Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
leter Nenes (pergjigjja e djalit) People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
leter Nenes (pergjigjja e djalit) People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

leter Nenes (pergjigjja e djalit)

Shko poshtë

leter Nenes (pergjigjja e djalit) Empty leter Nenes (pergjigjja e djalit)

Mesazh nga Anakonda Fri 22 Jun 2012 - 6:19

Leter Nenes (pergjigjja e djalit)


Nene, letra jote erdhi
Nuk e di k'tu kush e solli!
Lotet porsi shi mi derdhi
Zemren si termet ma drodhi.
S'pashe korrier ate ta sillte
Pluhuri e kish mbuluar
Pa e hapur dhimbje rrjedhte
Lot qe s'kishin te pushuar.
Sa peshonte, oh moj nene
Sa veshtire ta ngresh nga toka!
Ah nuk paska me te rende
Se loti qe rrjedh nga nena.
E di nene qe kam gabuar
Ka njeri qe nuk gabon?
Te kam lene te vetmuar
Te me presesh ne ballkon.
Me ty i keq jam treguar
Qe kur isha foshnje ne djep
Sa here naten te kam zgjuar
S'te kam lene nje cast te qete.
Me trupin tend, ti me ushqeve
Jo nente dite, nente muaj plot
Lodhje asnjehere nuk ndjeve
Sa e mire ke qene, o Zot.
Sa te gjata nete te dimrit
Ngrice, bore, perreth acar
Qe te gjithe nen jorgan flinin
Dora jote rrinte jashte.
Dhe sa here qe semuresha
Ti me rrije permbi koke
Luteshe qe te sherohesha
Te dy bashke derdhnim lot.
Lotet rrjedhnin papushuar
Mbytej vendi perplot lot
Luteshe e pergjeruar:
Ma shero djalin O Zot!
Ishe me e mira shoqe
Prane meje kurdohere
Ta di shpirti se sa hoqe
Su shperbleve asnjehere.
Lexoj letren sot penduar
Jetes pas ja kthej shiritin
Po une nene c'te kam dhuruar
Ne kembim per gjithe sherbimin
Une - te lashe te vetmuar
Ika renda neper bote
Asnje leter s'te kam shkruar
Te kam bere te derdhesh lot.
Ika nene te lashe te vetme
I pabese u tregova
Tere sherbimin qe me bere
Per nje cast e injorova
Ka dite gjumi, me s'me merr
Kthehem letren te lexoj…
Nje dhimbje ne shpirt me ther
Dot nuk mundem ta mbaroj.
Nis lexoj nje rrjesht a dy
Me nuk mundem te vazhdoj
Lot me rrjedhin neper sy
Rrotull vij, nuk di c'te bej.
Shpesh mundohem ta mbaj veten
Por ce do su mbaka dot
Malli yt po ma shkul zemren
S'di cte bej, kridhem ne lot.
Nene, ta kam thyer zemren
Ndaj penduar vajtoj sot
Fale birin tend te vetem
Me fal edhe ti O Zot.
Sot po te dergoj k'te leter
Do blej zarfin menjehere
Ndersa vete do vij dite tjeter
Me pellumbat ne pranvere
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

leter Nenes (pergjigjja e djalit) Empty Re: leter Nenes (pergjigjja e djalit)

Mesazh nga Anakonda Fri 22 Jun 2012 - 6:19

Nënë.

Plakem, e për nënën time gjithnjë jam i
vogël. Ulem, por te ajo gjithnjë jam fëmijë. E vetmja ajo për mua ka
derdhur lot, qumësht dhe gjak. Të gjithë më kanë harruar, po jo edhe
nëna ime. Të gjithë më kanë lënë, përveç nënës sime. Bota për mua u
ndryshua, por jo edhe nëna. Për Zotin, nënë, sa here i ke fshirë lotët
prej fytyrës kur kam shkuar në rrugë? Sa net ke kaluar pa gjumë kur të
kam
Nënë...

Kur kthehesha nga udhëtimi, më prisje në derë me sy të
përlotur nga gëzimi, ndërsa kur udhëtoja, më përcillje me pikëllim në
zemër.



Nënë....

Më ke bartur në prehër me dhembje
dhe vuajtje. Më linde me klithma dhe rënkime. Më përqafove dhe më prite
me puthje dhe buzëqeshje.



Nënë...

Asnjëherë nuk
ke qarë deri sa isha zgjuar. Nuk ke pushuar përderisa nuk më ke parë mua
të lumtur. Kur unë buzëqeshja edhe ti buzëqeshje edhe pse nuk e dije
shkakun. Ndërsa kur vija i pikëlluar, ti qaje edhe pse nuk e dije
shkakun. Tek ti isha i falur para se të gaboja dhe e harroje gabimin tim
para se të pendohesha. Më arsyetoje para se të kërkoja falje
munguar? Sa net ke kaluar pranë meje kur kam qenë i sëmurë.?Nënë...

Kush më lavdëronte, ti i besoje edhe sikur të më
shpallte mbret i njerëzve. Kush më kritikonte ti nuk i besoje edhe sikur
t'i sillte edhe dëshmitarët më besnik. Vetëm ti ke qenë e preokupuar me
brengën ndaj meje



Nënë...

Unë jam gjëja më e
rëndësishme për ty, tregimi më i bukur, dëshira më e ëmbël. Këto më
bëjnë të ndjehem mirë, ndërsa ti mendon se kjo nuk është e mjaftueshme,
dhe shkrihesh nga mallëngjimi për mua
Nënë...

Sikur të mundem që me lot falënderimi t'i lajë këmbët tuaja, nga turpi edhe këpucët tuaja.



Nënë...

Do të doja, sikur të mundem, ta marrë vdekjen tënde dhe çdo gjë të pakëndshme që të ndodhë.


Shpirti më fol që më rrënon


Sakrifikohem për ty, e di apo nuk e di
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

leter Nenes (pergjigjja e djalit) Empty Re: leter Nenes (pergjigjja e djalit)

Mesazh nga Anakonda Fri 22 Jun 2012 - 6:21

Nenes!

1 vjeç kur ishit me duart e saja ju lau dhe ju ushqeu;
E falenderuat duke qarë tërë natën dhe duke e lënë pa gjumë.

2 vjeç kur ishit ju mësoi të ecnit;
E falenderuat duke ikur nga dhoma kur ju thërrsite.

3 vjeç kur ishit, u përgatiti gjellërat tuaja më të preferuara;
E falenderuat duke e derdhur pjatën nën tavolinë.

4 vjeç kur ishit u mësoi të mbanit në dorë lapsa me ngjyra të ndryshme;
E falenderuat duke bërë vizatime të ndryshme nëpër muret e shtëpisë.

5 vjeç kur ishit ju zbukuroi me rroba tërheqëse;
E falenderuat duke u rrëzuar në gropën e parë me baltë që e vërejtët.

6 vjeç kur ishit erdhi së bashku me juve në shkollë;
E falenderuat duke i thënë:
“Nuk shkoj rrugëve të “lagjes”.
7 vjeç kur ishit ua dha një top dhuratë;
E falenderuat duke e thyer xhamin e fqiut matanë.

9 vjeç kur ishit ua gjeti një mësues të pianos;
E falenderuat, duke mos mësuar notat të paktën vetëm një ditë.

10 vjeç kur ishit me automobilë ju dërgoi nëpër ditëlindje e deri tek mësimet për vallëzim dhe në çdo vend tjetër;
E falenderuat duke zbrit me vrap nga vetura dhe duke mos e shikuar aspak.

11 vjeç kur ishit me shokun tuaj ju dërgoi në kinema;
E falenderuat duke i thënë:
“Ti mos u ul së bashku me ne”.

12 vjeç kur ishit nuk dëshiroi të shikoni programet degjeneruese dhe të dëmshme në televizion;
E falenderuat, duke i shiquar tërë ato programe gjersa
nuk ishte ajo në shtëpi.

15 vjeç kur ishit ju dërgoi për pushime verore në shtetet e jashtme;
E falenderuat duke mos ia shkruar të paktën asnjë rresht letër.

17 vjeç kur ishit ju lejoi që të shkoni në parti më shokun (shoqen) tuaj;
E falenderuat duke mos ia bërë asnjë telefon dhe duke u kthyer në shtëpi në të gdhirë të agimit.

19 vjeç kur ishit ua pagoi shpenzimet e shkollës, me veturë ju dërgoi në konvikt dhe ua barti rrobat e juaja;
E falenderuat duke u përshëndetur te dera e konviktit që të mos tallen shokët tuaj.

21 vjeç kur ishit dëshiroi t’ju japë udhëzime për jetën dhe karierën tuaj;
E falenderuat duke i thënë “Unë nuk bëhem sikur ti”.
22 vjeç kur ishit ju përqafoi me krenari në ceremoninë e diplomës universitare;
E falenderuat duke kërkuar para që të shëtisni nëpër Europë.

24 vjeç kur ishit dëshiroi të takonte djalin që ju më një kohë të gjatë po takoheshit;
E falenderuat duke i thënë: “Kohën kur duhet ta takosh atë e di unë”
.
25 vjeç kur ishit ua pagoi shpenzimet e dasmës, për juve shumë u gëzua dhe njëkohësisht u emocionua;
E falenderuat duke u shpërngulur në një qoshe të botës.

30 vjeç kur ishit dëshiroi t’ju këshillojë rreth mbikqyrjes së foshnjes Suaj;
E falenderuat duke i thënë: “Leji ma këto udhëzime të kahmotshme”.

40 vjeç kur ishit ju përkujtoi për ditëlindjen e një të afërmi tuaj;
E falenderuat duke i thënë:“Nënë kam shumë punë”.

50 vjeç kur ishit, ajo u sëmurë shumë, kur shkuat ta vizitonit gjatë vikendit të fundjavës, ajo u gëzua;
E falenderuat duke i treguar se pleqtë bëhen nazelinj sikur fëmijët.
Duke thënë kështu e ashtu një ditë…
Ajo, vdiq…
Atë që nuk mund ta bënit për të deri në këtë ditë,
Në atë moment ju ra sikur një vetëtimë në zemrat e juaja…

NËSE ËSHTË GJALLË, EDHE MË TEJ SË BASHKU JETON ME JU,
KËTË HERË ATË DUANE MË SHUMË SE KURDOHERË
(Nena eshte pasuria jone me e madhe ne kete jete)
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

leter Nenes (pergjigjja e djalit) Empty Re: leter Nenes (pergjigjja e djalit)

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi