Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Endërron numrin e telefonit, gjen shpirtin e tij binjak ! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Endërron numrin e telefonit, gjen shpirtin e tij binjak ! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Endërron numrin e telefonit, gjen shpirtin e tij binjak !

Shko poshtë

Endërron numrin e telefonit, gjen shpirtin e tij binjak ! Empty Endërron numrin e telefonit, gjen shpirtin e tij binjak !

Mesazh nga Anakonda Fri 22 Jun 2012 - 20:26

Dhe thonë se nuk ekzistojnë mrekullitë e dashurisë. Pesë vite më parë u
zgjua nga gjumi me një numër të panjohur telefoni që nuk i linte të qeta
mendimet e tij. Kështu vendosi që t’i dërgojë një mesazh këtij numri,
për të kuptuar se kush ishte dhe ku e kishte njohur. Duke e bërë këtë
gjeti vajzën e ëndrrave të tij. Mesazh pas mesazhi, dy të rinjtë e
panjohur u panë, u njohën dhe u lidhën me dashurinë e përjetshme.
Ngjarja është historia e jetës së një çifti britanik e treguar në
gazetën e përditshme britanike “Daily mail”. Protagonist i saj është një
24-vjeçar nga Londra. Aktualisht, çifti sapo është kthyer nga muaji i
tyre i mjaltit në Goa, Indi. Një natë më parë shkova në një pab me miqtë
e mi dhe sigurisht pimë e u argëtuam. “Në mëngjes, kur u zgjova, nuk më
ndahej mendja nga një numër i panjohur telefoni, kështu mendova se
duhet ta kem fiksuar nga ndonjë vajzë që e kam njohur në pab, por nuk e
mbaja mend për shkak të pijes. Kështu vendosa t’i shkruaj një mesazh dhe
ta pyes: Mos të kam njohur mbrëmë?”, tregon Davidi 24-vjeçar. Por
mesazhi që i erdhi si përgjigje ishte i një vajzë në atë kohë
17-vjeçare. Vajza ishte duke udhëtuar në makinë me prindërit e saj dhe e
kuriozuar i është përgjigjur: Kush je dhe nga vjen? Vajza nuk kishte
qenë në atë pab atë natë dhe nuk e kishte idenë as ajo dhe as djali se
si ai “persekutohej” në ëndrra nga numri i saj i telefonit. Kurioziteti
bëri që të rinjtë të vazhdonin t’i dërgonin mesazhe njëri-tjetrit. Nga
mesazhet ata kaluan më pas në telefonata, në shkëmbimin e fotografive
dhe më në fund shigjeta e Kupidit kishte goditur në shenjë. “Ishte
dashuri që në shikimin e parë “, tha 24-vjeçari, i cili ende sot nuk
arrin të shpjegojë se si ka mundësi që kishte ëndërruar pikërisht numrin
e saj të telefonit, i cili kishte vetëm pak numra ndryshe nga numri i
tij.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi