Kush gënjen për Skënderbeun?
2 posters
Faqja 1 e 1
Kush gënjen për Skënderbeun?
BLENDI FEVZIU
Një festim entuziast i Bashkisë lokale me rastin e përvjetorit të Kuvendit të Lezhës u kthye befas nga eveniment festiv, në një debat politik. Shkaku qe i mjaftueshëm për këtë. Presidenti deklaroi se Protokolli i Shtetit i kish hequr të drejtën e fjalës. Ai vendosi të mos marrë pjesë në ceremoni dhe përtej kësaj, e bëri publik në Presidencë fjalimin e përgatitur për t’u mbajtur përballë varrit hipotetik të Skënderbeut në qytetin veriperëndimor.
Deklarata e Presidentit, shqetësuese në çdo vend të botës, hapi një debat publik krejt normal. Por a u refuzua realisht fjala e Presidentit dhe çfarë ndodhi me të. Njoftimi i parë ishte se refuzimi i fjalës kish ardhur nga Protokolli i Shtetit, për t’i dhënë prioritet Kryeministrit në raport me Presidentin. Një rivalitet historik ky që është shfaqur edhe më herët, që nga viti 1997 deri sot (kujtoni debatet e Nanos me Meidanin e Moisiun, apo të Majkos me Meidanin deri për drejtimin e delegacioneve dhe përfaqësimin e Shqipërisë në evenimente ndërkombëtare). Një ditë më pas, Protokolli i Shtetit sqaroi se nuk kish asnjë lidhje me këtë ngjarje dhe se axhenda qe përgatitur dhe zbatuar nga pritësit e evenimentit, Bashkia e Lezhës. Ende një ditë më pas, Bashkia e Lezhës e konfirmoi këtë gjë duke sqaruar se Presidenti qe i ftuar me shkresën e këtij institucioni numër 668 të datës 20 shkurt 2012. Në të njëjtën ditë që qenë njoftuar edhe personat e tjerë të ftuar në këtë eveniment në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni. Kryetari i Bashkisë së Lezhës deklaroi publikisht se ai nuk mori asnjë përgjigje zyrtare nga Presidenca për këtë ftesë. Siç shtoi, se mbi bazën e përgjigjeve për pjesëmarrje, ndërtoi protokollin dhe fjalimet e rastit. Kryebashkiaku i Lezhës, Viktor Tusha, ka dalë publikisht. Ai ka cituar edhe një shkresë. Presidenca nuk ka publikuar ende asnjë letër ku të dëshmojë se i është përgjigjur pozitivisht kësaj bashkie dhe se Presidenti do të ishte aty atë ditë.
Vështirë të hysh në marrëdhëniet shkresore mes Bashkisë dhe Presidencës, por një gjë është e konfirmuar, Protokolli i Shtetit, që u atakua i pari, realisht s’kishte lidhje me këtë histori. Siç nuk kishte dy javë më parë, më 17 shkurt, kur në fillim u akuzua se nuk kish ftuar Presidentin në ceremoninë e hapjes së selisë së Ambasadës së Kosovës në Tiranë. Më pas doli, ashtu siç duhet të jetë normalisht, që protokolli qe bërë nga Ambasada e Kosovës dhe Presidenti qe ftuar zyrtarisht. Edhe në këtë rast, Presidenca e mohoi ftesën fillimisht, më pas pranoi se e kish marrë me gojë dhe në fund, kur Ambasada posedonte firmën e Presidencës që kish marrë në dorëzim ftesën, pranoi se Presidenti kish qenë me grip.
Në rastin e Lezhës, shtypi nuk i shkoi historisë deri në fund. Ose së paku nuk e nguci Presidencën të publikonte shkresën ku Presidenti pranonte zyrtarisht pjesëmarrjen e tij. Më shumë ai u mor me faktin nëse ishte kjo një gjë e mirë apo e keqe për Shqipërinë. Pa dyshim që ishte një gjë e keqe dhe madje më shumë se sa e kanë komentuar shumë gazetarë. Ata që janë në dijeni të zhvillimeve informale në Tiranë e dinë se Presidenti qe ankuar më herët te përfaqësues të Trupit Diplomatik duke kërkuar ndërmjetësimin e tyre për të qenë atje. Dhe për të qenë “i garantuar”. Përtej gjesteve të qaravitjes te ndërkombëtarët, që nuk i shkojnë asnjë politikani shqiptar, i çdo rangu dhe force politike qoftë, historia duket pa sens. Më shumë se sa një histori protokolli, ajo ngjan një histori fushate elektorale. Që nuk ka lidhje me Presidentin, por me partinë e re të zotit Topi, që pritet të lindë.
PD u shpreh se Presidenti u tremb nga një organizim i mundshëm kundër tij. E para, Presidenti është një figurë tejet e rëndësishme dhe serioze e një vendi, Shqipëria përfshirë. Presidenti nuk mund të ketë frikë se një individ apo një grup mund të fërshëllejnë apo bërtasin ndërsa ai flet. E dyta, dyshoj që dikush do t’ia bënte këtë Presidentit. E treta, jam i bindur që në një rast të tillë, ai që lartohet është Presidenti, dhe jo ata që fërshëllejnë përballë tij. E fundit, s’ka asnjë autoritet në vend që mund të pengojë fjalën e Presidentit në momentin që ai ndodhet në një eveniment, përfshi atë në Lezhë.
Historia e Lezhës ngjan çuditërisht me atë të tri viteve më parë. Në janar të vitit 2009, sipas WikiLiks-it, Presidenti Topi i kishte deklaruar ambasadorit amerikan Uidhers se ai nuk mund ta kthente ligjin e lustracionit sepse kishte informacione që do të godisnin dritaret e Presidencës dhe rreth saj do mblidhnin militantë. Kjo ngjan akoma më pa sens. Presidenti i merr vendimet në bazë të interesit të vendit dhe në përputhje me Kushtetutën. Ai nuk vendos ta bëjë diçka në varësi të faktit nëse do ta duartrokasin apo do ta gjuajnë me gurë. Ai vendos se cili parim është i drejtë për vendin, merr një vendim dhe i qëndron atij. Presidenti është numri një i shtetit për kohë të mirë dhe të keqe, jo thjesht për të qenë objekt adhurimi.
Ajo që është shqetësuese në këtë rast është përdorimi i Presidencës për fushatë politike. Topi është President i vendit dhe ai duhet t’i kryejë të gjitha funksionet e tij. Ai s’duhet të trembet të jetë në krah të atyre që e duan apo nuk e duan dhe aq më pak mund të përdorë autoritetin e Presidentit për të penalizuar një bashki të vogël, që ka qenë tejet korrekte me të. Që e ka ftuar me letër për të marrë pjesë në gëzimin e saj dhe që ende ai s’ka botuar një shkresë ku të dëshmojë se i është përgjigjur pozitivisht. Presidenca e Topit mbaron në korrik 2012 dhe pas kësaj ai ka të gjitha mundësitë dhe të drejtat të ndërtojë parti, ta fuqizojë atë, ta kthejë në një makinë politike e, pse jo, të kryejë misionin kryesor, atë të nxjerrjes së të djathtës në opozitë. Kjo është betejë politike, është një gjest i ndershëm dhe ai vendos vetë të ardhmen e tij. Por përdorimi i Presidencës për PR partiak nuk është një gjest fisnik dhe, mbi të gjitha, është një gjest që në Shqipëri nuk përdoret më që prej 28 nëntorit 1998, kur Kushtetuta e re e Shqipërisë hyri në fuqi!

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Kush gënjen për Skënderbeun?
Skenderbeu ka lind ne (shqefen)ne Mat,keshtu qe mos na merrni patriotet tane.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Volteri për Skënderbeun
» Koha për të kuptuar kush janë miq dhe kush interesaxhinj’
» Letra e Sulltanit për Skënderbeun
» Hollywood do të bëjë një film për Skënderbeun
» shenime per shqiprin , kosoven dhe skenderbeun

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi