Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Më mirë lezbike apo prostitutë? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Më mirë lezbike apo prostitutë? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Më mirë lezbike apo prostitutë?

5 posters

Shko poshtë

Më mirë lezbike apo prostitutë? Empty Më mirë lezbike apo prostitutë?

Mesazh nga Emona Tue 3 Apr 2012 - 23:54

Në qendër të Tiranës, në sheshin tashmë të lulëzuar, por aspak të pastruar, një nga ‘vendalijet’ e vjetra, nga ato të bukura aromatike 500-lekëshe, befas i shpërthen një të panjohuri me breshëri fjalësh. Nuk është gjë fare ajo skena e filmit ‘Pretty Woman’ kur Giulia, padashur, iu afrua Yllit të njërës prej kolegeve të saj, duke i hyrë kështu në territorin e punës.

Vasha në fjalë, nga mungesa e dozës së aktivitetit fizik të ditës ndoshta, ishte tejet e acaruar ndaj të gjitha organeve gjenitale. I thërriste përmallshëm me të madhe, deri sa zëri, bashkë me figurën, iu sfumua hap pas hapi, për t’u bërë më i qartë te kalimtari pasardhës.
Episode të tilla kulturore, bashkë me afishet që njoftojnë premierën e ndonjë opere a baleti, përpara shkallëve të Teatrit të Operës dhe Baletit, ka përditë. Prej vitesh tashmë. Njerëzit ecin indiferentë sepse e njohin zonën, janë mësuar (nuk po merremi fare me atë kategorinë që është në gatishmëri për të qetësuar britmat e ‘nevojtares’.

Tek e fundit ato ndodhin pas Pallatit të Kulturërave). Ama asnjëri, deri sot, menjëherë pas njoftimit të Gay-ve për paradën e 17 majit, nuk pati të njëjtin qëndrim. Indiferentë mund të ketë sa të duash, por ngaqë është hera e parë e eventit, i zgjatën pak veshët për të marrë vesh ç’bëhet. Si, qysh e tek do dalë. Pjesa tjetër, shumica (ndoshta 90% e 83%-shit.

Sipas statistikave në Shqipëri, 13% e popullsisë janë homoseksualë, ndërsa vetëm 5% të deklaruar) u irrituan, u acaruan, sikur u bënin bezdi edhe rrobat në trup. Por këta, të irrituarit dhe indiferentët pra, janë vetëm dy nga kategoritë që reaguan ndaj lajmit që tërhoqi menjëherë vëmendjen e mediave dhe u kthye në lajmin e javës.

Ama po t’i hyje privatisht bisedave të kafeneve, larg fokusit të debatit të përgjithshëm për dëmet që i bëhen riprodhimit, dëmtimet e rendit natyror apo moralit shoqëror e të tjera si këto, ishte dhe një kategori tjetër, më e fshehtë se sa vetë lezbiket, që bërtisnin: U shtofshin! Ua!? Kaq shpejt të ishin përhapur?! Jo, s’kishte lidhje, qëllimi ishte ku e ku, krejt tjetër.

Arsyet e urimit a mallkimit ishin që femrat që u jepnin ndjesi mikeshat e tyre të shtoheshin, kështu do të linin të lirë këta pak meshkuj që kanë mbetur. Meqë raportet janë në disproporcion, për beqaret heteroseksuale kjo mund të ishte një zgjidhje. Nëse ato do shtoheshin, ata pak meshkuj që nuk janë as homoseksualë e as të martuar, kishin probabilitet më të madh për të qenë prej tyre. Do thoni ju, po u shtuan ato, pse nuk ndihet e rrezikuar por e çliruar ajo pjesa tjetër?

Duket se kërcënimi, në këtë pikë, është një problem që shqetëson më shumë meshkujt. Me sa duket, femrat o kanë o s’kanë shije të tilla, nuk tremben. Ose, ose, janë aq të malluara për meshkuj, saqë ky është problemi i fundit që u shkon ndër mend (diskutimin nëse homoseksual bëhesh apo lind, nuk e kanë zgjidhur as studiuesit, kështu që mos prisni përgjigje prej nesh).
Po meshkujt, ç’mendim do kishin vallë lidhur me çështjen? Më mirë lezbike apo prostitutë? Domosdo, të dytën.

Është edhe ajo pjesa që do preferonte të parën, po ata e kanë vetëm për të shtuar numrin e të pranishmëve në paradën e majit. Të tjerat s’ju duhen. Po kush ju del se… Nejse, ne po presim të shohim njëherë se ç’do bëjë vaki. Po qe se ngjet gjë, këtu jemi, do flasim prapë. Hë për hë, duhet të zgjidhim hallin e lulishtes së TOB-it njëherë. Bën mirë të irritohet ndonjëri edhe me shtëpinë verore publike, që është hapur prej vitesh atje. Apo kjo s’përbën kërcënim, veçse çlirim/knninfo/

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Më mirë lezbike apo prostitutë? Empty Re: Më mirë lezbike apo prostitutë?

Mesazh nga Anakonda Wed 4 Apr 2012 - 4:45

NBese esht per kleta te dyja,me mir lesbike.............
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Më mirë lezbike apo prostitutë? Empty Re: Më mirë lezbike apo prostitutë?

Mesazh nga WebMaster Thu 12 Apr 2012 - 22:14

Hahahaha ti boj te dyja a behet hahahhahahaha :541221:
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Më mirë lezbike apo prostitutë? Empty Re: Më mirë lezbike apo prostitutë?

Mesazh nga Єямєℓiиdå Thu 12 Apr 2012 - 22:29

Uhh qyqa...asnjera moj....................secila me e zeze se tjetra...
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Më mirë lezbike apo prostitutë? Empty Re: Më mirë lezbike apo prostitutë?

Mesazh nga Darius Thu 12 Apr 2012 - 22:38

:[HuH]: :[HuH]: paska dhe lezbike ketu [ZbarDh DhemBet]
Darius
Darius
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 11502
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 25/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Më mirë lezbike apo prostitutë? Empty Re: Më mirë lezbike apo prostitutë?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi