Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
U njohën në Facebook, vajza përfundon prostitutë në Itali People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
U njohën në Facebook, vajza përfundon prostitutë në Itali People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

U njohën në Facebook, vajza përfundon prostitutë në Itali

Shko poshtë

U njohën në Facebook, vajza përfundon prostitutë në Itali Empty U njohën në Facebook, vajza përfundon prostitutë në Itali

Mesazh nga Anakonda Fri 22 Jun 2012 - 20:27

Një 33-vjeçar është vënë në akuzë nga Krimet e Rënda për trafik femrash.
Fatos Selmani, megjithëse në burg, ka arritur të mashtrojë nëpërmjet
telefonit dhe internetit një vajzë, duke i premtuar një jetë më të mirë
në Itali. Sipas kërkesës për gjykim, Sulejman G., ka bërë denoncim se në
datën 2 maj 2009 rreth orës 21.00 është larguar nga banesa vajza e tij,
shtetasja M.G., 19 vjeçe. Ai ka deklaruar se atë e marrin në telefonin e
tij dhe të bashkëshortes persona të ndryshëm me numra të fshehur, të
cilët i shqetësonin në çdo orë të ditës e natës. Akuza thotë se
deklaruesi dyshonte se ishin personat që i kanë marrë të bijën.
Pas
këtij momenti, në lojë ka hyrë prokuroria, e cila, duke vënë në përgjim
telefonat e të dyshuarve ka arritur të identifikojë njërin prej numrave.
Akuza deklaron se në vijimësi të hetimeve ka rezultuar se vajza ndodhej
në Itali dhe në këtë moment “u shfaq” një person i cili prezantohej tek
ata si dhëndri i tyre, por refuzonte fillimisht të jepte të dhëna rreth
vetes. “Më pas u bë e mundur të identifikohet se ky person quhej Fatos
Selmani, ndërkohë që te prindërit e M. ishte prezantuar si ‘Miri’” thanë
burimet nga akuza. Sipas tyre, shtetasja M.G. ndër të tjera ka
deklaruar se është njohur nëpërmjet telefonit me shtetasin Fatos Selmani
në fillim të vitit 2009. Më pas miqësia me të është forcuar dhe këtij
të fundit i ka shprehur dëshirën se kërkonte të largohet nga gjendja ku
ishte, pasi prindërit e kishin fejuar kundër dëshirës së saj dhe
bashkëshorti dhe familjarët e tij e keqtrajtonin dhe e kishin mbyllur në
shtëpi duke e detyruar të braktiste dhe shkollën. Fatosi ishte ofruar
të çonte në shtetin italian me lidhjet që kishte. Në datën 2 maj 2009,
M.G. është larguar nga shtëpia duke marrë me vete pasaportën dhe një
sasi prej 200.000 lekësh, të cilat prindërit ia kishin lënëasaj si dhuratë për ditëlindje. Akuza thotë se për largimin është
kujdesur Fatosi, i cili i ka gjetur një taksist i cili e ka çuar në
qytetin e Korçës ku e ka lënë në një lokal ku ishin dhe persona të tjerë
që prisnin të shkonin në Greqi. Nga Korça kanë kaluar kufirin mes
maleve për 5 ditë duke marrë më pas taksinë dhe duke shkuar në Athinë.
Në Athinë persona të tjerë e kanë pajisur me dokumente greke duke i
paguar rrugën me avion për në Milano Itali. Në Milano, Marsida është
pritur nga një person që më vonë ka marrë vesh se quhej Renald. Në
shtëpinë e Renaldit, pasi ka ndenjur rreth 4-5 ditë duke pushuar nga
rruga, ka qëndruar për një periudhë 3-4 muaj me një gjendje të brishtë
shëndetësore. Gjatë kësaj periudhe ka marrë vesh nga Renaldi se i kishte
paguar 4000 euro për lejen greke, për kartën e identitetit dhe për
rrugën me avion deri në Milano. Këtë gjë të dëmtuarës ia ka konfirmuar
dhe Fatosi i cili i ka thënë që për t’ia larë këtë shumë Renaldit do t’i
duhej të punonte si prostitutë. Që nga ai moment Renaldi, i cili
ndërkohë ishte përpjekur shpesh të kryente marrëdhënie seksuale me
Marsidën kundër dëshirës së saj, fillon të kërkojë paratë e paguara për
rrugën. Ai e ka çuar në një lokal ku do punonte si damë shoqërimi, duke
fituar një shumë prej 70 eurosh në natë plus 5 euro për çdo konsumim me
klientët. Pas disa ditësh, Renaldi e çuar të dëmtuarën në shtëpinë e një
italiani ku i ka kërkuar të kryejë marrëdhënie seksuale kundrejt
pagesës, ku e dëmtuara ka marrë 400 euro. Prokuroria thotë se që nga ajo
natë e dëmtuara ka filluar të prostituojë kundrejt pagesës dhe nga çdo
klient fitonte deri në 300 euro për marrëdhënie seksuale. Paratë ia
jepte Renaldit derisa u plotësua shuma prej 4000 eurosh. Pas kësaj kohe
paratë e fituara e dëmtuara M.G. i dërgonte te Fatos Selmani. Ky i
fundit i kishte premtuar se me paratë që i dërgonte do të dilte nga
burgu për një periudhë 4-5 mujore dhe se pas kësaj do të shkonte në
Itali dhe të dy do e lidhnin jetën në një vend larg Shqipërisë. Sipas
kërkesës për gjykim, e dëmtuara M.G. ka folur dhe për komunikimet që së
fundi ajo ka bërë me Fatosin nëpërmjet internetit. Ajo ka deklaruar se
ai kishte një adrese facebook-u të tijën me emrin “Tosi Syjeshili”, me
të cilën komunikonte.Akuza thotë se janë përgjuar edhe
komunikimet me anë të internetit, të zhvilluara nga adresa personale e
shtetasit Fatos Selmani.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi