Letra e Sulltanit për Skënderbeun
Faqja 1 e 1
Letra e Sulltanit për Skënderbeun
Letra e Sulltanit për Skënderbeun
Si u mbyll kjo ngjarje, Sulltan
Murati, duke qenë shumë i inatosur me Skanderbeun, i çoi një ambasador
me një letër me këtë përmbajtje:
“Murati, Perandor i turqve dhe
Princ i Lindjes, ty, Skanderbeg, njeriu ma mosmirënjohës në botë. Nuk
mund të përshëndes as më shum as pak, duke qenë se ti u bane anmik për
vdekje i kunorës sime, ndërsa të rritsha me dashuni, si të ishte biri
im, duke u mundue gjithmobnë për me të nderue e me të ngritë në pozita
të mëdha e të nalta, siç baj me miqtë e më dashamirët e mij. Ti u
rebelove e më ke shkaktue shumë dame, siç e di vetë dhe siç është njohur
nga bota mbarë. Unë nuk mund ta marrë me mend se si shkoi kjo punë;
ndofta për fatin se nuk ta ktheva shtetin prindëror ose pse ti gjithmonë
ke pas qëllim që të mohosh fenë e Profetit Muhamed dhe të kthehsh (siç
ke veprue) në fenë kristiane, për të humbë shpirtin tand.Sulltan Murati
Por s’ka dyshim, se po ta kisha ditë dëshirën
tande, do të kisha ba gjithçka ti dëshroje, sepse ti e di mirë (siç
shpesh të kam thanë) që unë kam dëshirue së tepërmi me të plotësue çdo
kërkesë. Unë jam përpjekë me të dashtë ma shumë se këdo tjetër të
oborrit tim, për virtytet e tua të rralla. Duke e ditë ti, se unë brenda
pak ditësh do ta ktheja shtetin atnor, e duke e ditë se nuk do ta
mohoja fjalën e dhanë, ti je sjellë kundër detyrës sate, duke u rebelue,
veprim për të cilin meriton qortim të madh dhe dënim të rreptë, pra
meriton mërinë dhe mohimin tim. Nga ana tjetër, duke pas parasysh veprat
e tua të lavdishme që në të kaluemen (duke qenë në shërbimin tim) i ke
krye për mbrojtjen dhe dhe naltësimin e shtetit tim, duke i shërbye
besnikërisht kunorës sime, pothuaj s’jam i detyruem ta zbus inatin, që
me të drejtë më ka pushtue ndaj teje. Duke pas vendosë me veprue kështu,
të them se due, që pas faljes sime, të vlejnë ma tepër shërbimet që kam
pas prej teje, për me të shpërblye (që nga ana ime nuk do të mungojë)
se sa hakmarrja që duhet të përdorsha ndaj teje për mungesat e tua,
meqense u rebelove ndaj meje pa asnjë arsye dhe që shkaktove aq damtime
ndaj meje dhe ndaj njerzëve të mi.
Prandaj ta dish se ti mund të
sundosh mbi shtetin tand, që të përket si trashëgim, por me një konditë,
që të më rikthesh atë pjesë të Shqipnisë që kam përfitue nga tjetërkush
dhe jo nga prindi yt, të cilën, kundër çdo të drejte, ma ke marrë e
përvetësue. Të them që ti të ma rikthesh, përndryshe betohem në Zotin,
Profetin Muhamed, në shpirtin e babës tim dhe aftësinë dhe forcën e
shpatës sime, që do ta përdor kundër teje, për me të dëbue nga ai vend
për inatin tand. E në qoftë se do të shpëtoshë gjallë, do të detyrohesh
që të shkosh lypsar nëpër botë. Ti e di se unë mund ta ngrej një ushtri
prej 150.000 vetësh, ndërsa ti ke pak ushtarë e nuk je në gjendje të më
përballojsh. Këtë po ta them sepse nuk due me ta bë të keqen. Të kam
paraqitë të mirën dhe të keqen. Ty të takon tani me zgjedhë si të kesh
qejf dhe për këtë mund t’i besosh ambasadorit dhe shërbëtorit tim
Hajredinit, i cili do të flasë gojarisht në emën tim për gjithçka, sipas
porosisë sime.Në Adrianopol më 16 Qershor 1444.
Përgjigja e Skënderbeut
Pasi
e kuptoi shumë mirë letrën dhe pasi e dëgjoi me kujdes fjalën e
ambasadorit të Sulltan Muratit, Skënderbeu e falënderoi dhe e nderoi
ambasadorin e pas pesë ditësh e nisi duke i dhënë një letër për padronin
e tij, në përgjigje të asaj të Sulltanit, me këtë përmbajtje: “Gjergj
Kastrioti, i quejtun Skanderbeg, Princ i Shqiptarëve, i çon të fala të
shumta Sulltan Muratit, Princit të Turqve dhe Perandorit të Lindjes.
Prej shërbëtorit dhe ambasadorit tand, Hajredinit, e mora letrën që më
kishe nisë, ku fillimisht ti më thoje se nuk mund të më jepshe as shumë
dhe as pak të fala, sepse unë të qenkam rebelue dhe sepse unë të paskam
ba (siç thue) shumë dame. Po të përgjigjem: megjithëse, çdo gja që kam
ba kundër teje ngjan sikur të jetë ba prej ndonjë anmiku, të them, se
çdo herë që ti do t’i shikosh punët me synin e arsyes, në këtë rast, se
çka e sa asht krye prej meje unë gjykoj se jam tregue (jo anmik) por
shumë mik.Për
këtë, them, se asgja nuk do të t’ishte e vështirë të bahej, të cilën
unë të mos e bajsha, por që të mos ishte kundër vullnetit të Zotit. E
për sa thashë, duhet të bindesh, ngase unë pretendoj të jem mik. Por në
qoftë se ti ankohesh se unë kam rifitue lirinë time, me shtetin e tim
eti, gabohesh, sepse nuk mendoj të të kem fye, sepse më takon vetëm mue
dhe jo ty, dhe jam përpjek të baj çka i takon nderit tim. Në qoftë se
turqit, ushtarët e tu, që rrinë në viset e Shqipnisë, erdhën kundër meje
që të luftojnë me armë në dorë, a nuk ishte e drejta ime me luftue
kundër atyne që donin të më sulmonin? E në qoftë se e përvetësova atë
pjesë, sepse i munda me trimërinë time, faji nuk është i imi, por i
tyne, ose i atij që i shtyni kundër meje. E pse unë kam thye ushtrinë
tande, të komandueme nga Ali Pasha, nuk besoj se kam veprue kundër
detyrës sime, duke qenë se unë po mbrohesha nga ai që po më sulmonte. Së
fundi, në qoftë se unë e braktisa fenë e Muhamedit, e u ktheva në fenë
time të vërtetë të Jezu Krishtit, jam i sigurtë që kam zgjedhë anën ma
të mirë: sepse tue zbatue mësimet e tij të shenjta, jam i bindun se
shpirti im do të shpëtojë dhe jo (siç thue) të humbë. Prandaj të lutem,
që për shpëtimin e shpirtit tand, të dëgjosh prej meje një këshillë
shumë të mirë. Po të lexosh me kujdes Kuranin, d.m.th., përmbledhjen e
mësimeve hyjnore, do të kuptosh se cili prej nesh e ka gabim. Nga kjo
kam shpresë se në qoftë se ti do të arrijsh të gjykosh gjithçka drejt
dhe të bindesh nga arsyeja, do të pranosh fenë shumë të shenjtë të
Krishtenë, e vetmja në të cilën të gjithë njerëzit kërkojnë shpëtim,
shpëtojnë, e jashtë saj çdokush tjetër sikterroset. Dhashtë Zoti që ti
të pranojsh që të ndriçojë Shpirti i Shënjtë e të vijsh e të pagëzohesh e
të fillojsh me jetue si i krishtenë.
Gjergj Kastrioti
Atëhere,
unë, do të kisha kënaqësi me të njoh si Princin ma të madh të Botës e
me t’u ba (siç kam qenë) një shërbëtor i mirë dhe mik. Për këtë ti do të
bindesh shumë mirë, kur të shikojsh se sa me sinqeritet dhe mirësi unë
të ftoj me të shpëtue shpirtin, për lavdinë dhe madhështinë e shtetit
tand. Prandaj tuj të thanë, se megjithë se jam përpjek të mbrohem nga ty
dhe nga forcat e tua, të mbetem mik, tue të premtue se kurdo që të
bajsh atë që të këshillova, pra që të kthehesh i krishtenë, unë do të
rikthej jo vetëm atë pjesë të Shqipnisë që ti më kërkon, por edhe
gjithçka unë mbaj e kam në këtë botë dhe do të jem gjithnjë shërbëtori
yt i mirë. Përndryshe, të jesh i sigurtë, se unë nuk mundem, nuk due dhe
nuk detyrohem, për shumë shkaqe dhe aryse, që të pranoj ato që ti
shkruen. Kryesisht pse turqit nuk e mbajnë kurrë besën ndaj të
krishtenëve dhe janë fqinj të këqinj të tyne, e nuk due që të rrezikoj e
humbas atë që Zoti më ka dhanë. Prandaj mos u fodullos për sa më thue
që me ta rikthye atë pjesë të Shqipnis që ti u ke marrë të tjerëve e jo
babës sim. Ato vise që ti vetë thue se kanë qenë të të krishtenëve, edhe
të mos kishin qenë të prindit tim, meqense unë jam një Princ i
Krishtenë, më takojnë mue dhe jo ty. Si rrjedhim, asht ma se e volitshme
dhe e arsyeshme që nji i krishtenë të zotnojë atë që ka qenë e të
krishtenëve (mbasi nuk kanë një Princ të tyne) dhe jo ti, që ke një fe
tjetër kundërshtare.
Aq ma tepër më takojn mue, sepse i kam marrë
me të drejtë e me armë në dorë. Duke qenë se ti don me përvetësue ato
që kanë qenë të të krishtenëve, dhe jo të pafeve, duhet të bahesh i
krishtenë, siç të lutem e të këshilloj, prandaj përsëri të lutem që të
pagëzohesh, përndryshe unë do të përndjek dhe do të jem anmik për vdekje
i yti. Shpresoj me rimarrë sa më parë gjithçka që ti ke marrë nga
pronat e të krishtenëve e jo që unë me të lëshue një pëllambë tokë. Për
sa i përket betimit që ke ba me më dëbue nga vendi im, përndryshe në
qoftë se nuk vritem ose nuk kapem, do të jem i detyre me shkue si
lypsar, ta diejsh se po të mos isha i krishtenë, nuk do të guxoja me t’u
përgjigjë, por tuj iu drejtue fuqisë hyjnore, që mbahet nga Zoti që
qeveris gjithë Mbretnitë, gjithmonë do të kënaqem me çdo gja që do të
ndodh prej vullnetit të tij dhe do të jem gjithmonë shumë i kënaqun për
gjithçka të më vij prej tij, si për të mirë si për të keq. E për sa thue
se do të më bajsh fatkeq, të përgjigjem se kam besim e shpresë se do të
mbrohem nga forcat e shumta që me të cilat më kërcënon se do të më
sulmojsh.
Megjithatë duhet ta dijsh mirë se fitorja nuk
përcaktohet nga sasia e njerzëve, por përparësisht nga vullneti hyjnor,
tue pasë nga ana e vet madhëninë hyjnore dhe të drejtën, pastaj në
aftësinë dhe urtësinë e Komandantëve. Në qoftë se deri tani unë i kam
tregue ato cilësi, do të besoja se Pashallarët e tu do të kenë informue
ma se nji herë. Por të them se as lajkat dhe as kërcënimet e tua, nuk
janë të mjaftueshme që të lëkundin shpirtin tim. Asht e vërtetë që,
sikur ti të kthehesh i krishtenë, atehere pa tjetër, do t’isha i
detyruem me ba gjithçka që ti do të dëshiroje. Megjithatë, i premtoj
Madhënisë sate, se nuk do të ndërrmar kundër teje asnjë veprim, pa qenë i
ngacmuem dhe i provokuem ma përpara, prej teje ose njerzëve të tu. Juve
sa mund t’ju duket e pëlqueshme, përunjësisht ju përfalem. Nga kampi
ynë më 14 Korrik 1444”. Letërkëmbimet e Gjergj Kastriotit, për herë të
parë janë dhanë nga Dhimitër Frangu, prej të cilit më pas i kanë marrë
autorët e tjerë. Shënim i përkthyesit Lekë Previzi.
Marre nga FSH.com
Fjalt qe jan perdorur ne letren e Skenderbeut
14 her fjala Krishten
3 her Shqipni
1 her shqiptar
pra
që të kthehesh i krishtenë, unë do të rikthej jo vetëm atë pjesë të
Shqipnisë që ti më kërkon, por edhe gjithçka unë mbaj e kam në këtë botë
dhe do të jem gjithnjë shërbëtori yt i mirë. Përndryshe, të jesh i
sigurtë, se unë nuk mundem, nuk due dhe nuk detyrohem, për shumë shkaqe
dhe aryse, që të pranoj ato që ti shkruen
Pra sipas kesaj
letre (sdi sa o e vertet ) Skenderbeu ska luftu per Shqiptari po per
arsye religjioze pra nese sulltani behej krishter skenderbeu jo qe do i
jepte Shqiprin ,dhe do i behej sherbetor

Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Volteri për Skënderbeun
» Kush gënjen për Skënderbeun?
» shenime per shqiprin , kosoven dhe skenderbeun
» Hollywood do të bëjë një film për Skënderbeun
» Të thënat dhe të pathënat për Gjergj Kastriot Skënderbeun

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi