Si kurohen dhimbjet e kokes qe vijne nga semundjet
Faqja 1 e 1

Dhimbja e kokës na mundon të gjithëve, dhe sipas shkencëtarëve në
Harvard, gjysma prej nesh preket nga ajo të paktën një herë në muaj.
Specialistët kanë zbuluar se përveç njerëzve kronikë, pjesa tjetër e
popullsisë ka më shumë shqetësime gjatë muajve të verës. Pasi në këtë
kohë ekspozimi në diell është i madh, dhe kjo shkakton çrregullim.
Megjithatë, pjesa më e madhe e dhimbjeve të kokës nuk shkaktohet nga
ndonjë sëmundje. Për këtë specialistët shpjegojnë se çfarë i shkakton
këto dhimbje dhe si duhet të trajtohen.
Tensioni
Kjo është
dhimbja më e zakonshme dhe sjell pakënaqësi në kokë, lëkurë apo qafë,
dhe shpesh lidhet me ngushtësinë e muskujve. Studimet tregojnë se ato
zhvillohen gjatë pasdites, dhe shumë rrallë zgjasin më shumë se katër
orë. Këto lloj dhimbje koke, që vijnë nga tensioni, sipas të dhënave, e
kanë rreth 80 për qind e popullsisë. Më shumë vuajnë gratë se sa burrat,
dhe rreth 3 për qind e të rriturve kanë dhimbje koke kronike nga
tensioni, me kriza më shumë se 15 ditë në muaj. Personat që vuajnë nga
kjo dhimbje koke ndjejnë një presion të lehtë rreth kokës, pra simptomën
universale, por mund t’i dhembin edhe muskujt e qafës dhe shpatullave.
Ato mund të shoqërohen edhe me stres. Shkaku ekzakt i kësaj dhimbje
është i panjohur, por mund të përfshihen disa faktorë. Dhimbja e kokës
nga tensioni shkaktohet të paktën pjesërisht nga mënyra si nervi i
kokës, qafës dhe shpatullave ndjen dhimbje. Kontraktimi i muskujve i
shkaktuar nga stresi, depresioni, ankthi dhe pozicioni i qëndrimit mund të shkaktojnë një dhimbje koke. Po kështu edhe mbushja e
dhëmbëve, muzika e lartë dhe lodhja e syve. Qëndrimi i mirë dhe shmangia
e lëvizjeve përsëritëse mund të ndihmojë në qetësimin e dhimbjes së
kokës nga tensioni. Mjekët këshillojnë që të mos e mbështesni mjekrën në
gjoks kur lexoni dhe të mos e mbani telefonin mes shpatullës dhe
veshit. Ndërsa antidepresantët dhe çlodhja e muskujve mund të ndihmojnë
parandalimin e saj. Trajtimet për kurimin e dhimbjes së kokës nga
tensioni përfshijnë: Akupunkturën, trajtimin me “Botox”, hipnozën,
frymëmarrjen e thellë, meditimin dhe jogën.
Migrena
Këto dhimbje
koke shkaktohen nga enët e gjakut të trurit kur ato punojnë jo
normalisht. Enët e gjakut të zgjeruara në kokë janë nxitësi i parë për
dhimbjen e migrenës. Këto dhimbje prekin çdo moshë, por më shumë ato
midis moshës 20 dhe 50 vjeç. Ekziston dhe një predispozitë gjenetike.
Një në 4 gra dhe një në 12 burra mund ta përjetojë këtë dhimbje. I
sëmuri ndjen dhimbje e fortë në njërën apo të dyja anët e kokës. Kjo
gjithashtu përfshin dhe dobësi në gjymtyrë, vështirësi në të folur,
konfuzion, vjellje dhe ndjeshmëri. Në migrenën me aurë, e cila ndikon
10-20 për qind të të sëmurëve, ka çrregullime vizive, si vija zigzagu dhe zbardhje të shikimit. Dhimbja e kokës nga migrena shkaktohet nga
zgjerimi i enëve të gjakut, por se çfarë e nxit këtë është ende e
paqartë. Një teori është se enët e gjakut mund të mbireagojnë për të
nxitur më shumë stres. Sugjerohet që ky reaksion të ngushtojë disa
arterie, dhe që arteriet e tjera të hapen për të thithur më shumë
oksigjen për në tru, e cila do të shkaktojë çlirimin e hormoneve të
dhimbjes. Kërkimet kanë sugjeruar se edhe një vrimë në zemër shkakton
migrenën. Për të kuruar dhimbjen e kokës nga migrena përdoren disa
ilaçesh, të cilat ndihmojnë për të trajtuar simptomat dhe për të
parandaluar sulmet. Aspirina mund t’i qetësojë simptomat. Triptanët
funksionojnë duke ngushtuar enët e gjakut në kokë; Beta-bllokuesit
mendohet se ndalojnë zgjerimin e enëve të gjakut; Bllokuesit e kanaleve
të kalciumit e lufton pezmatimin; Antikonvulsantët ndikojnë sinjalin e
dhimbjes në tru. Botoksi gjithashtu mund të përdoret, por me rezultate
të ndryshme. Disa nga ata që vuajnë mund të ndihmohen duke pirë kafe dhe
duke hequr disa ushqime nga dieta e tyre.Dhimbja e kokës nga alkooli
Pirja e tepërt e alkoolit rezulton në një
rritje të katërfishtë të sasisë së ujit të nxjerrë nga trupi, gjë që
shkakton dehidratim dhe dhimbje koke. Ka me qindra kura të sugjeruara,
që nga glikanxo dhe deri tek zinku. Ndërkohë që një tjetër dhimbje e
cilësuar si dhimbja e kokës në fundjave, shkaktohet nga mos pirja e
kafeinës, gjë që zakonisht ndodh 12 orë pas filxhanit të fundit të kafes
kur hapen enët e gjakut dhe shkaktojnë dhimbje. Është e lehtë të
vetëdiagnostikohet, krahasoni filxhanët e çajit që pini gjatë orarit të
punës me filxhanët e pira gjatë fundjavës.
Dhimbja e kokës nga sheqeri dhe helmet
Sheqeri
i pakët në gjak mund të shkaktojë dhimbje koke. Ata që zgjohen në
mëngjes me dhimbje koke mund ta kenë si reagim ndaj sasisë së pakët të
sheqerit në gjak, të shkaktuar nga mungesa e ushqimit në stomak gjatë
natës. Mund të jetë rezultat i sëmundjeve apo lëndëve kimike. Ekspozim i
vazhdueshëm ndaj përbërësve të nitratit të potasiumit të ushqimeve, gjë
që zgjedhon enët e gjakut, mund të krijojë një dhimbje koke me goditje.
Nitrati i potasiumit përdoret për të ruajtur mishin.Dhimbja e kokës nga orgazma
Një në 100 persona rrezikon ta ketë
dhimbje koke kur kalon orgazmën. Studimet kanë treguar se kjo është tre
herë më e zakonshme tek burrat, kjo sipas kërkimeve në Universitetin e
Mancesterit. Dhimbje të papritura dhe të forta gjatë kohës së orgazmës
mendohen se vijnë nga ndryshimi i qarkullimit të gjakut. Por edhe pse
është zbuluar një fenomen i tillë, ende shkenca dhe mjekësia nuk kanë
arritur në ndonjë përfundim se si mund të evitohet kjo gjë. Thuajse të
gjitha rastet janë të ngjashme, dhe karakteristikë e kësaj, është edhe
pagjumësia.
Dhimbja e kokës nga akullorja
Shkencëtarët kanë
zbuluar se dhimbja e kokës mund të shkaktohet edhe nga konsumimi i
akullores. Dhimbja zakonisht fillon pak sekonda pas gëlltitjes së
ushqimeve apo pijeve të ftohta dhe arrin kulmin 30-60 sekonda më vonë.
Trajtimi i vetëm parandalues është të mbahet akullorja disa sekonda në
gojë për t’u ngrohur para se të kapërdihet. Ndërkohë që kur dhimbjet e
kokës bëhen të përditshme, mund të vijnë nga reaksionet në trup si
rezultat i pirjes së shpeshtë të qetësuesve.
Të rejat nga shkenca/ Arseni në ujë rrit rrezikun nga diabeti
Një
studim i ri ka treguar se arseni i pranishëm në ujin e pijshëm shton
rrezikun për zhvillimin e diabetit tip 2. Autorët e studimit kanë
analizuar mostrat e urinës së 788 pjesëmarrësve në studim. Rezultatet
kanë treguar se ekspozimi sado i vogël ndaj arsenit shton rrezikun për
diabet. Edhe pse nuk është mirë i sqaruar mekanizmi i veprimit të tij,
shkencëtarët supozojnë se arseni ndikon në veprimin e insulinës.

Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Semundjet qe mund te kurohen
» Sëmundjet që vijnë nga kafshët e përkëdhelura
» Fëmijët me epilepsi duhet të kurohen edhe për autizëm
» Kur sytë s’kanë të njëjtin drejtim, kurohen me lojën Tetris
» Dhimbjet e shpinës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi