Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Semundjet qe mund te kurohen People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Semundjet qe mund te kurohen People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Semundjet qe mund te kurohen

2 posters

Shko poshtë

Semundjet qe mund te kurohen Empty Semundjet qe mund te kurohen

Mesazh nga WebMaster Mon 3 Oct 2011 - 6:56

Sot, sëmundjet tumorale mund të kurohen e të përballohen me sukses në shumë raste. Gjithashtu, është më e thjeshtë të ruhet edhe paprekshmëria e organeve që nuk janë prekur.
Kjo gjë po bëhet realitet edhe për një sërë patologjish të tjera, të cilat janë ende të panjohura, por që kanë një rrezikshmëri dhe vështirësi të madhe trajtimi. Të tilla janë tumoret e qafës dhe kokës, të cilat përfshijnë zonat e kavitetit oral, laringut, faringut dhe gjëndrat e pështymës.
“Në këtë fushë, hapat e parë kanë qenë mjaft domethënës, sepse sot, falë terapive të kombinuara dhe bashkëpunimit me specialistë të fushave të ndryshme, shërimi arrin nga 70-90 për qind. E rëndësishme është fakti që te pacienti kryhen operacione efikase, jo si ato që bëheshin në të shkuarën”, thotë një doktoreshë onkologe.
Fatkeqësisht, nuk ndodh shpesh kështu, sepse sëmundjet zbulohen me vonesë. “Në pjesën më të madhe të rasteve është mungesa e informacioneve që zvogëlon hetimet në diagnostikim. Nga ana tjetër, këto tumore janë delikate, nuk japin shenja fillimi, por më vonë shfaqen me metastaza. Për fat të keq, zbulimi vonë i një diagnoze sjell një rrezik të madh, që më pas duhen bërë ndërhyrje shkatërruese në laring, faring dhe gjuhë, pa llogaritur më pas strukturën e gojës. Duhanpirësit duhet t‘u nënshtrohen kontrolleve të vazhdueshme për të vlerësuar edhe shenjat më të vogla të sëmundjes si ngjirja, afonia dhe vështirësi në gëlltitje. Edhe një kontroll i thjeshtë periodik te dentisti është i vlefshëm për t‘i zbuluar këto tumore”.
Rezultatet maksimale arrihen nëse diagnoza zbulohet herët. Nëse tumori nuk është në fazë të avancuar, atëherë duhet t‘u drejtoheni qendrave të specializuara, ku janë të pranishme të gjitha specialitetet e nevojshme për të kuruar këto sëmundje: kirurgjia për gojën dhe fytin, kirurgjia maksilo-faciale, onkologjia mjekësore dhe radioterapia.
Që kjo është një strategji e arrirë e konfirmon edhe një grup doktorësh që punojnë në poliklinika të specializuara. “Në spitalin tonë, mbi revoltën e drejtimit shëndetësor, është ngritur një grup ekspertësh onkologjikë, që mblidhet çdo javë për të studiuar rastet klinike dhe zgjedh ndërhyrjen më të përshtatshme, si atë farmakologjike ose kirurgjike, ashtu dhe atë përmes radioterapisë”, shpjegon specialisti. Kohët e fundit shumë qendra për kurimin e tumoreve po bazohen mbi një kombinim të suksesshëm të kimioterapisë dhe radioterapisë.
Teknologjia e fundit që përmendëm më lart, e cila është edhe e lehtë në përdorim, fokusohet vetëm te plaga, pa dëmtuar qelizat e shëndosha përreth saj. Gjithashtu, mund të përdoret vetëm kimioterapia për të përmirësuar rezultatet e ndërhyrjes.
“Vetëm me një përdorim të kombinuar të këtij specialiteti është i mundur përqendrimi i sëmundjes në një vend, duke garantuar kështu mirëqenien e pacientit dhe paprekshmërinë e organeve të shëndetshme. Sot, terapia përforcohet edhe përmes ilaçeve të shumta, të cilat lejojnë të kontrollohet më mirë sëmundja dhe të përmirësohet mbijetesa. Tumoret në kokë dhe në qafë përfaqësojnë 5 për qind të neoplazive malinje. Sot, në shumë raste, falë ilaçeve të ndryshme mund ta rrisim përqindjen e mundësisë për të jetuar nga 40 në 70 për qind”. Trajtimi i zakonshëm i kancerit bëhet ose me operacion, kur gjëndrat e tumorit hiqen tërësisht, ose me kimioterapi. Një pjesë e tumoreve shërohen, ndërsa një pjesë tjetër jo. Për të gjetur se cilët janë faktorët që ndikojnë në zhdukjen e një kanceri duhet që të bëhen studime afatgjata dhe
është shumë e vështirë që të identifikohen gra me ndryshime të befta në situatën tumorale. Por nëse do të arrihej një sukses në këtë aspekt, atëherë do të ishte shumë më i lehtë si kurimi, ashtu edhe parandalimi i sëmundjes. Megjithatë, fenomeni në vetvete është gati në një mrekulli. Sipas mjekëve, një punë e madhe mbetet për t‘u bërë për sa i përket diagnostikimit të tumoreve. Ka raste që trajtohen si tumore malinje, pa qenë të tillë dhe kjo sjell komplikacione të padëshirueshme. Ajo që është e rëndësishme si për gratë, ashtu edhe për mjekët është fakti se të dy palët duhet ta shohin sa më gjerësisht të gjithë sëmundjen. Edhe gjetjet e reja janë pjesë e zhvillimit të sëmundjes në tërësi.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Semundjet qe mund te kurohen Empty Re: Semundjet qe mund te kurohen

Mesazh nga Anakonda Thu 14 Jun 2012 - 18:48

e trupi yn i mjere se di sesi mund tju mbijetoj gjith ketyre semundjeve
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi