Historia e Shqipërisë në 100 foto të Marubit
2 posters
Klea Love Forum :: Arti dhe Kultura Tradicionale :: Traditat edhe Zakonet :: Dedikuar trojeve Shqiptare
Faqja 1 e 1
Historia e Shqipërisë në 100 foto të Marubit
[i]Një pjesë e fotografive të figurave dhe ngjarjeve të shënuara historike botohen për herë të parë. Ismail Qemali, Isa Boletini, Lef Nosi e shumë firmëtarë të pavarësisë vijnë përmes portreteve të një cilësie të lartë[/i]
[Only admins are allowed to see this image]
Oliverta Lila
Fototeka “Marubi” ka hapur arkivat për të shënuar përmes fotografisë një pjesë të historisë shqiptare. Janë 100 fotografi, në pjesën më të madhe figura apo çaste historike që paraprinë, por edhe që pasuan shpalljen e pavarësisë të ekspozuara në Muzeun Historik Kombëtar. Ekspozita nis në fakt me të parën fotografi të Marubëve, të luftëtarit Hamz Kazazi, 1858, për të vazhduar me fillimin e viteve ‘900 si Kongresi i Manastirit, Normalja e Elbasanit, shoqëria “Bashkimi”, klubi “Gjuha Shqipe”, Lidhja e Prizrenit, pamje e Durrësit dhe Krujës së hershme, kryengritja e Deçicit për të kaluar tek Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Dom Nikoll Kaçorri, Lef Nosi, Rexhep Mitrovica, Ferid Vokopola, Mustafa Kruja, Iliaz Vrioni, Isa Boletini, për të kaluar në fotografitë e njëvjetorit të pavarësisë, në ngritjet e flamurit kombëtar në Shkodër, Lezhë, Korçë, imazhe të varrimit të Ismail Qemalit, te një sërë fotografish të viteve të mëvonshme siç është seria e deputetëve të Parlamentit të parë shqiptar, mbërritja e Princ Vidit, fotografi të kohës së mbretërisë, shënimi i festimeve të 25-vjetorit të pavarësisë, për t’u mbyllur me një fotografi të vitit 1944 të Kuvendit Françeskan. Shumica e fotografive janë të Kel Marubit. Një pjesë të njohura e të tjera jo, disa vijnë origjinale dhe të paretushuara, për herë të parë në këtë cilësi. Disa janë riprodhime që vetë Kel Marubi i shënon të tilla. “Ne nuk tentojmë të bëjmë historinë, por duke qenë se kjo ekspozitë shënohet në kuadrin e 100-vjetorit ka marrë një aspekt historik. Në fototekë ka fotografi që shkojnë deri në vitet ‘80, por duke qenë se në ndërgjegjen e kombit ende një pjesë e mirë e figurave nuk janë rehabilituar, ne vendosëm të ndalonim deri në 1944-n. Në albumin që vjen bashkë me këtë ekspozitë, kemi përfshirë edhe shumë fotografi nga arti, kultura, jeta sociale, etnografia, duke ruajtur mbi të gjitha origjinalitetin e vetë Marubëve”, thekson Luçjan Bedeni, drejtor i fototekës “Marubi” në Shkodër. I referohet në këtë rast, titullit të albumit “Njerëz në Za dhe sende të kujdesshme”, marrë nga një dorëshkrim origjinal i Kel Marubit. Sipas Bedenit, në fototekë ndodhet një regjistër i Kel Marubit, trashëguar te djali i tij Gegë, që përmban figurat më të rëndësishme, por edhe ngjarje e dokumente me vlerë. Albumi, që shënon botimin e tetë të kësaj fototeke, është vetëm në shqip dhe përmban 464 fotografi. Sipas Bedenit, një ribotim në anglisht do të bëhet së shpejti, ndërsa synohet që kjo ekspozitë të udhëtojë në të gjitha trevat ku ka shqiptarë.

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Historia e Shqipërisë në 100 foto të Marubit
i kam pa edhe te 1 vend tjeter mjan duk foto interesante
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Historia e Shqiperise
» Foto-Kronike nga e kaluara e Shqiperise
» Historia e anijes gjigande Titanic (FOTO)
» Foto te vjetra te qyteteve te shqiperise ne vitet 1960-1990
» 1 foto 1000 fjalë! Ju si do t'a komentonit këtë foto miqtë e mi ??
» Foto-Kronike nga e kaluara e Shqiperise
» Historia e anijes gjigande Titanic (FOTO)
» Foto te vjetra te qyteteve te shqiperise ne vitet 1960-1990
» 1 foto 1000 fjalë! Ju si do t'a komentonit këtë foto miqtë e mi ??
Klea Love Forum :: Arti dhe Kultura Tradicionale :: Traditat edhe Zakonet :: Dedikuar trojeve Shqiptare
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi