.
Pas asaj periudhe ato rifilluan te flisnin ,ajo i shprehu ndjenjat atij ,por ai i tha : " shiko ne jemi larg nuk mund te kemi asgje bashke sepse s'do jemi kurre bashke me largesin qe kemi nuk mund te genjejme veten por te shikojme realitetin ,nuk dua te genjej sepse nuk e meriton..te kam xhan madje me shume se xhan ...
Ajo kur degjoj ato fjale ju mbushen syte me lot ,dhe ne ate moment filloj te mendonte : " pse o zot ,pse me ben te kem ndjenja per persona qe un nuk do kem kurre pran vetes pse me ben te takoj njerez qe me hyjne ne zemer "?!
Ajo fshiu lotet dhe vazhdoj t'i shkruante atij : " Ok pranoj te jemi miq por te lutem kur te me flasesh me fol si mik jo ne menyre tjeter ,vetem kaq po te kerkoj "
Ai i tha do mundohem dhe me aq i uroven njeri tjetrit fat dhe lumturi.

Ato dy vazhduan te flisnin thjesht si miq por ne fundin e zemres vajzes ,kiishte ndjenja dashurie per ate djale jo ndjenja miqesie,por mos me humbur ate pranoj gjithcka edhe te flisnin si miq , duke menduar se ato fjale qe kish thene ai ishin te drejta sepse kur ke nje distatnce me nje person plus nje jete te komplikuar nuk mund te pretendosh te kesh nje dashuri te pamundur.
Kishin pas te drejt ato qe thonin : Dashuria nuk eshte asnjeher ashu sic e don ti..me tjeter dashurohesh , tjeter te donn dhe me tjeter perfundon !!
il conte
il conte
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5371
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2011
Mosha Mosha : 42
Hobi Hobi : cinema & calcio.formula uno

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Histori te verteta Empty Re: Histori te verteta

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi