Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Besnikëria shoqërore People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Besnikëria shoqërore People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Besnikëria shoqërore

2 posters

Shko poshtë

Besnikëria shoqërore Empty Besnikëria shoqërore

Mesazh nga WebMaster Sat 30 Jun 2012 - 11:45

Cinizëm është kur thuhet se Shqipëria “kaq e ka kapacitetin” dhe
njëkohësisht të shohësh se si bota përmbledh në gjirin e saj
specialistë, studiues, shkencëtarë e intelektualë shqiptarë që nuk
gjejnë punë në vendin e tyre ose nuk u është dhënë rasti të zbulojnë,
shprehin a tregojnë hapur aftësitë e tyre.

Kushtet për këto ata i
gjejnë në vende të tjera ku shkojnë me besim se do të arrijnë diçka.
Dhe vendi i huaj i pranon kur sheh besimin e tyre në vetvete. Këto dy
besime të ndërsjella kur ndërthuren përbëjnë thelbin nga i cili lind
besnikëria shoqërore që e bën shprehjen “jeto për të jetuar” të kthehet
në “jeto edhe për të ndihmuar”, ku njeriu merret me politikë a biznes me
synimin jo vetëm për të nxjerrë fitime për vete dhe ku ngritja e
zhvillimi i spitaleve, shkollave, artit, shkencës nxiten nga ndjenja për
t’i bërë mirë tjetrit.
Janë të shpeshta vëzhgimet nga vendës e të
huajt që kanë vizituar Shqipërinë. Duke vizituar mjedise të brendshme,
të rregulluar e mobiluar bukur e me shije, ata habiten me kontrastin
jashtë të pluhurit, gropave e plehrave nëpër rruge. “Janë gjëra të
vogla” do të thonë disa. Por në fakt këto gjëra janë problemet kryesore.
Ato nuk mund të rregullohen lehtë, zgjidhja e tyre është e lidhur me të
padukshmen; besnikërinë shoqërore. Trajtimi i lehtë i problemeve të
tilla të vogla do t’i ngjante atij njeriu që përpiqet të pijë ujë duke
thithur rubinetin e çezmës pa menduar se uji nuk vjen pasi burimi ka
shteruar.

Atdhetarizmi është besimi i njeriut tek vendi. Vetëdija
është besim i njeriut tek vetja. Kur besimi ndaj vendit ndërthuret me
besimin ndaj vetes kjo krijon besnikërinë e ndërsjellë të çdo njeriu
ndaj tjetrit, që bëhet qenësore për besnikërinë shoqërore, e cila zbulon
anët më të mira të karakterit të secilit.

Besnikëria është
besim, besë, dhe si e tillë, një virtyt me rrënjë veçanërisht të thella
në instinktin e çdo shqiptari. Atdheu është mishërimi i besimit të
banorëve tek vendi. Por a është ky besim i ndërthurur, ashtu siç duhet,
me besimin në vetvete, për krijimin e ndjenjës së besnikërisë shoqërore;
thelbësore për zhvillim, qytetërim e mirëqenie?

Një dru i vetëm
në vatër ndizet me vështirësi, por edhe shuhet shpejt, ndërsa shumë
drurë të vendosur pranë, por duke respektuar hapësirën e nevojshme për
qarkullimin e ajrit mes tyre, jo vetëm që ndizen lehtë, por edhe nuk
shuhen derisa çdo dru të ketë çliruar të gjitha energjitë e veta.

Shumë
të huaj thonë se shqiptarët janë inteligjentë dhe si individë janë
njerëz shumë të aftë. Dhe ky nuk është as miklim e as ekzagjerim. Por
çuditërisht ndikimi i të aftëve në shoqëri vihet re shumë pak.
Përgjithësisht, mendohet se kur individë të aftë nuk bashkëpunojnë, ata
veprojnë kështu pasi mendojnë se të njëjtën punë mund ta bëjnë vetë më
mirë.

Por mund të ketë edhe arsye të tjera. Për shembull, ata
ndoshta mendojnë se grupi nuk është në nivelin që duhet të jetë, ose ata
nuk kanë besim tek shoqëria a udhëheqësit e saj dhe nuk duan që
aftësitë e tyre vetjake të përdoren nga grupi për punë të këqija. Kjo i
bën këta individë me të vërtetë cinikë, dhe të mendojnë se janë më të
mirë se të tjerët. Duke e ndjerë se janë të aftë, por nuk duan të
bashkëpunojnë, këta individë në fakt i ngjajnë drurit të vetëm, që
ndizet e shpejt shuhet si për të treguar se mund të bëjë zjarr, por nuk
ka pranë një dru të ngjashëm për t’i treguar aftësitë a për të çliruar
plotësisht energjitë e veta.

Astrit Lulushi

*Autori është gazetar Zërit të Amerikës (VOA) në SHBA
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Besnikëria shoqërore Empty Re: Besnikëria shoqërore

Mesazh nga Anakonda Sat 30 Jun 2012 - 17:15

esht e rrall te gjendet besnikeri shoqerore ne ditet e sotme;sepse te duan vec per interes....
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi