Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Presidenti “lobon” në Malavi për biznesin e djalit të vet People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Presidenti “lobon” në Malavi për biznesin e djalit të vet People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Presidenti “lobon” në Malavi për biznesin e djalit të vet

Shko poshtë

Presidenti “lobon” në Malavi për biznesin e djalit të vet Empty Presidenti “lobon” në Malavi për biznesin e djalit të vet

Mesazh nga Alberti Wed 23 Jun 2010 - 11:56

Presidenti “lobon” në Malavi për biznesin e djalit të vet Thumbnail.php?file=Fatmir_Sejdiu_face_148396591

Presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu,
vizitën e tij në Malavi e ka shfrytëzuar edhe për “t’ua lëshuar një sy”
kompanive të çajit në këtë vend.
Sipas
ueb-faqes “Africa News” të këtij shteti, presidenti i Kosovës ka
shprehur gatishmëri që të dërgojë një grup afaristësh nga Kosova në
këtë vend për të blerë çaj direkt nga kompania “Steco” e Malavit. Në
grupin e biznesmenëve që merren me import të çajit është edhe djali i
tij, Bardhyl Sejdiu, i cili është aksionar i kompanisë “Empire”.
Aktivitet
kryesor i kësaj kompanie është tregtia me shumicë e kafes, çajit,
kakaos dhe erëzave. Ndërsa data e themelimit të kësaj kompanie në ARBK
shënon se është më 21 prill të vitit 2008.
“Presidenti i Kosovës,
Fatmir Sejdiu, është i gatshëm të blejë çaj nga Malavi. Ai vizitoi një
kompani të çajit, ‘Steco’, në distriktin jugor të qytetit Mulanje, së
bashku me presidentin nikoqiri, Bingu wa Mutharika”, raportojnë mediat e
këtij vendi.
Drejtori menaxhues në “Steco”, Leston Mulli, ka bërë
të ditur për mediat e atjeshme se Kosova ua ka vënë syrin gjetheve
lokale.
"Diskutova me presidentin Sejdiu dhe ai synon që ta dërgojë
një delegacion afaristësh. Ata dëshirojnë të blejnë çaj direkt nga
ne”, citon drejtorin e kësaj kompanie, faqja e internetit “Africa
News”.
Sipas mediave afrikane, kompania “Steco” prodhon 60 mijë kg
çaj në kulmin sezonal dhe midis 25 mijë deri në 30 mijë kg në ditë
jashtë sezonit. Sipas këtyre medieve, çaji për eksport në Kosovë është
një përzierje nga prodhues të ndryshëm.
"Çaji ‘Steco’ është
ndryshe. Të gjithë aksionarët e kësaj kompanie janë shtetas të Malavit.
Si vend, kjo tregon se kemi biznes të qëndrueshëm të çajit dhe si
malavianë ne mund të rrezikojmë. Faza tjetër e marrëveshjes me Kosovën
është nënshkrimi i disa kontratave”, citohet nga këto media Eunice
Kazembe, ministër i Industrisë dhe Tregtisë në Malavi.
Çaji i
Malavit, siç raportojnë mediat, shitet në Mombasa dhe në Dubai.

anën tjetër zëdhënësi i Presidencës, Xhavit Beqiri, ka deklaruar se në
këtë vizitë nuk ka pasur konflikt interesi edhe me gjithë atë që djali i
presidentit merret me tregtinë e çajit.
“Presidenti i Malavit ka
zgjedhur cilin vend ta vizitojmë. Nuk ka qenë kërkesë e presidentit kjo
që të vizitohet kompania ‘Steco’”, ka theksuar Beqiri.
Ndërsa
biznesmeni Bardhyl Sejdiu edhe pse është kontaktuar nga gazeta nuk ka
pranuar të flasë rreth këtij problemi. Sejdiu, që është edhe zyrtar i
korporatës së Postë-Telekomit, shfaqet mjaft aktiv në sferën e biznesit.
Ortakët e tij nga kompania “Empire” kanë edhe firma të tjera përveç
aksioneve të përbashkëta me djalin e presidentit. Në shkurt të këtij
viti, ortaku i tij, Meriton Abazi, ka hapur kompaninë “Media Press”, e
cila boton gazetën e përditshme “Prishtina Post”. Ndërkaq, ortaku tjetër
i tij, Isuf Zymeri, është pronar në kompaninë “Tofior”, e cila merret
me pastrimin e rrugëve. Kjo kompani ka fituar tenderë dy herë rresht
nga Komuna e Prishtinës, e cila udhëhiqet nga Isa Mustafa, që është
edhe këshilltar i presidentit Fatmir Sejdiu.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi